Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. ” (Nisa: 1 ).
“E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?! Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Allahu dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë).” (Muhamed : 22-23 ).
“E, ata që prishin obligimin ndaj Allahut, pasi që janë zotuar për atë, e që këputin atë(lidhjet farefisnore)që ka urdhëruar Allahu të ruhet, dhe bëjnë çrregullime në Tokë – për ata ka mallkim dhe përfundim të keq!” (Rra’d: 25 ).
Transmetohet nga Xhubejr Ibn Mut’im, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë; ” Nuk do të hyjë në Xhenet shkëputsi(ai cili ndërpren apo i prish) i lidhjeve farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5984, Muslimi: 2556).
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Kush e beson Allahun dhe ditën e gjykimit le ti mban lidhjet farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 6138, Muslimi: 74).
Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Pasiqë Allahu i krijoi krijesat, i tha lidhjes farefisnore: A do ishe e kënaqur(dakord) që T’i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe T’i shkëpus lidhjet me atë që i shkëput me ty!? Lidhja farefisnore ia ktheu Allahut dhe i tha: Gjithsesi.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 7502, Muslimi: 2554).
Transmetohet nga Enesi, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Kush dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5986, Muslimi: 2557).
Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha,se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: Allahu, aze ue xhel, ka thënë: ” Kush i ruan(i mban) lidhjet farefisnore do T’i mbajë lidhjet me të. Ndërsa kush i shkëput, do T’i shkëpus lidhjet me të.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5989, Muslimi: 2555).
Shejh Dr. Mustafa Murad, Profesorë në fakultetin e Davetit në Ez-her.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com