Përfshirja e të rinjve në xhaminë tuaj varet qoftë nga hapësira fizike e ndarë për përdorim nga ta ashtu edhe nga qëndrimi kulturor të cilin xhamia apo organizata juaj me xhematin e saj mbajnë ndaj tyre.
- Hapësira. Të rinjtë kanë nevojë për hapësira adekuate për projektet dhe programet e tyre. Nganjëherë ndonjë xhami nuk është dizajnuar që të ketë hapësirë të veçantë për të rinjtë, gjë që është gabim. Xhami të tjera kanë hapësira shumëqëllimshe ku të rinjë dhe grupe të tjera mund të mbajnë programet e tyre. Organizata të tjera përfundojnë duke marrë me qira objekte, duke rezervuar hapësira parkingjesh apo duke mbajtur takime dhe evente në shtëpi. Sido që të jetë, synimi kryesor është të sigurohet një hapësirë enkas për të rinjtë. Hapësira për ta nuk duhet lënë pasdore. Përkundrazi, duhet të jetë një prioritet kryesor. Nëse nuk është prioritet, atëherë kultura e xhamisë apo organizatës është rrënja e këtij problemi. E kjo na çon në pikën e radhës.
- Kultura. Perceptimi dhe imazhi i të rinjve në komunitet është gjëja e parë që duhet analizuar për të parë se ku qëndron një xhami apo organizatë. Më poshtë janë disa pikëpamje problematike kundrejt të rinjëve:
- Ata janë të bezdisshëm
- Ata shkatërrojnë gjëra
- Xhamia është i vetmi vend ku kryhen faljet dhe nuk duhet të ketë përdorim tjetër
- Xhamitë janë vetëm për të rriturit, ndërsa programet pas kohës mësimore të shkollës janë për të rinjtë
- Të rinjtë nuk duhet të marrin vendime, veçanërisht vendime të mëdha që prekin të gjithë komunitetin
- Të rinjtë nuk mund të kontribuojnë në mënyrë kuptimplote dhe janë vetëm një barrë
- Të rinjtë veçse kanë vendtakimet e tyre tashmë dhe duhet të kufizohen në ato vende
- Të bërtiturit ndaj të rinjëve me qëllim diciplinimi është e pranueshme
- Të rinjtë nuk janë aq të rëndësishëm sa të rriturit
- Nga ana tjetër këto më poshtë janë këndvështrime pozitive dhe produktive ndaj të rinjëve
- Xhamia duhet të jetë një vend familjar, ku të rinjtë kanë objekte dhe resurse të shkëlqyeshme, dhe ku ata e ndjejne veten se përkasin
- Ata janë pasuri
- Ata kanë aftësi dhe talente që janë unike dhe mund të ndihmojnë organizatën tonë të rritet
- Ata janë po aq të rëndësishëm sikurse të rriturit
- Zbatimi i programeve për mirëqenien, rritjen dhe fuqizimin e të rinjve është një gjë e shëndetshme dhe vendimtare për të ardhmen e shoqërisë sonë.
- Kontributet e të rinjve janë domethënëse dhe të nevojshme, veçanërisht për vendimet kryesore që prekin komunitetin
- Të ju flasim rinisë me qasje sikur ndaj të rriturve të rinjë është thelbësore
- Angazhimi i të rinjve në biseda serioze dhe argëtuese, me respekt dhe vlerësim, është mënyra e duhur për të komunikuar me ta
- Hapi tjetër është përcaktimi i modelit të angazhimit të të rinjve me të cilin përshtatet xhamia apo organizata juaj.
Këtu janë tre kategori nga hulumtimi ‘’Një model i shquar për të punuar me të rinjtë’’ – Organizimi i komunitetit + Zhvillimi i të rinjëve = Rini e organizuar
- Grupet organizative të udhëhequra nga të rriturit: Ky lloj grupi është i tillë ku organizata drejtohet dhe udhëheqet nga të rriturit. Angazhimi i të rinjve në këtë kategori varion nga të pasurit e të rinjve si konsulentë dhe pjesëmarrës deri te të rinjtë që janë kontribues dhe trajnerë dhe që kanë akses në hapësirën fizike dhe organizative.
- Organizatat shumë-brezëshe: Në këtë lloj të rriturit dhe të rinjtë janë partnerë të barabartë, ku nevojat e të rriturve dhe të rinjve nuk vendosen në një hierarki dhe as nuk theksohen dallimet e tyre. Këtu të rinjtë dhe të rriturit punojnë së bashku për fuqizimin, edukimin dhe ndikimin pozitiv te të rinjtë.
- Organizatat e udhëhequra nga të rinjtë: Kjo është organizata tipike jofitimprurëse e drejtuar dhe udhëhequr nga të rinjtë, ku të rinjtë ndajnë autoritetin dhe pushtetin me të rriturit bazuar në një strukturë. Zbatimi i plotë i kësaj është vendosja e të rinjve në bordin e qeverisjes, marrja e vendimeve financiare dhe vendimeve tjera që kërkojnë autoritet.
- Pasi të keni zgjedhur kategorine e angazhimit të të rinjëve që më së miri përshtatet me organizaten tuaj, këta janë hapat e mëtutjeshëm të veprimit:
- Përshkruani një strukturë të angazhimit të të rinjve me role dhe përgjegjësi që të rinjtë do të kenë në organizatën tuaj. Ekziston një strukturë udhëzuese e angazhimit të të rinjve në Manualin e angazhimit të rinisë për xhamitë, MSA-të dhe udhëheqësit e komunitetit.Ju lutemi referojuni asaj pjese. Trajnimi i stafit për angazhimin e të rinjve është i nevojshëm për të korrigjuar kulturën e organizatës dhe drejtuesve të saj në mënyrë që të ketë një atmosferë edhe më të hapur që të rinjtë të angazhohen.
- Përfshini udhëheqës të të rinjëve dhe organizata të tjera jofitimprurëse që kanë krijuar tashmë një program të fuqishëm për angazhim rinor. Sound Vision ofron seminare për xhamitë dhe organizatat jofitimprurëse se si të ristrukturoni organizatën tuaj për ta bërë atë të favorshme ndaj të rinjëve.
Ju lutemi dërgoni email në [email protected] për të caktuar një seminar.
Porositni kopjen tuaj të:
“Youth Engagement Manual for Masjids, MSA’s and Community Leaders”
Burimi: https://www.soundvision.com/article/thinking-before-you-involve-youth-in-your-masjid-or-organization
Autore: Lina Sulejmani
Përkthyer nga: Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org