Dita e fundit:
Dita e gjykimit është dita në të cilën do të ringjallen njerëzit për të dhënë llogari, për t’u shpërblyer apo për t’u dënuar.
Pse u emërtua si dita e fundit!?
U emërtua si dita e fundit, ngase nuk ka ditë më pas saj, banorët e xhenetit do të vendosen në vendet si dhe banorët e zjarrit në vendet e tyre.
Besimi në ditën e gjykimit përfshinë tre gjëra:
1. Besimi në ringjalljen;
Ringjallje e të vdekurve pas fryrjes së dytë të Su’rit, do të paraqiten njerëzit para Zotit të gjithë botërave.
Allahu, xhele ue ala, thotë:
يَوْمَ نَطْوِي السَّمَاءَ كَطَيِّ السِّجِلِّ لِلْكُتُبِ ۚ كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُعِيدُهُ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَا ۚ إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ.
“(Kjo do të ngjajë) atë Ditë, kur do të palojmë qiellin – ashtu si palohet letra e shkrimit. Ashtu siç e kemi filluar krijimin e parë, (ashtu) do t’i kthejmë ato (krijesat).
Ky është premtimi Ynë.
Na, këtë, me të vërtetë, do ta bëjmë.”
(El Enbija: 104).
Ringjallja: Është një aktë i vërtetë dhe i vêrtetuar nga Kur’ani, Suneti dhe ixhmai (konsensusi) i muslimanëve.
Allahu, xhele ue ala, thotë;
ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُون.
ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ.
“Mandej, pas kësaj ju do të vdisni.
Pastaj, ju me të vërtetë, do të ringjalleni në Ditën e Kijametit.”
(El Enbija: 15-16).
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë:
” يحشر الناس اليوم القيامة…”
“Do të ringjallen njerëzit në Ditën e Kijametit…”
(Mutefekun alejhi).
قَالَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِي الْأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ.
قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَاسْأَلِ الْعَادِّين.
قَالَ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا ۖ لَوْ أَنَّكُمْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ.
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ.
فَتَعَالَى اللَّهُ الْمَلِكُ الْحَقُّ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ.
(Engjëlli) do të thotë:
“Sa vjet i keni kaluar në Tokë (botë)?”
Do të pëgjigjen ata: “Kemi qëndruar një ditë apo një pjesë të ditës; – pyetni numruesit (ata që i kanë numruar)?”
Do të thotë (Allahu): “Keni qëndruar shumë pak.
E, sikur të kishit ditur!”
Mos vallë, keni menduar ju, që Ne ju kemi krijuar juve kot dhe që nuk do të ktheheni te Ne?”
I lartësuar është Allahu, sundimtari i Vërtetë!
S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor!
(El Mu’minun: 112-116).
إِنَّ الَّذِي فَرَضَ عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لَرَادُّكَ إِلَىٰ مَعَادٍ ۚ قُلْ رَبِّي أَعْلَمُ مَنْ جَاءَ بِالْهُدَىٰ وَمَنْ هُوَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ.
“Me të vërtetë, Ai që ta ka shpallë ty Kur’anin, do të kthejë ty në vendin që të është premtuar.
Thuaj: “Zoti im di më së miri kush ka ardhur me udhëzim të drejtë, e kush është në humbje të plotë.”
(El Kasas: 85).
Vazhdon…
Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani