Besimi në caktimin e Zotit dhe fatëkeqësitë;
mësime dhe rregulla

E falënderojmë All-llahun, i Cili Di dhe është i Informuar hollësisht. Me urtësi ka krijuar dhe organizuar. Krijon dhe bën çka të dëshiron. Atij i takon falënderimi për atë që ka caktuar dhe vendosur. Atij i takon falënderimi për vendimet e Tija. E falënderojmë Ate që Mëshira e Tij ka kapluar mbarë krijimin dhe Dhuntia e Tij çdo krijesë.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin mëshirë për mbarë njerëzimin, Muhammedin, i biri i Abdullahut, i cili është I Dërguar Besnik, mbi familjen, shokët e tij të vërtetë dhe durimtar me te në çdo mejdan, dhe mbi ata që i përcjellin në mënyrë më të mirë deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman!

Keni frikë All-llahun, sepse takvallëku është baza e shpëtimit. Sipas devotshmërisë arrihet dallimi mes besimtarëve dhe me te ngritet lartë balli.

Prej bazave të devotshmërisë mbi të cilat ngritet dhe pa të cilat nuk vlen asnjë vepër: besimi në gjashtë rregullat, për të cilat janë pajtuar të gjitha ligjet, në të cilat aludojnë të gjitha argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit, i cili është zotëri i të parëve dhe të fundëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. (El-Bekare: 285).

Kurse kur erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe e pyeti Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për imanin, ai iu përgjigj duke thënë:

“Të besosh në All-llahun, në melaqet, në librat dhe në pejgamberët e Tij, të beson në ditën e Mbramë dhe në Caktimin; qoftë e mirë ose e keqe”. (Buhariu).

Këto janë rregullat statike, ai që lë mas dore njërin prej këtyre rrgullave, ai nuk është besimtar, është larguar nga rruga e drejtë, nuk i pranohen veprat, saqo që janë. Këtë na e tregon All-llahu [subhanehu ve teala] duke na thënë:

” Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg”. (En-Nisa: 136).

O ju musliman!

Do të flasim për një baze prëj këtyre bazve të besimit, që ka të bëjë me besimin në All-llahun, madje është baza e besimit të një besimtari dhe madhërimit të Zotit. Ajo është: besimi në caktimin dhe gjykimin e Zotit. Kjo është shenjë e vërtetësisë së besimit dhe mendimit të mirë që ka njeriu për Zotin e vet.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nuk është besimtar njeriu përderisa nuk beson në caktimin, qoftë për të mirë ose për të keqe, se është nga All-llahu dhe derisa ta dijë se ajo që e ka goditur nuk ka pasur mundësi ta gabon dhe ajo që e ka gabuar nuk ka pasur mundësi ta qëllon”. (Sahih, “es-Sahiha”, 2439).

Ai që beson në caktimin e All-llahut, jeton i qetë dhe i sigurtë, i vendosur dhe i shtërnguar. Nuk e drishin sprovat e as që e dobësojnë telashet. E lusim All-llahun që të na jep besim të vërtetë dhe vepra të sinqerta.

Besimi në caktimin e All-llahut depërton thellë në ndërgjegje, gjurmët dalin në gjymtyrë dhe trup, nëse udhëzohet besimtari dhe vepron sipas urdhërave të All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Mund ta përmbledhim atë që është përmendur në Kur’an dhe Sunnet mbi besimin në caktimin e All-llahut gjatë fatëkeqësive dhe vuajtjeve në dhjetë rregulla të përgjithshme:

Rregulli i parë: Duhet besuar në diturinë e përgjithshme të All-llahut, dituri e cila kaplon çdo gjë, atë që shihet dhe që nuk shihet, atë që është e dukshme dhe atë që është e fshehur.

All-llahut nuk mund ti fshihet asgjë, sepse Ai di atë që e pëshpëritë gjoksi, e di atë që ka ndodhur dhe atë që do të ndodhë dhe se asgjë nuk ndodh në gjithësi, pa dijen e All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhanehu ve teala] na mëson dhe thotë:

“Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi – Mahfudh)”. (El-Enam: 59).

Poashtu thotë:

” Ai e di të fshehtën dhe konkreten, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi”. (El-Enam: 73).

“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet”. (Et-Talak: 12).

Nëse e kuptojmë këtë dhe na përforcohet në zemër. Nëse e kuptojmë se All-llahu e di të fshehtën dhe se prej Emrave të Tij është: I dishëm, Dëgjues dhe Shikues, binden shpirtërat besimtare dhe qetësohen se çdo gjë që ndodh, ndodh me diturinë dhe përcjelljen e All-llahut [subhanehu ve teala], andaj nuk ka nevojë të frikohesh dhe të trishtohesh. Pse dridhesh dhe ke stres kur Mbreti Fuqiplot e di çdo gjë që ndodh, atë që e planifikojnë armiqtë dhe kurthat që i bëjnë çifutët dhe të krishterët në fshehtësi. Besimi në këtë çeshtje shkakton qetësi, garancë dhe përforcim me lejen e All-llahut [subhanehu ve teala].

Rregulli i dytë: Çdo gjë që ndodh në këtë gjithësi ndodh me Dëshirën dhe Vullnetin e Tij, qoftë e mirë ose e keqe. Asnjë gjë nuk ndodh pa urdhërin e Tij.

Nuk mund të parafytyrohet dhe të paramendohet që të ndodh një gjë pa dëshirën dhe vullnetin e Tij. Krijesat le të planifikojnë sa të dëshirojnë, sepse nuk ndodh asgjë tjetër përveç asaj që e ka dëshiruar dhe caktuar All-llahu [Azze ve xhel-le].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” vërtet Zoti yt punon çka dëshiron”. (Hud: 107).

” Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë “. (Er-Rad: 11).

” S’ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron”. (El-Haxhxh: 14).

Kur ta kuptojmë këtë, nëse na bjer ndonjë telashë ose na vjen ndonjë fatëkeqësi, duhet të kujothemi se kjo është me dëshirën dhe vullnetin e All-llahut, andaj nuk duhet të trishtohemi, sepse je i mbështetur në një shtyllë shumë të fuqishme.

O ju robër të All-llahut!

Edhe pse ne besojmë se dëshira e All-llahut domosdo realizohet dhe se pa vullnetin e Tij nuk ndodh asgjë në gjithësi, ne jemi të urdhëruar që të zbatojmë urdhërat e All-llahut dhe atë që e kërkon prej neve fetarisht. Andaj nëse ndodh ndonjë fatëkeqësi ose ndonjë telashe njeriu nuk duhet qëndruar duarkryq dhe të arsyetohet se kjo është prej All-llahut. Por All-llahu na ka urdhëruar që të shtyjmë të keqen, të rezistojmë të kotën dhe luftojmë mosbesimin, me qëllim që të ngrisim fenë dhe ligjin e Tij, të lejohet e lejuara dhe të ndalohet e ndaluara.

Duke besuar në caktimin e All-llahut dhe në urdhërat e Tij plotësohet besimi dhe përforcohet këmba ynë në Islam.

Rregulli i tretë: Çdo gjë që ka caktuar All-llahu në këtë gjithësi ka urtësinë dhe interesin e vet, pa marur para sysh a e dimë ne ose nuk e dimë.

All-llahu [subhanehu ve teala] nuk i cakton gjërat dhe nuk i krijon krijesat pa urtësi, sepse Ai është i pastër nga gjërat e kota dhe loja.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim”. (Ed-Duhan: 38).

“A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”. (El-Muminun: 115).

“E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri”. (El-Hixhr: 85).

Kurse besimtarët kur meditojnë rreth krijaturës së All-llahut [subhanehu ve teala] thonë:

” Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”. (Ali Imran: 191).

Kur ta kuptojmë këtë rregull, në çdo rast që na vijnë fatëkeqësitë, na qetësohet zemra dhe dakorodhemi dhe i dorëzohemi caktimit të All-llahut. Kemi mendim të mirë për All-llahun, sepse këto fatëkeqësi që ia ka sjellur ummetit ose ndonjë individi, kanë urtësi të mëdha, pasiqë All-llahu është i Urtë dhe I di gjërat hollësisht.

Rregulli i katërt: All-llahu [Azze ve xhel-le] nuk cakton të keqe të pastër, në të cilën nuk ka të mirë. Por çdo gjë që cakton All-llahu, edhe pse ne na duket e keqe, pas saj fshehet e mirë të cilën nuk e di askush përveç All-llahut, siç është shlyerja e mëkateve, ngritja e shkallëve, pastrimi i rradhëve të besimtarëve, kuptimi i të metave të tyre, zbulimi i asaj që planifikohet kundër tyre, ose largimi i një të keqes më të madhe se sa kjo që i ka goditur, siç është mbrojtja e fesë së tyre, edhe në qoftë se është në llogari të dunjasë së tyre, e shumë interese tjera, të cilat nuk të bien ndërmend.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një lutje mes tjerash ka thënë:

“E keqeja nuk është prej Teje”. (Muslimi).

Ja, Iblisi, nëna e çdo të keqe në botë, e ka krijuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe ka caktuar ekzistimin e tij në gjithësi që t’i sprovon robërit e Tij dhe ta kupton kush është i vërtetë dhe kush gënjen, e shumë urtësi tjera të cilat kanë shpalosur shumë të mira për robërit, mirëpo shumica e njerëzve këtë nuk e dinë.

Kur të binë fatëkeqësitë, o ti njeri i mjer, o ti me dije të cekët, o ti me shikim të kufizuar, dije se i Urti, i Dituri, i Buti, i Mëshirshmi, nuk cakton gjëra për krijesat e Tija, në të cilat nuk ka të mira dhe interes.

Rregulli i pestë: All-llahu çka të dëshiron vepron në krijesat dhe mbretërinë e Tij. Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse njerëzit meren në pyetje.

Pasiqë ai është Mbret i mbretërisë absolute, Sundues i qiejve dhe tokës, Zot i botëve, Krijues i gjith njerëzve në përgjithësi, Kujdestar i gjithësisë, Hyjni i të parëve dhe të fundëve, i lartësuar qoftë. Andaj neve nuk na takon ta pyesim Zotëriun tonë pse na i ka caktuar fatëkeqësitë, pse na kanë goditur ato, e nuk i kanë goditur të tjerët, pasiqë ne jemi krijesat dhe robërit e Tij, kurse kjo botë është mbretëria dhe krijesa e Tij, ku ban çka të dëshiron. Kjo edukatë me All-llahun, është baza e konfirmimit të hyjnisë dhe zotërisë së All-llahut nga ana e njeriut, kurse All-llahu nuk e humbë shpërblimin e atyreve që bëjnë punë të mira.

Rregulli i gjashtë: Besim i sigurtë, i cili nuk përzihet me dyshim dhe mëdyshje, se All-llahu është Gjykatës i Drejtë, i cili Vetvetes ia ka ndaluar zullumin, andaj edhe mes njerëzve e ka ndaluar. All-llahu nuk dakorodohet me zullumin dhe zullumqarët.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).

” , ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve”. (El-Haxhxh: 10).

“S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh”. (En-Nisa: 40).

Nëse e kupton këtë rregull, kur të ndeshesh me fatëkeqësi, ke parasysh këtë rregull, mos e haro asnjëher dhe mos ke mendim të keq për Zotin Tand, sepse ai është më i Drejtë nga gjith të drejtët dhe më i miri Gjykatës. All-llahu nuk dakorodohet që tu bëhet zullum robërve të tij, u del në ndihmë edhe nëse vonon pak, kurse zullumqarëve u ka përgaditur denim te dhembshëm. Lutja e njeriut që i është bërë zullum nuk refuzohet, ngritet te All-llahu sikur të jetë xixë.

Rregulli i shtatë: All-llahu është i mëshirshëm ndaj besimtarëve, madje është edhe më i mëshirshëm ndaj tyre se sa nënat dhe prindërit e tyre.

Prej mëshirës së Tij është kjo që ka caktuar që të ndodhë në gjithësi, pasiqë Ai Vetvetes ia ka bërë obligim mëshirën dhe se Mëshira e Tij ia tejkalon Hidhërimit të Tij. Çdo gjë që ndodh në gjithësi, qoftë e mirë ose e keqe, është prej mëshirës së Tij ndaj neve. Pasiqë ne nuk i dimë të mirat dhe mëshirën që na i ka fshehur All-llahu dhe vijnë pas këtyre të këqijave dhe fatkeqësive, nuk e kuptojmë mëshirën që gjindet te këto ndodhi. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë All-llahu [subhanehu ve teala].

Duhet ta dimë se All-llahu është më i mëshirshëm ndaj nesh se sa nënat dhe prindërit tanë, madje është më i mëshrishëm ndaj nesh se që jemi ne ndaj vetvetes, pasiqë Ai është krijuesi ynë, e Di shumë mirë atë që na bën dobi, na gëzon, atë që na dëmton dhe na bën fatkeq. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në hadithi kudsi:

“Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim për Mua, andaj le të mendon çka të dojë për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Për këtë mos të mendojmë për Zotin tonë ndryshe, përpos se mirë.

Rregulli i tetë: Çdo gjë përveç All-llahu është e krijuar. Të gjitha veprat e njeriut i ka krijuar All-llahu [subhanehu ve teala].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!”. (Er-Rad: 16).

” Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur”. (Furkan: 2).

“E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni”. (Es-Saffat: 96).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“All-llahu ka krijuar secilin krijues dhe krijesën e Tij”. (Sahih, “Es-Sahiha”, nr. 1637).

Nëse mendon rreth kësaj dhe e beson këtë, do të kuptosh dobësinë e armikut tënd dhe pafuqinë e tij, pasiqë është krijesë e All-llahut, ai edhe ajo që e vepron ai, andaj le të ndërlidhet zemra yte vetëm me All-llahun, i cili është i Fuqishëm dhe Krijues i çdo gjëje.

Rregulli i nëntë: Caktimet dhe ditët rrotullohen, sepse nuk mund të vazhdojë një gjendje përgjithmon.

All-llahu ka caktuar se vendimet e Tija i kaplojnë edhe besimtarët edhe mosbesimtarët, edhe të mirët edhe të këqinjtë dhe se konfrontimi mes të mirës dhe të keqes është ligj që vazhdon dhe nuk ndalet.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve “. (Ali Imran: 140).

Një herë ithtarëve të të vërtetës e një herë ithtarëve të të kotës dhe konflikti mes tyre do të vazhdojë deri në ditën e Gjykimit, siç na tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit”. (El-Bekare: 251).

Ajo që e besojmë bindshëm dhe nuk dyshojmë aspak është fakti se feja e All-llahut do të ngadhnjejë dhe se përfundimi i takon njerëzve të devotshëm dhe se do të mbetet një grup i këtij ummeti e kapur për të vërtetën dhe e ndihmuar deri në ditën e Kijametit, të cilës nuk i ban dëm as ai që e tradhton e as ai që e kundërshton. Andaj mos i shiko këto ndodhi me shikim të nxituar dhe aktual, por shiko të ardhmen e lumtur dhe vepro sipas shkaqeve të cilat të shpiejnë deri të fitoreja dhe mëkëmbësia. All-llahu sigurisht e ndihmon fenë dhe miqtë e Tij.

Rregulli i dhjetë: Durimi në caktimet e All-llahut është prej detyrave që na i ka obliguar All-llahu dhe është sekreti i udhëzimit dhe shpëtimit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut”. (Ali Imran: 200).

Na ka urdhëruar të kërkojmë ndihmë në durim dhe namaz duke na thënë:

“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El-Bekare: 45).

All-llahu [subhanehu ve teala] duke sqaruar sporvimin dhe testimin e robërve të Tij dhe se fitues edhe i suksesshëm është ai që duron dhe është i kënaqur me caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala]:

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El-Bekare: 155- 157).

Ky wshtw shpwrblimi i durimtarwve nw kwtw botw, kurse pwr nw ahiret, atw nuk mundet ta vlerwsojw askush pwrveç All-llahut:

” ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10).

Durimi është njëri prej shkaqeve të fitores kundër armiqve, këtë edhe e kërkon ummeti nga All-llahu kur të takohet me armikun. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët”. (Ali Imran: 146).

Kurse për grupin e vogël besimtar dhe të shtypur që luftoi kundër Xhalutit tha:

” Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët. E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: “Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve! Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, “. (El-Bekare: 249-251).

All-llahu ynë na dhuro durim dhe na i përfoco këmbët kur të takohemi me armikun dhe na ndihmo kundër popullit mosbesimtar!

Nasir ibn Jahja el-Hunejni

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
28.3.2003