Dëmet e imoralitetit (zinasë)

Zinaja është dëm shumë i madh, e keqe e gjërë, me gjurmë të mëdha dhe dëme të paparashikuara, mbi vepruesin e këtij mëkati dhe mbi mbarë ummetin në përgjithësi.

Pasiqë zinaja është një mëkat që ndodh shpesh, nxitjet për te janë të llojllojshme, e sidomos në këtë kohë kur është dobësuar besimi, ka humbur nderi, zbukurohet ky mëkat me sa mundet,, ushtria e djallit është edhe ma aktive, do të mundohemi të paraqesim një pjesë të dëmeve të zinasë, gjurmët e këqija, të metat dhe fatëkeqësitë që i sjell ajo:

1- Zinaja i tubon të gjitha veset e këqija, siç është: feja e dobësuar, mosposedimi i devotshmërisë, prishja e moralit, mangësia e xhelozisë dhe shkatërrimi i nderit.

2- E mbytë turpin, kurse atij që e bënë këtë mëkat ia nxinë fytyrën dhe e bënë të keq.

3- I errësohet fytyra dhe i duket në fytyrë mërzia dhe brenga.

4- Erësimi i zemrës dhe mbulimi i dritës së sajë.

5- Varfëria është përcjellëse e atij që e bën këtë mëkat. Ngase në një tregim të vjetër Zoti ka thënë:

“Ajo është shkatërruese e kriminelëve dhe varfëruese e zinaqarëve”.

6- Vepruesit të këtij mëkati ia largon respektin, bjer nga syri i Zotit dhe të njerëzve, largohet nga ky njeri emri i mirësisë, të ndershmit, të drejtit, dhe mer emrin : i keq, imoral, zinaqar dhe tradhtar.

7- All-llahu [subhanehu ve teala] lëshon egërsi në zemrën e tij, e cila i shpaloset edhe në fytyrën e tij, kurse njeriu i ndershëm ka fytyr të bukur dhe të këndshme, zemër të shoqërueshme, ai që rri me te ndihet i qetë, kurse zinaqari është krejtësisht në gjendje të kundërtë.

8- Njerëzit zinaqarin e shikojnë me dyshim dhe si mashtrues, askush sia beson fëmijët ose ndokend nga familja.

9- Zinaqarit i vjen era, secili njeri me zemër të shëndoshë e ndien këtë erë. Kjo erë i del nga goja edhe nga trupi.

10- I ngushtohet gjoksi dhe shpirti, sepse me zinaqarët njerëzit sillen në të kundërtën e asaj që e dëshirojnë; ai që e dëshiron kënaqësinë e jetës dhe mirësinë e sajë duke bërë mëkate, All-llahu e denon duke ia dhënë të kundërtën, sepse ajo që është te All-llahu fitohet vetëm duke e respektuar All-llahun, e asnjëher mëkatin nuk e ka bërë shkak i cili të shpien te ndonjë e mirë.

Imorali po ta dinte se çka sjell nderi, se ç’farë kënaqësie dhe lumturie sjell, se si i zgjërohet gjoksi dhe si do të jetonte jetë të këndshme, ai do të vërente se kënaqësitë që i kanë kaluar janë shumë më të mëdha se sa ato që i ka arritur.

11- Zinaqari ia privon vetvetes kënaqjen me huritë e xhennetit në vendbanimet e mire në xhennetin adn.

12- Zinaja sjell ndërprerjen e marëdhënieve farefisnore dhe mosrespektimin e prindërve, fitimin haram, padrejtësinë ndaj njerëzve, humbjen e familjes dhe fëmijëve, ndoshta e shpien edhe të gjakderdhja, e te përdorimi i sihrit dhe shirkut, me dije ose pa dije. Është mëkat i cili nuk plotësohet pa lloje tjera të mëkateve, të cilat duhet ti bëjë para dhe pas këtij mëkatit. Ky mëkat i lind edhe disa mëkate tjera që vijojnë pas. Pra qenka e rrethekuar me nje armatë të mëkateve para dhe mbrapa sajë. Është mëkat që i sjell të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe të ahiretit dhe i pnegon të gjitha të mirat e kësaj bote dhe ahiretit.

13- Zinaja ia mer nderin dhe fisnikërinë vajzës dhe e mbulon me turp, madje ky turp e kaplon edhe familjen e sajë, duke kapluar prindërit, burrin, farefisin dhe ua ul kokën atyre para njerëzve.

14- turpi i cili e kaplon njeriun e akuzuar për zina është më i madh se sa ai që e kaplon ate që akuzohet për kufër dhe mosbesim. Ai që pendohet nga mosbesimi me sinqeritet pastrohet nga kjo fëlliqësirë fetarisht edhe pastrohet nga turpi, e njerëzit nuk e shikojnë me sy poshtërsimi dhe nuk e ulin nga grada e mbarë njerëzve që kanë lidnur në islam, mirëpo zinaja edhe pse njeriu me pendim pastrohet nga kjo fëlliqësirë dhe nuk llogaritet në ahiret, mbetet në shpirtin e njerëzve nënçmimi i tij dhe asnjëher nuk mundet të arrijë në gradat e njerëzve tjerë të ndershëm.

Shikoje gruan e akuzuar për zina, askush prej burrave nuk dakordohet që ta martojë edhe nëse është pastruar me pendim, duke pasur para sysh turpin që e ka kapluar më herët nderin e sajë, ata ma shumë dakordohen të martohen me një idhujtare e cila është bërë muslimane se sa me një muslimane që ka bërë marëdhënie jashtëmartesore (zina).

15- Nëse një grua ka mbetur shtatëzënë nga zinaja dhe e mbyt fëmiun e sajë, ajo i ka bërë dy mëkate edhe zinanë edhe vrasjen, e nëse ka qenë e martuar, ka futur në sojin e burrit të sajë njeri të huaj, i cili i trashëgon, i sheh dhe vetmohet me ta, konsiderohet i tyre edhe pse nuk është prej tyre, edhe shumë negativitete tjera.

16- Zinaja është kundërvajtje ndaj fëmijës, sepse zinaqari e nis një fëmijë pa asnjëfar soji, kurse soji është lidhje e cila thërret në bashkëpunim dhe përkrahje; ashtu që zinaja është shkak për të lindur fëmije pa ndjenja dhe emocione të cilat e lidhin me të afërmit e tij, të cilët e ndihmojnë kur të gabojë ose e forcojnë kur të ketë nevojë për ta.

Është kundërvajtje ndaj tij sepse është shkak për të jetuar ai i nënçmuar në shoqëri dhe i pa vlerë. Sepse njerëzit zakonisht i nënçmojnë kopilat dhe i refuzon natyra e tyre, ata nuk i japin aspak vlerë shoqërore atyre. Vallë, cili është mëkati i këtij të ngratit? Cili ka zemër të bëhet shkaktar që ky fëmijë të ketë këtë përfundim?!

17- Zinaja është prishje e gruas së ndershme; e shkatërron dhe e dëmton.

18- Zinaja i nxitë armiqësitë, e ngjall zjarin e hakmarjes mes familjes së gruasë dhe zinaqarit, sepse xhelozia, që është pjesë përbërëse e natyrës së njeriut, ia mbush gjoksin kur ndokush i ban konkurencë në shtartin e tij. Kjo vepër zakonisht sjell luftë dhe vrasje, sepse ia nëpërkëmbë nderin e burrit dhe të afërmve të sajë ua nxinë fytyrën. Nëse një njeriut i vjen lajmi se gruaja ose ndonjë e afërt e tij është vra është ma lehtë se ti vjen lajmi se ndonjëra prej tyre ka bërë zina.

Sa’d ibn Ubade [radijall-llahu anhu] tha: Po ta shoh ndonjë burrë me gruan tim, do ta godisja me shpatë të pamprehur.

I erdhi ky lajm Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ai tha: “A habiteni nga xhelozia e Sadit! Vall-llahi unë jam edhe ma xheloz se ai, kurse All-llahu është edhe ma xheloz se unë. All-llahu prej xhelozisë e ka ndaluar imoralitetin, e dukshëm dhe të fshehtë”. (Buhariu dhe Muslimi).

19- Zinaja lë gjurmë edhe në të afërmit e zinaqarit. Nëse të afërmit e din se ky njeri e bënë këtë mëkat, kjo ua respektin ndaj tyre, siç treguam, dhe ua lehtëson ta bëjnë të njejtin gabim, nëse nuk e kanë qendisur moralin e tyre me edukatë të pastër fetare.

Për dallim nga ai që e mohon zinanë dhe i largohet asaj dhe nuk dakordohet që edhe tjerët të jipen pas sajë, ky aktivitet, këtij njeriut i jep respekt në zemrën e të afërmive të vet dhe i ndihmon që edhe shtëpia e vet të mbetet e pastër.

20- Zinaja shkakton dëme të konsideruara ndaj shëndetit të cilat është shumë rëndë për t’i shëruar ose për t’i zotëruar, disa prej tyre zinaqarin e dërgojnë në vdekje, siç është aids-i, triperi, e shumë sëmundje tjera.

21- Zinaja është shkak i shkatërrimit të popujve. Sipas ligjit të All-llahut është që kur të paraqitet zinaja në një popull, All-llahu të hidhërohet me atë popull dhe të shtohet mllefi i Tij ndaj tyre, e kjo doemos do të shkakton denimin e atij populli.

Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Nëse në një popull shfaqen zinaja dhe kamata, All-llahu jep urdhër për ta shkatërruar atë popull”.

Prej gjërave që tregojnë madhësinë e mëkatit të zinasë është edhe fakti se All-llahu denimin e zinasë për dallim nga denimet tjera e ka veçuar me disa veçori. Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] denimin e zinase e ka veçuar nga dneimet tjera me tre gjëra:

Një: Mbytje në mënyrë më të keqe, e kur të është më e lehtë, atëhere denohet edhe në trup, me rrahje me nga njëqind shkopi edhe zemër, me internim një vjet nga vendlindja e vet.

Dy: All-llahu [subhanehu ve teala] ka ndaluar të ndihen besimtarët të mëshirshëm nga zinaqarëve, e kjo mëshirë t’i ndalojë ata nga ekzekutimi i denimit. All-llahu [subhanehu ve teala] nga mëshira që ka për to e ka caktuar këtë denim, Ai është më i Mëshirshëm ndaj tyre se sa ju, e Mëshira e Tij nuk e ka ndaluar ta urdhërojë këtë denim. Andaj as mëshira që paraqitet në zemrën tuaj mos të jetë shkak që ju pengon nga ekzekutimi i urdhërit të Tij.

Kjo edhe pse është e përgjithshme në mbarë denimet, mirëpo te zinaja e ka një veçori, e cila e bën shumë të nevojshme përmendjen e sajë.

Njerëzit nuk i urrejnë dhe nuk mllefosen ndaj zinaqarëve sikurse e ndiejnë këtë ndaj vjedhësit, trilluesit, njeriut që pin alkool, etj. Zemrat e tyre e mëshirojnë zinaqarin ma shumë se kriminelët tjerë, ndodhi të shumta e vëretëtojnë një gjë të tillë, andaj All-llahu i ndaloi që të shrehin mëshirën e tyre ndaj tyre dhe kjo mëshirë të bëhet shkak për të pezulluar ekzekutimin e denimeve të All-llahut.

Shkaku i kësaj mëshire është: se ky mëkat bëhet nga njerëzit me autoritet, mesatar dhe të poshtër, kurse te secili njeri ka nxitës kah ky mëkat. Prej shkaqeve më të shumta të këtij mëakti është dashuria, kurse zemrat për nga natyra e mëshirojnë të dashuruarin, madje shumica e njerëzve edhe e ndihmojnë me shpresë se fitojnë shpërblim nga kjo ndihmesë, edhe pse fotografia e të dashuruarës është e ndaluar për te, mirëpo ata nuk e mohojnë këtë gjë, sepse kjo është bërë normale te shumë njerëz që u ngjajnë kafshëve. Na kanë treguar shumë gjëra nga kjo natyre për njerëzit me mangësi mendore, siç janë gratë dhe shërbëtorët.

Pastaj, ky mëkat, zakonisht ndodh me dakordim nga dy palët, dhe nuk ndodh armiqësi, padrejtësi dhe përdhunim, gjëra neveritëse për shpirtat. Në te ka epsh i cili e ka zotëruar, andaj këtë ia prezenton asaj, e kjo ngjall te ajo mëshirë, e cila e pengon nga ekzekutimi i denimit. Krejt kjo është nga doësia e besimit.

Besimi i plotë është ai besim i fuqishëm me të cilin zbaton urdhërin e All-llahut dhe është mëshirë me të cilën e mëshiron njeriun e ekzekutuar, e me këtë pajtohet me Zotin e vet në urdhër dhe mëshirë.

Tre: All-llahu ka urdhëruar që ekzekutimi i tyre të bëhet në prani të masës së besimtarëve, e mos të bëhet në fshehtësi, në vend ku nuk i sheh askush, sepse kjo është më e arsyeshmë dhe në përputhje me interesin e denimit dhe urtësisë së qortimit”.

Duhet përkujtuar se zinaja dallon nga aspekti i dëmit, nga aspekti se kush e ban zinanë, nga aspekti me cilin ban zina, nga aspekti i kohës dhe vendit ku bëhet ajo zina, etj.

Psh. Laviri dhe lavirja që bëjnë kurvëri me secilin janë më të këqinjë se ai që bën kurvëri vetëm me një njeri. Ai që e publikon këtë mëkat është më mëkatar se ai që e fsheh mëkatin. Kurvëria me ate që është e martuar është më i keq se me ate që s’është e martuar, pasiqë ne këtë akt përveç kurvërisë ka edhe zullum, armiqësi dhe prishje të shtratit të tij. Ky, mëkati i dytë, herë herë mundet të jetë edhe më i madh se vet zinaja.

Kurvëria me gruan e fqiut është mëkat më i madh se kurvëria me ndonjë grua të huaj, sepse kjo përmban dëmtim të fqiut dhe mospërfillje të porosisë së All-llahut dhe Pejgamberi.

Pastaj, kurvëria me gruan e luftëtarit është mëkat më i madh te All-llahut se sa kurvëria me ndonjë grua tjetër, andaj në Ditën e LLogarisë luftëtarit i thuhet: mer sa të duash prej veprave të mira të zinaqarit.

Mëkati i zinasë me farefis është më i madh, më neveritës dhe më i fëlliqur, së funja është shkatërrim total.

Zinaja që bëhet gjatë muajit të Ramazanit, qoftë natën ose ditën është mëkat më i madh se sa ai që bëhet në kohëra tjera, edhe zinaja që bëhet në vendet e shenjta është më i madh se sa ai që bëhet në vende të rëndomta.

Zinanë që e ban i martuari është mëkat më i madh se atë që e ban i pamartuari, zinanë që e ban plaku është mëkat më i madh se sa ate që e bën i riu, zinanë që e ban i dituri është mëkat më i madh se sa ai që e ban injoranti dhe zinanë që e ban ai që ka mundësi të mbrohet prej sajë ka mëkat më të madh se sa ai që është i varfur dhe s’ka mundësi të mbrohet.

Disa herë këtij imoralitet mundet t’i shoqërohet edhe dashuria e cila e preokupon zemrën e tij me të dashurën, e hyjnëzon, e madhëron, i nënshtrohet, i mposhtet, i jep përparësi respektit ndaj saj para respektit ndaj All-llahut, e armiqëson ate që e armiëson ajo, e do ate që e do ajo, mëkati i cili mundet të jetë shumë më i dëmshëm nga vet zinaja, imoraliteti.

SI TË PEMDOHEMI NGA ZINAJA, IMORALITETI

Pasiqë tu qartësua madhësia e krimit të zinasë dhe gjurmët shkatërruese mbi individët dhe ummetin, duhet përkujtuar se është i domosdoshëm pendimi nga zinaja. Ashtuqë ai që bjer në zina, ose është bërë shkaktar i sajë, ose i ka ndihmuar në këtë mëkat, duhet nxituar në pendim të sinqertë, të pendohet për atë që ka kaluar dhe sa ka mundësi mos t’i kthehet këtij mëkati.

Ai që ka bërë zina, qoftë mashkull ose femër, nuk është patjetër të dorëzon vetveten dhe të pranojë krimin që e ka bërë, por mjafton të pendohet te Zoti i vet dhe të mbulon mëkatin me mbulesën e Tij, [subhanehu ve teala].

Nëse ka fotografi të asaj me të cilën ka bërë zina, ose zë të sajë të inçizuar duhet të nxitojë që ti shkatërrojë këto gjëra dhe të ç’lirohet prej tyre, e nëse ia ka dhënë ndokujt, duhet t’ia mer dhe të ç’lirohet prej tyre në ç’farëdo mënyre.

Nëse ndonjë gruas i ka mbetur ndokund ndonjë fotografi ose inçizim që frikohet se mundet të publikohen, ajo duhet të pendohet dhe nuk duhet të bëhen shkak këto gjëra që ta pengojnë nga pendimi dhe nga drejtimi kah Zoti. Ajo duhet të pendohet dhe nuk duhet t’i nënshtrohet kërcënimeve dhe frikësimeve se i mjafton All-llahu, dhe le ta dijë se ai që i kërcënohet është frikacak dhe se ai duhet të turpëron vetveten nëse i publikon.

Pastaj çka mund të ndodh nëse ai e realizon atë me të cilën kërcënohet? Cila është më e lehtë: turpërim i vogël në dunja, të cilën e pason pendimi i sinqertë ose turpërim para mbarë krijesave në Ditën e llogarisë, të cilën e pason hyrja në xhehenem, sa vendbanim i keq që është?!

Në përgjithësi, ai që ka rënë në këtë mëkat duhet nxituar në pendim dhe të drejtohet kah All-llahu tërësisht, duhet të ndërpres çdo gjë që ia kujton këtë vepër, të përkulet para All-llahut i dorëzuar dhe i penduar, me shpresë se All-llahu ia pranon pendimin dhe ia fal mëkatet e ia shndërron në vepra të mira, siç tregon All-llahu në Kur’an:

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 68- 70).

All-llahu na bëftë nga ata që largohen prej zinasë dhe na ban të ndershëm e fytyrbardhë në dunja e ahiret. All-llahu na dhuroftë hurijat e xhennetit si shpërblim për durimin tonë dhe ikjen nga harami. Amin.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Përshtati Bekir Halimi.

Bekir Halimi,
6.9.2002