Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën. Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës. ( Ibrahim 32-34)
Ky është njëri prej ajeteve në Kuran i cili trajton temën e mjedisit dhe ruajtjen e ambientit. Islami është sistem i jetës dhe si i tillë me mësimet dhe porosit e tij merr pjesë në çdo fushë të jetës së njeriut. Njëra prej synimeve të islamit është ruajtje e njeriut, shëndetit të tij dhe ruajtja e gjithë asaj që është në dobinë e njeriut.
Islami, mjedisin hapësinor dhe ambientin e trajton në dy pikëpamje:
Pikëpamja e parë:
Ruajtja dhe kujdesi ndaj tij, mos shkatërrimi dhe prishja e mjedisit. Në lidhje me këtë Allahu thotë: dhe mos bëni shkatërrime në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të. (A’raf 85). Ky ajet ndalon çfarëdo lloji të shkatërrimit në tokë. Ndërsa prej tyre pa dyshim është edhe shkatërrimi dhe prishja e mjedisit. Allahu i ka nënshtruar njeriut mjedisin dhe ambientin që të plotësoj qëllimet e tij. Prandaj , është obligim fetar ndaj njeriut që të kujdeset për mjedisin ta zbukuroj atë të kujdeset për ruajtjen e tij ashtu sikur e krijuar Allahu. Sikur që Allahu tregon për realitetin e atyre që bëjnë shkatërrime në tokë. Allahu nuk i do ngatërrestarët.” ( Kasas 77). Po ashtu, shohim se i Dërguari i Allahut është kujdesur shumë për ruajtjen e mjedisit. Shohim të Dërguarin e Allahut duke shprehur mallkimin e atyre që urinojnë në vendet publike, në vendet ku njerëzit i përdorin për qëndrim, hije, pushime. Këto janë vendet ku qëndrojnë njerëzit dhe ato duhet të ruhen. Sikur që i Dërguari i Allahut ndaloi që të urinohet në ujin e rrjedhshëm, ose në vendin e pastrimit.
Me këto porosi i Dërguari i Allahut tejkaloi gjitha ligjet, gjitha filozofit gjitha porosit njerëzore për ruajtjen dhe kujdesin e mjedisit. I Dërguari i Allahut tregoj se një grua ka hyrë në zjarr për shkak të një maceje, e cila e ka ngujuar macen, nuk e ka ushqyer e as nuk e ka lënë të lirë që të ushqehet prej gjahut të saj. I Dërguari i Allahut në këtë rast gjykoi me zjarr për atë i cili nuk ruajti mjedisin. Edhe pse hadithi nuk e tregon shkakun pse kjo grua e burgosi macen e saj, për shkak që macja sulmonte fëmijët e saj, për shkak se ka ngrënë zogjtë, apo për shkak që është nervozuar me të. Të gjitha këto ndoshta kanë qenë shkak i veprimit të gruas me macen. Por, i Dërguari i Allahut, i cili ishte dërguar mëshirë për gjithë botët nuk lejoi që njeriu të shfaq armiqësi ndaj mjedisit, edhe nëse është në mbytjen e shtazëve. Jo vetëm kaq por islami shkon edhe më lartë në ruajtjen e ambientit dhe mjedisit, kur ndalon mbytjen e çdo insekti i cili nuk rrezikon dhe nuk dëmton njeriun dhe ambientin e tij. Allahu qortoi një pejgamber prej benu israilve i cili kishte shkatërruar një vendbanim të milingonave për shkak se një milingonë e kishte kafshuar këtë pejgamber.
Sikur që shohim madhështinë e islamit në ruajtjen e mjedisit edhe në situatat e luftës. Dihet se luftërat nuk njohin ligje. Dhe shumë nga njerëzit gjatë luftërave tejkalojnë çdo kufi në shkatërrim dhe prishje të mjedisit. Ndërsa islami vendos ligje dhe etikë edhe gjatë luftës, në veçanti kur ka të bëjë me mjedisin. Sepse qëllimi i luftës nuk është shkatërrimi, dhe të bërit keq ndaj njerëzve. Qëllimi i luftës është që të keqen ta ndaloj dhe të mos bëhen shkatërrime në tokë. Prej porosive të Ebu Bekrit ( udhëheqësit të parë të myslimanëve pas vdekjes se Pejgamberit) ishte: “ nisuni në emër të Allahut. Mos mbytni fëmijë, as grua, as pleq, mos shkatërroni shtëpi, mos preni drunj”.
Pikëpamja e dytë:
Ndërtimi i mjedisit dhe puna për ta ripërtërirë atë. Allahu thotë në Kuran: Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të ( Hud 61). Ju vuri të jetoni në të ka kuptimin ju kërkoj juve që ta ndërtoni atë. Ndërtimi i tokës është një obligim që myslimani duhet të kujdeset për të. Ky kujdes ndaj tokës dhe ndërtimit të saj bëhet në disa forma, si mbjellja e bimëve të ndryshme, shtimi i sipërfaqeve të gjelbër,. Për këtë i Dërguari i Allahut thotë: “ kush ngjall një tokë ( kush e punon atë) ajo është e tij”. Do të thotë se nëse dikush një tokë të vdekur e punon dhe e gjallëron atë, ajo bëhet pronë e tij. Sikur që i Dërguari i Allahut zgjeroi edhe më shumë shpërblimin e atij që ndërton tokën, e mbjell dhe e gjelbëron atë. I Dërguari i Allahut thotë: “ nuk ka ndonjë mysliman që mbjell ndonjë bimë, ose mbjell ndonjë pemë e që prej saj han zogu, njeriu, ose shtaza përveç se atij do ti llogaritet lëmosh”. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “ Edhe ajo që vidhet prej asaj bime i llogaritet lëmosh”. Bujku ndoshta mbjell bimën që të ushqej njeriun me të. Por ndoshta prej saj vjedh hajduti, ndoshta han prej saj zogu, të gjitha këto te Allahu kanë shpërblim. Sepse është bërë shkak në të ushqyerit e shoqërisë dhe model për veprat e mira. Ndërsa në hadithin tjetër i Dërguari i Allahut thotë: “ nëse e shihni se po ndodh kiameti, ndërsa në dorën e ndonjërit prej jush është një fidanë, nëse i jepet afat deri në mbjelljen e saj, atëherë le ta mbjell atë”. Ndërsa për rëndësinë që i jep islami ndërtimit të mjedisit është edhe vetë shtjellimi i kësaj teme në legjislaturën islame ku ky kapitull njihet me emrin “ Ngjallja e gjërave të vdekura”. Do të thotë kur njeriu ndërton mjedisin është sikur ta ngjall të vdekurin.
Kështu shokët e Pejgamberit kuptuan ruajtjen e mjedisit dhe ambientit, dhe ndërtimin e tij. Një ditë kaloi pranë Ebu Derdas (shok i Pejgamberit) një njeri dhe e pa Ebu Derdan duke e mbjell një pemë, edhe pse Ebu Derda ishte i shtyrë në moshë. Njeriu i tha o Ebu Derda a shpreson se do të hash prej kësaj peme?! Çuditet njeriu me moshën që kishte Ebu Derda dhe veprimin që po e bënte. Atëherë Ebu Derda iu përgjigj: “ sa i pa kujdesshëm që je. A nuk kanë mbjell baballarët tanë dhe ne po hamë prej tyre. Atëherë kemi obligim që ne të mbjellim që të hanë fëmijët tanë prej tyre”.
Islami aq shumë kujdeset për mjedisin dhe ruajtjen e tij sa që edhe gjërat më të vogla që janë në mjedis e që prishin bukurin e mjedisit, largimin e tyre e ka lidh be besimin e njeriut. Thotë i Dërguari i Allahut: “ Imani është shtatëdhjetë e ca degë , ose gjashtëdhjetë e ca degë. Më e mira prej tyre është fjala LA ILAHE IL-LALLAH, ndërsa më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Largimi i pengesës, ose mos hedhja e ndonjë pengese në rrugë llogaritet prej imanit. Jo vetëm kaq, por largimi i pengesës nga rruga është shkak i faljes së Allahut. I Dërguari i Allahut tregoi për një njeri i cili ishte duke ecur rrugës dhe pa një therë në rrugë. E largoi nga rruga dhe Allahu e fali këtë njeri. Ndërsa i Dërguari i Allahut thotë: Kush bëhet pengesë e myslimanëve në rrugët e tyre do të ketë mallkimin e tyre”.Sikur që i Dërguari i Allahut na porositi me pastrimin e shtëpive tona. Sepse shtëpitë tona janë gjithashtu vende ku ne adhurojmë Allahun dhe duhet të jenë të pastra. Thotë Semre b. Xhundub: “ i Dërguari i Allahut na urdhëroi që të falemi edhe në shtëpi ( namazet vullnetare) dhe na urdhëroi që ti pastrojmë ato”.
Të gjitha këto porosi islame, të gjitha këto argumente tregojnë për rëndësinë që myslimani duhet ti kushtoj pastërtisë, ruajtjes së mjedisit, ruajtjes së ambientit.
“Nëse nuk mundë të bëhesh i dobishëm për shoqërinë, mos u bë derë e të keqes dhe mos u bë pengesë e të mirës”.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan Ligjërues:
Hoxhë Shaban Murati