Morali i myslimanit duhet të jetë shoqërues i jetës së tij. Në çdo situatë myslimani duhet të tregoj sjelljen e tij të lartë. Maturia e besimtarit, butësia e tij, fisnikëria e tij duhet të tejkalojnë ngutësinë, hidhërimin, dhe ashpërsinë. Jeta është përplot sfida dhe probleme. Njeriu shpesh ballafaqohet me gjëra të cilat kërkojnë maturi dhe përpjekje më të mirë për daljen nga ai problem. Është një cilësi e lartë e besimtarit kur njeriu e meriton dënimin ndërsa ti ja fal atij. Kjo është cilësi e njerëzve të devotshëm dhe Allahu e ka përmendur në Kuran: Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. ( Ali Imran 133,134). Për një moral të tillë Allahu ka përgatitur këto shpërblime:
Allahu ka lënë shpërblimin të hapur. Nuk ka treguar për sasinë që do të shpërblehet njeriu për këtë. Por, e ka lënë nën begatin dhe mirësinë e Tij. Allahu thotë: Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët. ( shura 40).
Allahu ka premtuar faljen për ata që falin. Për rastin kur mynafikët shpifën ndaj familjes së Pejgamberit, ndaj gruas së tij Aishes Allahu tha: le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë. ( Nur 22).
Falja e bënë njeriun më të ngritur, më krenarë, në këtë botë dhe në botën tjetër. Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ nuk pakësohet pasuria prej lëmoshës. Nuk fal njeriu, përveç se Allahu e bënë më krenarë. Dhe nuk bëhet dikush modest për Allahun, përveç se Allahu do ta ngritë edhe më shumë”.
Falja është cilësi e Allahut, cilësi e pejgambereve, cilësi e njerëzve të mirë prej shokëve të Pejgamberit dhe të tjerëve.
Prej emrave të Allahut është “ Falës”. Po ashtu falja është prej cilësive të Tij. Ebu Musa El-Esharij ( shok i Pejgamberit) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Nuk ka dikush që ka dëgjuar ndonjë fjalë të keqe për vetën e tij e që ka duruar më shumë se Allahu. Atij i veshin djalë, ndërsa Ai ju jep shëndet dhe i furnizon ata”. Për fjalët që i kanë shpifë ndaj Allahut, dhe padrejtësinë e madhe që e kanë bërë në këtë Allahu thotë në Kuran: Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar, ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir. S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit. ( Merjem 88-93).
Falja ishte edhe cilësi e pejgambereve. Shikoni historinë e Jakubit. Me gjithë mashtrimet dhe intrigat që bërën bijtë e tij me djalin e tij Jusufin, që e donte më së shumti. Me gjithë privimin që i bërën Jakubit nga djali i tij Jusufi, ai nuk i kërcënoi me rrahje, mbytje, mallkim apo diç tjetër. Po ashtu nuk i lëçiti dhe nuk u betua se nuk do të ju flasë sa të jenë gjallë. Por, ai ju thoshte: “Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka (tjetër nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju”. ( Jusuf 18). Kur dolën në shesh mashtrimet dhe intrigat e tyre erdhën te Jakubi, babai i tyre dhe iu drejtuan me këto fjalë: “O babai ynë, kërko falje për ne e për gabimet tona! Ne paskemi qenë vërtet gjynahqarë”. ( Jusuf 97). Ndërsa Jakubi iu përgjigj: “Do ta lus Zotin tim që t’ju falë. Pa dyshim që Ai është Falësi dhe Mëshirëploti”. ( Jusuf 98).
Ndërsa Jusufi, me gjithë të këqijat që i bërën vëllezërit e tij, ai i fali. Allahu po ashtu për këtë moment të kësaj ngjarje thotë: Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?” Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, un jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhen (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punë mirëve”. Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”. Ai u tha: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve! ( Jusuf 89-92). Jo vetëm që i fali ai. Por, kërkoi nga Allahu që ti falë ata.
I Dërguari i Allahut sjell shembullin më të mirë në këtë, i cili kishte një moral të lartë. Kjo vërehet kur i Dërguari i Allahut shkoi në Taif që ti thërras në rrugën e Allahut. Por, banorët e këtij vendi refuzuan thirrjen e Pejgamberit dhe i nxorën në rrugë fëmijët, mendjelehtit që të gjuajnë Pejgamberin me gurë derisa e përgjakën atë. Erdhi Xhibrili me melaqen e kodrave që të marrin leje prej Pejgamberit ti shkatërrojnë këtë popull. Por, i Dërguari i Allahut tha: “ Jo, shpresoj që Allahu të nxjerrë nga ky popull njerëz të cilët adhurojnë Allahun dhe nuk i bëjnë shokë Atij”.
Në ditën e çlirimit të Mekës. Pas shumë torturave, persekutimeve, dëbimin nga vendlindja, kur u kthye i Dërguari i Allahut Çlirimtar i Mekës të gjithë jobesimtarët ishin tubuar në oborrin e Qabës dhe po e presim dënimin nga Pejgamberi. I Dërguari i Allahut në këto çaste iu drejtua me këto fjalë: “ O Kurjeshit! Çka mendoni se do të bëjë unë me ju? Thanë mendojmë të mirën. Sepse, ti je fisnik, i biri i fisnikut. I Dërguari i Allahut tha sot nuk ka qortim për ju. Ju jeni të lirë”.
Shikoni qëndrimin e Pejgamberit me Abdullah b. Ubej Seluli, koka e mynafikëve. I cili në njërën prej betejave tha: shembulli i neve vendasve me këta që erdhën në Medine( kishte për qëllim Pejgamberin dhe shokët e tij muhaxhir) është sikur shembulli i të parëve që kanë thënë trashe qenin e pastaj ai të hanë ty. Pastaj iu thoshte banorëve të Medinës që mos ti japin nga pasuria Pejgamberit. Pastaj sulmoi Pejgamberin në nderin e tij, duke shpif për gruan e tij Aishen. Nuk la ndonjë rrugë që kishte mundësi për ta fye Pejgamberin, përveç se e ndiqte atë rrugë. Por, kur vdiq ky mynafik, i Dërguari i Allahut shkoi te varri i tij, djalit të tij ja dha këmishën e vetë që ta mbështjellë babën e tij. Qëndroi te varri i tij duke ju lut Allahut për të, derisa ia ndaloi Allahu lutjen për të me fjalën e Tij: Allahu nuk do t’i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë! ( tevbe 80). Kur zbriti ky ajet i Dërguari i Allahut u largua dhe nuk lutej më për të, por tha: “ sikur ta dija se nëse shtoj më shumë se shtatëdhjetë herë kërkimin e faljes, do të ja falë Allahu, do ta veproja një gjë të tillë”.
Po ashtu rasti i Ebu Sufjanit është shumë i çuditshëm, me rastin e çlirimit të Mekës. Ebu Sufjani, kur u çlirua Meka ende ishte armiku i Pejgamberit. Ai i kishte sjellë shumë të këqija Muhamedit alejhi selam. Shkoi Ebu Sufjani te Ebu Bkeri dhe kërkoi që të ndërmjetësoj për të te Pejgamberi. Ebu Bekri nuk pranoi një gjë të tillë. Shkoi te Umeri dhe po ashtu Umeri nuk pranoi një gjë të tillë. Shkoi te Aliu, Aliu i tha shko te Pejgamberi dhe thuaj: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”. Kështu veproi. Ndërsa, kur i Dërguari i Allahut dëgjoi këtë nga Ebu Sufjani iu drejtua me këto fjalë: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!. Ky është morali që besimtari duhet të pajiset me të. Lusim Allahun që të përmirësoj sjelljen tonë.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati