Para disa dekadave, deri kah fundi i shekullit të kaluar, ka qenë një zbehje e Islamit dhe të myslimanëve në shoqërinë tonë. Ata i ka përcjell mosnjohja e Islamit, mos praktikumi i Islamit, të mos jetuarit me Islamin. Në atë kohë, normale ishte që të falin namazin vetëm të moshuarit, të praktikojnë Islamin vetëm ata që i trajtonin të pa shkollë, “ jo intelektual”, “të prapambetur”. Ndërsa me shamia ke pat mundësi të shohësh vetëm gratë e moshuara, dhe të tjerët mbulesën e kanë trajtuar si diçka e prapambetur, jo përparimtare, që izolon gruan në shoqëri. Ky ndryshim drastik për të keqe në këtë kohë, erdhi edhe si rezultat i një lufte të ashpër dhe të pamëshirshme ndaj Islamit, vlerave të tij, dhe ndaj myslimanëve në përgjithësi nga sistemi i kaluar, i cili si parim bazë ka patë që ti mësoj njerëzit se si të mos besojnë në Zot fare. Por, ka fundi i shekullit të kaluar e deri në kohën që ne po jetojmë ka një kthim të madh të myslimanëve në gjenezën e tyre apo në rrënjët e tyre. Ky është edhe një vërtetim i fjalës së Allahut: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë” ( tevbe 32). Pra, ka filluar një rizgjim i Islamit dhe myslimanëve. Për dallim nga e kaluara që përmendëm, sot sheh shumë mysliman praktikues, xhamitë të mbushura me xhemat, dhe me xhemat cilësorë, student, intelektual, njerëz të dijes dhe shkencës, njerëz të ngritur dhe me vlera. Po ashtu sheh myslimane praktikuese të fesë, femra të reja të mbuluara, me tituj shkencor, me avancime në dijet e tyre, dhe kjo gjendje që sot jemi është një shpresë e së ardhmes, është një begati që duhet të falënderohet Allahu fillimisht për këtë, e pastaj gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në ngritjen e kësaj vetëdije. Allahu thotë: “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” ( Junus 58). Pra,sot sheh mjek mysliman, inxhinier mysliman, profesor mysliman, sheh mjeke myslimane të mbuluar, inxhiniere, mësuese dhe shumë e shumë lëmi, fusha dhe profile tjera në jetën shoqërore. Ndoshta edhe ky është sekreti se pse sot kaq shumë edhe mbahen debate me qëllime jo të mira për Islamin, por që këto debate vetëm se po sjellin edhe më shumë praktikues të Islamit. Sepse, pa marrë parasysh a flitet për Islamin apo kundër Islamit, realitetit është se Islami është temë e pashmangshme e shoqërisë sonë. Dhe sa më shumë që po debatohet, interesimi për Islamin po është edhe më i madh.
Kjo gjendje është e mirë dhe e kënaqshme. Por, një pyetje që është titull i kësaj teme, domosdoshmërisht duhet të shtrohet dhe ndoshta për dikë duket pak e habitshme, por nuk kemi për qëllim provokimin. Pyetja është se a jemi tamam mysliman siç e kërkon Islami? A e kemi kuptuar Islamin në formën e kërkuar? Apo thënë më drejtë a ka diçka që i mungon sot myslimanit? Apo cilat janë ato gjëra të cilat do ta kompletonin edhe më shumë myslimanin në jetën e tij dhe do të ishte shembull për të tjerët?
Jo për të nënvlerësuar, e as për të nënçmuar, por mund të themi se sot myslimanëve praktikues të Islamit iu mungon Islami i vërtetë, iu mungon të kuptuarit e drejt të Islamit. Para se të hedhim fajin mbi tjetrin duhet të fillojmë me vetën tonë. Sepse fitorja e myslimanit nuk mund të vjen ndryshe përveçse me ndihmën e Allahut, ndërsa ndihma e Allahut nuk mund të vij, vetëm atëherë kur ne bëhemi hakikat mysliman, mysliman të vërtetë.
Ndoshta nuk kemi mundësi që ta rrumbullakojmë këtë çështje në të gjitha fushat, por do të prekim disa gjëra të cilat ndoshta japin dritë në rrugën e përmirësimit tonë.
- Nëpër shumë mexhlise, tubime të ndryshme, flasim për gjendjen jo të mirë të myslimanëve, duke përmendur disa gjëra negative dhe jo të mira që gjinden në mesin tonë. Dhe kur flasim për të metat tona si mysliman, si praktikues të Islamit, si i ri mysliman dhe e re myslimane, mendoj se është shumë mirë. Sepse kur zbulon sëmundjen, vetëm se shërimi është shumë më i lehtë. Pranimi i defektit, pranimi i të metës është fillimi për përmirësimin e domosdoshëm. Të pajtohesh se mes asaj që thërret Islami dhe mes asaj që shohim tek myslimanit ka dallim, kjo është një gjë e mirë. Sepse mos pajtimi me gjendjen jo të mirë dhe refuzimi i kësaj ngritë nivelin e përgjegjësisë, dhe veprimin e gjërave pozitive. Kalimi i gjendjes së myslimanit nga të ankuarit në fillimin e shërimit, është gjë pozitive. Ajo që shohim prej raporteve të ftohta të myslimanit me të tjerët, prej sjelljes së tij me të tjerët, është një sinjal që urgjentisht duhet të përmirësohet kjo gjendje dhe ky raport. I ri apo e re, mysliman apo myslimane sheh raportin et tij jo të mirë me prindërit e tij apo të saj. Bashkëshort apo bashkëshorte raportet jo të mira njëri me tjetrin. Mysliman, praktikues i Islamit, ndërsa raportet me farefisin jo në nivel, raportet me fqinjët jo në nivel, raportet me të moshuarin jo në nivel, raportet me njerëzit në përgjithësi jo në nivel. Morali, sjellja, edukata jo në nivelin e duhur. Islami prej parimeve më themelore, dhe prej mesazheve më madhështore ka përmirësimin e raporteve të njeriut me të tjerët, përmirësimi i moralit dhe karakterit të besimtarit. Dhe mesazhi i të gjitha adhurimeve që i bëjmë është përmirësimi i moralit të besimtarit. Namazi është obliguar për ta larguar njeriun nga e keqja. Po ashtu agjërimi është bërë për këtë qëllim, po ashtu zekati ka këtë qëllim. D m th, nëse namazin tonë, agjërimin ton, zekatin tonë, nuk e kemi kuptuar nga ky kënd, atëherë nuk e kemi kuptuar namazin fare.
- Shumë mysliman kur shohin disa nga gjërat jo të mira në mesin e myslimanëve, disa nga sjelljet e liga, kur shohin sprova të ndryshme, sfida të ndryshme, i kaplon një pesimizëm, i kaplon një lloj dyshimi. Besimtari asnjëherë nuk duhet të jetë pesimist, e asnjëherë nuk duhet të dyshoj në atë që praktikon, dhe asnjëherë nuk duhet ti hedhet faji fesë për këto gjëra. Allahu nuk e do pesimizmin në jetën e besimtarit. Ajo nuk është cilësi e besimtarit. Allahu thotë: “Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve” ( Jusuf 87). Besimtari nuk bëhet pesimist, as për shkak të veprimeve të disave. Por, as nuk bëhet pesimist për shkak të fuqive të kundërshtarëve. Dhe as nuk zbret e as nuk i ndryshon mësimet e fesë me pretekst të modernizimit, e as të situatave në të cilat ndodhet. Fajësinë, besimtari fillimisht ia kthen vetës së tij, duke e përmirësuar vetën e tij, duke përmirësuar moralin e tij, duke rregulluar qëndrimet e tij, dhe duke përmirësuar gabimet e tij.
- Është e vërtetë se lufta ndaj të vërtetës nuk ndalet asnjëherë. Ajo do të ekzistoj sa të ekzistoj kjo dynja, por dobësimi i jonë nuk është vetëm për shkak të kësaj. Dobësimi ynë është për shkak të largimit të tonë nga feja e Allahut. Pra, myslimani duhet ta kuptoj këtë mirë, se dobësimi i tij është nga vetja e tij, për shkak të largimit të tij nga feja e Allahut