Nuk të pashë asnjëherë, por dashuria për ty më shtohet çdo herë që dëgjoj emrin tënd. Një hipotezë e thjeshtë thotë larg syve, larg zemrës, por si duket kjo formulë nuk funksionon në të gjitha proceset e jetës. Sa muslimanë jetojnë sot dhe kanë jetuar në të kaluarën, e te të gjithë ata të sinqertit u shfaq dashuria e madhe për ty, dashuri më e madhe se sa edhe për fëmijët e tyre. Kur të pyetën shokët tu: Kush janë të dashurit e tu, o  i Dërguar i Allahut? Përgjigja ishte: “Ata të të cilët nuk më kanë parë dhe prap më besojnë. Me të vërtetë Allahu të dërgoI ty, mëshirë për mbarë njerëzimin. Sot kur dëgjoj jetëpëshkrimin tënd, betohem se më vlon gjaku nga mllefi që ndjej ndaj armiqve të tu. Ndaj atyre që nuk i ndalën helmet e gjuhëve të tyre sa jetove, e në vecanti ndaj këtyre bashkëkohorëve të cilët me gjuhën e shejtanit mundohen të cënojnë nderin tënd dhe lëndojnë thellë ndjenjën tonë ndaj teje. Sa keq, sikur të shihnin me sytë e zemrës, do të kuptonin se sa gabim e kanë. Kur bota po fundosej me anijen e jetës të cilën e kishin shkatërruar me mëkate, erdhe si pishtar ndriçues në errësirën e natës, ku orientimi në rrugë humbet dhe shpresa endet pa drejtim. Shumë prej shokëve dhe pasardhësve tu e ruajtën dhe e ruajnë me xhelozinë më të madhe Sunetin tënd. E kuptuan dhe e transmetuan brez pas brezi si një litar që nuk këputet, deri në ditët e sodit. Nuk ishin të gjithë të njëjtë, sepse në lojën e të ashtuquajturës “jetë” secili zgjedh për vete rolin që do ta përfaqësoj atë, dikush mik e dikush armik. Nuk ishin dhe nuk janë të pakët ata të cilët të përgënjeshtruan dhe u mbajtën arogantë. Ata zgjodhën rrugën e mërzis dhe të humbjes, të shanë e të lënduan me të gjitha forcat e metodat që i posedonin në bagazhin e tyre të punuar me pëlhurën e urrejtjes. Çfarë e bëri Bilalin që pas vdekjes tënde, nga mërzia të ik prej qyteti? Padyshim mirësia yte dhe dashuria e tij ndaj këtij pejgamberi. Sa herë që e dëgjoj këtë rast sytë e mi lagen nga lotët që më tradhtojnë.  Po ebu Bekër es Sidiku, kur ata gënjeshtarët thane: “Shoku yt thotë të ketë shkuar në qiell !?’’ Ai tha: “Nëse e thotë ai, unë e besoj atë”.  Na lajmwroi se umeti do të ndahej në shumë grupe, ndërsa të shpëtuarit do të jenë ata të cilët do të ndjekin Sunetin e tij. Allahu na bëftë prej tyre. Sa larg që kanë shkuar në devijim, në bidat e në kufër. Nuk lanë gjë pa shpikur, gjëra që kurrë nuk qenë pjesë e jetës tënde, e as e Sunetit twnd, por të gjitha janë shtojcë e mendjeve të tyre dhe imagjinatave të cuditshme që injoranca ju ka lëshuar rrënjë në shpirtërat e tyre. Dhe si për cudi  mbajnë lartë dhe me krenari flamurin e “devotshmërisë”. Allahu ta besoi ty misionin e shenjtë, të shpalli pejgamber, dhe të bëri vulë të pejgamberëve, ndërsa sot kemi grupe e grupe të cilët mohuan dhe përbuzën mundin tënd. E besimi ynë në Allahun të njejtën kohë obligon edhe besimin në Pejgamberin paqja qoftë mbi të. Thotë Pejgamberi (Sal-lAllahu aljehi ue sel-lem): ” Nuk është besimtar i vërtetë ai person, përderisa Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk janë më të dashur për të sesa familja e vet”. Sa bukur që ka folur i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dhe ata të cilët e pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.

PërpiloiL. Hajdari Rexha / rizgjimi.com