Kaderi është caktimi i All-llahut për çdo gjë që ndodh dhe për çdo gjë që ekziston, të gjitha sipas diturisë së Allahut, dëshirës dhe urtësisë së Tij.
Besimi në kaderin e Allahut ngërthen katër gjëra:
1. Besimi se Allahu e ka ditur çdo gjë në përgjithësi dhe në hollësi para se t’i krijojë ato, qoftë ajo dituri e cila lidhet me veprat e Tija apo me veprat e robërve të Tij.
2. Besimi se Allahu e ka shkruar atë në Leuh el Mahfudh(pllaka e ruajtur).
Për këto dy çështje, thotë All-llahu në Kur’an:
(أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَابٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ)
“A nuk din ti, se Allahut – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë?
Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër.
Me të vërtetë, të gjitha këto, për Allahun janë lehtë.”
(Haxh: 70)
Transmetohet prej Abdullah bin Amr ibn el-Asit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
E kam ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë:
“ Allahu i ka shënuar caktimet e krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se të krijonte qiejt dhe tokën”.
(Shënon: Muslimi).
3. Besimi se të çdo gjë që ndodh, nuk ndodh përveç se me dëshirën e Allahut, qoftë ajo që ka të bëj me punët e Allahut ose me veprat e krijesave të Tij.
Në lidhje me punët e Tij, Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
(وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ ۗ مَا كَانَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ)
Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund të zgjedhin.
Qoftë i falenderuar Allahu dhe larg nga ato që i përshkruhen Atij për shok!.”
(Kasas: 68).
(يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ اللَّهُ الظَّالِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ)
” Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje;
Allahu punon ç’të dojë.”
(Ibrahim: 27).
(هُوَ الَّذِي يُصَوِّرُكُمْ فِي الْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيز الْحَكِيمُ)
“Ai ju formon juve në mitër ashtu si don Ai; s’ka zot tjetër përveç Tij, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm!
Ndërsa thotë për veprat e krijesave: “Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë, pra lëri ata dhe atë që e trillojnë”.
(Imran: 6).
4. Besimi se çdogjë që ekziston është krijesë e Allahut duke përfshirë qenien e tyre, cilësitë dhe lëvizjet e tyre.
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë :
(لَهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ)
“Allahu është Krijues i çdo gjëje dhe Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje.”
(Zumer: 62).
(الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُنْ لَهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ فَقَدَّرَهُ تَقْدِيرًا)
“Atij që i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, i cili nuk ka fëmijë dhe i cili nuk ka shok në pushtet dhe i cili ka krijuar çdo gjë, e i ka rregulluar si duhet ato!.”
(Furkan: 2).
Dhe thotë Allahu për të dërguarin e Tij, Ibrahimin alejhi selam!,- se ai ka thënë:
(وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ)
“E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.”
(Safat: 96).
Vazhdon…
Autor: Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.