2. Besimi në llogarinë;
Robi do të merret ditën e gjykimit në llogari për veprat e tij dhe do ta merr shpërblimin për to.
Llogaria është e vërtetuar në Kur’an, Sunet dhe nga koncensuesi (ixhmai) i muslimanëve.
Allahu i Madhëruar, thotë;
إِنَّ إِلَيْنَا إِيَابَهُمْ. ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُمْ.
“Ata, me të vërtetë, do të kthehen te Ne.
Dhe, me të vërtetë, do të japin llogari para Nesh!”
(El Gashije; 25,26).
مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ.
“Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.”
(El En’am: 160).
وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا ۖ وَإِنْ كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَاسِبِينَ.
“Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokërre hara dalli (lloj mëlmese).
Na do ta sjellim atë (për llogari).
E, Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje.”
(El Enbija: 47).
عن ابن عمر رضي الله عنهما أن النبي صلى الله عليه وسلم قال: إن الله يدني المؤمن فيضع عليه كنفه-أي ستره- ويستره، فيقول: أتعرف ذنب كذا؟
أتعرف ذنب كذا؟
فيقول: نعم أي رب حتى إذا قرره بذنوبه، ورأى أنه قد هلك قال: قد سترتها عليك في الدنيا ، وأنا أغفرها لك اليوم، فيعطي كتاب حسناته، وأما الكفار والمنافقون فينادي بهم على رؤوس الخلائق هؤلاء الذين كذبوا على ربهم، ألا لعنة الله على الظالمين.
(متفق عليه)
Transmeton Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Allahu do ta afrojë afër Vetes së Tij besimtarin dhe do t’ia vendojë mbulesën e Tij me të cilën do ta mbulojë (nga shikimi dhe ndëgjimi i të tjerëve) dhe do t’i thotë:
“A të kujtohet ky mëkat i yti?
A të kujtohet ky mëkat i yti?
Robi do të thotë: Po, o Zoti im,besimtari do t’i pranojë mëkatet që i ka bërë dhe e sheh se më këto mëkate ai veçse është i humbur dhe i shkatëruar.
Por, Allahu do t’i thotë:
“T’i kam mbuluar këto mëkate sa ishe në dunja dhe sot do t’i fali, më pas do t’i jepet libri i të mirave.
Ndërsa, pabesimtarët dhe dyftyrëshat(munafikat) Allahu do t’i thërret karshi të gjithë njerëzve dhe do të thotë:
“Ja, këta janë ata që gënjyen për Zotin e tyre, mallkimi i Allahu qoftë mbi zullumqarët.”
(Mutefekun alejhi).
وصح عن النبي صلى الله عليه وسلم : أن من هم بحسنة فعملها، كتبها الله عنده عشر حسنات إلى سبعمائة ضعف إلى أضعاف كثيرة ، وأن من هم بسيئة فعملها، كتبها الله سبئة واحدة.
Gjithashtu është vërtetuar nga pejgamberi, alejhi selam se ka thënë:
“Kush synon ta kryejë një (vepër) të mirë dhe e kryen atë, Allahu do ta shënoj tek Ai, sikurse t’i ketë kryejë dhjetë të tilla(të mira) deri në shtatëqind të tilla e edhe më shumë.
E kush synon ta veprojë një (vepër) të keqe dhe e kryen atë, Allahu do t’ia shënojë se ka kryer (vetëm) një vepër të keqe.”
Vazhdon…
Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani