Falënderimet i takojnë Allahut të madhëruar, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, përshëndetjet e selamet qofshin për të Dëguarin e Tij, familjen e shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që ndjekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër të dashur!
- Allahu i madhëruar do t’i gradon besimtarët në grada të larta, duke i vendosur ata në xhenetet e Tij, Allahu na tregon në Kur’anin famëlartë, se të shpëtuar janë besimtarët dhe se ata do ta trashëgojnë xhenetin Firdaus.
- Allahu na përshkruan këtë realitet në fillim të surës El-Muminun, prej ajetit një deri tek ajeti njëmbëdhjetë;
Allahu i madhëruar thotë:
{قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ}
“Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët”
“الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ”
“të cilët janë të përulur në namazin tyre”
Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Arrihet përulja në namaz duke ju drejtuar Allahut me zemër’
{وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ}
“Dhe të cilët shmangen nga fjalët e kota”
Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Të kotat në ajet i përfshin disa gjëra, shirkun, mëkatet dhe çdo fjalë apo vepër që nuk është e dobishme’
{وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ}
“Dhe të cilët japin zeqatin”
Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Zeqati në ajetin i ka dy kuptime,
Zeqati i pasurisë duke ndarë një pjesë për skamnorët dhe nevojtarët, Zeqati i shpirtit duke ju larguar mëkateve dhe bërjen e vepravetë mira’
{وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ}
“dhe të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga mardhëniet e jashtëligjshme)”
{إِلَّا عَلَىٰ أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ}
“përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim, për të cilat nuk janë të qortuar”
{فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ}
“e kush kërkon përtej tyre, të tillët janë shkelës (të kufijve)”
{وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ}
“Dhe të cilët i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë) dhe ruajnë detyrimet e marra”
{وَالَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ}
“Dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”
Ibën Kethiri rahimehullah thotë:
‘Allahu filloj ti përshkruaj cilësitë e tyre me namaz, dhe përfundoi cilësitë e tyre me namaz, e kjo aludon ne vlerën e namazit’
{أُولَٰئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ}
“Të tillët janë trashëgimtarët (e Firdausit)”
I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Çdo njeri nga ju posedon dy vendbanime, njërën në xhenet e tjetren në zjarr, e nëse vdes ndonjëri e hyjnë ne zjarr, e trashëgojnë banorët e xhenetit vendbanimet e banorëve të xhehenemit” (Sahih)
{الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ}
“të cilët e trashëgojnë Firdausin, aty janë përgjithmonë” (El-Muminun/1,11)
I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdausin, i cili është pjesa më e lartë e Xhenetit dhe më mesatare, përmbi të (Firdausin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej tij rrjedhin lumenjtë e Xhenetit” (Buhariu dhe Muslimi)
E lusim Allahun e madhëruar me emrat e Tij te bukur dhe me cilësitë e Tij të larta, që të na bën gjithë neve prej banorëve të Firdausit, Amiin.
Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi
Shkup/18.02.2022