Allahu i madhëruar, thotë:
وَلَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَنْ عِنْدَهُ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَلَا يَسْتَحْسِرُونَ.
يسبحون اليل والنهار وهم لا يفترون.
“Dhe Atij i përket gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë, e ata që janë tek ai (engjujt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë, duke mos ndier lodhje.
E lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, palodhmërisht.”
(El Enbija: 19-20).
Numrin e melaikëve nuk e dinë askush pos Allahut, xhele ue ala, melaike ka shumë.
Në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit nga hadithi i Enesit, radijAllahu anhu në tregimin e isras dhe miraxhit, tregon pejgamberi alejhi selam se në Bejtul Ma’mur në qiell çdo ditë falen nga 70 mijë melaike dhe nëse dalin nga aty ato nuk kthehen më aty.
Pra, nga ky hadith mësojmë se numri i melaikve është shumë dhe atë e dinë vetëm Allahu xhele ue ala.
Besimi në melaiket përfshinë katër gjëra;
1. Besimi i paluhatshëm se melaiket ekzistojnë.
2. Besimi i paluhatshëm në emrat e melaikëve, melaiket që i dimë, psh; Xhibrili alejhi selam dhe melaiket që nuk ua dimë emrat, besojmë ashtu në përgjithësi siç na ka mësuar dhe lajmruar Allahu dhe i dërguari i Tij.
3. Besimi i paluhatshëm në cilësitë dhe format e tyre.
Psh. Pejgamberi alejhi selam e ka parë Xhibrilin alejhi selam në formën e tij reale, ashtu siç e ka krijuar Allahu xhele ue ala, me gjashtëqind palë krah.
Melaiket me lejen e Allahut mund të transformohen në formën e njeriut, ashtu siç ndodhi me xhibrilin alejhi selam.
Allahu e dërgoi Xhibrilin alejhi selam tek Merjemja alejhe selam dhe ai u transformua në formën e njeriut, pra iu paraqit Merjemes alejhe selam në formën e njeriut.
Njashtu, Xhibrili alejhi selam, iu paraqit pegamberit alejhi selam në formën e njeriut, në çastet kur ishin edhe sahabët prezent, xhibrili erdhi në formën e njeriut, me tesha shumë të bardha, flokë shumë të zinjë, nuk dukeshin shenja të udhëtimit tek ai, nuk e njihte askush prej sahabëve, u ul tek pejgamberi alejhi selam, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e pejgamberit alejhi selam, i vendosi duartë e tij mbi kofshët e pejgamberit alejhi selam dhe e pyeti për Islamin, Imanin, Ihsanin, Kijametin dhe shenjat e kijametit.
Në fund Pejgamberi alejhi selam u tha shokëve të tij:
هذا جبريل أتاكم يعلمكم دينكم.
Ky ishte xhibrili alejhi selam, erdhi t’ua mësoj fenë tuaj.”
(Shënon Imam Muslimi).
Njashtu, në formën e njeriut u paraqitën melaiket, kur i dërgoi Allahu tek brahimi alejhi selam dhe Luti alejhi selam.
4. Besimi i paluhatshëm me ato që na ka mësuar Allahu dhe i dërguari i Tij në lidhje me melaiket, se melaiket e adhurojnë natën dhe ditën Allahun, pa ngurrim dhe pa ndier fare lodhje.
Njashtu, disa nga melaiket janë të angazhuara me vepra, ndër to:
1. Xhibrili alejhi selam:
I cili u obligua nga Allahu, t’ua dërgoj shpalljet pejgambërve të Allahut.
2. Mikaili:
I obliguar për sjelljen e shiut.
3. Israfili:
I oblguar për fryrjen në Su’r për fillimin e kijametit si dhe për ringjalljen e krijesave.
4. Meleku i vdekjes:
I obliguar për marrjen e shpirtërave në çastet e vdekjes.
5. Meleku i cili kujdeset për zjarrin e xhehenemit, ai është udhëheqësi dhe mbikqyrësi i zjarrit (Maliku).
6. Melaiket që do t’i pyesin njerëzit, të vdekurit në varreza: Do t’i pyesin për Allahun, fenë e tyre dhe pejgamberin e tyre(Munkiri dhe Nekiri).
7. Melaiket që përkujdesen për shënimin e veprave të bijve të Ademit.
Pra, çdo person ka dy melaike që shënojnë veprat e tij: Njëri prej melaikëve qëndron në anën e djathtë (shënon veprat e mira) dhe njëri në anën e majtë (shënon veprat e këqija).
8. Melaike qe përkujdesen për fëmijët në barkun e nënave të tyre, nëse fëmija i mbush 4muaj në barkun e nënës, atëherë Allahu e dërgon një melaike që t’ia shkruaj rizkun (furnizimin) e tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij, dhe se a do të jetë i lumtur apo i mjerë (dëshpruar).
Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah
Nga arabishtja: Suad B. Shabani