Çka e plotëson agjërimin
1- Gradat e agjërimit; 2- Gjërat që e plotësojnë agjërimin; 3- Të ruajmë gjuhën nga çdo e keqe; 4- Vlera e bujarisë në Ramazan; 5- Raporti mes agjërimit dhe sadakasë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).
Dijetarët kanë thënë se agjërimi është tre grada:
– agjërimi i masë së gjërë të muslimanëve;
– agjërimi i masës së veçantë të njerëzve;
– agjërimi i elitës.
Agjërimi i masës së gjërë domethënë abstenimi i barkut dhe organit nga kënaqsitë dhe epshet e tyre.
Agjërimi i masës së veçantë domethënë abstenim i dëgjimit, shikimit, gjuhës, dorës, këmbës dhe mbarë gjymtyrëve nga mëkatet.
Agjërimi i elitës domethënë abstenim i zemrës nga çështjet e kësaj bote, nga mendimet rreth kësaj bote, largim nga çdo gjë përveç All-llahut. Drejtim me tërë ambiciet e tija kah All-llahu dhe largimi nga çdo kush tjetër.
Ibn Rexheb Hanbeliu [rahimehull-llah] thotë: “Shtresa e dytë e agjëruesve është: ai që agjëron abstenon nga çdo gjë përveç All-llahut, dhe e ruan kokën dhe çka ka brenda, barkun dhe çka nxë, e përkujton vdekjen dhe telashet, e dëshiron ahiretin dhe i le zbukurimet e kësaj bote.
Ky agjërues nuk feston bajramin ditën e parë të Shevalit, por bajrami i tij është atë ditë kur do të takohet me Zotin e vet dhe do të gëzohet me shikimin kah Ai.
Ai që agjëron nga epshi i tij, do ti arrijë ato nesër në xhennet, ai që agjëron nga çdo kush përveç All-llahut, bajram e ka ditën kur do të takohet me te. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi”. (El-Ankebut: 5).
O ju agjërues!
Agjëroni sot nga epshet që të takoni bajramin në ditën e takimit me Te, mos t’jua humbë shpresën vonimi i exhelit, sepse pjesa më e madhe të ditës së agjërimit ka shkuar, kurse dita e bajramit është afruar.
Agjërues!
Plotësimi dhe përsosja e agjërimit, të cilin secili prej jush e kërkon, nuk mundet të plotësohet pa gjashtë gjëra:
NJË: ULJA E SHIKIMIT DHE MOSZGJËRIMI I SHIKIMIT NË GJËRA TË NDALUARA, TË QORTUARA DHE TË URREJTURA.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre “. (En-Nur: 30- 31).
Xherir ibn Abdull-llahu [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë:
E pyeta Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për shikimin e befasishëm? Tha: “Largo shikimin tënd”. (Muslimi).
Ke kujdes vëllau im që agjëron nga shikimi i tepruar, e most ë flasim për shikimin në shejtanin e kësaj kohe, i cili ua mori mendjen njerëzve të mençur e mos të flasim për mendjelehtit, e ai është televizori.
Mos e lëndo agjërimin tënd, mos e zvogëlo shpërblimin tënd, sepse kështu nuk vepron ai që dëshiron plotësim dhe përsosje të agjërimit të tij.
Mjaftojnë prezentimi i çdo lloji të së keqes që e ofron televizori. Ngacmim i esphit, lakuriqësi, këngë e muzikë dhe zbritje në nivele shtazarake.
Çka fiton nëse lirisht shikon në ato fotografi të paraqitura në televizor, a të shtohen shpërblimet, a të zmadhohet besimi, a të shtohet dija, e cila të afron kah xhenneti dhe të largon nga xhehenemi?!
Mendoj se përgjigja e tërë këtyre pyetjeve është tërësisht negative, edhe pse ti e njeh vehten ma mirë se të tjerët.
Mer mësim nga njerëzit që kanë kaluar para nesh. Dëgjo këtë lajm.
Ebu Edjani thotë: isha me mësuesin tim Ebu Bekr Dekak, e pran nesh kaloi një djalosh i ri, e unë e shikova. Më pa mësuesi im duke shikuar në te e më tha: biri im, do ta gjesh të keqen e këtij shikimi pas një kohe. Njëzet vjet e pritsha atë ditë kur do të më kthehet kjo e keqe. Në natë më zuri gjumi duke menduar për këtë problem e kur u zgjova e kasha haruar Kur’anin.
Vëlla, dëshiron të gjesh keqardhjen e këtyre shikimeve pas një kohe të caktuar, e të humbish diç nga besimi yt ose nga të mirat tuaja atë ditë kur do të takohesh me Zotin tënd. Cili është shkaku, shikimi yt në televizor!
Thuaju atyreve që shikojnë në gjërat e këndshme në vendin e tyre
Kjo është një mostër nga vendi i përhershëm
Nëse i nxiton fëmija e epshit përfudnimin e tyre
Premtohu afërsinë e shtëgtimit në drejtim të vendit të tyre
Thuaju besimtarëve le të ulin shikimin e tyre.
DY: RUJE GJUHËN NGA FJALËT E TEPRUARA, FJALËT E KOTA, NGA PLOEMIKA STERILE, NGA KACAFYTJA, GËNJESHTRA, BARTJA E FJALËVE, FJALËT IMORALE, NGA OFENDIMI, SHPREHJET BANALE, NËNÇMIMI, PËRQESHJA, ETJ.
Gjuhën duhet detyruar që të heshtë, të preokupohet me përmendje të All-llahut dhe lexim të Kur’anit. Në këtë mënyrë agjëron gjuha.
Ai që ia zgjidh frerët gjuhës, e flet çka ti kujtohet, shejtani e dërgon në çdo luginë, e çon në buzë të greminës, që më në fund ta hedh në xhehenem. Ndryshe, njerëzit nuk hedhen në xhehenem me hundë dhe më fytyrë përveç se si rezultat i asaj që e korrë gjuha e tyre.
Muhamed ibn Vasiu i ka thënë Malik ibn Dinarit:
“Ebu Jahja, rujtja e gjuhës është më rëndë për njerëzit se sa rujtja e dinarit dhe dirhemit”.
Mendo rreth fjalës së All-llahut [subhanehu ve teala]:
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. (Kaf: 18).
Fjalimi është katër lloje:
Një lloj është tërësisht i dëmshëm, tjetri është tërësisht i dobishëm, i treti është i dëmshëm dhe i dobishëm, dhe një lloj ku nuk ka as dëm as dobi.
Lloji që është tërësisht i dëmshëm duhet heshtur, e poashtu edhe lloji që është edhe i dëmshëm edhe i dobishëm.
Lloji që nuk është as i dobishëm e as i dësmhëm, është fjalim i tepruar, e angazhimi me te është humbje e kohës, që është kulmi i humbjes. Në këtë mënyrë kuptojmë se tre të katërtat e fjalëve janë të dëmshme, kurse mbetet vetëm pjesa e katërt. Edhe ky lloj është i rrezikshëm nëse përzihet me gjëra të imta të syfaqësisë dhe shtirjes, lavdërim të vetvetes, bisedimit të tepruar, andaj fjalimi më i prerë është fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Kush heshtë shpëton”.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë se All-llahu thotë:
“Çdo vepër e birit të Ademit është për te përveç agjërimit, e ai është për Mua e unë e shpërblej për te. Agjërimi është mburojë. Nëse ndonjëri është duke agjëruar në ndonjë ditë let mos flet fjalë imorale dhe let mos bërtet. Nëse e ofendon ndokush ose e lufton le të thotë unë jam njeri agjërues”.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Sa agjërues nuk fitojnë nga agjërimi asgjë tjetër përveç urisë, dhe sa njerëz që falin namaz nate nuk fitojnë asgjë përveç se pagjumësisë”.
Kush na qenka ky njeri? Çfarë ka bërë ky njeri?
Disa dijetar kanë thënë: ai që e han iftarin në haram, ose ai që han iftar mishin e njerëzve me përgojim, ose ai që nuk i ruan gjymtyrët nga mëkatet.
Ky njeri është larë nga obligimi, andaj nuk denohet për lërje të adhurimit, mirëpo qortohet me qortim të rreptë, sepse nuk shpreson shpërblimin, i cili gjindet te Zoti i vet.
TRE: AI QË KËRKON TË KETË AGJËRIM TË PLOTË LE TA LARGON VESHIN NGA DËGJIMI I GJËRAVE TË NDALUARA DHE TË URREJTURA.
Çdo gjë që është e ndaluar të thuet, është e ndaluar edhe të dëgjohet. Andaj All-llahu i ka barazuar ata që dëgjojnë haram me ata që hanë harama duke thënë:
“Janë ata që dëgjojnë (i përgjigjen) të pavërtetën dhe hanë shumë haramin (ryshfetin) “.(El-Maide: 42).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare)”. (El-Maide: 63).
Poeti thotë:
Nëse nuk e ruan dëgjimin
Shikimin nuk e ul dhe nuk hesht
Nga agjërimi më mbetet uria dhe etja
Nëse them se kam agjëruar, nuk kam agjëruar.
O ti që ke vënduar veshin për të dëgjuar muzikë, ke frikë All-llahun, kujdesu për agjërimin tënd. Ky agjërim nuk i ngjan agjërimit të burrave të devotshëm, nuk i ngjan agjërimit të atyreve që kërkojnë plotësimin dhe përsosjen e agjërimit.
KATËR: MBROJTJA E GJYMTYRËVE TJERA NGA HARAMI.
Mbroje dorën dhe këmbën nga gjërat e urrejtura, largo barkun nga ushqimet e dyshuara në kohën e iftarit, sepse ushqimi i ndaluar është helm i cili shkatërron fenë, kurse ushqimi hallall është shërim. Pak pre saj të mjafton, kurse nëse e tepron të dëmton. Qëllimi i agjërimit është ta pakëson.
PESË: MOS TA TEPRON ME NGRËNIE TË USHQIMIT HALLALL NË KOHËN E IFTARIT, QË TA MBUSH BARKUN, SEPSE ENA MË E KEQE TË CILËN E MBUSH NJERIU ËSHTË BARKU I TIJ.
Si ka mundësi të përfitojë nga agjërimi, i cili e mposht armikun e All-llahut dhe e then epshin, që kur të vjen koha e iftarit të kompenzon tërë atë që i ka ikur gjatë ditës së Ramazanit. Saqë është bërë traditë te njerëzit që të gjitha ushqimet të ruhen për në Ramazan. Han në këtë muaj aq sa nuk hanë në të gjitha muajtë tjerë.
Zbutja e zemrës dhe pastrimi i saj bëhet duke e lënë ngopjen.
Ai që ha shumë edhe flenë shumë, e ai që flen shumë humbë shumë. Gjumi i gjatë ta humbë ymrin dhe të largon nga namazi i natës, e nëse ngritet që të fal namaz nate nuk e shijon ëmbëlsinë e adhurimit.
GJASHTË: ZEMRA E TIJ PAS IFTARIT DUHET TË JETË E LIDHUR MES SHPRESËS DHE FRIKËS.
Sepse nuk e din a i është pranuar agjërimi, e të rradhitet në rradhët e njerëzve të priviligjuar të Zotit ose jo, e të rradhitet në rradhët e njerëzve të urrejtur nga Zoti. I tillë duhet të jetë në fudn të secilit adhurim.
Hasan Basriu kaloi pran disa njerëze, të cilit ishin duke qeshur e u tha:
“All-llahu e ka bërë muajin e Ramazanit mejdan ku bëjnë gara njerëzit në adhurime. Disa njerëz arritën të parë e fituan, e tjerët u vonuan e humbën. Është për tu habitur çeshtja e njeriut që qeshet dhe loz në këtë ditë që fitojnë të parët e humbin përtacat. Pasha All-llahun pot a largon mbulesën do të angazhohej bamirësi me mirësinë e tij kurse keqbërësi me të këqijat e tija”.
E lusim All-llahun të na mëshiron me rahmetin e Tij.
Bujaria në Ramazan
Ramazani është muaj i bujarisë dhe bamirësisë, është muaj i dorëdhënies dhe fisnikërisë, andaj ti që i dëshiron të mirat urdhëro, kurse ti që i dëshiron të këqijat largohu.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, e edhe më bujar ishte në Ramazan.
Bujaria e tij kaplonte çdo bujari, duke filluar nga shpërndarja e dijes, e pasurisë e deri te dhënia e shpirtit për hirë të All-llahut, për të shfaq fenë e Tij dhe për të udhëzuar robërit e Tij. Ai luftonte për tua sjellë të mirat në çdo mënyrë, duke i ushqyer të uriturit, duke i këshilluar injorantët, duke ua kryer punët nevojtarëve, duke ua bartur barat e tyre. Ai i kishte këto vlera të larta që nga fëmijëria e tij.
Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ky i dha dhen sa mbushet hapësira mes dy kodrave. Kur u kthye te populli i vet u tha:
“O njerëz, bëhuni musliman, se Muhammedii [alejhis-selam] aq shumë jep saqë nuk i frikohet varfërisë”. (Muslimi).
Safvan ibn Umejje thotë: “Aq shumë më dha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], edhe pse ishte njeriu më i urrejtur te unë. Ai vazhdoi duke më dhënë derisa u bë njeriu më i dashur te unë”.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hyri te Bilali [radijall-llahu anhu], e te ai pa një enë me hurma dhe i tha:
“Çka është kjo, Bilal! E ruaj këtë për mysafiërt e tu. Tha: “A nuk ke frikë se mundet të kesh tym në zjar të xhehenemit. Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikëso pakësimin nga Pronari i Arshit”.
Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] asgjë nuk depononte për nesër.
I tillë ka qenë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Sadakaja dhe Ramazani
Sadakaja në këtë muaj të bekuar i ka disa veçori, prej tyre janë:
– Vlera e kohës dhe shumfishimi i shpërblimit të atij që ban punë të mira në këtë muaj.
– U ndihmon agjëruesve që kanë nevojë për të kryer adhurimet e tyre, e me këtë fiton sa shpërblimi i tyre. Andaj ai që i jep iftar një agjëruesi ka shpërblim sa shpërblimi i tij.
– Në këtë muaj All-llahu tregohet Bujar ndaj robërve të Tij me mëshirë dhe falje. Ai që tregohet bujar ndaj robërve të All-llahut All-llahu tregohet bujar ndaj tij me dhënie dhe dhurata, sepse sipas punës vjen edhe shpërblimi.
Raporti i sadakasë me agjërimin
Agjërimi dhe sadakaja kanë një lidhje të veçantë.
Të dyjat së bashku i mundësojnë njeriut hyjren në xhennet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Në xhennet ka dhoma, që ana e brendshme shihet nga jashtë dhe ana e jashtme shihet nga Brenda. I thahë; kujt i takojnë këto dhoma? Tha: “Atij që flet mirë, jep ushqim, vzhdon agjërimin dhe falet natën kur njerëzit flejnë”.
Disa dijetar të selefit kanë thënë:
“Namazi e sjell njeriun deri në gjysmë të rrugës, agjërimi e sjell deri te dera e Mbretit, kurse sadakaja e kap për dore dhe e fut Brenda te Mbreti”.
Agjërimi është mburojë, kurse sadakaja e fikë mëkatin sikurse uji zjarin.
Gjatë agjërimit njeriu doemos do të bëjë lëshime dhe gabime, andaj sadakaja e plotëson mangësinë dhe e përmirëson lëshimet. Për këtë është bërë obligim që në fund të muajit të Ramazanit të jepet zekatul-fitri që ta pastron agjëruesin nga fjalët e kota dhe imorale.
Agjërimi dhe sadakaja janë shlyes (kefarete) për disa gjëra, siç janë betimet, gabimet e ihramit, për marëdhëniet gjatë Ramazanit.
Jepni sadaka në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, sepse njerëzit më të mirë janë ata që janë më të dobishëm për njerëzir.
Ai që kujdeset për të vejat dhe skamnorët ëshë sikurse muxhahidi në rrugë të All-llahut. All-llahu i veçon disa njerëz me dhunti që tu bëjnë dobi njerëzve tjerë, e nëse shpenzojnë nga kjo pasuri, atëherë All-llahu ua le, e nëse nuk japin, All-llahu ua mer e ua jep tjerëve.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Shëroni të sëmurit tuaj me sadaka”.
A nuk e di vëlla se sadakaja ta shton ymrin dhe të mbetet edhe pas vdekjes.
O agjërues!
Sa mundet të jetë ajo që e jep! A nuk ke dëgjuar se All-llahu e bekon sadakanë, saqë sadakadhënësi në ditën e Kijametit e sheh sa kodra e Uhudit!
Nëse bën adhurim me trup, ajo mbetet vetëm te ti, kurse sadakaja ka dobi të përgjithshme. Ai që ushqen një agjërues ka sa shpërblimi i tij, një e mirë shpërblehet dhjetfish deri në shtatëqind fish, e All-llahu ia shumëfishon atij që Dëshiron.
O ju besimtar agjërues! Ky është muaji juaj, kjo është mundësia, ai që nuk jep sadaka në Ramazan, kur do të jep?!
Vallë, a aq na kanë vdekur zemrat saqë i kemi haruar vëllezërit tanë?!
Nasir El-Ahmed
Përshtati: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
18.11.2002