Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është obligim dhe domosdoshmëri

Ibn Kudame makdisiu [rahimehull-llah] thotë: “Dije se ummeti janë unanim se dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është obligim”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 338).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Dashuria ndaj All-llahut, madje dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij është prej obligimeve më të mëdha të besimit, baza më e madhe dhe rregulli më fisnik. Madje është baza e çdo vepre prej veprave të besimit dhe fesë”. (Tuhfetul-Irakije, fq. 57).

Argumentet për këtë janë të shumta, prej tyre do të përmendim:

1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjell vendimin e Tij, kurse All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Et-Teube: 24).

Imam Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë: “Në këtë ajet ka argument se dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij është obligim. Për këtë nuk ka divergjenca mes ummetit, dhe se kjo dashuria ka përparësi para çdo dashurie”. (Tefsir Kurtubi, 8/ 95).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu nuk dakordohet prej tyre që ta duan All-llahun dhe Pejgamberin e Tij sa e duan familjen dhe pasurinë, as të jetë dashuria ndaj xhihadit në rrugën e tij sa dashuria ndaj familjes dhe pasurisë. Madje pa arritur që xhihadi në rrugën e tij, që është plotësia e dashurisë së Tij dhe dashurisë së Pejgamberit të Tij më e dashur te ata se familja dhe pasuria. Kjo kërkon që dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij të ketë përparësi para çdo dashurie. Ata nuk duhet të duan asgjë sa e duan All-llahun, përdallim nga idhujtarët. Baza e dytë kërkon që xhihadi në rrugën e Tij të jetë më e dashur te ai se sa familja dhe pasuria, sepse kjo është plotësim i besimit, shpërblim i të cilit është dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij”. (El-Istikame, 1/ 263- 264).

Poashtu thotë: “Shikoni këtë kërcënim të ashpër, të cilin e ka treguar All-llahu për ata që familjen dhe pasurinë e duan ma shumë se All-llahun, Pejgamberin dhe xhihadin në rrugën e Tij. Me këtë kuptuam se dashuria ndaj All-llahut, Pejgamberit të Tij dhe xhihadit në rrugën e Tij duhet të jetë më e madhe se sa dashuria ndaj familjes, pasurisë, vendbanimeve, mallërave, shokëve dhe vëllezërve, përndryshe nuk është besimtar i vërtetë”. (El-Fetava, 10/ 750- 751).

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] duke e komentuar këtë ajet thotë: “Mjafton kjo nxitje dhe stimulim, ky aludim dhe argumentim se dashuria ndaj Tij është e domosdoshme, obligative, me peshë shumë të madhe dhe se e meriton, pasiqë e qortoi ate që pasurinë, familjen dhe fëmijët e tij i do ma shumë se All-llahun dhe Pejgamberin e Tij dhe u është kërcënuar duke u thënë:

“pritni derisa All-llahu të sjell vendimin e Tij, “, që në fund të ajetit t’i konsideron fasika- të prishur dhe të dalur nga rruga e Islamit. Ua bëri me dije se ata janë të lajthitur dhe nuk janë të udhëzuar nga All-llahu”. (Esh-Shifa bitarif hukukul-Mustafa, 2/ 18).

2- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, “. (El-Ahzab: 6).

Sehli [rahimehull-llah] thotë: “Ai që nuk mendon se duhet të jetë nën pushtetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në çdo gjendje, nuk ka mundësi të shijojë ëmbëlsinë e sunnetit të tij sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nuk beson askush prej jush derisa të jem më i dashur te ai se vetveteja e tij”. (Esh-Shifa, 2/ 19).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhëruar që ta respektojmë Pejgamberin e Tij duke thënë:

“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, “. (En-Nisa: 80). Na ka urdhëruar ta pasojmë duke thënë:

“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, “. (Ali Imran: 31). Na ka urdhëruar ta nderojmë, ta përkrahim dhe ta ndohmojmë. Kemi obligime ndaj tij, ashtu siç na i ka sqaruar në Kur’an dhe Sunnet, saqë na e ka bërë obligim ta duam ma shumë se vetveten dhe familjen tonë”. (El-Fetava, 27/ 104).

Poashtu thotë: “Sepse ska shpëtim për asnjërin nga denimi i All-llahut dhe arritje te Mëshira e All-llahut pa ndërjmetësimin e Pejgamberit, pa dashurinë, miqësinë dhe pasimin e tij. Këtë njeri me këto vepra All-llahu e shpëton nga denimi në dunja e ahiret. Dhuntia më e madhe dhe më e dobishme është dhuntia e besimit, e kjo nuk mund të arrihet pa këtë element. Kjo është më e dobishme për secilin se sa vetveteja dhe pasuria e tij. Me te All-llahu e nxjer njeriun nga erësira në dritë. Tjetër rrugë për këtë proces nuk ka. Kurse vetja dhe familja e tij nuk i bëjnë dobi asgjë para All-llahut [subhanehu ve teala]”. (El-Fetava, 27/ 426).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Ai që i jep përparësi të dashurit të tij para vetvetes, pa dyshim se i jep edhe më shumë përparësi para pasurisë së tij besimtari nuk mundet ta plotësojë gradën e besimit derisa nuk bëhet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më i dashur te ai se vetveteja e mos të flasim për fëmijët e prindërit e tij”. (Reudetul-Muhibin, fq. 276).

3- Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Askush prej jush nuk është besimtar derisa të bëhm më i dashur për te se sa prindërit, fëmijët dhe mbarë njerëzit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Shenjat e kësaj dashurie që përmendet në këtë hadith është që nëse ndodh që të zgjedh mes humbjes së disa gjërave të tija dhe mospamjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nëse është e mundshme të ndodh kjo, ai ta ketë më lehtë ti humbë ato gjëra se sa pamjen e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. kush është në këtë gradë, e shijon këtë dashuri të lartëpërmednur, përndryshe nuk është i tillë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me praninë dhe humbjen, por kjo vlen edhe për ndihmesën e sunnetit të tij dhe mbrojtjen e sherijatit të tij dhe eliminimi i kundërshtarëve të tij. Këtu hyn edhe urdhërimi në të mirë edhe ndalimi nga e keqeja”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59).

Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë: “Secili që ka besuar në Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me besim të shëndoshë, nuk mundet e të mos ketë pjesë nga kjo dashuri, edhe pse ata dallojnë mes tyre. Dikush ka arritur maksimumin në këtë drejtim, e disa kanë arritur grada më të ulta, siç është gjendja e atij që është fundosur në epshe, i penguar nga neglizhenca në shumicën e rasteve. Mirëpo shumica e tyre, kur përmendet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mallëngjohet për parjen e tij, saqë këtij hapi i jep përparësi ma shumë se sa familjes, fëmijëve, pasurisë dhe prindërve, e flijon vehten në gjëra të rezikshme. Në këtë hap e shtyn ndërgjegja e tij, edhe ai aspak nuk ka mëdyshje në këtë drejtim. Kemi parë njerëz që i japin përparësi parjes së varit të tij dhe gjurmëve të tija ma shumë se gjith ajo që kemi përmendur. Kjo vjen kur të zë vend në zemrën e tij dashuria ndaj tij, mirëpo kalon shpejtë me ardhjen e shkujdesit një pas një. All-llahu na ndihmoftë”. (Fet’hul-Bari, 1/ 60).

Hulejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Baza e këtij kapitulli është të ndalesh në lavdatat dhe vlerat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pastaj gjurmët e mira që i ka lënë në fenë e All-llahut dhe obligimet që i kemi ndaj tij fetarisht dhe zakonisht. Ai që këtë e percepton dhe ka mendje të shëndoshë, e kupton se ai duhet të duhet ma shumë se prindi i mirë në vetvete dhe bamirës e i kujdeshëm ndaj fëmijës së vet dhe se mësuesi, i pranuehsmë në vetvete dhe është i dhënë pas mësimdhënies dhe aktivitetit”. (Shuabul-iman, 2/ 133).

4- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk beson derisa të jem më i dashur te ai se prindërit dhe fëmijët e tij”. (Buhariu).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Qëllimi në këtë hadith është dashuria me zgjedhje, e jo ajo natyrore”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59).

Poashtu thotë: “Kjo dashuri kuptohet me meditim nëse mendon rreth dobisë që na ka ardhur nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili na nxori nga errësira e kufrit në dritën e besimit, ose drejtpërsëdrejti ose me shkak, e kupton se ai është shkaku i mbetjes së tij të përherhsme ne begatit e pafund. Ai e kupton se dobia e tij qenka dobia me e madhe në të gjitha aspektet. Andaj e meriton që hiseja e tij në dashuri të jetë më e madhe se e tjerëve, sepse dobinë që e shkakton dashuria e tij është më e madhe se dobitë tjera. Mirëpo njerëzit dallojnë në këtë raport për shkak të pranisë së kësaj dije ose shkujdesit nga ajo. Ska dyshim s ehiseja e sahabeve në këtë domethënie ka qenë më e plota, sepse kjo është fryt i njohjes, kurse ata këtë më së miri e njohin”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59- 60).

Bejhkaiu [rahimehull-llah] thotë: “Në tërësinë e dashurisë së tij hyn edhe dashuria e familjes së tij, që janë të afërmit e tij, atyreve që u ndalohet dhnia sadaka dhe obligohemi tua japim një të pestën, për shkak të afërsisë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. në familjen e tij hynë edhe gratë e tija. Ne obligohemi të kujdesemi për to edhe pas shkuarjes së tyre, duke dërguar salavate mbi to dhe duke kërkuar falje për to, duke i përmednur vlerat dhe duke i lavdëruar ashtu siç obligohen fëmijët ndaj nënave të tyre që i kanë lindur madje edhe ma shumë. Për shkak të pozitës që kanë dhe afërsisë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë dashuri hyn edhe dashuria ndaj sahabeve të tija, sepse All-llahu i ka lavdëruar”. (Shuabul-Iman, 2/ 188- 189).

5- Abdull-llah ibn Hishami [rahimehull-llah] thotë:

“Ishim duke ndejtur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili e kishte kapur Omerin [radijall-llahu anhu] për dore. Omeri i tha: O i Dërguar i All-llahut, ty të dua më shumë se çdo gjë, përveç vetvetes, atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“Jo, pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti im, derisa të mos më duash më shumë se vetveteja”. Omeri i tha: tani, po, pasha All-llahun të dua më shumë se edhe vetveteja ime. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Tani, është në rregull, Omer”. (Buhariu).

Sipas Ibn Haxherit domethënia e këtij hadithi është: “Nuk munet të arrihet kjo gradë e lartë derisa nuk e duam kësisoji Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”.

Disa asket kanë thënë: “Kjo fjali e ka domethënien: “nuk ke dashuri të vërtetë ndaj meje, derisa nuk i jep përparësi kënaqësisë sime para epshit tand, edhe në qoftë se në këtë veprim është shkatërrimi yt”. (Fet’hul-Bari, 11/ 528).

Ai poashtu thotë: “Përgjigja e Omerit ishte e natyrshme, mirëpo pas mendimit, e kuptoi me argumentim se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është më i dashur te ai se vetveteja, sepse ai është shkaku i shpëtimit nga shktaërrimi në dunja e ahiret. Andaj e lajmëroi atë që zgjodhi. Për këtë erdhi përgjigjeja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Tani, Omer”. Domethënë tani kuptove dhe e the atë që duheshte”. (Fet’hul-Bari, 11/ 528).

Hulejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Nëse na është e qartë se dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është prej besimit, duhet të sqarojmë lavdatat dhe vlerat që ia ka përmbledhur All-llahu [subhanehu ve teala], që janë gjëra të cilat na shtyjnë ta dojmë edhe ma tepër dhe të besojmë se duhet lavdëruar dhe treguar vlerat e tija, duke i përmednur ato, duke shtuar salavatet ndaj tij, duke e respketuar, duke nxitur në shpalosje të thirrjes së tij, duke zbatuar sherijatin e tij, duke bërë vepra që janë shkak për të fituar shefatin e tij, duke u gëzuar që jemi ummeti i tij, jemi përgjigjeja e lutjes së tij, leximi kronik i Kur’anit, i cili flet me argumentet e tija. Ai që këto vepra i ban, ai është njeriu që me të vërtetë e don”. (Shuabul-Iman, 2/ 187).

Shenjat e dashurisë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).

Xhafer ibn Muhamedi [rahimehull-llah] thotë: “Nuk ka rrugë që të shpien deri te dashuria e All-llahut [subhanehu ve teala] përveç pasimit të të dashurit, nuk mundet të arrishë deri te i Dashuri me ndonjë vepër më të mirë se sa me pasimin e të dashurit të Tij. Kjo e kënaq ate”. (Bejhakiu në “shuab”, 2/ 184).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] e bëri dashurinë e tyre ndaj All-llahut shkaktare të pasimit të Pejgamberit të Tij, kurse pasimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë shkak për dashurinë e All-llahut ndaj tyre”. (Et-Tuhfetul-Irakije, Ibn Tejmiu, fq. 85).

Në një vend tjetër thotë: “Pasimi i Sunnetit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sherijatit të tij, në brendësi dhe publikisht, e shkakton dashurinë e All-llahut [subhanehu ve teala], ashtu sikurse xhihadi në rrugën e Tij, dashuria e miqve të Tij dhe urrejtja e armiqve të Tij është e vërteta e dashurisë së All-llahut shumë njerëz që pretendojnë dashurinë janë njerëzit që qëndrojnë më së largu nga pasimi i sunnetit nga urdhërimi në të mirë dhe nga ndalimi prej të këqijave dhe xhihadi në rrugën e Tij”. (Tuhfetul-Irakije, fq. 91).

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë: “ai që ka këtë cilësi, domethënë pasimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka dashuri të plotë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse ai që i kundërshtohet në disa gjëra, ka dashuri të mangut, mirëpo nuk del nga emri i dashurisë. Argumetn për këtë është fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], për ate që e rrahu për shkak të konsumimit të alkoolit dhe disa e mallkuan, duke thënë se shumë herë e ka përsëritur këtë mëkat, ai tha:

“Mos e mallkoni, sepse ai e do All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. [hadithi është ]. (Esh-Shifa, 2/ 25).

2- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit”. (El-Muxhadele: 22).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Secili besimtar në zemrën e tij gjenë dashuri për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të cilën nuk e ka ndaj të tjerëve përpos tij, saqë nëse dëgjon ndonjë të afërm të tij duke ofenduar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i bëhet armik atij, largohet prej tij, madje edhe e vret, për shkak të dashurisë që ka ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E nëse nuk e bën këtë, nuk është besimtar”. (Minhaxhus-Sunneti, 5/ 401).

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë: “Shokët e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kanë vrarë të dashurit e tyre, prindërit dhe fëmijët e tyre për ta kënaqur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Saqë Abdull-llah ibn Abdull-llah ibn Ubej i tha Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Po të do, ta sjelli kokën e tij, domethënë kokën e babit të vet”. (Esh-Shifa, 2/ 27- 28).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Ai që e do All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], është xheloz për All-llahun dhe Pejgamberin, aq sa i do dhe nderon ata. Nëse zemra e tij boshatiset nga xhelozia ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] atëherë edhe më parë do të ishte e boshatisur nga dashuria, edhe nëse pretendon se është prej atyreve që e dojnë All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Gënjen njeriu, i cili pretendon se e ao ndoken, kurse i sheh të tjerët duke i nëpërkëmbur ndalesat, e dëmton dhe e hidhëron, e nënçmon dhe nuk ia nderon urdhërin, e ky nuk është aspak xheloz ndaj këtij njeriut. Madje e ka zemrën e ftohur. Si ka mundësi që një njeri të pretendon dashurinë ndaj All-llahut, kurse ai nuk xhelozon ndaj ndalesave të tija, kur nëpërkëmben e as për të drejtat e tija kur asgjësohen. Së paku të xhelozon për te nga vetveteja, nefsi i tij dhe shejtani, të xhelozon sepse nuk është duke i kryer të gjitha obligimet ndaj tij dhe është duke bërë mëkate. Nëse kjo xhelozi ikë nga zemra e tij, ka ikur edhe dashuria, madje ka ikur edhe feja, edhe pse kanë mbetur disa gjurmë të saja. Kjo xhelozi është baza e xhihadit në rrugën e Tij, urdhërimit në të mirë dhe largimit nga e keqeja, edhe kjo është shtytësi për këtë. Sepse njeriu e ndërmer këtë hap për shkak të xhelozisë që ka për Zotin e tij. Mu për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] shenjë të dashurisë ndaj Tij dhe të dashurisë së Tij e ka bërë xhihadin, duke thënë:

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (Reudetul-Muhibin, fq. 281- 282).

3- Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

Njerëzit nuk kanë dashuri më të madhe dhe më të plotë se sa dashuria e besimtarëve ndaj Zotit të tyre. Asgjë në gjithësi nuk meriton të duhet vetvetiu në çdo aspekt sikurse All-llahu. Secili që duhet përveç Tij, dashuria e tij është vijim i dashurisë ndaj All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duhet për shkak të All-llahut, respektophet për shkak të All-llahut dhe pasohet për shkak të All-llahut”. (El-Fetava, 10/ 649).

4- Bejhakiu [rahimehull-llah] thotë:

“Nën dashurinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hyn edhe dashuria ndaj sahabeve të tij, sepse All-llahu [Azze ve xhel-le] i ka lavdëruar nëse bëhet e qartë se dashuria ndaj sahabeve është prej besimit, atëherë kjo dashuri domethënë të besojmë vlerat e tyre dhe ti konfiromojmë këto vlera, secilit tia dimë vendin që ka. Secili që ka pozitë të vlefshme në Islam, ajo i takon, secili që ka pozitë të lartë te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ashtu duhet konsideruar. Duhet përhapur virtytet e tyre të larta, duhet lutur për ta, duhet pasuar ata në të gjitha kapitujt e fesë, nuk duhet pasuar rëshqitjet dhe lëshimet e tyre dhe duhet heshtur për ato gjëra dhe mospajtime që kanë ndodhur mes tyre”. (Shuabul-Iman, 2/ 189, 192).

5- Abdull-llah ibn Mugafeli [radijall-llahu anhu] thotë:

Një njeri i tha Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: pasha All-llahun unë të dua! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Shiko se çka thua?”. Përsëri i tha: pasha All-llahun unë të dua! Këtë e përsëriti tre herë. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“Nëse me të vërtetë më do, përgaditi varfërisë mburojë, sepse varfëria te njeriu që më do mia vjen më shpejt se uji luginës”. (Hadithi është hasen, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Mubarekfuri thotë: “Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është vepër e madhe dhe e rezikshme, andaj shiko se çka thua dhe mendo rreth asaj që vepron. Sepse dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shkakton ardhjen e belave dhe telasheve. Përgaditur kundër varfërisë me durim dhe falënderim ndaj All-llahut. Nëse je i vërtetë në këtë pohim dhe e meriton këtë emërtim, atëherë përgadit mekanizma që do të bëjnë dobi në rast të belajave, sepse belatë dhe miqësia shkojnë bashkë. Duhet përgaditur me durim kundër varfërisë që ta mbrosh fenë tënde me bindje, që e kundërshton trishtimin dhe habinë, pakënaqësinë dhe mosmjaftimi më atë që i është ndarë. Domethënë se telashet dhe fatëkeqësitë të vijnë me shpejtësi të madhe, pasiqë njerëzit që më së shumti sprovohen janë Pejgamberët, pastaj ata që vijojnë, pastaj ata që vijojnë. Sidomos zotëriu i pejgamberëve, i cili është sprovuar më së shumti, kurse pasuesit e tij do të kenë hise aq sa kanë lojalitet ndaj tij”. (Tuhfetul-Ahvedhi, 7/ 14- 15).

Seid ibn Ebu Seidi [radijall-llahu anhu] tregon se Ebu Seidi është ankuar te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për nevojën e tij që ka pasur, kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë:

“Duro, Ebu Seid, sepse varfëria te ata që më dojnë vjen më shpejt se uji nga lartësirat në luginë, nga maja e kodrës në fund të saj”. (Sahih mursel, Ahmedi).

Enesi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë: Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha: Unë të dua! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu:

“Bëhu gati për varfëri”. (Sahih, Bezari).

6- Ebu Hurerje [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Njerëzit që më së shumti më duan janë ata që do të vijnë pas mua, do të dëshironte të flijonte familjen dhe pasurinë që të më shihte mua”. (Muslimi).

Përgatiti: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
16.5.2003