Beteja e Ahzabit
Rezymeja e hutbes: Nevoja e muslimanëve që të rianilizojnë gjendjen e tyre; Ligji i përforcimit; Ndodhitë e betejës së Ahzabit dhe mrekullit që kanë ndodhur; Rëndësia e durimit.
Hutbeja e parë
Porosia e All-llahut për të parët dhe të fundit është devotshmëria:
” Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu .”. (En-Nisa: 131).
Ska dyshim se nozulli më i mirë është devotshmëria, dynjaja është vendkalim, kurse ahireti është vendqëndrim, andaj merni nozull nga vendkalimi për vendqëndrimin, ai që frikohet niset herët, e ai që niset herët arrin në vendin e caktuar. Dijeni se malli i All-llahut është i shtrenjtë, malli i All-llahut është xhenneti, andaj llogaritne veten para se t’ju llogarisin, nëhuni gati për ditën e prezentimit të madh:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Haka: 18).
Musliman të nderuar!
Në kohën e dobësisë dhe thyerjes, kur ti shtohet ummetit shtetrrethimi, kur ta godasin telashet dhe brengat, atëherë dridhen zemrat gjersa besimtarët do të thonë: kur do të vjen fitoreja e All-llahut?
Kjo gjendje e vështirë përputhet qindpërqind me gjendjen e muslimanëve të sodit. Muslimanët i ka kapluar vështirësia, sprova, andaj ata tani kanë shumë nevojë për rianalizim të gjendjes së tyre dhe rregullim për fundin e tyre.
Kemi nevojë për shkaqet e përforcimit dhe për gjërat që na bëjnë të kapur për fe deri në vdekje. Ky është ligji i All-llahut me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokët e tij fisnik. Kur i shtoheshin problemet dhe vështirësit Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokëve të tij, All-llahu, Zoti i qiejve dhe tokës i përforconte me shkaqe të ndryshme të përforcimit. Në këtë drejtim janë edhe tregimet e pejgamberëve, tregimet e njerëzve të mëhershëm, përfundimi i mirë i të devotshmive:
“Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët”. (Hud: 120).
Musliman të nderuar!
Duke pasuar këto ligje hyjnore, ne sot do të prezentojmë ndodhinë më të rëndë që u ka ndodhur muslimanëve, ditët e vështirë që i ka kaluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe besimtarët. Fundi i kësaj ndodhi ishte fitoreja dhe mëkmëbësia, pasiqë All-llahu ua sprovoi zemrat besimtarëve dhe bëri dallimin mes besimtarëve dhe munafikëve. Ky rast është beteja e Hendekur, të cilën All-llahu e emërtoi betaja e aleatëve, rast për të cilin All-llahu zbriti një sure të plotë e cila lexohet deri në Ditën e Kijametit.
Në muajin Sheval, në vitin e pestë të hixhretit, një grup i çifutëve, sikur që e kanë zanat për të bërë fitne, shkuan në Mekë dhe u takuan me njerëzit autoritativ të Kurejshëve dhe i nxitën në luftë kundër Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u premtuan fitore dhe përkrahje, kurse ata e pranuan këtë sugjerim.
Pastaj shkuan te fisi Gatefan edhe ata i thirrën dhe i mashtruan. Edhe ata e pranuan këtë sugjerim.
Kurejshitët dhe banorët e Tuhamës dolën, dolën edhe ushtria e fisit Gatefan. Ata të gjith përbënin një ushtri prej dhjetë mijë ushtarëve. I rrethekuan muslimanët në drejtim të qytetit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i konsultoi shokët e tij, kurse Selman Farisiu, radijall-llahu anhu, dha propozimin për të gropuar hendekun. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pranoi propozimin e tij.
Muslimanët vendosën të fortifikohen në qytet dhe ta mbrojnë ate. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, urdhëroi për të gropuar hendekun në luginën që ishte në veriperendim të qytetit, sepse kjo anë ishte e zbuluar.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ndau gropimin e hendekut në grupe, secilit grup prej dhjetë njerëzve i caktoi të gropojnë nga dyzet kutë, kurse tërë hendeku ishte i gjatë pesë mijë kutë. Edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka punuar me shokët e tij në gropimin e hendekut. Punuan të gjith me një entuziazëm të madh, në kohë të ftohtë dhe në uri të madhe.
Ebu Talha, radijall-llahu anhu, thotë: u ankuam te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ishim të uritur dhe secili prej nesh i tregoi gurin që kishte vënduar në bark. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tregoi se ai barkut të vet i kishte vënduar dy gurë. (Tirmidhiu. Shejh Albani thotë se ky hadith është daif. Shiko: “Daifut-Tergibi vet-Terhibi”, nr. 1907).
Edhe për skej të kësaj gjendjeje ata ishin durimtar, e falënderonin All-llahun dhe Ate e përmendin dhe këndonin.
Enesi, radijall-llahu anhu, tregon:
Doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, te hendeku, kurse muhaxhorët dhe ensarët groponin në një mëngjes të ftohtë. Kur i pa se sa janë të lodhur dhe të uritur tha:
All-llahu im jetesa e vërtetë është jetesa e ahiretit
Falja mëkatet ensarëve dhe muhaxhirëve
Kurse sahabet duke iu përgjigjur i thanë:
“Ne jemi ata që i kemi dhënë besën Muhamedit
do të bëjmë xhihad sa të jemi gjallë”. (transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Bera ibn Azib, radijall-llahu anhu, tregon:
“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbante dhe në ditën e Hendekut, saqë edhe barku iu pluhëros”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kurse sipas Buhariut dhe Muslimit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i këndonte vargjet e Ibn Revahas duke bartur dheun:
Pasha All-llahun, po mos t’ishte Zoti nuk do të udhëzoheshim
Nuk do të jepnim sadaka e as nuk do të faleshim
Zbrit qetësi mbi ne
Na i forco këmbët kur takohemi me ta
Sepse ata na bënë padrejtësi
E ne, kur dikush dëshiron të na sprovon refuzojmë. E zgjatke zërin në recitimin e këtyre të fundit.
Gjat gropimit të Hendekut janë shfaqur disa mrekulli (muxhize).
Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Xhabir ibn Abdullahi, radijall-llahu anhu, kur pa urinë dhe vuatjet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përgaditi pak ushqim, i cili u mjaftonte disa njerëzve dhe e thiri Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thiri të gjith të pranishmit në këtë punë: “Xhabiri paska bërë pak ushqim”. U tha: “hyni e mos u shtyni”.
Të gjith të pranishmit ngrënën ushqim deri sa u ngopën, kurse ushqimi aspak nuk pakësohej, madje në disa transmetime tregohet se ishin përafërsisht një mijë njerëz.
Muslimanëve u doli një shkëmb i madh dhe i fortë, nuk mundeshin ta thejnë me kazmat e tyre që i kishin. Atje shkoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha bismilah dhe e goditi tre herë, kurse shkëmbi u bë pluhur. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
“All-llahu ekber! Më janë dhënë çelësat e Shamit. Jamë duke i parë pallatet e kuqe atje. All-llahu ekber! Më janë dhënë çelësat e Persisë. Pasha All-llahun jam duke i parë pallatet e bardha të Medainit. All-llahu ekber! Më janë dhënë çelësat e Jemenit. Pasha All-llahun jam duke i parë dyert e Sanasë nga ky vend dhe në këtë moment”. (Hasen, Ahmedi).
Kjo ka ndodhur në një kohë kur muslimanët dyshonin se a do të mbeten gjallë, i kishte mbytur uria, të ftohtit, kurse armiku i kishte rrethekuar nga çdo anë, doli në shesh dyftyrësia, saqë disa munafika thanë: a nuk po shihni se si Muhammedi pretendon sundimin e Persisë dhe Bizantisë, kurse ne nuk mund të garantojmë as shkuarjen për të kryer nevojën. Këtë e tregon All-llahu, az-ze ve xhel-le, duke thënë:
“Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!”. (El-Ahzab: 12).
Erdhën idhujtarët, në lindje të Medinës iu afruan Uhudit, një grup prej tyre hypën kodrave të Medinës, sikurse tregon All-llahu:
“Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun”. (El-Ahzab: 10).
Lart ishin në lindje, në lugin ishin në perendim të Medinës. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, doli me muslimanët që ishin me te. Shpinën e kishin kah Medineja, përballë kishin armikun, e mes tyre hendekun. Gratë dhe fëmijët i strehoi në fortifikatat e Medinës.
Fisi Benu Kurejdha, të cilët ishin çifut, kishin kala në lindje të Medinës, kurse mes tyre dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishte marëveshje dhe garancë. Ata ishin përafërsisht tetëqind luftëtar. Ata i la në një anë të Medinës. Mirëpo shkoi te ata hujej ibn Ahtebi dhe vazhdoi ti bind ata derisa e thyen marëveshjen.
U vërsulën të gjitha grupacionet në luftë kundër Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokëve të tij për t’i çrrënjosur tërësisht. Ndodhi betejë e madhë, u zmadhua brenga, iu ngushtua jeta muslimanëve, u shtua frika për vehten, gratë dhe fëmijët në Medinë. All-llahu, subhanehu ve teala, këtë e përshkruan duke thënë:
“Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë”. (El-Ahzab: 10- 11).
Kështu vazhdoi gjendja një muaj përafërsisht. Munafikët kërkuan leje, tradhtuan dhe ikën nga kjo gjendje, kurse All-llahu i përforcoi besimtarët pasiqë i sprovoi dhe e pa vërtetësinë e besimit të tyre:
“E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen”. (El-Ahzab: 22).
Domethënë: besimin në All-llahun, nënshtrimin dhe dorëzimin para urdhërave të Tij dhe respekt për Pejgamberin e Tij. Kjo është gjendja e besimtarëve të vërtetë, atyreve që u është premtuar fitoreja. Vështirësit vetëm se ua shtojnë besimin dhe veprat e mira, edhe më shumë kapen për urdhërat e All-llahut dhe vendimet e Tija, për fenë e Tij, kështu ata vazhdojnë derisa ta takojnë Zotin e tyre. Fitore nuk është mosvuajtja, rehatia, kënaqësia, gjërat që e stolisin dynjanë edhe në kohën më të vështirë, por fitore është përqendrimi në principe, paftësia e armikut që tia vjedh besimtarit besimin, edhe nëse e dëmton në trup ose në pasuri.
Aq shumë e kishin vështirë muslimanët saqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vendosi që të bën marëveshje me fisin Gatafan që tu jep një të treten e fryteve të Medinës, e të kthehen, sepse iu dhimbeshin muslimanët. Në këtë drejtim i konsultoi dy zotëri, Sa’d ibn Muadhin dhe S’ad ibn Ubaden, radijall-llahu anhuma, kurse ata thanë:
“O i Dërguar i All-llahut. Edhe ne ishim në idhujtari edhe adhurim të statujave, sikurse ata. Nuk e adhuronim All-llahun, e as që e njihnim. Ata prej kësaj gjëje nuk fituan asgjë përveç asja që e fitonin me shitblerje ose qira. Tani, pasiqë All-llahu na nderoi me Islam, na udhëzoi në këtë fe, na bëri krenar me ty dhe me Islamin tua japim pasurinë tonë?!
Pasha All-llahun, ne nuk kemi nevojë për këtë gjë. Pasha All-llahun ne vetëm shpatë mund tu japim atyreve derisa të gjykojë All-llahu mes nesh.
U gëzua Pejgamberi, alejhisselam, pasiqë pa paluhatshmërinë, qëndresën dhe refuzimin e tyre. (transmeton Abdurezaku, Ibn Hishami dhe Taberiu në “Histori”- në e tij).
Musliman të nderuar!
Brenda këtyre telasheve, në mes të këtij rrethimi, erdhi fitoreja nga mbi shtatë qiejsh:
“Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes”. (El-Ahzab: 25).
Erdhi Nuajm ibn Mesud El-Gatefaniu, radijall-llahu anhu, si musliman te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pastaj u kthye tek aleatët dhe i dekurajoi. (transmeton Abdurezaku, Ibn Hishami, Taberiu në “Histori”- në e tij dhe Ibn Haxheri në “Fet’hul-Bari”).
Ky njeri ndihmoi shumë edhe pse ishte i hyrë rishtaz në Islam, mirëpo ishte besimtar i cili punonte për All-llahun në çdo rast, me aq sa ka mundësi, edhe nëse është i vetmuar.
Pastaj All-llahu dërgoi një erë të fuqishme, një natë të ftohtë dhe të erët. U përmbysën kazanat, u prishën çadrat dhe binin mbi ta gurët. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qëndronte në këmbë duke falur namaz.
Hudhejfe, radijall-llahu anhu, siç transmeton Hakimi dhe Bejhakiu, ka thënë:
“Natën e “Aleatëve” Ebu Sufjani dhe aletët mbi ne, Benu Kurejdha, çifutët nën ne, frikoheshim për fëmijët tanë. Asnjëherë nuk kam patur natë më të erët, me erë më të fuqishme, me zëra sikur vetëtimë. Aq erët ishte saqë nuk shihnim gishtin tonë. Pastaj tha: i dëgjova idhujtarët duke thënë: ikni, ikni, se nuk ka vend për ne këtu. Era shkoi në kampin e tyre. Pasha All-llahun dëgjoja zërin e gurëve që i godiste çadrat dh shtretërit e tyre, kurse era i sulmonte nga çdo anë”. (“Delailun-Nubuveti”, Bejhakiu dhe Ibn Asakiri në “Tarihud-Dimeshk”).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit”. (El-Ahzab: 9).
U shpartalluan aleatët, u kthye fisi Kurejshit edhe fisi Gatefan, duke mos marë asgjë, kurse çifutëve u shkoi huç kurtha dhe mashtrimi i tyre.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Pas këtij viti nuk do t’ju sulmojnë më kurejshitët, por ju do t’i sulmoni”. (sahih, Ahmedi). Kurse në transmetimin e Buhariut qëndron:
“Prej tani ne do ti sulmojmë e ata nuk do të na sulmojnë”.
Kështu erdhi edhe çlirimi i Mekës.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjat kësaj lufte bënte dua:
“All-llahu ynë! Ti që ke zbritur Librin, që llogarit shpejt, shkatërro aleatët. All-llahu im, shkatërroi dhe dridhi”.
Gjithashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj thoshte:
“Ska hyjni tjetër përpos All-llahut që është i Vetëm. Premtimet e Tija janë të vërteta, e ka ndihmuar robin, i ka bërë krenar ushtarët e Tij, vetëm Ai i ka shkatërruar aleatët, dhe ska asgjë pas Tij”.
Kur u kthye Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë, e la armën që të lahet nga pluhuri i kësaj lufte, i erdhi Xhibrili, alejhisselam, e i tha:
“Melaqet nuk e kanë lërë armën e tyre. E urdhëroi të shkon te fisi Benu Kurejdha. Shkoi te ata dhe i rrethekoi. Pastaj e përcaktoi zotëriun e fisit Eus, Sa’d ibn Muadhin, radijall-llahu anhu, që të gjykojë mbi ata. Ai pa frikë gjykoi me vendim të Zotit, i cili caktonte vrasjen e luftëtarev të tyre dhe skllavërimin e fëmijëve dhe grave”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ua preu kokat tradhtarëve, fitoi feja dhe miqtë e All-llahut. Këtë e sqaron All-llahu në Kur’an duke thënë:
“E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni. E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send”. (El-Ahzab: 26- 27).
Ky është përfundimi i njerëzve të devotshëm dhe durimtar, të cilët nuk i lëkundin vështirësit nga feja dhe fitnet nga bindja në Zotin e tyre.
“Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!. (El-Bekare: 214).
All-llahu na bekoftë me Kur’an dhe Sunnet, na bëftë dobi me argumentet dhe urtësinë që gjindet në to. Kërkoj falje për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij sepse Ai është Falës.
Hutbeja e dytë
All-llahun e falënderojmë që na sjell dhunti, që na i largon telashet, i përgjigjet robit të Vet kur i lutet në erësirë, i ka premtuar fitore atij që kapet për rrugën e Tij të drejtë. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përpos All-llahut, i Cili është Një dhe pa ortak dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i cili ka kryer misionin, ka realizuar emanetin dhe na ka lërë një hapësirë të bardhë, ku dita dhe nata janë të njejtë. Nga kjo hapësirë largohet vetëm i shkatërruari.
Paqa dhe bekimi qofshin mbi te, familjen, gratë, pasardhësit, shokët dhe mbi ata që i pasojnë deri në Ditën e Kijametit.
Musliman të nderuar!
Beteja e Ahzabit dhe ditët e Hendekut kanë urtësi dhe mësime, të cilat muslimanët duhet t’i kuptojnë dhe ti kenë në konsideratë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (El-Ahzab: 21).
Ligjet e All-llahut nuk ndalen së vepruarit në kohën e kaluar dhe në këtë të tashmen, andaj jabanxhillëku i fesë dhe dobësia e muslimanëve nuk duhet të na shpiejnë në demoralizim dhe molisje, por duhet të jenë shtytës për durim, flijim dhe qëndresë derisa të jep leje Zoti për rrugëdalje.
Prej shkallëve të adhurimit në të cilat duhet të kalitemi është durimi, mobilizimi, qëndresa, bindja, lutja, shpresimi i shpërblimit, zbatimi i urdhërave të All-llahut, besimi në Caktimin e All-llahut, perceptimi i ligjit të sprovimit, mbrojtja e fesë, etj, sepse:
” All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)”. (Jusuf: 21).
Dërgoni salavate dhe selame mbi njeriun më të mirë dhe më të pastër, Pejgamberin e All-llahut, Muhammed ibn Abdullahun, hashimit e kurejshit.
Salih Alu Talib
Imam dhe hatib në Mesxhidul-Haram
Hutbe e mbajtur më: 07/10/1425
Përktheu: Bekir Halimi
Salih Alu Talib, Imam dhe Hatib në Mesxhidul-Haram,
26.11.2004