Qëllimi nga mësim-besimi nëpër mektebe të xhamijve të Kosovës dhe gjetiu është ruajtja e identitetit fetar islam nga rreziku i asimilimit fetar, kulturor dhe moral.

Shyqyr Allahut xh.sh. dhe të gjitha falënderimet i takojnë Atij për këtë dhunti dhe mirësi ndaj nesh, elhamdulilah që jemi Musliman dhe që na ka ruajtur Allahu xh.sh. prej kthetrave te regjimit komunist në ish-Jugosllavinë e Titos komuniste dhe aparaturës ortodokse fanatike serbo-sllave që nga koha e e kriminelëve dhe kasapëve serbo-ortodoks:

Car Dushani, Vaso Çubriloviçi, Slobodan Milosheviçi etj, gjer në këtë kohë. Këto mektebe/klasa/zyre/dhoma të vogla të bashkangjitura xhamisë, apo vetë xhamitë; kanë luajtur rol pozitiv të madh gjatë shekujve gjer më sot në mirëmbajtjen e besimit të Monoteizmit, të Teuhidit të pastër Islam, besimit në një Zot i Cili është i Vetëm, i Cili nuk ka lind askend – s’ka femije -, dhe vet nuk është i lindur nga dikush- nuk ka prind – dhe askujt nuk i përngjan dhe askush nuk i përngjan Atij, të Cilin e kanë besuar të parët tanë, dhe na e kanë trashëguar neve të pastër e të kulluar si loti i syrit. Ne të gjithë jemi borxhli ndaj tyre me lutje të pashkëputura gjer në vdekje.

Po ashtu në këtë kontekst duhet falënderuar BIK-un e Kosovës për organizimin e këtyre klasave dhe ligjëratave të mësim-besimit nëpër mektebe që nga vitet e 50-ta të shek.20 gjer më sot. Allahu i shpërbleftë dhe i gradoftë me Xhenet.

Tani në këtë kontekst duhet shtruar nje pyetje e cila kërkon një përgjigje të madhe. Pyetja thotë:

A është i mjaftuar mësim-besimi fetar nëpër mektebe për ta sfiduar gjendjen globale dhe aktuale anti-islame anembanë globit e sidomos rasti i shqiptarëve?

Përgjigjja është:

JO, nuk është i mjaftuar dhe se ky mision që është duke u zhvilluar në mënyre rotine nuk është mjaftuese, dhe gjendja faktike dhe aktuale dëshmon për efektin e dobët dhe jo të mjaftueshëm në këtë kohë.

Nëse para 50 viteve në kohën e ish-Jugosllavisë nuk kemi poseduar kushte të mjaftueshme për ta zgjeruar misionin edukativo-arsimor për ruajtjen e identitetit tonë fetar Islam, sot i posedojmë këto kushte dhe resurse humane, mediatike, shkencore, materiale etj, dhe se këto duhet të ripërdoren gjer në maksimum.

Apeloj urgjentisht që misionin mektebeve ta transformojmë në misionin e shkollave fillore publike, të mesme, kolegje dhe universitete (fakultet dhe studime post diplomike). Është imperativ kur’anor dhe profetik që këto reforma te zhvillohen urgjentisht duke koordinuar me qeverinë dhe institucionet përkatëse dhe me qeveritarë e liderët politik, dhe se BIK-u të jetë i sigurt dhe më këmbëngulës, më guximtar dhe pa kompromis, ti sfidoj anti-islamistët, anti-fetarët publikisht, nëpër media, me debate direkt dhe live gjer të realizohet kjo ender e besimtarëve shqiptarë në Kosove dhe gjetiu.

BIK-u e ka forcën shpirtërore dhe fizike të 95 % të popullatës së Kosovës, e ajo forcë është: ISLAMI & MUSLIMANËT e KOSOVËS, dhe mos të harrojmë se në shtetet demokratike në Europës kjo kërkesë është realizuar që moti, sepse konsiderohet dhe eshtë konsideruar e drejta humane bazike e njeriut, dhe mos të harrojmë Serbinë- fqinje, se kjo reformë e edukimit fetar ashtë aktive dhe funksionale që sa vite në Bujanovc, Preshevë etj, dhe nuk e kuptoj pse pret BIK-u, dhe pse qeveria apo deputetët shqiptarë në parlamentin e Kosovës e anashkalojnë dhe e neglizhojnë këtë të drejtë të popullit !? Mjaft më!

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE DHE FETARE PËR PYETJET E PARASHTRUARA NGA STUDENTËT E NIVELIT MASTER PRANË FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË