Dijetari dhe studenti që mësoi vetëm tetë gjëra për 33 vite.

Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vite u bën që më shoqëron mua?
Studenti: 33 vite.
Dijetari: Çfarë ke mësuar prej meje gjatë kësaj kohe?
Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! M kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar më shumë se tetë gjëra.
Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua të gënjejë.
Dijetari: Atëherë m’i thuaj ato tetë gjera që paske mësuar prej meje!

Studenti:

1. Vrojtova me kujdes njerëzit dhe pashë se secili prej tyre ka nga një të dashur por kur të shkojë tek varrezat, i dashuri ndahet prej tij/saj, kështu qe unë te dashur caktova veprat e mira që kur të hyjë në varr, te hyjnë edhe ato me mua.

2. Analizova thënien e Allahut: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij.” (Kur’ani: Naziat, 40-41), kështu që dhashë mund e derdha energji për ta larguar epshin në mënyrë qe shpirti im të përqendrohet në adhurim për Allahun.

3. Pashë se njerëzit që kishin gjëra të çmuara dhe me vlerë i ruanin ato që të mos humbnin. Pastaj meditova fjalën e Allahun: “Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme…”. (Kur’ani: Nahl, 96), kështu që sa herë që në dorën time binte ndonjë e mire, e drejtoja kah Allahu që të ruhet tek Ai.

4. Shikova njerëzit dhe pashë se tërë ata mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj shqyrtova fjalën e Allahut: “…e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat),“ (Kur’ani: Huxhurat, 13), kështu që iu qasa devotshmërisë që te jem i ndershëm tek Allahu.

5. Pashë njerëzit tek fyenin e mallkonin njeri-tjetrin dhe tërë këtë si shkak i zilisë e smirës (hasedit). Meditova fjalën e Allahut: “…Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë…” (Zuhruf: Zuhruf, 32), kështu që e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive bëhet nga Allahu i Madhëruar.

6. Pashë njerëzit duke u armiqësuar, bërë padrejtësi dhe luftuar njëri-tjetrin. Shikova fjalën e Allahut: “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik…” (Kur’ani: Fatir, 6), kështu që braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova të ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.

7. Pashë se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjëra të paligjshme. Shikova thënien e Allahut: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj…” (Kur’ani: Hud, 6), kështu që u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave të shumta që Allahu ka përsipër furnizimin e tyre andaj  furnizimin tim që e kam tek Ai, e lashë (i bindur se do ta arrij atë në mënyrë të ligjshme).

8. Shikova njerëzit dhe pashë se secili prej tyre mbështetej në një krijesë të ngjashme me të, në një njeri rpa, ky për pasurinë e tij, ky për gjënë e humbur të tij, ky për shëndetin e tij, ky për qendrën e tij…Pastaj iu referova fjalës se Allahut: “…Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij…” (Kur’ani: Talak, 3), kështu që i ika mbështetjes në krijesa që të mbështetem vetëm në Allahun e Madhëruar!

Mësuesi: Allahu të bekoftë!

Marrë nga: https://sedatislami.wordpress.com/2012/04/25/dijetari-dhe-studenti/