Allahu është Ai i Cili na dhuroi neve shumë begati dhe shumë të mira. Begati të cilat nuk kemi mundësi ti numërojmë. Begati të cilat nuk mundë të kompensohen dhe nuk mund ta shpaguhen. Nuk ka diçka në këtë tokë përveç se Allahu i ka caktuar furnizimin atij para se ta krijoj atë. Allahu thotë në Kuran: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë (Hud 6).

Allahu është i Cili Krijoi krijesat dhe di numrin e tyre. I furnizon ato dhe nuk e harron asnjërën prej tyre. Nuk ka ndonjë ushqim që ti e afron te goja e jote, përveç se Allahu e ka caktuar atë para se ti krijoi qiejt dhe tokën. I lartësuar është Allahu, i Cili furnizon zogun në hapësirë. I lartësuar është Allahu, i Cili furnizon peshkun në errësirat e ujit. I lartësuar është Allahu, i Cili furnizon çdo krijesë të Tij dhe nuk e harron askënd.

Kur Allahu i dëshiron të mirën robit të Tij, i jep begati në furnizimin e tij, në pasurinë e tij, në familjen e tij. Nëse Allahu i hap një derë të hairit robitë të Tij, nuk ka mundësi askush ta mbyllë atë derë. Por nëse Allahu ia mbyllë një derë të hairit robit të Tij, nuk ka mundësi askush ta hap atë. Allahu thotë në Kuran: “Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. ( Fatir 2). Pra, nëse Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij i jep begati në furnizimin e tij, begati e cila të paktën e bënë të shumtë. Sa begati të vogla, Allahu i ka bërë të mëdha! Sa begati të pakta Allahu i ka shumuar!

Në këto ditë të sodit shumica e njerëzve ankohen se nuk kanë pasuri të mjaftueshme, angazhohen shumë, ndërsa fitojnë pakë. Atë që e merr prej të hollave nuk janë të mjaftueshme për jetë, dhe shumë e shumë ankesa tjera. Është më se e nevojshme që ne sot të njohim çelësat e bereqetit, çelësat e furnizimit:

Devotshmëria çelës i bereqetit 

Me devotshmëri hapen dyert e të mirave dhe begative të Allahut. Ashtu sikur ka thënë Allahu: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë ( A’raf 96). Të gjitha të mirat vijnë nga frika e Allahut, nga devotshmëria. Ai i cili i ka frikën Allahut, Allahu do ti mundësoj rrugëdalje nga çdo brengë, nga çdo pikëllim, nga çdo vështirësi dhe i sjell furnizimin nga nuk e pret fare. Nuk i ngushtohet toka atij i cili ia ka frikën Allahut. Nuk i ngushtohet jeta atij i cili ia ka frikën Allahut. Ki frikë Allahun, Allahu do të furnizoj nga ti nuk e mendon fare.

Lutja dhe kërkimi nga Allahu çelës i bereqetit 

Nëse të është ngushtuar furnizimi, nëse të është shtuar pikëllimi, nëse të është rritur borxhi, trokit derën e cila lutjen nuk e kthen mbrapa. Lute Allahun. Sepse, Ai është Fisniku, Dhuruesi. Nuk ka dikush që ka trokit derën e Tij, e të mos i përgjigjet. Nuk ka dikush që shpreson në Të, e ti dështoj dëshira e tij. I Dërguari i Allahut një ditë hyri në xhaminë e tij kur pa një shok të tij, të vetmuar, në një moment të pa zakonshëm. I Dërguari i Allahut i tha: Që e mirë të uli në këtë vend në këtë kohë o Ebu Umameh?! Ebu Umameh i tha: O i Dërguari i Allahut gajle të mëdha më kanë goditur dhe borxhi më ka mbuluar. I Dërguari i Allahut i tha: A dëshiron ti mësoj disa fjalë, nëse i thua Allahu do ti largoj gajlet dhe do ta shlyej borxhin? I tha gjithsesi o i Dërguari i Allahut. Tha kur të bie terri dhe kur të qel drita thuaj: “O Zot kërkoj mbrojtjen tënde nga pikëllimi, mërzia, pa aftësia dhe përtacia. Kërkoj mbrojtjen tënde nga frika dhe koprracia. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga thellimi në borxh dhe nga mbizotërimi i njerëzve ndaj meje”. Këtë lutje e mësoj Ebu Umame dhe shkoi. Pas disa ditëve i Dërguari i Allahut e takoi Ebu Umamen dhe e pyeti: Çfarë lajme të reja kemi o Ebu Umame? Ebu Umame tha. Allahu ma mundësoi që ta laj borxhin dhe ma largoi pikëllimin dhe mërzinë. Lutja është litari më i fortë i robit me Krijuesin e tij, është lidhje e fortë me Zotin e botëve. Kur Allahu dëshiron të mëshiroj të pikëlluarin, të mërziturin, dhe të zhyturin në borxhe, e inspiron këtë njeri në lutje dhe kërkesa ndaj Allahut. I zgjeron gjoksin këtij njeriu që ti lutet Atij, në dorën e të Cilit janë depot e qiejve dhe tokës. Allahu thotë: “Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme (Nahl 96).

Mbajtja e lidhjeve farefisnore çelës i bereqetit 

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush dëshiron ti shtohet furnizimi, ti shtohet bereqeti në jetë dhe ti zgjatet ymri le të mbaj lidhjet farefisnore”. Nëse Allahu të ka begatuar me mbajtjen e lidhjeve farefisnore dije se kjo është një begati e Allahut ndaj teje. Vizitoj axhët, hallat, dajallarët, tezet, dhe të afërmit tjerë. Allahu mban lidhjet me robin e Tij derisa robi mban lidhje me farefisin e tij.
Lëmosha dhe shpenzimi për ata që kanë nevojë çelës i bereqetit 

Ai i cili mëshiron robërit e Allahu në tokë, atë do ta mëshiroj Ai i Cili është në qiell. Ai i cili ia lehtëson atij që iu është vështirësuar, Allahu atij do të ia lehtësoj në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai i cili ia largon një brengë njeriut, Allahu do ti largoj atij shumë brenga në ditën e gjykimit. Nuk ka ndonjë ditë që del agimi përveç se zbresin dy melaqe duke thënë: “O Zot atij që jep shtoja edhe më shumë, ndërsa atij që bëhet koprrac shtrëngoja edhe më shumë”. Shokët e Pejgamberit ishin të mëshirshëm njëri me tjetrin. Kjo ngjarje tregon më së miri gjendjen e tyre. Kur erdhi në Medine Zubejr b. Avam i dhe pasi u plakë i tha birit të tij. o Biri im laj borxhet e mia, laj borxhet e mia, e nëse nuk ke mundësi atëherë thuaj: “O Zot i Zubejrit laj borxhet e Zubejrit! Sepse Zoti i Zubejrit e dinë se Zubjeri nuk ka shpenzuar pasurinë përveçse në kënaqësinë e Tij dhe te ata të cilët janë të nevojshëm”. Kur vdiq Zubejri, biri i tij Abdullahu mori përsipër larjen e borxheve dhe pa një shumë të madhe të borxheve që nuk kishte mundësi ti laj me pasurinë që i kishte lënë babai i tij. Prej pasurisë që i kishte lënë babi i tij ishte një copë tokë dhe 400.000 dinarë, të cilët nuk mjaftoni as larjen e gjysmës së borxhit. Atëherë birit të Zubejrit iu kujtua fjala e babait të tij që ia kishte thënë para se të kaloj nga kjo botë, dhe iu lut Allahut: “O Zoti i Zubejrit, laja borxhin Zubejrit, sepse Zoti i Zubejrit e dinë se Zubejri pasurinë e tij e ka shpenzuar duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe duke ju ndihmuar atyre që kanë nevojë. Thotë Abdullahu, biri i Zubejrit iu luta Allahut me këtë lutje dhe nuk kaluan shumë ditë dhe toka që kisha unë u bë një korridor i kalimit të tregtarëve me tregtinë e tyre. Tash, tokës time iu rrit çmimi dhe e shita me një shumë disa herë më të madhe se borxhin që ma kishte lënë babai im. Me atë tokë lava tërë borxhin që më kishte lënë babai dhe ju lash familjes time nga trashëgimia aq sa më kishte lënë borxh babai im.

Puna, angazhimi dhe fitimi i asaj që është e lejuar çelës i bereqetit 

Islami është fe e punës fe e angazhimit, fe e fitimit të asaj që është e mirë dhe e lejuar. Islami nuk i donë ata të cilët ua shtrijnë dorën njerëzve dhe lypin prej tyre për shkak të përtacisë dhe neglizhencës në punë. Ai i cili lyp në njerëz, për shkak të përtacisë për të punuar në ditën e gjykimit do të vij dhe fytyra e tij e zhveshur nga mishi. Allahu thotë në Kuran: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai (Mulk 15).
Kërkimi i furnizimit herët në mëngjes pasi të falet namazi i sbahut çelës i bereqetit – I Dërguari i Allahut bëri këtë lutje për ata që ngritën herët në mëngjes për të kërkuar rrizkun: “O Zot jepi bereqet metit tim në mëngjesin e tyre”.

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati