DELEGACIONI I BFI ME NË KRYE KRYETARI I BFINË MORI PJESË NË CEREMONINË E HAPJES SË Q.K.I. WINTI NË WINTERTHUR TË ZVICRËS
DELEGACIONI I BFI ME NË KRYE KRYETARI I BFINË MORI PJESË NË CEREMONINË E HAPJES SË Q.K.I. WINTI NË WINTERTHUR TË ZVICRËS
Me 29.09.2024, delegacioni i Bashkësisë Islame të RMV-së, i përbërë nga kreu më i lartë i saj, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Abdulxhemil ef. Nesimi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Adi ef.Murtishi, drejtori i sektorit per diaspore Mafiz ef. Rustemi, morën pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Islame në Winterthur, Zvicër.
Shqiptarët në Zvicër me aktivitet e tyre, punën e madhe që bëjnë, janë një shembull inspirues për të gjithë ne!
Kjo xhami përfaqëson jo vetëm një hapësirë për lutje, por edhe një urë që lidh njerëzit, forcon unitetin dhe respektin ndërmjet të gjithë besimtarëve të Winterthurit por edhe më gjerë.
Le të shërbejë kjo xhami si një vatër e vlerave të paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit për të gjithë ata që e vizitojnë. Një qendër për bashkëpunim, edukim dhe dialog ndërfetar, duke forcuar marrëdhëniet mes komuniteteve tona dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie edhe më të drejtë dhe të bashkuar.
Falënderojmë Imamin e kesaj Qendre, Ismail ef. Alili, kryetarin Adem Murseli, të gjithë aktivistët për pritjen madhështore si dhe për organizimin e përkryer.
Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët, kontribuesit në këtë Qendër, u dhashtë suksese, na bëfshin krenarë gjithnjë e më shumë.
Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.