Pse na duhet një xhami miqësore për fëmijë dhe të rinj?

Nëse vërtet besojmë se fëmijët janë e ardhmja, atëherë të sigurohemi që ata të edukohen në xhami është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ata plotësisht të rriten në potencialin e tyre si muslimanë të mirë. Është thelbësore që të rinjtë myslimanë t’i shohin xhamitë e tyre të dashura, një vend që ata e shohin mikpritës dhe duan të shkojnë.

Merrni më shumë se një informacion

Që një xhami të jetë miqësore me të rinjtë, ajo duhet të ketë një ide të qartë se çfarë duan të rinjtë e saj. Mësuesit e shkollave të vikendit (brenda xhamisë) janë në një pozicion të mirë për të qenë sytë dhe veshët e koordinatorit ose udhëheqësit të xhamisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se barra bie mbi ta.

Ngjarjet e komunitetit, si iftari me xhemat, janë një kohë ideale që drejtuesit e xhamisë të angazhohen me të rinjtë dhe prindërit e tyre. Të moshuarit e komunitetit nuk duhet t’i injorojnë të rinjtë, duke bashkëbiseduar vetëm me moshatarët e tyre të rritur.

Bisedoni me të rinjtë! Zbuloni se për çfarë lloj aktivitetesh interesohen të rinjtë dhe në cilat lloje aktivitetesh prindërit e tyre do të donin t’i shihnin ata të përfshirë në xhami.

Nëse shkoni në një xhami shumë të madhe me një prani të fortë në mediat sociale, konsideroni dërgimin e një sondazhi në komunitetin tuaj. Bëjeni anonim për të marrë përgjigjet e tyre të sinqerta.

Dëgjoni ata

Kur u pyet për kohën më të mirë që ka kaluar në xhami, SUhejbi (11 vjeç) tha si vijon: “Koha më e mirë që kam kaluar ndonjëherë në xhami është namazi i xhumasë”.

Namazi i xhumasë është veçanërisht tërheqës për shkak të frekuentimit të shtuar të komunitetit. Jo vetëm që të rinjtë kanë një shans për të parë miqtë e tyre, por ata kanë një shans të ndihen si pjesë e një komuniteti të madh. Ata ndjejnë madhështi. Kjo thekson rëndësinë që i gjithë komuniteti të mbështesë ngjarjet rinore.

Çfarëdo ngjarje rinore që planifikohen, ato duhet të jenë gjithashtu të këndshme për anëtarët e tjerë të komunitetit, në mënyrë që të moshuarit të dalin në mbështetje të të rinjve. Përmbushja e kësaj mund të jetë po aq e thjeshtë sa të kesh aktivitete shtesë me interes nga grupet e moshuara ose të ofrosh ushqim.

Kur u pyet se çfarë lloj gjërash ajo dëshiron të bëjë me miqtë e saj e që xhamia mund t’i ofrojë, Aida (12 vjeçe) u përgjigj me “noti në pishina”.

Ndonëse jo çdo xhami mund të ketë financat për të pasur pishinën e saj apo për t’i dërguar fëmijët në pishinë në mënyrë të organizuar, kjo nënvizon rëndësinë e ngjarjeve në komunitet që mund të ndodhin jashtë xhamisë. Merrni me qira pishina në ditë të ndryshme për të rinjtë që të kënaqen lirshëm.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për motrat e reja që përndryshe mund të mos jenë në gjendje të shijojnë notin në shumë hapësira publike (shumë prej tyre kanë kufizime në veshje që e bëjnë qëndrimin mbuluar të vështirë).

Mendoni përtej xhumasë

Xhamitë duhet të tregojnë se dyert e tyre janë të hapura përtej namazit të xhumasë. Të rinjtë e sotëm janë të zënë! Përfshirja në ngjarjet shkollore, aktivitetet jashtëshkollore dhe (për të rinjtë që janë pak më të rritur) punët, mund të marrin shumë nga koha e tyre.

Ofrimi i aktiviteteve gjatë ditëve dhe periudhave të ndryshme të javës do të ndihmojë për të tërhequr më shumë të rinj dhe për t’i bërë ata të ndihen më të lidhur me xhaminë.

Për më tepër, jo çdo aktivitet duhet të jetë praktik. Kur u pyet për një nga gjërat e tij të preferuara në lidhje me xhaminë, Bilali (7 vjeç) tha se i pëlqen të përdorë këndin e lodrave.

Vendosja e një zone lojërash është shpenzim që bëhet një herë e që zgjat me vite. Është gjithashtu diçka që fëmijët mund ta shfrytëzojnë rregullisht dhe ta shijojnë me miqtë e tyre në xhami.

Pengesat e mundshme

Pengesa më e madhe për t’u kapërcyer në përpjekjen për të bërë një xhami miqësore për të fëmijët është që komuniteti të kuptojë plotësisht përfitimet e fokusimit tek fëmijët dhe të rinjtë. Ka shumë pak kauza më fisnike se investimi në rininë tonë, megjithatë ne vazhdimisht e anashkalojmë këtë grup dhe nevojat e tyre, duke shkuar deri aty sa të përpiqemi t’i mbajmë larg xhamive!

Koha dhe paratë janë të një rëndësie të madhe, veçanërisht për xhamitë që kanë një buxhet të vogël dhe burime të kufizuara. Megjithatë, ka mënyra për të trajtuar këto çështje.

Së pari, kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mbledhjes së fondeve. Së dyti, nëse askush nuk është i disponueshëm për t’ia kushtuar plotësisht kohën e tij aktiviteteve rinore, merrni parasysh ndarjen e detyrave. Kërkoni nga anëtarët e komunitetit të angazhohen në sasi të vogla kohore që funksionojnë brenda orarit të tyre. Më pas, rrotullojeni orarin sipas nevojës.

Krijimi i një xhamie miqësore për fëmijët fillon me dëshirën e vërtetë për të krijuar një hapësirë ku fëmijët dhe të rinjtë mund të rriten për të dashur dhe dashuria të rritet brenda. Po, është një investim, por shpërblimet janë të mëdha. Kur u tregoni të rinjve se ata janë një pjesë e rëndësishme e xhamisë, xhamia do të jetë e rëndësishme për ta.

Solli në gjuhën shqipe: Thirrja.org | Nisma për avancimim e thirrjes dhe thirrësit

https://aboutislam.net/family-life/youth-4-the-future/what-makes-a-youth-friendly-mosque/