Çka u ka përgaditur All-llahu njerëzve të devotshëm

Në këtë hutbe do të vazhdojmë duke përmendur dhuratat që i ka përgaditur All-llahu i Lartësuar për njerëzit e devotshëm.

“Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S’ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?”. (El-Enam: 32)

“e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë”. (El-a’raf: 156).

“Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën”. (Jusuf: 57).

“Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort. Që aty nuk hyn tjëtër, pos atij që është më i prishuri. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet”. (El-Lejl: 14-18).

“Ato janë Xhennetet që do t’ua trashëgojnë robve Tanë që ishin të ruajtur”. (Merjem: 63).

“ardhmëria e mirë është e atij që ruhet”. (Taha: 132).

“Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri”. (Er-Ra’d: 35).

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”. (Ali Imran: 133).

“Popullit të vet Musai i tha: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe keni durim. S’ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit”. (El-A’raf: 128).

“Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu”. (Ali Imran: 198).

“Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtimi i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin”. (Ez-Zumer: 20).

“Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do”. (el-Bekare: 212).

“Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblim i madh”. (Ali Imran: 171-172).

“Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “Ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit. Të cilëvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” – gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat”. (En-Nahl: 30-32).

“E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij”. (el-Hixhr: 45-48).

“E Xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm”. (esh-Shuara: 90).

“Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar”. (Sad: 49-54).

“Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija). Aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e ai është shpëtim i madh”. (Ed_Duhan: 51-57).

“Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të devotshëmve”. E aty, atë ditë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar”. (El-Furkan: 15-16).

“Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?”. (Muhammed: 15).

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”. (Kaf: 31-35).

“Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha”. (Tur: 17-20).

“Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dunja). (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”. (Tur: 22-28).

“Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu)”. (El-Kamer: 54-55).

“Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve, Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit”. (El-Murselat: 41-44).

“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha të një moshe. Edhe gota të mbushura plot verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt”. (En-Nebee: 31-36).

“Për ata që janë ruajtur, ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë”. (Ali Imran: 15).

“(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh”. (Junus: 63-64).

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin myslimanë. Hyni në Xhennet, ju she gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojnë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani”. (Ez-Zuhruf: 67-73).

E lusim All-llahun që të na bëjë të tillë dhe të na i mundëson këto shpërblime. Amin.

Bekir Halimi,
20.4.2001