Vëllezërit e mi të nderuar, besimtarë të respektuar!

Mjafton si mashtrim dhe gënjeshtër ndaj vetvetes sonë që për shkaqet e dështimit apo mos pasjes sukses dhe bereqet në jetën tonë çdo herë të mundohemi të gjejmë fajtorë të  jashtëm, sikurse ne nuk jemi aspak përgjegjës, andaj i shohim shpesh njerëzit për çdo ngecje në jetë  ankohen apo dyshojnë se kanë marr mësysh, kanë hased – zili apo sihër, sikurse të ishte mësyshi dhe djalli shkak i çdo gjëje, që e dirigjon dhe e përcakton fatin dhe gjitha ndodhitë tona, Allahu na ruajt nga kjo bindje.

Një çështje është shume e qartë vëllezër të nderuar, nuk është vetëm mendim, shkaktar i sigurt i çdo të keqeje, ndaljes së rrizkut, largimit të bereqetit, janë gjynahet, mëkatet dhe lëshimet tona, të tjerat janë raste të rralla.

Andaj pajtimi se faji është tek ne, brenda nesh është një modesti që duhet ta kemi secili, nuk duhet që ta lidhim dështimin tonë, mos suksesin tonë me të tjerët, ai më ka ra mësysh ai tjetri po më shikon me hased, edhe pse këto janë realitet mundë të ndodhin, por jo vëlla i dashur egoja (nefsi) yt është ai që ka problem, ti je tregu neglizhent, ti je ai që është larguar nga bereqeti dhe je drejtuar nga dyert e mbyllura dhe rrugët e kota, andaj të jemi modest dhe ta pranojmë e mos ta mashtrojmë vetveten sepse Allahu i donë ata që e pranojnë fajin dhe janë modest e jo ata që i akuzojnë të tjerët për fajet e tyre.

Allahu nuk i donë ata që e teprojnë dhe akuzojnë pa fakte, flasin për atë që kanë në zemra njerëzit, sikurse ta dinin gajbin të fshehtën, e të fshehtën nuk e din askush përveç Allahut fuqiplotë.

Kuptoje mesazhin vëlla i dashur, nëse e vëren se jeta jote është bë e pa suksesshme, aty patjetër ka erë të gjynaheve, e kjo është si ndëshkim dhe paralajmërim nga Allahu për ty në veçanti që duhet të kthehesh tek Ai dhe ta ndërrosh drejtimin e gabuar që je nisur, e ti kthehesh “Sirat el Mustekim” rrugës së Allahut të lartësuar në dorën e të cilit është çdo gjë, në dorën e tij është sundimi i tokës dhe i qiellit i gjithë universit dhe çka ka brenda.

Janë transmetuar shume fjalë dhe tregime të vërteta të vjetra dhe të reja për bereqetin e devotshmërisë dhe qëndrueshmërisë së palëkundur në rrugën e Allahut, dhe shpërblimi i kësaj është si në jetën e kësaj bote ashtu edhe në ahiret.

Është  e njohur se veprat e mira janë shkak për ruajtjen dhe mbrojtjen hyjnore të besimtarëve.

Ashtu siç i dërguar i Allahut alejhi selam i tha Ibn Abasit që ishte ulur mbrapa tij në deve o djalosh “Ruaje Allahun e Allahu do të ruaj ty”

Kurse Allahu tha në librin e Tij:

نَسُوا اللَّـهَ فَنَسِيَهُمْ

Harruan All-llahun (nuk ju binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira dhe rahmeti i Tij).

(Teube,67)

Këto vëllezërit e mi janë rregulla hyjnore, nuk ndryshojnë, je me Allahun në rrugën e Tij, Allahu do të jetë me ty, do të ndihmoj do të ruaj, do të udhëzoj, do ti hap dyert e mbyllura. Por nëse largohesh nga Allahu edhe Allahu do të largohet nga ti bashkë me mëshirën dhe rahmetin e Tij, pastaj do të mbetesh i mbështetur vetëm në forcat tua para çdo problemi. Ky është ligji i Allahut, nuk janë fjalë të mijat apo dikujt tjetër, është një e vërtet që nuk mohohet.

وَعْدَ اللَّـهِ حَقًّا وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ اللَّـهِ قِيلًا

Premtimi i Allahut është i vërtetë. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se Allahu?

(Nisa, 122)

وَمَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّـهِ

Pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu?. (Teube, 111)

Andaj ta dëgjojmë s’bashku fjalët e Allahut për ne dhe çka na mëson Krijuesi jonë i madhërishëm ashtu që të kemi mundësi ti hapim gjitha dyert e telasheve dhe problemeve tona, dëgjojeni  se çfarë të keqe sjell mëkati mosrespektimi i mësimeve të Islamit, thotë Pejgamberi ynë i dashur alejhi selam:

“Vërtet njeriut i largohet i nderprehet rrizku i tij për shkak të mëkatit që ai vepron”

Pra gjynahet qenkan shkak për ta ndërpre furnizimin me rrizk me bereqet, mëkati e ndal dhe e pengon autmatikisht zbritjen e mirësive tek ti, e ndal suksesin tek ti.

Dhe tha po ashtu i dërguari i Allahut alejhi selam:

“Ai i cili ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshjen e ka haram si ka mundësi me ju përgjigj atij Allahu fuqiplotë në duat e tij”

Gjynahet pra qenkan shkak edhe për pengimin në pranimin e duave.

فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ ﴿٥﴾ وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ ﴿٦﴾ فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ

E sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin), Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë, xhenetit. (Lejl,5-7)

Ai që jep sadaka, i ndihmon njerëzit, sillet me edukatë, harxhon mund dhe djers për punë të hajrit, në dobi të familjes dhe shoqërisë, atij Allahu do ia hap dyert do ia lehtëson rrugën do ia largon pengesat, do të ketë ndërhyrje të drejtpërdrejt hyjnore në jetën e tij, do ia lehtëson Allahu çështjet e tij dhe njerëzit kanë me than për atë njeri, “ma shaa Allah” ky njeri qenka me fat, qenka i suksesshëm.

Thotë Allahu i lartësuar:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Shura,30).

Ne jemi sebepi ne jemi shkaktari, hajri dhe çdo e mire është krejt nga Allahu kurse sherri e keqja vjen nga punët tona të liga.

مَّا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللَّـهِ وَمَا أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٍ فَمِن نَّفْسِكَ 

“E mira që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godit, është nga merita jote”. (Nisa,79).

Pra dështimet në jetën tonë, humbjet, rrëzimet, mossukseset janë shkak i shkujdesit tonë, gafletit, pakujdesisë, e kemi harru se Allahu na sheh na përcjell për çdo hap.

Kemi harru se Allahu duhet të jetë i pari më i rëndësishmi më i madhi, mbi të gjitha në jetën tonë, e fatkeqësisht po e shohim se  më i rëndësishëm në jetën tonë është nefsi, qefet tona, pasuria, epshet, dynjaja është e para dhe më e rëndësishmja në jetën tonë, e si atëherë habitemi që po na mungon bereqeti, lumturia e suksesi.

Në anën tjetër sikur ne të kishim ndjek rrugën e Allahut siç duhet, mësimet dhe këshillat e Tij dhe të punonim ashtu siç Allahu është i kënaqur, atëherë gjithsesi se Allahu do ta kishte përmbushur premtimin e Tij ndaj nesh, pa asnjë dyshim.

إِنَّ اللَّـهَ لَا يُخْلِفُ الْمِيعَادَ

“All-llahu nuk shkel premtimin e vet” (Ali Imran,9).

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka” (Araf,96).

Ky ishte betimi i parë, betimi dytë i Allahut fuqiplotë thotë:

وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْهِم مِّن رَّبِّهِمْ لَأَكَلُوا مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم

“Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit dhe Inxhilit dhe asaj që iu është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frytet (që rriten) mbi ata dhe nën këmbët e tyre” (Maide,66).

فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا ﴿١٠﴾ يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا ﴿١١﴾ وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارًا ﴿١٢﴾

“Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Zoti i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh, Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj”

(Nuh,10-13).

Premtimi tjetër:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً

“Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë shumë më të mirë se sa kanë punuar” (Nahël, 97).

Premtime shumë të qarta, andaj dijeni se e gjithë krenaria, lumturia e vërtet në këtë dunja fitohet me respekt dhe nënshtrim ndaj Allahut, gjitha rrugët tjera sjellin robëri dhe nënçmim.

مَن كَانَ يُرِيدُ الْعِزَّةَ فَلِلَّـهِ الْعِزَّةُ جَمِيعًا

Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij dhe vetëm tek Ai). (Fatir,10).

Pra mëkatet e humbin bereqetin e jetës bereqetin e pasurisë, bereqetin e diturisë, bereqetin e punës, bereqetin e adhurimeve, me një fjalë gjynahqarit i humb bereqeti i dinit dhe dunjas.

II

Sekreti i suksesit është tek qëndrueshmëria dhe vazhdimësia i palëkundur nga rruga e Allahut.

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

“Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, stoikisht për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen” (Ahkaf,13).

Erdhi një Sahabi, shok i të dërguarit të Allahut aljehi selam dhe tha o i dërguar i Allahut me trego një fjalë në Islam që mos të kem nevojë me pyet askënd pas teje, ja ktheu i dërguari i Allahu alejhi selam i tha thuaj:

آمنت بلله ثم استقك

“Thuaj besova në Allahun pastaj qëndroj besnik kësaj fjale”

Kjo sigurisht kërkon durim, sabër, kundërshtim të nefsit dhe epsheve, mirëpo ti mos u dorëzo, kërko ndihmë dhe mbështetje tek Allahu dhe ke me ja arrit, do ta shijosh Xhenetin e kësaj dynjaje para xhenetit në ahiret, mirëpo kjo kërkon punë e angazhim, përpjekje e sakrificë në luftën me dëshirat dhe sprovat e jetës, mirëpo patjetër se do ta shijosh bereqetin, suksesin dhe përkrahjen e Allahut, do ta gjesh qetësin shpirtërore, lumturinë e vërtetë që secili prej nesh e ëndërron.

Andaj vëlla i dashur përderisa je duke marr frymë ende, ti ke mundësi për ndryshim.

Çdo ditë, çdo moment është një mundësi e artë për ne që të ndryshojmë për të mire, ta përmirësojmë vetveten dhe të pendohemi para se të na vije exheli dhe të na përfundoj afati i përcaktuar.

Përktheu dhe përshtati:

Grupi Thirrja