Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Detyrat e Ramazanit

Hutbeja flet për: vlerën e Ramazanit; të vërtetën e agjërimit; adhurimet gjat Ramazanit; bamirësia gjat Ramazanit; përgaditja për Ramazan; gjendja e të privuarve në Ramazan; Ramazani është muaj i pendimit dhe faljes; shkaqet e faljes dhe shenjat e pranimit të pendimit; këshilla për gruan muslimane; shfrytëzimi i kohëve të caktuara për vepra të mira.

Robër të All-llahut, keni frikë All-llahun me një frikë të vërtetë, sepse devotshmëria është nozull i burrave të mirë dhe pasuri e njerëzve të zgjedhur.

O musliman! U ka ardhur muslimanëve një mundësi e madhe, e cila është e veçuar me nderim dhe respekt, në të cilin muaj All-llahu e ka zbritur Kur’anin, e ka obliguar agjërimin, është muaj i namazit dhe leximit të Kur’anit, është kohë e lirimit nga zjarri dhe i flajes, është kohë e sadakave dhe bamirësisë, është muaj ku vijnë të mirat një pas një, e bereqeti e kaplon çdo gjë.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

أتاكم رمضان، شهر مبارك، فرض الله عليكم صيامه، تُفتّح فيه أبواب السماء، وتُغلق فيه أبواب الجحيم، وتُغلّ فيه مردة الشياطين، لله فيه ليلةٌ خير من ألف شهر، من حرم خيرها، فقد حرم [رواه النسائي].

“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. All-llahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).

Është muaji më i ndershëm dhe më i vlefshmi te All-llahu [subhanehu ve teala]. All-llahu këtë muaj e ka bërë mejdan për robërit e tij, ku do të bëjnë gara në llojlloj adhurime dhe respekte. Muaji i Ramazanit është mundësi për pastrim të shpirtit dhe filtrimin e tij nga urrejta dhe mllefi, sëmundje të cilat e zbrazin brendësinë e buurave dhe dobësojnë forcën. Ai që e pret Ramazanin me mëkate duke qenë i pandëgjueshëm ndaj prindërve, nuk i përfill rraportet familijare, nuk u flet vëllezërve të vet, goja e tij është përplot përgojim dhe bartje të fjalëve, e ka shumë vështirë të përfiton diç nga Ramazani.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه [رواه البخاري].

“Ai që nuk i le fjalët e rrejshme dhe veprimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ai të le ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).

Agjërimi më i lehtë është lërja e ushqimit dhe pijes.

Selefi kur agjëronin qëndronin në xhami dhe thoshin: “E ruajmë agjërimin tonë, e nuk përgojojmë askend”. (“Mugniu” i ibn Kudames, 3/ 59).

Në këtë muaj i përvjelin krahët njerëzit serioz për ta respektuar All-llahun, duke i falur namazet me xhemat, duke falur teravinë me imamin, duke lexuar Kur’an me meditim dhe frikërespekt, duke u dhënë sadaka nevojtarëve, qofshin të afërm, fqinjë ose të largët, edhe qoftë se është pak, pastaj dhënia iftra agjëruesve.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(من فطر صائماً كان له مثل أجره، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيء [رواه الترمذي]

“Kush ushqen një agjërues ka shpërblim sikur të atij, duke mos iu pakësuar agjëruesit aspak shpërblimi”. (Tirmidhiu, sahih).

Duke bërë itikaf në xhamitë e All-llahut, duke kryer umren, sepse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

عمرة في رمضان تعدل حجة [متفق عليه].

“Umreja në Ramazan vlen sa haxhxhi”. (Buhariu).

Duhet shtuar dhikrin, lutjen, kërkimin e faljes (istigfarin), e sidomos gjat iftarit, sepse agjëruesi ka lutje të pranuar në kohën e iftarit, në pjesën e tretë të natës, kur zbret Zoti në qiellin e dynjasë dhe thotë: kush më lutet, që t’i përgjigjem?

Duhet shtuar bamirësinë tonë ndaj prindërve, duhet sjellur me dashuri ndaj tyre, duhet bërë mirë gruas, fëmijëve, familjes, duke i udhëzuar me fjalë të urta, fjalë të mira, me sjellje korrekte, duke vizituar farefisin, duke u dhënë sadaka atyreve që kanë nevojë, duhet kujdesur për fqinjët, duhet njohur gjendjen e tyre, duhet zgjatur dorën e ndihmës varfënjakëve, skamnorëve, të vejave, jetimëve, sepse kështu kanë vepruar burrat e mirë në këtë muaj të bekuar.

Prej veprave më të mira që mundet ti bëjë njeriu pasiqë ta përmirëson vetveten është të thërret në fenë e All-llahut, të kujdeset për udhëzimin e njerëzve, për të përmirësuar moralin dhe sjelljen e tyre që është prishur. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلاً مّمَّن دَعَا إِلَى ٱللَّهِ وَعَمِلَ صَـٰلِحاً وَقَالَ إِنَّنِى مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ  [فصلت:33].

“E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”. (Fussilet: 33).

Mejdanet e thirrjes janë të gjëra, duke filluar nga këshilla e sinqertë, fjalimi i vërtetë, shembëlltyra e mirë, dija dhe praktika, devotshmëria dhe morali:

من دعا إلى هدى كان له من الأجر مثل أجور من تبعه لا ينقص من أجورهم شيئاً [رواه مسلم].

“Kush thërret në udhëzim ka shpërblim, sikur të atyreve që që e pasojnë, duke mos u pakësuar aspak nga shpërblimi i tyre”. (Muslimi).

Vendosu me sinqeritet që të ngritesh në shkallët e përqendrimit dhe udhëzimit, prite Ramazanin duke pastruar pasurinë nga harami, sepse pasuria haram është shkak i telasheve në dunja dhe ahiret, pastaj lutja nuk pranohet e as që i happen dyert e qilleit kësaj lutje.

Nxito, All-llahu të mbroftë, dhe shiko vetveten, hulumto në shtëpinë tënde dhe pastrohu nga çdo pasuri haram që kur të dalësh para All-llahut me zemër të devotshme, e të pranohet lutja jote.

Në agimin e hershëm të mëngjesit, në kohën e sehurit, në kohën kur u lotojnë sytë njerëzve që i frikohen All-llahut, disa njerëz të privuar vrapojnë kah mëkatet, duke e shndërruar Ramazanin, kohë të mëkateve, duke e hedh shikimin e tij andej e këndej, në gjëra të ndaluara, duke dëgjuar këngë e muzikë të ndryshme, duke shikuar programe dhe filme të llojllojshme, duke përcjellë avretin e muslimaneve nëpër tregje dhe rrugë, njerëz që rrinë në tubime boshe, shokë të vizitave vetëvrasëse, lozje, argëtim dhe dëfrim. Ata nuk ia dinë vlerën kohës, e as nderin që e ka Ramazani. Ata vetvetes I kanë sjellë fatkeqësinë, shpirtat e tyre I kanë future në vuajtje. A nuk e dinë ata njerëz se nuk ka kënaqësi tjetërkund përpos në adhurim dhe se çdo kënaqësi në haram e shpien në keqardhje dhe pendim. All-llahu thotë:

وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِى فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكاً [طه:124].

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).

O ju musliman!

Dëshprimi dhe demoralizimi janë armë e shejtanit që tam ban në mëkate njeriun. Njeriu sa do që bën mëkate dhe imoralitet, nuk duhet ta humb shpresën në mëshirën e All-llahut, sepse pendimi I shlyen mëkatet që janë bërë më herët, kthimi te Zoti I eliminon gabimet e bëra më parë. Ai që ka bërë mëkate, e ka një shansë shumë të madhe këtë muaj të bekuar të Ramazanit, sepse Ramazani është kohë e pendimit dhe kthimit, kurse djajtë janë prangosur, e shpirti është thyer. All-llahu [subhanehu ve teala] i thërret njerëzit:

قُلْ يٰعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ أَسْرَفُواْ عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لاَ تَقْنَطُواْ مِن رَّحْمَةِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ [الزمر:53]

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Kurse në hadithin Kudsi thotë:

يا ابن آدم، إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك على ما كان منك ولا أبالي، يا ابن آدم، لو بلغت ذنوبك عنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك، يا ابن آدم، لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئاً لأتيتك بقرابها مغفرة [رواه الترمذي].

“O biri i Ademit. Nëse më lutesh dhe më shpreson, ti fail mëkatet që i ke bërë dhe nuk brengosem. Biri i Ademit, nëse mëkatet e tuaja arrijnë kupën e qiellit dhe kërkon falje, unë ta fail. Biri i Ademit, nëse më vjen me mëkate se toka, e më takon duke mos më bërë ortak në adhurim, do të sjell po aq falje”. (Tirmidhiu, hasen).

Prej shkaqeve më të mëdhaja të faljes është fakti se kur njeriu ban mëkatin nuk e shpreson faljen nga askush tjetër përveç All-llahut [subhanehu ve teala]. Llokmani e porositë djalin e tij:

يا بني، عوّد لسانك: اللهم اغفر لي، فإن لله ساعات لا يردّ فيها سائلاً

“Djali im, mësoje gjuhën tënde të thojë: All-llahu im, më fal, sepse All-llahu i ka disa çaste që nuk e kthen lutësin bosh”. (Bejhakiu në “Shuabul-Iman”).

Shenjë e pendimit është qajtja për kohën e kaluar, frika nga rënia në mëkat dhe largimi nga shokët e këqinjë e shoqërimi me njerëz të devotshëm.

Në këtë muaj, shumë njerëz nisen kah falja e All-llahut, andaj bëhu edhe ti njëri prej tyre. Sa bukur do të ishte kur Ramazani do të jetë fillimi i pendimit dhe ktihimit kah Zoti. Sa e sa njerëz pendohen në këtë muaj, sa e sa njerëz kërkojnë falje për këmatet e tyre në këtë muaj, sa e sa njerëz u vjen keq për kohën e kaluar në mëkate?!

Oj, motër muslimane!

Bëhu në këtë muaj qendër e ndriçimit, llambë e udhëzimit, kujdestare e nderit, luftuese e imoralitetit, krenare me fenë tënde, e lartë me nderin tënd, mbrojtëse e moralit tënd, mos dëgjo ata që kanë mendime të sëmura, fjalë të këqija, ata që thërrasin në heqjen e mbulesës dhe turpit ose imitimin e mosbesimtareve dhe amoraleve, ato që i kane hedhur pash shpinde cilësitë e femërisë dhe turpit. Kujdesu që most ë bëhesh litar i shejtanit në këto ditë të vlefshme, ose të shfaqish bukuritë e tuaja dhe të paraqitesh e çveshur lakuriq. Largohu nga shoqet e këqija, sepse vendi i gruas është në shtëpinë e sajë, kurse vendi më i urejtur i All-llahut është tregu. All-llahu është xheloz ndaj ndalesave të Veta. Andaj mos haro se denimi Tij është i dhembshëm, nëse e largon mbulesën nga ummeti i Tij e turpëron. Zbukurohu me zbukurimet e fesë, bëhu më e bukur me mbulesë, sepse jeta është e shkurtër, kurse ringjallja është shumë e vështirë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

شَهْرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِى أُنزِلَ فِيهِ ٱلْقُرْآنُ هُدًى لّلنَّاسِ وَبَيِّنَـٰتٍ مِّنَ ٱلْهُدَىٰ وَٱلْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ ٱلْعِدَّةَ وَلِتُكَبّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ [البقرة:185].

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni”. (El-Bekare: 185).

All-llahu na bekoftë me këtë Kur’an madhështor dhe na bëftë dobi nga këshillat dhe mësimet që janë në te. E thash këtë që dëgjuat, e kërkoj falje nga All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët për çdo mëkat. Andaj edhe ju kërkoni falje se Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

Hutbeja e dytë

O ju musliman!

Kjo botë do të kalojë, do të kalojnë edhe gëzimet edhe mërzitë që i kemi përjetuar në këtë jetë. Jeta do të përfundon, sa do që është e gjatë. Kurse njerëzit do të kthene, edhe ti je njëri prej tyre, te Zoti i tyre. Sa njerëz e kanë pritur Ramazanin me shpresë të madhe, mirëpo e befasoi exheli. Andaj mundohu që ti shtosh veprat e mira në këtë muaj të bekuar, sepse të ka ardhur ky muaj pas një mungese të gjatë, të është kthyer pas një ndarjeje të mërzitshme. Hape një faqe të re dhe të pastër me Zotin tënd, mbuloje të kaluarën dhe haroje, pendohu te All-llahu, i cili është Pendimpranues dhe i Mëshirshëm, për çd mëkat tëndin, mangësi dhe gabim. Duke i shfrytëzuar kohët e veparve të mira me punë serioze dhe pendim për mëkatet që i ke bërë në të kaluarën, All-llahu ta kompenzon mangësinë e veprave të kaluara dhe ta largon denimin për agbimet që i ke bërë.

Dijeni se All-llahu ju ka urdhëruar që të dërgoni salavate mbi Muhammedin [alejhis-selam], duke thënë në Kur’an:

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰئِكَـتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىّ يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيماً [الأحزاب:56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Abdul-Muhsin El-Kasim

Imam dhe hatib i xhamisë së Pejgamberit [alejhis-selam]

Përktheu dhe përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
9.11.2002