Dashuria ndaj epsheve është fitne (sprovë) e cila e inkurajon njeriun që të mos i bindet urdhërave të All-llahut dhe të bëj gjunahe.
Ky lloj i fitnes (sprovës) është shumë i rrezikshëm, vaçanarisht në kohën tonë, sepse dashuria ndaj epsheve është më e fortë dhe më afër njerëzve që kanë besim të dobët, kështuqë njeriu i dobët i dorëzohet epshit të tij menjëherë, derisa epshet e mbizotërojnë atë dhe e nxisin atë që të bëj gjunahe. Në këtë rast besimi i atij dobësohet ose largohet dhe del plotësisht.
Shembuj të këtyre llojeve të epsheve dhe sprovave janë: Dashuria dhe epshi për pasuri, dashuria dhe epshi për amoralitet, zbavitje, epshi për haje dhe pije, epshi për veshmbathje, dëshira për t’i imituar jobesimtarët dhe gjunahqarët dhe kështu me rradhë.
Për shembull, dashuria dhe epshi për pasuri e çon njeriun që të bie në disa gjunahe siç është gjakderdhja, vjedhja nëpër shtëpi apo vjedhja e veturave, përfitmi i pasurisë në mënyrë të palejuar siç është mashtrimi, kamata, rryshfeti etj.
Epshi për amoralitet poashtu e çon njeriun në bërjen e krimeve të jashtligjshme (haram) siç është: dhunimi, mardhëniet seksuale jashtmartesore, homoseksualizmi, masturbimi etj. Ky lloj i epshit e shpien njeriun në shikimin e kanaleve dhe videove pornografike apo revistave të këtij lloji, poashtu ky epsh e shpien njeriun që t’i maltretoj femrat nëpër qendra tregtare apo në mënyra tjera duke përdorur mjete sikurse është kompjuteri, celularët dhe kamerat.
Njeriu duhet që të ketë kujdes, ta ketë frikë All-llahun dhe të kapet për adhurimet e përditshme siç është namazi, sepse namazi është një vepër që e ndalon njeriun prej veprave të këqija dhe duhet të ketë kujdes mos t’ia çel derën këtyre llojeve të fitnes sepse në këtë mënyrë mund të shkatërrohet.
Thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Dhe ngutuni për të bërë vepra të mira (sepse do të ketë) fitne (sprova) sikurse një pjesë e natës së errët (pa hënë) ku njeriu zgjohet si besimtarë dhe bie natën në gjum sikurse jobesimtarë dhe bie natën në gjum si besimtarë dhe zgjohet si jobesimtarë. E shet fenë e tij për një çmim të vogël të dunjasë”. (Muslimi)
Ky është rreziku i fitneve dhe sprovave të kohës kur Islami në mesin e njerëzve është i huaj. Ky lloj i fitneve është prezent në gazeta, revista, libra, nëpër kanalet televizive dhe në internet. Pra njeriut i servohet devijimi dhe kufri nga çdo anë, derisa njeriu devijon në çast duke bërë kufër, sikurse është kur njeriu flet ndonjë fjalë që ka kufër ose ka tallje me fenë, apo sharje të All-llahut dhe Pejgamberit ose sharje të diçkaje që është prej fesë, ose lënien e namazit etj.
Poashtu muslimani duhet të ketë kujdes nga shoqëria e keqe dhe të ruhet nga bidatet në fe, sepse këta gjëra e vdesin zemrën e njeriut.
Një prej rrugëdaljeve prej këtyre fitneve është edhe largimi prej gjërave që e ndezin zjarrin e epsheve siç është largimi dhe distancimi prej shikimt haram në TV apo në internet, poashtu edhe largimi prej vendeve të dyshimta siç janë kafenetë dhe vendet ku bëhen vepra me të cilat All-llahu nuk është i kënaqur.
Dijetari Islam ibn Uthejmin thotë rreth rënies në fitnet e epsheve: “Nëse zemra është e dobësuar me gjunahe të shumta dhe kësaj zemre të dobët i afrohet një fitne e fortë, atëherë kjo zemër nuk do të mund t’i bëj rezistencë kësaj fitne dhe as ta tejkalojë atë dhe ky person do të shkatërrohet ashtusiç shkatërrohet gjahu kur në të depërton shigjeta”.
Ka ardhur në hadithe tjera në të cilat përmendet vlera e adhurimit të All-llahut në kohëra të vështira dhe kaotike dhe Pejgamberi ka urdhëruar që njeriu ta shtojë adhurimin në këto kohëra të fitnes dhe ka përgëzuar me shpërblime të mëdha. Thotë Pejgamberi: “Adhurimi në kohëra të vështira dhe kaotike e ka shpërblimin sikurse ai që bën hixhret (shpërngulje) tek unë”. (Muslimi)
Thotë Imam Nevevi rreth këtij hadithi: “Ajo e cila nënkupton me fjalën “në kohëra të vështira” është për qëllim koha e fitneve dhe koha kur çështjet janë kaotike dhe për këtë shkak adhurimi i All-llahut në kohën e fitnes është më i madh, sepse në këtë kohë shumë pak njerëz ia përkushtojnë veten e tyre adhurimit të All-llahut”.
Njeriu i mençur bën vepra të mira sa më shumë që ka mundësi, sepse vdekja vjen papritmas ose njeriu sprovohet me sëmundje ose me diçka tjetër, pra obligim është që të shfrytëzohet shëndeti dhe rehatia në adhurim ndaj All-llahut se me të vërtetë njeriu nuk i din të fshehtat dhe nuk e din se çka sjell dita e nesërme.
Përgatiti: Enis Arifi