Biri im!

Hyrje

Të jemi të hapur me njëri tjetrin është kërkesë shumë e domosdoshme, kurse largimi nga ky princip ndihmon vetëm në varrosjen e fakteve dhe krijon mjegullira mbi shumë probleme tona, krijon zonë të izoluar në tokën e llogarisë dhe krijon vija të kuqe që shkaktojnë vazhdimin e gabimeve dhe tejkalimeve.

Ballafaqimi me nefsin dhe ikja nga mashtrimet e tija poashtu janë kërkesa imponuese, sepse vetëm ne do t’i vjelim frytet e mashtrimit dhe falsifikimit.

Vëllezër të nderuar në jetën tonë shoqërore medoemos do të ketë gabime dhe tejkalime në raportet e prindërve me fëmijët, të fëmiut me prindërit, burrit me gruas dhe gruas me burrin, drejtorit me nëpunësit dhe punëdhënësi me punëtorët.

Nëse jemi serioz në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe përmirësimin e gabimeve e kemi domosdo ti prezentojmë këto probleme nën diell të qartë, sepse nuk ka më sekrete dhe secili njeri këto gjëra i ka të qarta.

Pa dyshim se kjo domethënë që këto probleme të hapen në prani të hasmit, të dëgjohet edhe pala tjetër, të dëgjon fëmiu problemin e prindit, gruaja problemin e burrit. Mund të ketë emocione dhe vështirësi, mirëpo emocionet nuk duhet të na zotërojnë mendjen tonë, e të bëhen pengesë e çdo hapit drejt përmirësimit dhe bisedës së hapur. Pse të imagjinojmë se problemet tona si di askush tjetër?!

Të nderuar vëllezër!

E vërteta është e hidhur dhe biseda e hapur është e dhimbshme, mirëpo kjo është shumë më lehtë se rezultatet e këqija që vijnë nëse vazhdojmë në këtë gabim dhe kundërshtim.

Biri im, esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.

E falënderoj All-llahun, i cili e meriton çdo falënderim.

Do ti regjistrojë disa fjali në shenjë këshille, që paraqesin elemente të brendshme, të cilat i ka shpërthyer dashuria. Më fal nëse shprehjet ndonjëher janë të vrazhda ose të ashpra sepse kjo buron nga dashuria, sepse ndytësira disa herë nuk largohet nëse nuk përdoret forca.

Djali im!

Shumë fjalë dhe shumë tema më binë ndërmend kur e vendosi të të shkruaj ty. Mendoj se hapësira e kësaj letre nuk mjafton që ti regjistroi të gjitha gjërat që dëshiroj të t’i them. Vendosa t’i jap përparësi gjërave më të rëndësishme, kurse njeriut të lirë dhe të mençur i mjafton aludimi. Gjërat që nuk i kam përmendur në këtë letër, mendoj se ti ato i ke të qarta, andaj edhe nuk ke nevojë që t’i përsëriti, ose për shkak se mendoj se këto gjëra që t’i përmend janë më të rëndësishme se ato.

Biri im!

Kjo letër flet për bamirësinë dhe realitetin e sajë, të shpien në realitetin e selefit që të shohish disa shembuj nga ajo kohë, që të shohish rezultatet e këqija të mosrespektit të prindërve, duke tërhjekur vërejtjen nga mosrespekti në mendim dhe metodë, që është një lloj i ri i mosrespektit. Pastaj i përmban disa këshilla mbi sprovat e epshit, mbi preokupimet dhe shtytjet. Duke të këshilluar me këshilla të shpejta dhe duke shpalosur realitetin e shoqërive moderne.

Biri im!

Për ta lehtësuar, mendova se është më mirë ta ndajë në disa pjesë: kapitulli që flet për bamirësinë, kapitulli që flet për mosrespektin, kapitulli që flet për gabimet që i bën fëmiu, kapitulli që flet për këshillën që ja jep plaku të riut, kapitulli që flet mbi shoqërinë tonë dhe kapitulli që përmbledh këshilla dhe porosi.

Më kushto vëmendje dhe angazho logjiken tënde, e para se gjithash peshojën e sherijatit.

Biri im!

Ke arritur moshën e pjekurisë, je bërë përgjegjës për veprat tuaja dhe do të japish llogari për to.

Biri im!

Arritja e pjekurisë do të thotë që ti je i obliguar me detyra të shumta fetare. Ke kaluar etapën e fëmijërisë dhe ke hyrë në një derë të re të jetës. Ka ardhur koha që ti shpalosi disa biseda, të cilat që moti i kam në mendje dhe zemër. Këtë e pengonta mosha yte.

Edhe pse kisha mendime dhe ide në mendje dhe zemër, mirëpo sërish kam shlfetuar disa shkrime që i kanë shkruar dijetarët e vjetër dhe ata bashkëkohor si letra që ua kanë dërguar fëmijëve të tyre, porosi që ua kanë dedikuar loçkës së shpirtit të tyre, ashtuqë kjo porosi e imja, përmban disa gjëra që ata i kanë thënë dhe e kam zbukuruar me gjëra që ata i kanë përpiluar. Vallë a do të më kushtosh vëmendje në këtë që do ta them? A do të ma hapish zemrën? Ndoshta të bën dobi kjo që do ta dëgjosh.

Biri im!

Sa u gëzuam me nënë tënde kur e morëm vesh për ty, kur e vizitonim mjekun gjatë kontrollave dhe kur erdhi momenti i lindjes tënde. Ti nuk mundesh të parafytyrosh gëzimin tonë.

Shpresat tona ishin të ndërlidhura me ty, të gjith pritnim kohën e ardhjes tënde, sa herë nëna yte të ka folur edhe pse ti nuk e kuptoshe, të ka folur për shpresat dhe aspirata që i ka për ty kur të rritesh.

Edhe babai yt ishte i tillë, mirëpo idetë e tija ishin të mbyllura në zemrën e tij dhe paraqiteshin si shpresa dhe ëndërime.

Biri im!

Sigurisht se ke dëgjuar se All-llahu ka krahasuar obligimet e prindërve me obligimet e Tija duke thënë:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve “. (El-Isra: 23).

Vetëm ky ajet mjafton për të madhëruar obligimet që i kemi ndaj prindërve dhe për të madhëruar gradën e tyre. Mjafton dhe nuk kemi nevojë të sjellim shembuj dhe dëshmi.

Biri im!

All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhëruar vetëm prindërve dhe besimtarëve t’i mposhtemi duke thënë:

“Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (El-Isra: 24).

Biri im!

Xhiadi është kulmi i Islamit, të bisedosh me vetveten për këtë çeshtje është kusht i pastrimit nga dyftyrësia, mirëpo edhe përskaj të kësaj grade që ka, marja e lejes nga prindërit është kusht për të marur pjesë në këtë adhurim. Erdhi një njeri dhe kërkoi leje nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për në luftë (xhihad), kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“A i ke të gjall prindërit? Tha po. Tha: “në to ban xhihad”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nuk kemi shumë kohë për t’i përmendur të gjitha tekstet që flasin për këtë temë, andaj mjaftohemi me këto që i paraqitëm.

Biri im!

Aq lartë arrinë grada e prindërve saqë nuk bjer posht raporti me ta, edhe në qoftëse janë idhujtar. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, “. (Lukman: 15).

Kurse Imam Buhariu dhe Imam Muslimi transmtojnë nga Esmaja [radijall-llahu anha], e cila thotë:

“Në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më erdhi nëna në vizita, kurse ishte idhujtare. E pyeta Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i thashë: më ka ardhur nëna, dhe dëshiron të takohet me mua, a të kujdesem për te? Tha: “Po kujdesu për nënë tënde”.

Biri im!

A e di se cili meriton më së shumti të kujdesesh për te?

Erdhi një njeri dhe e pyeti Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke i thënë:

“Cili e meriton kujdesin tim më shumë? Tha: “Nëna yte”. Pastaj kush? Tha: “Nëna yte”. Pastaj kush? Tha: “Babai yt”.

Biri im!

Çfarë pozite kanë shokët dhe miqtë e tu në zemrën tënde, që për ta je i gatshëm të flijosh, të konsultohesh me ta, të sillesh mirë me ta dhe të jesh altruistë ndaj tyre! Mirëpo biri im, a nuk e di se nëna yte dhe babai yt, kanë përparësi më të madhe në kujdesin tënd ndaj tyre.

A dëshiron ta dishë kujdesin e madh të nënës tënde për ty, dëgjo këto vargje:

Ndaj nënës tënde ke shumë obligime, po ta dishë

E shumta për te është e lehtë

Sa netë ka fjetur me barën tënde, duke u ankuar

Sepse në brendësi të saj kishte dhimbje dhe rënkim

Gjatë lindjes ka pasur vështirësi, nëse e di

Aq vështirë e ka pasur saqë edhe zemra shkatërrohet

Sa herë të ka larë pisllëkun me dorën e djathtë

Kurse prehëri i saj për ty ishte krevat

Ankesat tuaj mundohej ti largon duke flijuar vetveten

Kurse nga gjoksi i sajë garantohej pija yte

Sa herë ka mbetur e uritur, kurse kafshatën e saj ty ta ka dhënë

Nga dashuria dhe dhimbsuria, kur ti ishe i vogël.

Biri im!

A e di se sa mërzitet nëna yte për ty, kur ti del nga shtëpia. Sa herë zgjohet nga gjumi duke thënë: biri im nuk u kthy! Sa herë më lodhte duke pyetur kur do të kthehet prej udhëtimit, nëse ti shkoshë në ndonjë udhëtim. Në kohë kur ti, biri im, jetoshë në një botë krejtësisht tjetër. Largohesh nga shtëpia duke mos i treguar, kurse kur del në udhëtim, ajo e pret telefonatën tënde, sikurse të ishte në gacë të zjarit, mirëpo ti aspak nuk kujdeseshe për këtë gjë. Vallë kjo është obligimi i yt ndaj nënës tënde?!

Biri im!

Nëse ballafaqoheni me vetveten dhë kërkoni pozitën tuaj në hartën e bamirësisë dhe mosrespektit do të kuptoni pse përsëritet kjo temë shpesh.

Nuk kam nevojë të flas gjatë për obligimet që i ke ndaj prindërve dhe pozitën e tyre të madhe që kanë, mirëpo kërkoj prej teje që sinqerisht të përcaktosh pozitën tënde, vallë je në grupin e bamirësve, ose mosrespektuesve.

Biri im!

A e dëshiron kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala]?

Ajo është e ndërlidhur me kënaqësinë e prindërve. Këtë na e tregon ai që më së miri i di këto gjëra. Këtë na e tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë:

“Kënaqësia e All-llahut qëndron në kënaqësinë e prindërit, kurse hidhërimi i All-llahut qëndron në hidhërimin e prindërit”. (Hasen, Tirmidhiu).

Biri im, a e vërejtje se çfarë shkatërrimi fiton ai që e hidhëron prindin e tij, i sjell vetvetes hidhërimin e Zotit të qiejve dhe tokës?

Vallë, kush është ai që e duron këtë kërcënim të ashpër?!

Biri im!

Xhenneti është synimi i të gjithëve, për këtë qëllim njerëzit largohen nga gjumi dhe rehatia, flijojnë shpirtin dhe vetveten. Biri im, a di se prindi është dera e mesme e xhennetit?!

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se sa i pafat është ai që e humbë këtë shansë duke thënë:

“I poshtërsuar qoftë, i poshtërsuar qoftë, i poshtërsuar qoftë”. I thanë: kush, o i Dërguar i All-llahut?”. Tha: “Ai që takon prindërit në pleqëri, ose njërin prej tyre dhe nuk hyn në xhennet”. (Muslimi).

Biri im!

Lutja është strehimoreja e muslimanit kur ta sulmojnë problemet dhe kur të mbyllen dyert para tij.

A e di se bamirësia ndaj nënës është prej shkaqeve të përgjigjes së lutjes?

I pari prej atyre tre personave që i zuri shkëmbi në shpellë dhe All-llahu i shpëtoi me veprat e tyre të mira, ishte njeriu bamirës ndaj nënës së tij.

Tabiini më i mirë, Uvejs Karniu, ishte bamirës ndaj nënës së tij, andaj ishte njeriu që All-llahu i përgjigjej lutjeve të tija. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e porositi Omerin [radijall-llahu anhu] që të kërkon prej tij që të lutet për te. Kjo edhe pse është dëshmi për bamirësinë dhe mirësinë e tij është porosi për secilin që ka nënë se bamirësia ndaj saj është shkak i fitores dhe meritës për t’iu përgjigjur lutjet.

Biri im!

Tani e kuptove se bamirësia ndaj prindërve i ofron njeriut kënaqësinë e All-llahut, hyrjen në xhennet dhe përgjigjen e lutjes!

Biri im!

Shpesh mendon se ti i kryen detyrat që i ke ndaj prindërve tuaj, se je bamirës ndaj tyre. Mirëpo mua më kujtohet ajo ditë kur t’i nuk iu përgjigje kërkesës së nënës tënde, duke u arsyetuar se je i lodhur dhe i raskapitur, mirëpo kur erdhi shoku yt, Muhamedi, i cili është djalosh i mirë, nuk kam vërejtje për te, e harove lodhjen dhe raskapitjen. Vallë a kështu e kupton bamirësinë?!

Biri im!

Ja një fotografi të vërtetësisë së bamirësisë që të kuptosh se sjellja e bukës, ose ta dërgosh nënë në vizitë te farefisi, ose përmbushja e ndonjë kërkese nuk është kulmi i bamirësisë ose kryerja e tërë detyrave.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Fëmiu nuk mund t’i del hakut të prindërve, përveç se nëse e gjen të robëruar, e ta lirojë”. (Muslimi).

Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] e ka kuptuar se bamirësia ndaj prindit vazhdon edhe pas vdekjes së prindit, andaj kur e takon një bediun në rrugë, e hyp në devenë e tij dhe ia jep kësulën e tij. Kur i thanë: ata janë bediun, kënaqen me pak gjëra. Ai u përgjigj duke thënë: babai i këtij ka qenë i dashur te Omeri [radijall-llahu anhu], kurse unë kam dëgjuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

“Bamirësia më e madhe është kur kujdeset fëmiu për ate që e ka dashur babai i tij”. (Muslimi).

Biri im!

Të ndalemi në mënyrë të shpejtë në disa raste të selefit që janë shembuj të bamirësisë ndaj prindërve, ndoshta kupton se shumë prej asaj që disa të rinjë tanë e kuptojnë si bamirësi nuk arrinë atë gradë.

Muhamed ibn Munkederi, Imam, Hafidh dhe Shembëlltyrë, Shejhul-Islam, aq shumë ishte bamirës ndaj nënës së tij saqë e vëndonte faqen në tokë dhe i thoshte nënës së tij: vëndo këmbën mbi faqen time.

Kurse Seid ibn Amiri thotë për vehten: vëllau im tërë natën e kaloi në namaz, kurse unë tërë natën e kalova duke i bërë masazh këmbëve të nënës time. Nuk kam dëshirë ta ndërrojë atë natë me natën e tij.

Hems Hanefiu, i cili ishte nga Basra, ishte i dalluar në adhurim dhe ishte njeri i përpiktë në transmetimin e haditheve (thika). Dëshiroi ta mbytë një akrep, kurse ai hyri në një vrimë të dhomës, e ky e futi gishtin pas tij derisa e mbyti. I thanë: pse veprove kështu, sepse është gjest i rezikshëm? Tha: u frikova të del e ta kafshon nënën time.

Abdull-llah ibn Auni, ishte Imam dhe shembëlltyrë, dijetar i dalluar i Basrës. Një her kur e thirri nëna e tij, e ngriti zërin më shumë se zëri i nënës së tij. Për këtë shkak i liroi dy robër.

Ibn Sirini, Shejhul-Islam, shërbetori i Enesit [radijall-llahu anhu]. Kur ishte nëna e tij e pranishme, nëse e shihte ndokush do të mendonte se është i sëmurë, për shkak se flitke me zë të ulur nga respekti që kishte për te.

Urve ibn Zubejri, i cili ishte Imam dhe fekih, aq shumë i jepte rëndësi kujdesit ndaj prindërve, saqë ai që e tërhiqte fuqishëm prindin e tij, nuk e konsideronte bamirës ndaj tij.

Selefi i jepshin rëndësi të madhe udhëtimit për të fituar dije, ata këtë e konsideronin si ujin për peshkun dhe si ajërin për shpenzën. Mirëpo shumë prej tyre e kanë lënë këtë vlerë kaq të madhe nga shkaku i bamirësisë së tyre ndaj nënave të tyre. Kështu ka vepruar, biri im, Bundari, Imam, Hafidh dhe transmetuesi i Islamit, Ebul-Abbasi, Ahmed ibn Ali el-Ebari, i cili ishte Hafidh i përpiktë dhe Imam gjigant, Imami, Al-lameja, muhadithi i Shamit, hafidh ibn Asakiri, e shumë të tjerë.

Biri im!

All-llahu [subhanehu ve teala] mosrespektin dhe mosdëgjimin e ka renditur me shirkun duke thënë:

“Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, “. (El-Enam: 151).

Kështu vepron edhe mësuesi i njerëzimit dhe vizatuesi i raporteve njerëzore, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ndërlidhi mosrespektin ndaj prindërve me shirkun dhe e fut në listën e mëkateve të mëdha, duke thënë:

“Mëkatet më të mëdha janë: shirku All-llahut, vrasja e njeriut, mosrespekti i prindërve dhe dëshmia e rrejshme”. (sahih, sahihul-Xhami, nr. 1195).

Mosrespekti dhe mosdëgjimi i prindërve

Biri im!

Mosrespekti i prindërve sjell rezultatet negative në mënyrë të shpejtë dhe denimi vjen që në këtë botë.

Taberaniu transmeton nga Ebu Bekrete [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Dy gjërave All-llahu ua shpjeton denimin në dunja: zullumit dhe mosrespektit të prindërve”. (hasen).

Hakimi transmeton nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Dy dyerve u shpejtohet denimi në dunja: zullumit dhe mosrespektit të prindërve”. (sahih).

Vallë, biri im, a kanë garancë ata që nuk respektojnë prindërit e tyre se nuk do tu vjen ndonjë katastrofë ose fatëkeqësi në dunja?!

Biri im!

A i di rezultatet e mosrespektit, ato janë:

– është mëkat prej mëkateve të mëdha, i cili renditet në një rang me idhujtarinë,

– sjell hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala],

– është shkak për të shpejtuar denimin në dunja,

– pastaj sjellja e keqe e fëmiut ndaj prindërit e sjell lutjen e prindit kundër fëmiut të vet, kurse kjo lutje pranohet te All-llahu, duke u mbështetur në ate që na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Tre lutje pa dyshim pranohen: lutja e prindit kundër fëmiut të vet, lutja e udhëtarit dhe lutja e atij që i bëhet zullum”. (sahih, Ahmedi e të tjerë).

Ky fëmijë në vehte grumbullon veprën e ligë, që e largon nga mëshira e All-llahut dhe mosrespektin që ia shpejton denimin ose fatëkeqësinë në dunja, e pastaj vjen lutja e cila nuk kthehet prap. Pra, biri im, këto janë telashet që ia sjell vetvetes njeriu që nuk respekton prindërit e tij.

Vetëm një denim prej tyre duhet të mjaftojë që ta largojë njeriun nga kjo vepër, normalisht nëse ka zemër të gjallë.

Biri im!

Mosdëgjueshmëria ndaj prindërve ka shumë dyer dhe shumë hapësira, mirëpo mosdëgjueshmëria kryesore është në metodë, sjellje dhe mendim. Përderisa babai është i mirë, adhurues dhe i devotshëm, biri i tij e vepron të kundërtën.

Përderisa babai nxiton në namaz, kur e dëgjon ezanin, largohet nga çdo gjë që e preokupon kur dëgjon zërin: haje alel-felah, eja në shpëtim, kurse fëmiu i tij është i shkujdesur dhe larg nga përgjigjeja e kësaj thirjeje!?

Kur prindi kthehet nga namazi dhe lutja, fëmiu kthehet nga ndeja me shokë të këqinjë.

Kur prindi nxiton ta takojë tekbirin fillestar fëmiu nxiton të zë fillimin e ndeshjes së futbollit ose të ndonjë koncerti ose festivali.

Përderisa prindi është i devotshëm dhe larg çdo harami, fëmiu i tij vrapon pas harameve dhe aspak nuk ndalet në gjërat e dyshimta.

Nëse kështu është gjendja, pa dyshim se kjo është mosdëgjimi më i madh dhe më i keq.

Kur gabon prindi

Biri im!

Babi është këshillues, të do, kujdeset dhe ka dhimbsuri për ty. Nuk ka ndodhur asnjëher që ndonjë prind tia dëshiron të keqen birit të tij, ose t’ia ketë zili, për shkak të arritjes të ndonjë të mire, që se ka arritur ai. Mirëpo biri im, disa prindër mundet ta gabojnë rrugën, e të kupton fëmiu se atë që e thotë prindi nuk është e vërtetë, dhe ajo në të cilën thërret ai nuk arsyetohet me sherijat dhe logjikë. Atëherë parashtrohet pyetja: si duhet të sillet biri me gabimin e prindit të tijë?

Një: Nëse prindi ban ndonjë gabim ndaj All-llahut, duke iu kundërshtuar sherijatit të All-llahut, atëherë ai ate nuk duhet ta pasojë në këtë drejtim, sepse respekti është në vepra të mira. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar ata që kanë thënë: ne në këtë vepër i kemi gjetur prindërit tanë.

Babai ka respekt të madh, mirëpo All-llahu ka respekt edhe më të madh, detyrat ndaj tij janë të obligative, mirëpo ndaj All-llahut janë edhe më obligative dhe më prioritare.

Dy: Nëse fëmiu dallon në mendim nga babi i vet, ose nuk pajtohet me te në ndonjë çeshtje, vallë a domethënë kjo se nuk duhet të sillet mirë me te dhe të kujdeset për te, ose duhet ta bëjë më guximtar në mosdëgjim dhe mosrespekt ndaj tij?!

All-llahu [subhanehu ve teala] na ka porositur që të jemi bamirës ndaj prindit edhe në qoftëse është idhujtar, edhe në qoftëse e thërret fëmiun e vet në shirk, e mos të flasim për ata prindër që gabimi është në hapësrinë e mednimit dhe ndoshta nuk është i saktë, mirëpo buron nga dëshira për përmirësim?!

Tre: Nëse prindi është i shkujdesur nga edukimi i fëmiut të vet, nuk i jep rëndësi detyrës së këshillimit, madje kur vepron që t’ia lehtëson gabimin dhe mëkatin, vallë a është i justifikuar në këtë rast fëmiu?!

Asnjëher biri im! Kjo k amundësi të jetë shkak i devijimit dhe dështimit të tijë, shkas për të cilin do të kërkon llogari nga prindi i tij në ditën e kijametit, mirëpo asnjëher nuk është arsye para All-llahut, në Ditën e Kijametit.

Janë vrarë shumë djem nga fisi benu Kurejdha, e nuk kishin arsye para All-llahut, sepse orindërit e tyre kanë qenë të tillë, e as sepse prindërit ata i kanë thirru në mosbesim dhe i kanë larguar nga besimi.

Katër: Nëse fëmiu e kupton gabimin e prindit, vallë a do të thotë kjo që të mer gradën e hoxhës dhe profesorit para babait të vet?!

A është i paaftë fëmiu që të përdorë metodë të urtë në përmirësim dhe metodë të shëndoshë në udhëzim?!

Biri im!

Shumë janë ata djem që gabojnë rrugën e përmirësimit, nuk i njohin metodat për të thirrur prindërit e tyre në fe, përdorin një fjalor të ashpër dhe të vrazhdë, i cili fjalor nëse arsyetohet të përdoret me ndonjë njeri, asnjëher nuk arsyetohet të përdoret me prindërit.

Këshilla e plakut për të riun

1- Problemi i epshit.

Biri im!

E di se tani ke arritur moshën e pjekurisë, e di se je duke kaluar një etapë shumë të vështirë. E di se ti vuan nga ajo që vuan çdo i ri në këtë moshë. E di se problemi i epshit është një ndjenjë që nuk largohet nga ëndëra e tij. Andaj biri im, a dëshiron që të flasim hapur dhe qartë për këtë problem?

Po, biri im!

Vall-llahi, kjo është më mirë se sa të bëhesh kurban i përvojave dhe udhëzimeve të shokëve tuaj.

Biri im!

Është prej urtësisë së All-llahut që t’ju srpovojë me epshe dhe gjëra të papëlqyera, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Është rrethekuar xhenneti me gjëra të papalqyera, kurse xhehenemi me epshe”. (sahih, sahihuxh-Xhami, nr. 3126).

Po, biri im!

Njerëzve u janë zbukuruar epshet në jetën e kësaj bote, gratë, fëmijët, ari e argjendi, kuajtë, bagëtia dhe bujqësia. Te njeriu ekziston edhe intuita e cila e thërret njeriun të shfryn epshin.

E di biri im, se kjo punë nuk ndalet vetëm të shtytja natyrore, se vetmë kjo mjatfon që të bëhet sprovë, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar dhe na ka thënë:

“Nuk kam lërë pas meje sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë, me të vërtetë sprova e izraelitëve ishte në gra”. (sahih).

Kjo gjë u zbukurua edhe më shumë dhe u bë edhe më vështirë për tu ruajtur nga ky problem. Fotografitë e ndryshme e takojnë të riun dhe të rejën në çdo shtëpi, në rrugë, në revistë, në treg, në natyrë. Nëse shpëton prej këtyre rasteve, nuk mund të shpëton nga bisedat e shokqve të tij në shkollë, ose fotografive që i tregojnë njëri tjetrit, gjëra që e ngacmojnë epshin, e nxisin në avanturë dhe planfikim për të arritur këto gjëra.

Biri im!

Një djalosh mundet të jetë i ndershëm, mirëpo kur të vetmohet, humbet në luginat e mendimit dhe kodrat e ideve, të cilat e tërhjekin në të djathtë dhe në të majtë, ia ndez zjarin e epshit në gjoks, e në atë kohë kërkon ilaç, mirëpo është pakës vonë.

Biri im!

Ulja e shikimit dhe largimi nga haramet është hapi i parë dhe kryesor. A nuk e ke lexuar ajetin Kur’anor, ku All-llahu urdhëron e thotë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata”. (En-Nur: 30).

Biri im, a nuk habitesh sikurse edhe unë, me këta njerëz që kanë guximin e kundërshtimit e pastaj kërkojnë shërimin?!

Biri im!

Vall-llahi nuk janë të drejtë kur thonë: jemi sprovar me këtë gjë, e nuk ka rrugëdalje për ne, përndryshe si do të komentonim ecjen e tyre drejt vendeve të sprovave? Pse lëvizin duart e tyre të paguajnë këto fotografi të ndaluara, ose të paguajnë shikimin e tyre në forma të ndryshme?!

Biri im!

Është një vepër që kërkon luftë dhe përpjekje, mirëpo nuk është gjë e pamundshme. Ka dallim shumë të madh mes asaj që është vështirë dhe e pamundshme. Atyreve edhe pse u janë bërë të dashura epshet, All-llahu u ka dhënë mend, me të cilat e dallojnë atë që ju ban dëm dhe atë që ju ban dobi. All-llahu [subhanehu ve teala] u ka dhënë vullnet dhe dëshirë me të cilën zgjedhin hapin e tyre dhe me të cilën e sundojnë epshin dhe shtytjet e saja.

Biri im!

E di se prej akuzave dhe ofendimeve më të mëdha është kur ti thuhet një të riut ti nuk je burrë, je personalitet i dobët. Çfarë mendon për njeriun, i cili rrënohet para peshit të tij, dështon para pasionit të vet? Vallë ky a nuk është njeri pa vullnet të fuqishëm? Njeri që ska burrëri?

Biri im!

Nuk kam mundësi në këtë letër të shkurtër yë flas gjërë e gjatë për këtë problem, mirëpo këto ishin disa mendime, e nëse dëshiron elaborim më të gjërë rreth kësaj çeshtjeje, hulumto në librat dhe ligjeratat që flasin për këtë temë.

2- Çka të preokupon?

Biri im!

Njerëzit në këtë kohë kanë preokupime dhe brenga të ndryshme. Disa prej tyre preokupohen me shfryrjen e epshit të tyre, për ate mendon, për ate jeton, për ate vepron dhe mundohet. Disa të tjerë janë të preokupuar me sport, sporti ia ka marur dhe ia ka robëruar zemrën.

A nuk e di se disa të rinjë, një her e kishin falur namazin e sabahut në kohë, gjë që nuk është e zakonshme për ta? A e di pse? Sepse ata e kanë pritur tërë natën një ndeshje sportive, e cila është luajtur në pjesën e tretë të natës, atëherë kur zbret All-llahu në qiellin e dunjasë, e ata në vend se t’i luten All-llahut e të kërkojnë prej Tij, janë zgjuar të shohin ndeshjen, madje disa prej tyre nuk kanë flejtur tërë natn, nga frika se mund tu ikë kjo ndeshje.

Muhabeti muhabetin e hapë, biri im.

Këta njerëz i kemi vërjetur se nuk e falin namazin e sabahut në xhemat, edhe arsyetoheshin se nuk mund të zgjohen kaq herët, vallë, pse zgjohen tash dhe pse kanë mundësi tani?!

Ata a nuk e dinë se namazi më i rëndë për munafikat është namazi i sabahut dhe jacisë? A nuk frikohen prej All-llahut të Gjithfuqishëm, këta njerëz që ditën e fillojnë me mëkat ndaj Tij? A nuk e dinë këta njerëz se vepra e parë për të cilën do të japin llogari në Ditën e Kijametit është namazi? I kam vërejtur se ditën e provimit zgjohen herët, vallë ky problem na qenka më i madh te ata se sa feja e tyre?!

Biri im!

Preokupimet e njerëzve dallojnë në lartësirat dhe poshtërisrat e tyre, dallojnë në përmbajtjen dhe kahjen e tyre. Disa preokupim kryesor e kanë marjen e diplomës, me të cilën do të punësohet dhe do të fitojë rizkun, disa të tjerë synojnë punë më të madhe, disa synojnë arritjen e dijeve fetare, me ta cilën do t’i bëjën dobi ummetit. Vallë ku ndalet preokupimi yt, biri im?

Bir im!

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith të vërtetë na ka treguar se njeriu është në fenë e shokut të tij dhe se njeriu ditën e Kijametit ringjallet me ate që e do, kurse më herët një poet ka thënë:

Njeriu krahasohet me tjetrin

Nëse me te jeton

Nëse i sëmuri jeton me

Të shëndoshin, edhe ky sëmuret

Gjërat kanë gjërat me të cilat

Krahasohen dhe u përngjajnë

Kurse shpirti për shpirtin

Është udhërrëfyes kur të takohen

A nuk sheh biri im, se shumë djem edhe pse e dinë këtë fakt dhe e kanë të qartë, u mungojnë kritere të shëndosha në zgjedhjen e shokëve?

3- Shoqëria moderne

Biri im!

Më jep leje të të flas pak për shoqërinë tonë. Ne ishim një shoqëri fetare dhe e ndershmë. Deri para disa viteve, biri im, shihnim në muret tona gjurmë! A e di se prej çkahit ishin ato gjurmë? Gratë e tona rrallë herë dilnin prej shtëpisë, edhe kur dilnin ecnin në skaj të rrugës, të ngjitura për muret e shtëpiave.

Biri im!

Kur na kaplonte thatësia, njerëzit trishtoheshin, andaj jepnin sadaka dhe shpërndanin pasuri, edhe i luteshin All-llahut për shi, edhe shumë herë, biri im, binte shi, pa dalur ne nga namazi, e nëse vonohej, nuk e kalonte ditën në të cilën luteshim.

Biri im!

Që atëherë njerëzit e urrenin kufrin dhe iknin prej tij, madje çdo pamje që ua kujtonte kufrin, qofte veshmbathje, ushqim ose pije, e refuzonin dhe nuk e pranonin.

Kurse fotografitë imorale, pamjet që ngacmojnë epshin, lakuriqësia, këto gjëra rrallë dëgjoheshin e asnjëher nuk shiheshin. Askush atëherë, biri im, nuk i kuptonte termet: drogë, përdhunim, provokim, kidnapim , e mos të flasin për të menduar rreth tyre, e mos të flasim për ti parë këto gjëra.

Biri im!

Kaluan ditët dhe vitet, mes shkujdesit dhe gjunaheve tona dhe kurtheve të armikut të dukshme dhe të fshehta, u ndryshua gjendja dhe njerëzit më nuk jana ata të njejtit.

Armiqtë e islamit nuk do të dakordohen derisa të dalin vjazat tona sikurse vajzat e Parizit dhe Londrës, derisa të konsumohet alkooli sikurse edh epijet tjera.

“As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre”. (El-Bekare: 120).

Biri im, ti je i mençur dhe i aftë, mund të shohish kurthet e tyre dhe të kuptosh gjuhën e tyre, andaj ke kujdes e mos u mashtro me ta.

Pastaj, biri im, po të pyes: ky realitet, përgjegjësi e kujt është?

Vallë kush pret se do të del përballë kësaj çorodie dhe degjenerimi? Kush pret që të mer përsipër përmirësimin dhe ndryshimin?

Biri im, shpresat janë te ti dhe te mocanikët tuaj.

Keni dro All-llahun në ummetin tuaj, keni dro All-llahun në shoqerinë tuaj.

Biri im, thoni lozjes, shkujdesit dhe mosinteresimit lamtumirë dhe pa kthim.

Porosi dhe këshilla

Biri im!

Tregohet se Hasan Basriut i kanë dhënë një gotë uji të ftohtë, e kur e mori gotën u alivanos dhe i ra prej dore. E kur u zgjua i thanë: o Ebu Sedi, ç’të ndodhi? Tha: mu kujtua kërkesa e banorëve të xhehenemit kur do tu thonë banorëve të xhennetit:

“Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!”. (El-Araf: 50).

Biri im!

Sa herë ia ke mbyllur derën vetvetes, e nuk të ka parë askush përveç Mbretit të Plotfuqishëm, Ai që i di të feshtat, Ai që e di atë që ke në gjoks, Ai që të sheh kur ti e mbyll derën dhe lëshon perden, e synon të bësh mëkat ndaj Mbretit që e pranon pendimin?

A nuk ke lexuar fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]:

“All-llahu e di se ç’bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën”. (Er-Rad: 8- 10).

Biri im, pse nuk të kujtohet errësira e varrit kur të fiken dritat, pse nuk mendon se kur të biesh në gjumë, ndoshta nuk zgjohesh deri në ditën e Ringjalljes, ose akoma vazhdon duke bërë mëkate, edhe pse ke dëgjuar hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Do të vijnë disa njerëz nga ummeti im me të mira sa kodrat e Tihames, kurse All-llahu do t’i bëjë plu e hi”. (sahih).

Biri im, ata faleshin sikur njerëzit, agjëronin sikur ata, lexonin Kur’an sikur ata, mirëpo kur vetmoheshin me haramet, ata i nëpërkëmbnin ato.

Biri im!

E di se shumë djem nuk kanë dëshir t’i sheh prindi i tyre duke bërë mëkat, ose të dëgjonë se ai dëshiron të bëjë të këqija, vallë biri im, ky ka haruar se All-llahu e sheh dhe Atij asgjë nuk mund ti fshehet dhe degjon çdo gjë, asnjë zë nuk mund ti ikë?

Biri im!

All-llahu [subhanehu ve teala] ka ngritur pozitën e atyreve që ia kanë frikën në fshehtësi duke thënë:

“Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh”. (El-Mulk: 12).

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”. (Kaf: 31- 35).

Biri im, a dëshiron ta bësh këtë marëveshje dhe këtë tregti, sepse tregu është hapur e të interesuarit i kanë përvjelur krahët?

Biri im!

Ne në këtë botë jemi kalimtar dhe të huaj, të vetmuar dhe të trishtuar, kurse udhëtari duhet të ketë nozull me vehte, vallë e ke pyetur vetveten, ku e ke nozullin tënd?

Biri im!

E nuk e sheh gjyshin tënd, i cili është plakur shumë, i janë dobësuar eshtrat dhe e ka lëshuar forca, nuk e mbajnë as këmbët e veta, ai para kësaj kohe ishte i ri sikurse ti. I fuqishëm dhe plot elan, mirëpo për një kohë të shkurtër erdhi në pleqëri të moshuar dhe i mbushi shumë vjet. Edhe të tjerët, biri im, janë në këtë rrugë, përpos nëse vdes gjatë këtij udhëtimi. Këto, biri im, janë dy gjëra, që më e ëmbëla është e hidhur. Vallë, biri im, a mendojnë të rinjtë për këtë përfundim? Që të përgaditen për këtë çeshtje dhe të shfrytëzojnë kohën e rinisë?

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka porositur të rinjtë duke thënë:

“Shfrytëzo rininë para pleqërisë, kohën e lirë para asaj që e ke të mbushur dhe shëndetin para sëmundjes”. (sahih).

Biri im!

Kur ti shohish disa djem, mendon se ata nuk e dinë se do t ëvdesin, ose mendojnë se vdekja do tu vjen kur të plaken. A të kujtohet shoku yt, i cili të vdiq gjatë pushimit veror, kurse djali i axhës tënd vdiq para disa jave!

Biri im!

Çdo herë ke parasysh shkatërruesin e kënaqësirave dhe dije se ai mund të të thërret për çdo moment, e ti nuk ke solucion tjetër përveç se ti përgjigjesh, mirëpo çka ke bërë gati për shtegtimin, ku është nozulli yt, kurse nisja është shumë afër?!

Biri im!

Kur vdiq Dherr ibn Omeri, u ndal babai i tij te varri dhe tha:

“Biri im, më ka angazhuar mërzia për ty se si do ti kalosh ditën e ardhshme nga mërzia prej ndarjes tënde. Vaj për mua, çka të është thënë dhe çka u je përgjigjur. All-llahu im, Ti e ke urdhëruar të të respketojë Ty dhe të jetë bamirës ndaj meje, unë ia fali mangësitë në sjelljen e tij ndaj meje, edhe Ti falja mangësitë në respektin ndaj Teje. Shkuam dhe të lam, edhe po të qëndronim nuk do të bënim dobi, andaj të lëm emanet të Më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve”.

Vallë, a do ta themi këtë fjalë ose a do të thuhet ty kjo fjalë?

Biri im!

Në Ditën e Kijametit, kur tu afrohet dielli krijesave, saqë të ashtë afër tyre sa një milë, e të djersohen, saqë djersa të arrijë shtatëdhjet kutë, e të zhyten njerëzit në te sipas veprave të tyre. Në këtë pozitë, biri im, shtatë lloje të njerëzve All-llahu i futë nën hijen e tij, atë ditë që ska hije tjetër përveç hijes së Tij, prej tyre është edhe: djaloshi i cili e zhvillon rininë në respekt ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

Vallë a nuk ke aftësi të bëhesh njëri prej tyre?

Vall-llahi, kjo nuk është e pamundshme, e as e paarritshme, mirëpo duhet të jeshë me ambicie të larta dhe ecë rrugës do të arrishë në atë që e synon.

Autor: Muhamed Ed-Duvejish

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
20.6.2003