Një ditë tek Pejgamberi (sal-lAllahualejhiuesel-lem) erdhën trembëdhjetë-katërmbëdhjetë njerëz nga delegacioni i fisit të AbdulKajsit për të mësuar se çka është islami e çka është imani, çka është e lejuar dhe çka e ndaluar.
Transmetohet nga ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahualejhi ue sel-lem) i ka thënë El-Eshexh AbdulKajsit:
"Vërtet ti i posedon dy cilësi të cilat i don Allahu: butësinë dhe vendosmërinë (vetëpërmbajtjen, maturinë).” (Transmeton Muslimi)
Maturi është të mos nxitohemi në kërkimin e ndonjë gjëje, dhe të veprojmë me të derisa ta mveshim atë në karakterin tonë.
Të meditojmë pak rreth fjalëve të Allahut se si e kundërshton nxitimin. Thotë Allahu në Kur’an:
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë fasik (gjunahqar) u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë” ( el Huxhuratë 6 )
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ) ka thënë:
“Mos nxitimi është nga Allahu, ndërsa ngutja është prej Shejtanit.”
Fadalah ibn Ubejd ( Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka transmetuar; “Njëherë, ndërsa ishim ulur me Pejgamberin(sal-lAllahualejhiuesel-lem), një njeri hyri në xhami dhe u fal, bëri lutje (dua) pa e lartëmadhëruar Allahun dhe duke mos dërguar salavete mbi Pejgamberin (sal-lAllahualejhiuesel-lem). Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha :
“Ti ke qenë i nxituar me lutjen tënde.”
Ndërsa një njeri tjetër e dëgjoi që gjatë duas e madheronte Allahun e Plotfuqishëm dhe dërgonte salavate mbi Pejgamberin (sal-lAllahualejhiuesel-lem ) dhe i tha:
“Kërkoni nga Allahu dhe Ai do t’u përgjigjet thirrjes tuaj dhe do t’u japë atë që ju kërkoni.” (Albani në Sahih-un e tij)
Durimi dhe maturia janë cilësi të larta, që i sigurojnë personave të shmangen nga ndonjë polemik që mund t’ju ndodhë.
Ebu Hatim (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Personi i heshtur nuk mund të pendohet kurrë, ndërsa ai që flet nuk mund të jetë kurrë i sigurt nga gabimet. Personi i nxituar zakonisht flet përpara se të jetë i sigurt, përgjigjet para se të kuptojë dhe lavdërohet para se të përpiqet.”
Le të mendojmë pak:
- Sa do të mund të humbiste tregtari, nëse do të blente mallin të cilin nuk e njeh?
- Sa e madhe do të ishte keqardhja e burrit, nëse ai do të nxitonte të ndahet nga gruaja e tij, pa u sqaruar në mënyrë të edukuar ose pa e paraqitur çështjen tek personat adekuat?
- Sa do të pendohet studenti, nëse gjatë provimit nxiton dhe nuk mendon me kujdes për përgjigjet që jep?
- Sa do të ndjejë keqardhje miku, nëse e akuzon mikun e tij pa pasur ndonje provë për këtë akuzë?
- A do të ishte gjyqtari i drejtë, nëse do të nxitonte në marjen e vendimit për dënim?
Maturia është pjesë e personalitetit të një njeriu që ështe i vendosur i cili karakterizohet me vetëbesim dhe vendosmëri.
Ai ështe i vetëdijshëm për atë që synon, duke u mbështetur gjithmonë në Allahun e Lartësuar.
Pejgamberi(sal-lAllahu alejhi uesel-lem) ka thënë:
“Morali i mirë, maturia dhe përmbajtja janë një pjesë prej njëzet e katër pjesëve të Pejgamberise.” (Transmeton Tirmidhiu, Hasen)
Përktheu:H.Mustafi – rizgjimi.com_