Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]- disa shembuj nga praktika e të parëve tanë

1- Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Sahabet e mbronin Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në luftë me trupin e tyre, derisa të binin përreth tij”. (Reudetul-Muhibin, fq. 275).

2- Një grua nga fisi Beni Dinar, ju vranë burri, vëllau dhe babi sajë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në lufën e Uhudit. Kur i treguan këtë lajm dhe e ngushëlluan, ajo tha: çka ka ndodhur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? I thanë: ai është mirë, është mu ashtu sikur dëshironi ju. Tha: ma tregoni që ta shoh. Kur e pa se ishte në rregull tha: çdo fatëkeqësi pas teje, është shumë e vogël”. Siretu Ibn Is’hak, 2/ 99).

3- Zejd ibn Dethine [radijall-llahu anhu] ishte rob në Mekë. Safvan ibn Umejje ibn Halefi e dërgoi me një shërbëtor të vehtin, i cili quhej Nistas, në Tenim që ta vret si hakmraje për babain e tij. Aty u mblodhën edhe disa kurejshit, në mesin e tyre ishte edhe Ebu Sufjani, ibn Harbi. Kur e sollën që ta vrasin, Ebu Sufjani i tha: të pyes në Emër të All-llahut, a dëshiron që të jetë Muhammedi tani në vendin tënd, ti pritet koka, kurse ti të jesh në shtëpinë dhe familjen tënde? Zejdi u përgjigj:

“Pasha All-llahun, nuk dëshiroj që Muhammedi atje ku është, në vendin e tij, ta dëmtoj asnjë therrë, e unë të qëndroj në familjen time”.

Ebu sufjani tha: Nuk kamë parë te njerëzit që ta duan ndokend aq shumë sa e duan shokët e Muhammedit, Muhammedin. Pastaj e vrau Nistasi”. (Siretun-Nebevije, Ibn Hisham, 2/ 172).

4- Aisheja [radijall-llahu anha] tregon:

“Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ti të dua më shumë se vetveteja, familja dhe fëmijët e mi. Kur qëndroi në shtëpi e më kujtohesh, nuk mund të ri, pa ardhur që të shoh. Kur më kujtohet vdekja ime dhe vdekja yte, e di se kur të hyshë në xhennet, do të ngritesh lart me pejgamberët, e nëse hy në xhennet, kam frikë se nuk do të shoh! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk iu përgjegj, derisa zbriti ajeti Kur’anor:

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, “. (En-Nisa: 69). (Këtë tregim e transmeton Ibn Kethiri në tefsirin e tij, Hafidh Makdesiu, Taberaniu e të tjerë).

5- Ebu Bekr es-Siddiku [radijall-llahu anhu] thotë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, ma shumë dëshir kam të kujdesem për farefisin e Resulull-llahit, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se sa për familjen time”. (Esh-Shifa, 2/ 49).

6- Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] i ka thënë babit të tij: pse i dhe përparësi Usames para meje? Sepse ai, pasha All-llahun, nuk ma ka kaluar as në një betejë. Iu përgjigje: sepse Zejdi ishte më i dashur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se babai yt, kurse Usameja ishte më i dashur te Pejgamberi se tij. Andaj i dhashë përparësi dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para dashurisë sime”. (Tirmidhiu).

7- Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] i ka thënë Abbasit, axhës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: bëhu musliman, sepse vall-llahi, më e dashur te unë është të bëhesh musliman ti sesa Hatabi. Jo për ndonjë gjë tjetër përveç se ishte më i dashur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. (Tefsir Ibn Kethir, 2/ 326-327).

8- Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Askush nuk ishte i dashur te unë sa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe askush nuk ishte i nderuar në syte e mi sa ai. Asnjëher nuk jamë ngopur së shiquarit te ai, nga madhërimi i tij. Po të më pyeste ndokush që ta përshkruaj, nuk do të mundesha, sepse asnjëher se kam ngopur syrin tim me shikim në te”. (Muslimi).

9- Is’hak Tuxhejniu [rahimehull-llah] thotë:

“Shokët e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas vdekjes së tij kur e përmendnin kishin frikërespekt dhe u rrënqethej trupi, e qanin”.

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë: “Të tillë kanë qenë edhe tabiinët. Disa këtë e bënin nga dashuria dhe mallëngjimi për te, kurse disa të tjerë e bënin për nderim dhe madhërim”. (Esh-Shifa, 2/ 26).

10- Musab ibn Abdull-llahi thotë:

“Malikut, kur përmendej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ndryshohej ngjyra dhe përkulej, saqë i dhimbsej të pranishmëve. Një ditë ia përmendën këtë gjë. Kurse ai u përgjegj: po të kishit parë atë që kam parë, nuk do të më mohonit mua këtë vepër. E kam parë Muhamed ibn Munkederin, i cili ishte zotëriu i kurrave (lexuesve të Kur’anit), çdo herë që e pyetnim për ndonjë hadith, qantë saqë na dhimbështe. E kam parë Xhafer ibn Muhamedin, i cili ishte njeri që bënte shaka dhe vazhdimisht ishte i buzëqeshur, mirëpo kur përmendej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në praninë e tij zverdhej. Asnjëher nuk e kam parë duke folur ndonjë hadith të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa abdest. Jamë shoqëruar me te një kohë të gjatë, ate asnjëher nuk e kam parë përveç se në njërën prej tre veprave: ose duke u falur, ose duke heshtur ose duke lexuar Kur’an. Ai nuk flitke përveç se për gjërat që kishin të bëjnë me te. Ishte nga dijetarët dhe adhuruesit që ia kishin frikën All-llahut. Abdur-Rahman ibn Kasimi kur e përmendte Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i ndryshohej ngjyra sikur mos të kishte aspak gjak në te. I është tharë buza nga nderimi madh që kishte për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E vizitoja Amir ibn Abdull-llah ibn Zubejr, kur përmendej te ai Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qante sa nuk i mbeteshin lot në sy. E kam parë Zuhriun, i cili ishte i qetë dhe i afërt me njerëzit, kur përmendej në praninë e tij Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], bëhej sikur nuk e njoh dhe nuk të njeh. E vizitoja Safvan ibn Sulejmin, i cili ishte i dhënë pas adhurimit, kur përmendej në praninë e tij Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qante aq shumë saqë ngriteshin njerëzit prej atij tubimi dhe e lenin të vetëm”. (Esh-Shifa, 2/ 42-43).

11- Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë: “Në të vërtetë, ai që e do ndokend, e do çdo gjë që ai e do. Kështu janë sjellur të parët tanë, madje edhe në gjërat e lejuara dhe ëndjet e tyre personale. Enesi [radijall-llahu anhu], kur pa se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hulumton kungulleshat (kungujt e mishit) në pjatë, nga ajo ditë edhe unë e doja këtë ushqim. Kurse Hasan ibn Aliu, Abdull-llah ibn Abbasi dhe Ibn Xhaferi [radijall-llahu anhum] shkuan te Selma dhe kërkuan prej sajë tu bëjë ushqimin që e pëlqente Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Kurse ibn Omeri [radijall-llahu anhu] i vishte nallanet septije (të asaj kohe) dhe ngjyroste flokët ose mjekrrën e thinjur me ngjyrë të verdhë, sepse kishte parë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke vepruar kështu”. (Esh-Shifa, 2/ 27).

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
30.5.2003