Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite në qytetet e Medinës dhe Mekës po ndërmerr aktivitete për të rritur përqindjen e të vaksinuarve në të paktën 60 përqind para 13 korrikut të këtij viti, raporton gazeta Saudite Okaz.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me programin kombëtar të transformimit ka përgatitur një plan shëndetësor , i cili parashikon që të gjithë ata që janë të përfshirë në zbatimin e Haxhit këtë vit duhet të marrin dy doza të vaksinës Covide-19 të aprovuara në Arabinë Saudite.
Përveç përcaktimit të haxhinjëve vendas të cilët duhet të marrin dy doza vaksine para 13 korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të vendosë të njëjtin kusht për haxhinjët që vijnë nga jashtë të cilët do të duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku doza e dytë e vaksinës duhet të merret shtatë ditë para hyrjes në Arabinë Saudite.
Gjithashtu, haxhinjët duhet të kenë një test negativ për COVID-19, 72 orë para hyrjes në këtë vend. Ministria do të detyrojë të gjithë haxhinjët t’i nënshtrohen një karantine tre-ditore, gjatë së cilës institucionet kompetente do të përsërisin testin e tyre laboratorik, raporton Saudigazette.com.sa.
Plani nuk do të lejojë që grupet më të prekshme të vijnë në Haxh, dhe do të kufizoj moshën në mes 18 dhe 60 vjeç.