Allahu i Madhëruar, në Kur’an, thotë;
إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ.
“Ne, me të vërtetë, të gjitha i kemi krijuar sipas dispozitës.”
(Kamer: 49).
وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُون.
“E, Allahu u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju”.
(Safat: 96 ).
مَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُ .
“Kënd e la Allahu në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë atë në rrugë të drejtë!”
(A’raf: 186).
وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍ
“….dhe Allahu, e ka lënë në humbje duke e ditur (të keqen e tij).”
(Xhathije: 23).
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ .
“Por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Allahu.”
(Insan: 30).
فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا
“E ua ka shpjeguar të mirën e të keqen.”
(Shems: 8).
Kur e pyeti Xhibrili alejhi selam Pejgamberin alejhi selam, se ç’është imani?
Pejgamberi alejhi selam i tha:
أن تؤمن بالله وملائكته وكتبه ورسله والبعث بعد الموت والقدر خيره وشره.
Imani është të besosh në Allahun, Melaiket e Tij, Librat e Tij, Pejgamberët e Tij, Ringjalljen pas vdekjes dhe Kaderin e Tij, se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij.”
(Mutefekun alejhi: Buhariu: 50, Muslimi: 5, nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu).
Transmetohet nga Ebu Darda, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
لا يدخل الجنة عاق، ولا مكذب بقدر، ولا مدمن خمر.
“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që nuk i respekton prindërit, as ai që e mohon kaderin(caktimin e Allahut), e as alkooliqari kronik.”
(Hadithi Sahih; Nesaiu: 5/80, Ahmedi: 2/134, shiko në vargun e haditheve të sakta të Shejh Albanit: 674).
Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma se pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
سيكون في أمتي أقوام يكذبون بالقدر.
“Do të ketë nga umeti im popuj(njerëz)që do ta mohojnë kaderin.”
(Sahih sipas kushteve të Imam Muslimit: Hadithin e shënon: Ahmedi: 2/90, Hakimi: 1/84).
Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
لا يؤمن عبد حتى يؤمن بأربع : يشهد أن لا إله إلا الله، وأني رسول الله، ويؤمن بالبعث، ويؤمن بالقدر.
“Nuk do të besoj njeriu përderisa të besoj në katër gjëra: Të dëshmoj se nuk zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, tê dëshmojë se unë jam i dërguar i Allahut, të besoj në ringjalljen dhe në kader.”
(Tirmidhiu: zingjiri i këtij transmetimit është i mirë).
Shejh Dr. Mustafa Murad (Profesor në fakultetin e davetit në Ez’her)
Nga arabishtja: Suad B. Shabani