Bëhuni vëllezër (ll)
Të drejtat dhe detyrat ndaj vëllezërve
Baza mbi të cilën mbështeten raportet vëllazore është tia duash vëllaut tënd, ate që ia do vetvetes, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Nuk beson askush prej jush derisa nuk ia do vëllaut të vet atë që ia do vetvetes”. (Buhariu dhe Muslimi).
Nëse muslimani raportet e veta me vëllaun e tij i bazon në këtë hadith, pa dyshim se të gjitha obligimet që ia kanë mes tyre do të zbatohen.
Obligimet e muslimanit ndaj vëllaut të vet munden të jenë të përgjithshme dhe të veçanta.
Prej këtyre obligimeve dhe edukatës janë edhe këto:
1- Gjashtë obligimet e përgjitshme dhe të përmendura në hadithin e njohur:
“Obligimet e muslimanit përball muslimanit janë gjashtë: kur ta takosh t’i japish selam, kur të thërret, t’i përgjigjesh, e kur të kërkon këshillë, ti japish këshillë, e kur të teshtisë e ta falënderon All-llahun, t’i përgjigjesh (duke i thënë jerhamukall-llah), kur të sëmuret ta vizitosh dhe kur të vdes tia pasosh xhenazen”. (Buhariu dhe Muslimi).
2- Largimi nga mendimi i keq, spionimi, zilia, hulumtimi, urrejtja dhe ikja njëri prej tjetrit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ruhuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë biseda më e rrejshme, mos përgjoni bisedat e tjerëve, mos spiononi, ms keni zili mes vehte, mos ikni njëri prej tjetrit, mos urreni njëri tjetrin, e bëheni, ju robërit e All-llahut, vëllezër”. (Buhariu dhe Muslimi).
3- Ikja nga zullumi, tradhtia dhe nënçmimi i vëllezërve.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i ban zullum dhe nuk e dorëzon “. (Buhariu).
4- Përshëndetja për dore kur ta takon.
“Dy musliman që takohen dhe përshëndeten mes tyre për dore, u falen mëkatet para se të ndahen”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).
Shikoni se sa vlerë të madhe ka kjo vepër mirëpo ne përsëri e neghlizhojmë këtë vepër.
5- Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Mos nënçmoni asnjë vepër të mirë, edhe në qoftëse është ta takosh vëllaun tënd me fytyrë të buzëqeshur”. (Muslimi).
6- Mos të jetë smirak ndaj vëllaut të vet.
7- Ti ban vend në ndejë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Njeriu nuk e ngrit njeriun nga vendi, në të cilin është i ulur, mirëpo zgjëroni dhe lironi vend”. (Muslimi).
8- T’ia mbrojsh nderin.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush ia mbron vëllaut të vet nderin, All-llahu ia mbron fytyrën nga zjari i xhehenemit”. (sahih, Tirmidhiu, etj).
9- Ta thërrasish me emrat e tij të dashur.
Omeri [radijall-llahu anhu] thotë:
“Tre gjëra ta pastrojnë dashurinë e vëllaut tënd: ti japish selam kur ta takosh, t’i bësh vend në tubim dhe ta thërrasish me emrat më të dashur për te”.
10- T’i ndihmosh me pasuri kur ka nevojë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush ka deve shtesë, le t’ia jep atij që nuk ka deve, kurse kush ka ushqim tepër, le ti jep atij që nuk ka”. (Muslimi).
11- Të punon për nevojat e tija dhe të vepron në shërbim të tij.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kush vepron për nevojat e vëllaut të vet, All-llahu vepron për nevojën e tij “. (Buhariu dhe Muslimi).
Disa selef kushtëzonin që gjatë udhëtimeve me vëllezërit e tyre, që ai të jetë në shërbim të tyre.
Imam Gazaliu thotë:
“Obligimi i dytë prej obligimeve të vëllezërisë. Ti ndihmosh personalisht në kryerjen e nevojave të tija Nevoja e vëllaut tënd duhet të jetë sikurse nevoja yte, ose më e rëndësishme se nevoja yte. Të kujdesesh për momentet e nevojës dhe mos të jesh i shkujdesur për gjendjen e tij, ashtu sikurse nuk je i shkujdesur për gjendjen tënde. Ta sjellish në pozitë që mos të ketë nevojë për pyetje dhe të tregon nevojën për ndihmë. Ti kryejsh nevojat e tija sikurse të mos të dish se i ke kryer ato nevoja, mos të pretendosh se kë merita pse e ke bërë këtë gjest, madje e falënderon për pranimin e mundit tënd për te dhe zbatimin e urdhërit të tij. Nuk duhet të mjaftohesh vetëm me kryerjen e nevojës, por të përpiqesh që në fillim me shtesë në nderim dhe altruizëm “. (Ihjau Ulumud-Din, 2/ 162).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Njerëzit më të dashur te All-llahu janë ata që janë më të dobishëm për njerëzit. Prej veprat më të dashura te All-llahu është futja e gëzimit në zemrën e muslimanit, ose ia largon një brengë, ose ia lanë borxhin, ose largon prej tij urinë, të eci në nevojën e vëllaut tim është më e dashur për mua se sa të bëjë itikaf në këtë xhami (në Medinë) një muaj. Ai që pengon hidhërimin e tij, All-llahu i ambulon të metat, kush përmban veteveten në mllef, edhe pse ka mundësi ta realizojë, All-llahu ia mbush zemrën në ditën e Kijametit. Ai që ecë në nevojën e vëllaut të vet, derisa t’ia kryen, All-llahu ia forcon këmbët në ditën kur rrëshqasin këmbët, dijeni se morali i keq i prish veprat sikurse e prish uthulla mjaltën”. (Sahih, Es-sahiha, 906).
Abdull-llah ibn Othmani, hoxha i Imam Buhariut thotë: “Secili që ka kërkuar ndonjë nevojë prej meje, ia kam kryer vet, nëse jo, atëherë me pasurinë time, nëse jo, atëherë ndihmoheshim me vëllezërit, e nëse jo, atëherë ndihmoheshim me sulltanin”. (Adab Sherije, 2/ 180).
12- Mos t’ia përmend të mirat që ua ban.
Nëse ua ban ndonjë të mirë, i ndihmon me pasuri, vepron për nevojat e tij ose në shërbim të tij, nuk duhet tua përmend këto të mira, përndryshe u asgjësohet kjo e mirë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim “. (el-Bekare: 264).
13- Ta falënderon për të mirat që ia bën, qoftë ndihmë materiale, ose shërbim.
Muslimani e falënderon secilin vëlla që i bën ndonjë të mirë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ai që nuk i falënderon njerëzit nuk e falënderon as All-llahun”. (sahih, Tirmidhiu).
14- Vizita për hirë të All-llahut.
“E meritojnë dashurinë Time ata që duhen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që vizitohen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që dhurohen mes vehte për hirë Timen dhe e meritojnë dashurinë Time ata që kujdesen për njëri tjetrin për hirë Timen”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).
Pa dyshim se gjatë vizitave duhet pasur kujdes për edukatën e vizitës. Nuk duhet vizituar në kohë të papërshtatshëm, vizitat nuk duhen të jenë të shpeshta, vizitat nuk duhet të shkaktojnë humbjen e kohës, etj.
15- Shpenzimi për vëllezërit, dhënia ushqim kur vinë në vizitë ose kur takohet me te në ndonjë vend.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Dinari më i mirë të cilin e shpenzon njeriu është dinari, të cilin e shpenzon për familjen e tij, dinarin, të cilin e shpenzon për mjetin e tij bartës për rrugë të Zotit dhe dinarin që e shpenzon për shokët e tij në rrugë të Zotit”. (Muslimi).
16- Mosngarkesa e vetes dhe të tjerëve.
Nëse të viziton një vëlla, mos u ngarko për te, ose po e vizitove mos e ngarko, mos kërko prej tij gjëra që e ngarkojnë, por prej tij kërko që mos të ngarkohet, kjo sdo të thojë që mos të të nderon, sepse nderimi është diçka, kurse ngarkimi është diçka tjetër.
17- Mosthyerja e premtimi për takimt.
Nëse caktoni mes jush ndonjë takim, kujdesu që të jesh preciz në këtë takim, sepse thyerja e premtimit për takim, qoftë me mospjesmarje ose me pjesmarje me vonesë, e ngushton vëllaun tënd.
18- Të kemi sjellje të mirë me te.
Sjellja mes jush duhet të jetë e bazuar në moral të lartë, secili prej jush duhet të duron tjetrin, mes jush tëketë modesti, butësi, vërtetësi, turp, buzëqeshje gjatë takimit, etj.
19- Fshehja e sekreteve dhe mbulimi i të metave.
Pasiqë do të jeni të afërt dhe do të jetoni bashk, patjetër të njihni sekretet e njëri tjetrit, ose do të shihni të metat e njëri tjetrit. Andaj prej obligimeve të vëllezërisë është që të mbash sekretin, tia mbulosh të metat dhe ta ndihmosh në përmirësimin e tij.
Imam Gazaliu thotë:
“Të hesht sekretet që ia ka treguar, të cilat nuk ia tregon asnjëher tjetërkujt, madje edhe shokëve më të ngushtë. Mos t’i shpalos këto sekrete edhe në qoftë ndahen dhe hidhërohen mes vehte, sepse kjo do të ishte sjellje jofisnike dhe fëlliqësirë e brendshme. Të heshtë nga ofendimi i atyreve që i do, familjes dhe fëmijëve të tij dhe të hesht nga ofendimet që ia kanë bërë të tjerët atij “. (Ihja, 2/ 162).
20- Altruizmi.
Muslimani duhet t’i jep përparësi vëllaut të vet.
All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon në Kur’an e na thotë:
” madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).
I jep përparësi në vend dhe e ulë në vend të përshtatshëm, në të cilin vend, ndoshta, ti dëshiron të ulesh, i jep përparësi para vehtes në ushqim dhe pije, etj.
21- Të participosh në ndjenjat e tija.
Të gëzohesh kur gëzohet ai, të mërzitesh kur mërzitet ai. Nëse i bjer ndonjë fatëkeqësi të nxitosh që t’i dalish në ndihmë, të mundohesh t’ia lehtësosh vështirësinë e kësaj ndodhie, kurse nëse i ndodh ndonjë ndodhi e gëzuar, të nxitosh që t’ia urosh, të shfaqish gëzimin dhe lumturinë tënde me këtë rast.
22- Ti drejtohesh me fjalë të buta dhe të urta.
23- Mos ta ndërpesh gjatë bisedës së tij.
Kur flet vëllau yt, duhet ta ndëgjosh, të shfaqish interesim për ate që thotë, e mos të ndërhysh e tia ndërpresish muhabetin.
24- Ta lavdërosh me ate që e meriton.
Mirëpo me kusht që kjo lavdratë mos të jetë para syve, sepse lavdrata para syve e dëmton njeriun, sikurse thot Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është therrje.
Lavdrata e tij në mesin e njerëzve tjerë, tregon dashurinë që ke për te. Pastaj ky veprim e shton edhe më shumë dashurinë dhe e zgjatë ate më shumë.
25- Tia sjell lavdratat dhe mirënjohjet e njerëzve për te.
Normalisht se ky veprim nuk duhet të ndikojë që këtë njeri ta kaplojë vetmburrja dhe vetpëlqimi. Me këtë veprim i tregon pozitën që ka njeriu në shoqëri dhe se njerëzit e respektojnë mundin dhe kontributin e tij.
26- Mos t’i sjell qortimin dhe akuzat e njerëzve për te.
Sepse këto lajme ia prishin zemrën dhe e çrehatojnë. Mirëpo nëse këto qortime dhe akuza kanë bazë, atëherë duhet të veprojë që tia largojë këto të meta me fjalë të buta dhe me këshilla të urta.
27- Ta këshillojmë.
Pa marë parasysh se a është në raste kur ka mangësi në adhurime ose kur ban mëkate. I ofron këshillë dhe përpiqet që t’i realizojë rregullat dhe edukatën e këshillës.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Feja është këshillë. I thamë: për kë? Tha: për All-llahun, Librin e Tij, Pejgamberin e Tij, udhëheqësit e muslimanëve dhe masës së gjërë”. (Muslimi).
Nëse këshilla është e domosdoshme për mbarë muslimanët, mos të flasim për muslimanët e veçantë dhe të dalluar për muslimanin.
28- Të kërkojmë prej tyre të na këshillon
Njeriu nuk mundet t’i sheh të gjitha të metat eveta, nuk i di të gjitha gabimet dhe mëkatet e veta, andaj nëse kërkon këshillë nga vëllau, ai ti tregon gabimet dhe t’i shaplos të metata, me qëllim që të largohesh prej tyre.
Hasan Basriu thotë:
“Njerëzit nga koha e selefit, kur e takonin njëri tjetrin, i thoshin: vëllau im, nuk i shoh të gjitha mëkatet e mia dhe nuk i di të gjitha të metat e mia, andaj nëse sheh të mira prej meje më ndihmo në to e nëse sheh të këqija më largo prej tyre”.
Kurse Bilal ibn Sadi thotë:
Vëlla i yti është ai që kur çdo herë e takon, ta kujton hisen tënde te All-llahu, ti tregon të metat tuaja. ky vëlla është më i mirë dhe më i dobishëm për ty se sa ai që kur e takon, në dorën tënde e lëshon një dinar”.
29- Ik sa ma shumë nga mospajtimi me te
Sepse dallimi dhe mospajtimi në mendime shkakton urrejtje, e nëse gjindet ndonjëher ndonjë mosmarveshje ose divergjencë, atëherë duhet pasur para sysh rregullat dhe edukatën e divergjencës.
30- Ti pranojmë gabimet dhe rëshqitjet që mund të ndodhin nga vëllau
Sepse njeriu nuk është gabimtar, e ai që kërkon vëlla të pagabueshëm, ai mbetet pa vëlla.
Një njeri iu drejtua Ibn Semakut duke i thënë:
“Nesër do të qortohemi”. Kurse ky ia ktheu:
“Nesër do të falemi mes vehte”.
Kurse Imam Shafiu [rahimehull-llah] thotë:
“Ai që është vëlla i vërtetë i vëllaut të vet, ia pranon defektet e tia, ia mbush boshllëkun dhe ia fal gabimet”.
31- Mos ta shpeshtojmë qortimin
Qortimi mes vëllezërve është i domosdoshëm, sepse ai që të qorton ta dëshiron të mirën. Mirëpo nuk duhet shpeshtuar ate dhe nuk duhet të bëhet natyrë e jona qortimi i jonë i ndërsjelltë, saqë çdo herë që takojmë vëllaun tonë ta qortojmë dhe akuzojmë. Kjo vepër shkakton largim dhe përçarje mes dy vëllezërve.
32- Prano arsyetimin e vëllaut
Nëse një vëlla kërkon falje, falja, nëse një vëlla arsyetohet për gabimin e bërë, prano arsyetimin e tij. Madje edhe nëse nuk ka kërkuar falje dhe nuk është arsyetuar, mos nxito ta qortojsh dhe akuzosh për ndonjë hap ose për ndonjë vepër, sepse nuk e din shkakun i cili e ka shtyrë ta ndërmer atë hap ose ta bëjë atë gabim.
“Kërko arsyetime për vëllaun tënd”.
Pasiqë “All-llahu i pranon arsyetimet e njerëzve dhe për këtë ka dërguar pejgamber”, siç na ka treguar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, atëherë çka na mbetet neve.
33- Ndihmoji në vepra të mira dhe largoje nga të këqijat
Muslimani duhet ta ketë parollë të vehten “ndihmoni njëri tjetrit në të mirë dhe mos i ndihmoni në të keqe”.
Andaj muslimani i ndihmon vëllaut të vet në të gjitha të mirat, i ndihmon që të mer pjesë në ligjeratë, në të cilën edhe nuk ka shumë qejf të mer pjesë. Mirëpo ti e mer duke i thënë: do të vijë dhe do të mar me veturën time e të marim pjesë në një ders të dobishëm. Ose tia kujtosh se nesër janë ditët e bardha dhe duhet agjëruar ato. Në këtë formë dhe në forma tjera duhet t’i ndihmosh për të mirat.
Gjithashtu duhet ta largosh nga të gjitha veprat që e hidhërojnë All-llahun. Nëse e sheh se do të bëjë mëkat, ndihmoji të largohet prej tij. Kjo është një dobi shumë e madhe prej dobive të vëllezërisë për hirë të All-llahut.
34- Lutu për te në mungesë të tij
Prej kujdesit që duhet të ketë muslimani për vëllaun e tij, është edhe lutja në mospraninë e tij për te.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Secili musliman që lutet për vëllaun e tij në mosprani, atëherë i thot melaqeja: edhe ty të takoftë e njejta”. (Muslimi).
35- Mos u ban dyftyrsh
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka qortuar dyftyrësinë dhe ua ka ndaluar muslimanëve të jenë të tillë, duke thënë:
“Njerëzit më të këqinjë në ditën e Kijametit janë dyftyrëshat: njërit i vjen me një fytyrë e tjetrit me fytyrë tjetër”. (Buhariu dhe Muslimi).
36- Mos thirrja e njerëzve me lakabe të urryera
Gjuha shumë herë ka pasoja shumë të rënda, dëmton zemrat, lëndon shpirtin dhe përçan vëllezërit.
Prej gjërave që duhet kujdes shumë për to gjatë vëllezërisë është mos emërtimi i tyre me emra që nuk i pëlqejnë.
All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an na mëson e na thotë:
” dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (el-Huxhurat: 11).
Kurse musliman është ai, nga dora dhe gjuha e të cilit janë rehat muslimanët, siç ka treguar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
37- Largohu prej gjërave që e dëmtojnë vëllezërinë
Për këto gjëra do të flasim në dersin e ardhshëm në mënyrë detale.
Vazhdon….
(Gjërat që e prishin vëllezërinë)
Bekir Halimi,
12.9.2003