Devijimi i të rinjve

Rezyme e hutbes:

1- Rëndësia e rinisë; 2- Rreziku i devijimit të të rinjve; 3- Shpëtimi i gjeneratës së sahabeve nga devijimi ideologjik; 4- Qëndrimi i sahabeve gjatë fitneve; 5- Devijimi moral; 6- Roli i familjes në edukimin e të rinjve; 7- Domosdoshmëria e luftimit të varfërisë; 8- Roli i shkollës në përgaditjen e të rinjve; 9- Feja është mbrojtja më e madhe; 10- Roli i mësuesit dhe misioni i tij; 11- Rëndësia e shoqërisë; 12- Rreziku i kohës boshe; 13- Ndikimi i programeve të ndryshme; 14- Mjetet e shërimit të devijimit.

Hutbeja e parë

E porosis veten dhe juve që të keni frikë All-llahun. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ [آل عمران:102]

“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!”. (Ali Imran: 102).

Rinia konsiderohet thesari i çmueshëm i ummetit dhe rezerva e vlefshme, shndërohet në dhunti dhe mirësi kur shfrytëzohet për të mirë, nderë dhe ndërtim. Kurse shndërohet në dëm të madh dhe të keqe, kur e mer përpara e keqeja dhe çorodia.

Devijimi në etapën e rinisë është shumë i rezikshëm dhe i frikshëm, sepse i devijuari sot është krimineli i të nesërmes, nëse nuk e kaplon kujdesi i All-llahut, subhanehu ve teala. andaj aq sa kujdesemi për rininë dhe çeshtjet e tyre, ashtu edhe përcaktohet ecuria e ummetit dhe shoqërisë.

Devijimi i të rinjve është prej çeshtjeve që më së shumti elaborohen sot dhe prej çeshtjeve që i shqetson prindërit dhe pedagogët.

Disa shkrimtar dhe mendimtar i dominon emocioni dhe analiza sipërfaqësore disa herë gjat pozicionimit kundrejt këtij fenomeni, ashtuqë e prekim problemin, e plasim plagën, i përsërisim dhimbjet herë pas here, mirëpo pa asnjëfar dobie. Shërimi i sukseshëm është logjikimi dhe analiza e thellë, prognozimi i të ardhmes sipas analizave të fenomenit, studimit të shkaqeve dhe veprimi në masat preventive, në mënyrë konstruktive dhe metodologjike, duke u bazuar në fe dhe sherijat.

Nuk është e çuditshme që specialistët të miren me fenomenin e devijimit në mesin e rinisë, për ta tharë burimin dhe çrrënjosur rrënjët, sepse rinia është shpresa e ummetit, përgaditja e ardhmërisë, nozulli i shoqërisë dhe nervi aktiv në jetën e popujve.

Devijimi i rinisë është dukuri e përgjithshme është shfaqur në çdo vend, kurse këndi i devijimit zgjërohet kur gjinden shpirtëra pa mburojë, ide pa imunitet dhe personalitet pa edukatë dhe respekt.

Rinia janë sikur njerëzit tjerë, edhe gabojnë edhe ia qëllojnë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

كلّ ابن آدم خطّاء، وخير الخطائين التوّابون أخرجه الترمذي

“Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet”. (hasen, Tirmidhiu).

Mirëpo ky ummet, të cilit i është përcaktuar mirësia për dallim nga popujt tjerë, nuk është dakord që rinia e sajë të mos jetë sunduese mbi tokë dhe zotërinjë në moral. Historia e ummetit tonë , që nga agimi i mëngjesit e deri më sot, ka regjistruar shembuj të rrallë të të rinjve të kapur për besim të shëndoshë dhe vepër të mirë, të kapur për metodën dhe sherijatin e All-llahut, është gëzuar ummeti me thëniet e tij dhe janë forcuar shtyllat e shoqërisë me veprat e tij dhe veçoritë e tija fisnike, kurse tërë kjo përgëzon mirësi të madhe, pasiqë ata janë argumenti i All-llahut për tjerët.

Në shekullin tonë llojet e dilemave janë të ndryshme, epshi është ndezur më shumë, kurse rinia jonë është eksponuar para shigjetave të helmuara dhe shtizave të kalbura të armiqve, hidhurinë e tyre e ka shijuar shoqëria ynë nëpërmjet degjenerimit moral dhe ekstremizmit në tekfir.

Sa i përket mejdanit të ideve të devijuara, grupacioneve dhe sekteve të kota shoqëria e brezit të parë, gjenerata e sahabeve, nuk është ndytur me këto mbeturina, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mbrojtur mirë këtë gjeneratë.

Doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mesin e sahabeve, kurse ata kacafyteshin rreth Kaderit, njëri sillte një ajet e tjetri një ajet tjetër. U skuq Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e tha:

بهذا أُمِرتم؟! أو بهذا بُعِثتم أن تضربوا كتابَ الله بعضَه ببعض؟! إنما ضلّت الأمم قبلكم في مثل هذا، إنكم لستُم ممّا ها هنا في شيء، انظروا الذي أُمِرتُم به فاعملوا به، والذي نُهيتم عنه فانتهوا  أخرجه أحمد.

“A me këtë jeni urdhëruar?! A me këtë jeni dërguar?! Të kundërshtoni Kur’anin mes vehte?! Popujt para jush kështu kanë devijuar, ju sjeni askund në krahasim me atë që është këtu. Shikoni veprat që jeni urdhëruar ti veproni, e veproni, kurse ato që ju janë ndaluar, largohuni prej tyre”. (sahih, Ahmedi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u hidhërua shumë kur u ngrit një injorant mburravec ta kundërshton vendimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ndarjen e ganimetit (plaçkës së luftës), duke i thënë: Ndaj drejt o Muhammed. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha:

ويحَكَ، ومن يعدِل إذا لم أعدِل؟! فلما ولّى قال الرسول : دعه، فإنّ له أصحابًا يحقِر أحدُكم صلاتَه مع صلاتهم وصيامَه مع صيامهم، يقرؤون القرآنَ لا يجاوِز تراقيَهم، يمرقون من الإسلامِ كما يمرق السّهمُ من الرميّة  أخرجه مسلم.

“Vaj për ty, po kush ndan drejt nëse nuk ndaj unë”. E kur iku, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: “Lereni, se ka shokë që ndonjëri prej nesh e nënçmon namazin dhe agjërimin e vet në krahasim me të atyreve, e lexojnë Kur’anin, mirëpo nuk e kalon fytyn e tyre, dalin nga Islami, sikur del shigjeta nga harku”. (Muslimi).

Sahabet ishin të zgjuar në drejtim të fitnes, andaj ia mbyllën dyert dhe i përballuan në mnëyrë metodologjike të vendosur, andaj kemi shembullin e Halifes së drejtë, Omer ibn Hattabit, radijall-llahu anhu, i cili e rrahu Sabigun me dru të hurmës në kokë, kur e pa se i hulumton ajetet e paqarta dhe problematike në Kur’an. (shiko: Musnefun e Abdurrezakut, 11/426).

Ata ishin rigoroz në transmetimin e sunnetit, ndaluan nga meselet e vështira dhe spitullimit në çeshtje të ndryshme, e shumë rregulla tjera që ua kanë ruajtur fenë sahabeve.

Robër të All-llahut!

Ka devijimi që i kërcënohet moralit, i rrënon vlerat, paraqet krim dhe gabim i qëllimtë, shkakton dëme të mëdha në sistemin e shoqërisë, sidomos nëse është i shoqëruar me nënçmim dhe insistim, ose është bartje e fotografive të mëkateve të mëdha dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve, mëakte për të cilat është kërcënuar All-llahu me denime të dhembshme.

Nëse rregulli moral është i shëndosh në jetën e ummetit, kjo është rruga e vetme e stabilitetit dhe fuqisë, e nëse sjellja e individëve devijon dhe pëlqet vullkani i epsheve dhe dominon pasioni, ummeti i afrohet shkatërrimit dhe eliminimit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَإِذَا أَرَدْنَا أَنْ نُهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُوا فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا [الإسراء:16].

“Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (El-Isra: 16).

Familja është foleja më e dukshme e përgaditjes së rinisë dhe ndërtimit të personalitetit të tyre, nga ajo buron e mira ose e keqeja, nga ajo vjen devijimi ose mirësia.

Familja e humb rolin dhe misionin nëse prindërit largohen nga shtëpia, kurse brenga e tyre kryesore bëhet garantimi i fitimit dhe pasurisë, duke i lënë tërësisht të lirë fëmijët, duke lënë pas dore edukimin e tyre, duke mos caktuar kohë për tu dhënë udhëzime dhe kujdes. Shumica e prindërve raportet e tyre me fëmijët dhe përgjegjësit e tyre në shoqëri i kanë përkufizuar në llogari materiale, të cilat nuk i kalojnë nevojat e fëmijëve për ngrënie, pije, veshmbathje dhe argëtim, kurse edukimi moral, kujdesi për sjelljen e tyre, ndërtimi i personalitetit të tyre, ato janë në shtojcën e listës së përgjegjësive.

Asnjë i mençur nuk dyshon se prindërit kur zhvillojnë edukatë të shëndoshë dhe e vëndojnë në kokë të prioriteteve në jetën e tyre, i ofrojnë imunitet të mjaftueshëm kundër devijimit dhe mbrojtje nga përfundimi i dhembshëm. Ata në këtë formë edhe kontribojnë për sigurinë e shoqërisë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ [التحريم:6]

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

  والرجل راعٍ في أهله وهو مسؤولٌ عن رعيَّته، والمرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولةٌ عن رعيتها  أخرجه البخاري

“Burri është çoban në familjen e vet dhe ai jep llogari për tufën e tij, kurse gruaja është çobaneshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo jep llogari për tufën e saj”. (Buhariu).

Familja në islam është përgjegjëse për mbrojtjen e rinisë nga devijimi, kurse prindërit e bartin hisen më të madhe të përgjegjësisë së ekstremizmit në sjellje dhe fanatizmit në fe, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

 كلّ مولودٍ يولَدُ على الفطرة، فأبواه يهوِّدانه أو ينصِّرانِه أو يمجِّسانه

“Secila foshnje lind në natyrë të pastër (fitreh), kurse prindërit e hebreizojnë, krishterizojnë ose e bëjnë zjarputist”. (Buhariu dhe Muslimi).

Atmosfera e familjes e mbushur me mjegulla i ndihmon në devijim. Shtëpia ku ngritet zëri i mospajtimeve, hasmive dhe ndarjes nuk është e përgaditur për edukim dhe stabilitet. Ndoshta anëtarët e kësaj shtëpie ikin nga kjo atmosferë dhe shkojnë atje ku u ofrojnë strehim, mund tu ofrojnë strehim shokët e këqinjë, të cilët ua lehtësojnë mënyrat që të bëhen kriminel të specializuar, e si mos të ndodh kjo kur ka humbur përkujdesin, këshillën dhe udhëzimin e prindërve. Mungon ai i cili e nisë rrugës së udhëzimit dhe dritës.

Divorci është dukuri e rezikshme shoqërore, e rrënon shoqërinë, është prej shkaqeve kryesore të devijimit të fëmijëve, sidomos nëse kjo shoqërohet me dobësinë e ndërgjegjës fetare. Secila divergjencë le pasoja të qarta dhe gjurmë të thella, madje është goditje në zemrën e shoqërisë dhe gjakderdhje në trupin e tij.

Fëmiu që ikë nga ferri i divorcit mund që mos të gjejë njeri që do ta këshillojë ose ndaloja nga të këqijat, kurse shoqëria e keqe ka mënyra të ndryshme të zbukurimit të të keqes dhe të prishurit kanë kurthe të llojllojshme.

Andaj nga shoqëria kërkohet, sidomos nga ata që janë të dijshëm dhe të mençur që ta kufizojnë këtë dukuri dhe ta mbrojnë shoqërinë nga pasojat shkatërruese të saja.

Prej shkaqeve të devijimit është rënia e disa familjeve viktimë e varfërisë, andaj detyrohen disa fëmijë ta braktisin shtëpinë duke kërkuar shkaqet e rizkut, kurse nga shkaku i injorancës dhe perceptimit të dobët, ata i mer përsipër shoqëria e keqe dhe i çojnë rrugës së devijimit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për këtë edhe kërkonte strehim nga varfëria duke thënë:

اللهم إني أعوذ بك من الكفرِ والفقر

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga mosbesimi dhe varfëria”. (sahih, Ahmedi).

Për tu mbrojtur nga problemi i varfërisë dhe pasojava të tija, Islami ka bërë obligim zekatin dhe ka stimuluar dhënien e sadakasë, ka ngjallur domethënien e solidaritetit shoqëror, ka thirru në kujdes për jetimët, të varfërit dhe të ngratët, duke treguar se këto vepra kanë shpërblim të madh:

 أنا وكافلُ اليتيم في الجنّة هكذا  وأشار بالسبابة والوسطى

“Unë dhe kujdestari i jetimit jemi kështu në xhennet”. Dhe tregoi me gishtin tregues dhe të mesëm. (Buhariu).

Nga solidariteti shoqëror është edhe përkrahja e shoqatave humanitare që kujdesen për jetima, të varfër dhe të ngratë. Këto shoqata bëjnë afrimin mes të pasurve dhe të varfërve, ndihmojnë në përforcimin e lidhjeve shoqërore, ofrojnë mëshirë dhe dhimbsuri. Sa e sa të uritur kanë ushqyer, sa e sa të çveshur kanë veshur, sa e sa njerëzve me brenga ua kanë lehtësuar.

Robër të All-llahut!

Shkolla, është foleja e dytë, detyra e shkollës ka ndikim të thellë në përmirësimin e rinisë ose devijimin e tyre, bartë kazmën e prishjes ose ndërtimit. Themeli dhe baza e shkollës është planprogrami edukativo arsimor. Pa dyshim se kjo etapë, sidomos duke e patur parasysh afrimin e botës dhe përhapjen e mendimeve të kota dhe epsheve, kërkon futjen e sa më shumë lëndëve fetare, që të bëhen mburojë për zemrën e të riut, mbrojtje e mendimeve të tija nga ekstremizmi dhe çorodia.

Feja është mburoja më e madhe e rinisë nga devijimi. Andaj leximi i historisë sqaron shumë qartë se shfaqja e grupacioneve, dalja në shesh e devijimit dhe përhapja e krimit, ka patur fat vetëm në shoqëritë që thirrja ka qenë pasive dhe është dobësuar praktikimi i sherijatit.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ [الإسراء:9]

“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, “. (El-Isra: 9).

Në mungesë të fesë së vërtetë, besimit të shëndoshë dhe metodës mesatare rinia është e përgaditur për devijim, mund të bëhet viktimë e kriminalitetit, terorizmit, ekstremizmit, kalimi në prehërin e armiqve, rënia në kurthat e të devijuarve, ose ta sundon bredhja, e të sndërrohet në helm në trupin e ummetit, i cili e rrënon ardhmërin e vet dhe të ummetit.

Mësuesi është bosht i edukimit dhe arsimimit, me ndihmën e tij e rezistojmë devijimin dhe i mbrojmë të rinjtë, nëse është i sjellshëm, i moralshëm, me besim të fuqishëm, e kryen detyren në përpikshmëri dhe mban brengën e ummetit dhe shoqërisë së tij. Këto janë cilësitë më të rëndësishme të mësuesit në shoqërinë muslimane.

Misioni i mësuesit është ushqimi i besimit, përforcimi i ndërgjegjës morale dhe ngjallja e kontrollit të All-llahut në zemrat e të rinjve.

Edhe shoqëria e mirë ndikon në përfitimin e vlerave dhe sjelljes, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

المرءُ على دين خليله، فلينظر أحدُكم من يُخالِل

“Njeriu ësht ënë fenë e mikut të vet, andaj le të shikon se cilin e ban mik”. (hasen, Ahmedi).

Shoku i keq mund ta shpien njeriun në gjëra shkatërruese, kurse shoku i mirë është një shkak prej shkaqeve të vlerës dhe përqëndrimit.

Robër të All-llahut!

Koha boshe është shkak prej shkaqeve të devijimit. Koha nëse nuk angazhohet në formën e duhur, i sjell pasojat e këqija dhe i ndihmon më shumë në devijim. Prindërit duhet ta dinë ku dhe si e kalon fëmiu i tyre kohën e lirë.

Gjatë kohës së lirë mund ti vjen ndonjë ide e devijuar, pasion i çastit ose epsh i ndezur, e të ndodhë problemi. Andaj duhet patur institucione edukative, kurse fetare, hallka të mësimit të Kur’anit që i marrin në prehër të tyre këta të rinjë. Këto institucione duhe të luajnë rolin e tyre në përmirësimin e të rinjve që kanë marë ekstremizmin si metodë, të rinjtë që janë dakord të jetojnë në skajet e jetës, të rinjtë që janë viktimë e alkoolit dhe drogës.

Aliu, radijall-llahu anhu, thotë:

من أمضى يومًا من عمره في غير حقٍّ قضاه أو فرضٍ أدّاه أو مجدٍ بناه أو حمدٍ حصَّله أو خير سمِعه أو عِلمٍ اقتبسه فقد عَقَّ يومَه وظلَم نفسه

“Kush kalon një ditë nga ymri i tij në gjëra të kota, në mos kryerje të ndonjë farzit, në mosndërtimin e krenarisë, mosarritjen e lavdisë, mosdëgjimin e të mirës, ose mosmarrjen e dijes, ka gabuar kundrejt kësaj dite dhe i ka bërë vetes padrejtësi”. (“Fejdul-Kadir”, 6/288).

All-llahu më dashtë bekim mua dhe juve me Kur’anin e Madhërishëm, na bëfshin dobi ajetet dhe përkujtimet që gjinden në te. E them këtë fjalë dhe kërkoj falje te All-llahu për mua dhe për ju, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij, sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

Hutbeja e dytë

All-llahun e falënderojmë që krijoi dhe drejtoi, i cili përcaktoi dhe udhëzoi. Ate e falënderoj dhe jam mirënjohës ndaj Tij për dhuntitë që nuk numrohen dhe llogariten. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përpos All-llahut që është Një dhe pa ortak, i Cili i ka emrat e mirë dhe cilësitë e larta. Dëshmoj se zotëriu dhe Pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguari i tij, të cilin All-llahu e ka dërguar me dritë dhe udhëzim, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi te, familjen, shokët dhe mbi ata që ecin rrugës së tij.

E porosis veten dhe ju që të jeni të devotshëm, sepse devotshmëria është rruga e shpëtimit dhe suksesit, me te arrihet lumturia në dynja dhe ahiret.

Bota sot jeton në gjendje të ngacmimeve epsharake që i ndezin ndjenjat e të rinjve. Prej mënyrave më të dukshme të devijimit dhe prej kurtheve më të qarta të shejtanit njeri janë edhe kanalet televizive, kabllovike dhe satelitore, të cilat i zbukurojnë devijimet dhe shpiejnë drejt dekadencës morale. Përballë këtyre kanaleve nuk mund të qëndrojnë edhe institucionet më të fuqishme edukativo arsimore, sepse ata me fuqi të madhe i kanë hapur dyert e devijimit, ndytjen e mendjes së djemve, prishjes së zemrave dhe largimin e mbulesës së turpit, kanë lehtësuar luftën ideologjike, depërtimin e kulturave dhe moraleve të huaja, stimulon prishjen dhe imoralitetin, trimëron në krim dhe devijim.

Nëse dëshirojmë të pakësojmë këndin e këtij devijimi, duhet hulumtuar zgjidhjet e këtij ankthi që gjindet në gjoksin dhe shtëpait tona, i cili e dridh moralin tonë, duhet ballafaquar këto helmet dhe asgjësuar ndikimin e tyre.

Prej mejeteve të shërimit të devijimit është thirrja në fenë e All-llahut me urtësi, këshillë të mirë, ta luan rolin e vet xhamia në udhëzim dhe përmirësim, ta kryejnë detyrën e tyre thirrësit dhe pedagogët. Mendimtarët dhe shkrimtarët duhet ta përdorin aftësinë e tyre në rezistimin e dukurive të devijimit, duke i studijuar dhe duke sjellur zgjidhje për to. Secili individ prej nesh konsiderohet rojtar besnik dhe përgjegjës për mbrojtjen e ummetit nga fesadi dhe devijimi, duke e ruajtur dlirësinë dhe pastërtinë e shoqërisë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ الْقُرَى بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ [هود:117].

“E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë”. (Hud: 117).

Kjo realizohet duke porositur njëri tjetrin në të vërtetë dhe duke porositur njëri tjetrin në durim, duke e kryer detyrën e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqeja, vepër, e cila është garancë e sigurisë së shoqërisë dhe mënyrë e shpëtimit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَالْعَصْرِ إِنَّ الإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ إِلاَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ [سورة العصر].

“Pasha kohën!

Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”. (Sureja El-Asr).

Dergoni salavate mbi Pejgamberin e udhëzimit, sepse All-llahu ju ka urdhëruar me këtë në Librin e Tij duke thënë:

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

اللهمّ صلّ وسلِّم على عبدك ورسولِك محمّد، وارض اللهمّ عن الخلفاء الأربعة الراشدين

Abdul-Bari Thubejti, imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Përshtati: Bekir Halimi

Marrë nga: alminbar.net

Abdul-Bari Thubejti,
20.8.2004