Tema rreth Shejtanit ka zënë një hapësirë të madhe në Kuran. Kjo temë ka përfshirë shumë nga kaptinat e Kuranit. Allahu sqaron në Kuran fillimin e devijimit të tij, fillimin e zilisë dhe urrejtjes ndaj njeriut. Armiqësia e tij ndaj njeriut është e vjetër edhe aq sa vetë njeriu. Qysh kur Allahu krijoi Ademin alejhi selam dhe i urdhëroi melaqet që ti bëjnë sexhde Ademit në shenjë respekti,e që në mesin e atyre të urdhëruarve ishte edhe Iblisi (Shejtani), ai refuzoi një urdhër të tillë dhe Allahu për shkak të kësaj kryeneçësie e largoi nga mëshira e Tij dhe e mallkoi deri në ditën e gjykimit.
Njeriu ishte shkak i përjashtimit të Shejtanit nga mëshira e Allahut, dhe ai këtë nuk ja harron njeriut asnjëherë. Hakmarrja e tij ndaj njeriut vazhdon dhe do të vazhdoj deri në ditën e gjykimit. Ashtu sikur ka thënë Allahu në Kuran: Ai (Shejtani) tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë” (A’raf 16).
Njeriu nuk mund të shpëtoj nga intrigat dhe mashtrimet e Shejtanit, nëse trajtimin ndaj tij nuk e bënë në formën e duhur. Nëse njeriu nuk trajton Shejtanin ashtu sikur e ka trajtuar Allahu nuk mund të shpëtoj nga intrigat dhe mashtrimet e tij. Armiqësia e Shejtanit ndaj njeriut, është e vjetër sa edhe vet njeriu, metodat e tij dhe përvojat e tij në devijimin e njeriut janë shumë e hershme. Nuk ka ndonjë metodë që devijon njeriun e që Shejtani nuk e ka përdor te njerëzit para se ti të jesh në këtë botë. Shpëtimi nga mashtrimet dhe intrigat e Shejtanit mund të ketë rezultat, vetëm atëherë kur atë e trajtojmë ashtu sikur e ka trajtuar Allahu: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.” (Fatir 6).
Shejtani është këmbëngulës në planet e tij dhe në strategjinë e tij. Përpiqet vazhdimisht ta largoj besimtarin nga rruga e Zotit të tij. Ai i shpikë rrugë, forma dhe metoda të ndryshme vetëm për ta devijuar njeriun. Përpjekja më e madhe e tij është që njeriun ta largoj nga pendimi dhe kërkimi i faljes te Allahu. Ndonjëherë ia rëndon njeriut çështjen, i bënë vesvese se kjo vepër është e rëndë dhe nuk mund ta kryesh, sepse një punë e tillë donë angazhim dhe mundim të madh. Duhet të lihen shumë kënaqësi për ta kryer një punë. Ndonjëherë njeriun e pengon nga pendimi, nga këndi se mëkatet e tij janë të shumta dhe më të rënda se vetë falja dhe se mëkatet janë më të shumta se pendimi. E në ndonjë rast tjetër e bënë njeriun pesimist në pranimin e pendimit, duke i bërë vesvese njeriut se pendimi nuk ka qenë i sinqertë, nuk ka qenë i pastër dhe nuk ka qenë i vendosur. Nëse shejtani nuk ka sukses në këto atëherë mundohet njeriun ta largoj nga pendimi dhe kërkimi i faljes përmes mendimit të jo stabilitetit në jetën e tij duke thënë njeriu qe sa herë që pendohem dhe prapë po bie në mëkat. Njeriu përmes kësaj demoralizohet duke menduar në vetën e tij se unë nuk po jam i sinqertë me Zotin tim, sepse sikur të isha i sinqertë nuk do ta hedhja vetën prapë në mëkat.
Të gjitha këto janë prej intrigave dhe mashtrimeve të Shejtanit. Besimtari duhet ta dijë se rruga e të penduarve nuk është vetëm një fjalë që thuhet, por ajo është vepër, nijet i mirë, dëshirë e fortë, vendosmëri e cila e shoqëron këtë pendim dhe këtë kërkim falje. I është thënë Hasan b. Alij ( Nipit të Pejgamberit): “ A nuk turpërohet ndonjëri prej nesh prej Zotit të tij, kërkon falje për mëkatin që e ka bërë dhe prapë e përsërit të njëjtin mëkat?! Hasab b. Alij tha: Shejtani dëshiron sikur të ju mashtronte me këtë. Mos u lodhni nga kërkimi i faljes”. Aspirata e Shejtanit është që të ngadhënjej ndaj besimtarit me këtë, dhe ta bind njeriun që të ndalet nga kërkimi i faljes, e në veçanti me këtë argument, e që është natyrshmëri e njerëzve që edhe pse kërkojnë falje prapë të bëjnë mëkat. Kjo është një aspiratë e Shejtanit që duhet të veprojmë për ta mposht këtë aspiratë të tij.
Shumë prej besimtarëve bien në këtë intrigë të Shejtanit, intrigën e pesimizmit dhe bëhen gjah i lehtë për Shejtanin. Dhe kështu te këta njerëz shumëfishohen mëkatet. Sa herë që zhyten në mëkate shtohet largimi nga kërkimi i faljes, sepse ata e kanë krijuar një bindje të gabuar në vetën e tij se kërkimi i faljes nuk bënë dobi te ai i cili prapë pas kërkimit të faljes kthehet në mëkat.
Nuk është e lehtë që njeriu ta menaxhoj nefsin, egon e tij. Por, është e mundur që ta udhëheqim atë nëse gjejmë recetën e duhur. Receta e kësaj është që ne ta njohim realitetin e njeriut si qenie mirë dhe ti vendosim disa baza, themele të cilat nuk lëkunden asnjëherë, pastaj përmes këtyre bazave të fillojmë në praktikimin tonë.
Ajo çka është bazë dhe që njeriu duhet ta kuptoj , është natyrshmëria e njeriut për të ra në mëkat, në gabim . Allahu këtë e kishte parasysh për njeriun dhe për këtë derën e pendimit e la të hapur, sa herë që njeriu bënë ndonjë mëkat, Ai pranon pendimin e tij. I porositi që mos të humbin shpresën në mëshirën e Allahut, mos të bëhen pesimist, përderisa ata janë ende në këtë jetë. Allahu thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti “ (Zumer 53). Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kuran, i cili zbriti kur disa njerëz të cilët e kishin tepruar në mëkate, vrasje, amoralitet, vjedhje erdhën dhe i thanë Pejgamberit: “O Muhamed! Ajo që ti po na thërret është e mirë dhe po dëshirojmë ta pranojmë, por ne kemi bërë shumë mëkate, shumë krime. A do të na fal Zoti nëse ne pranojmë Islamin? Atëherë zbriti ajeti i lartshënuar. Thotë Allahu në hadithin Kudësij: “Kush e dinë se Unë jamë i fuqishëm të fali mëkatet, do të ja fali ati mëkatet dhe nuk e kamë dert fare, nëse nuk më ka bërë shokë në adhurim”. Thotë i Dërguari i Allahut: “Nuk ka ndonjë njeri që bënë ndonjë mëkat, pastaj merr abdes dhe i fal dy reqate namaz dhe kërkon falje te Allahu, përveç se Allahu do të ja fal atë mëkat”. Thotë i Dërguari i Allahut: “Shembulli i atij njeriu i cili vepron vepra të liga, pastaj vepron vepra të mira është si shembulli i njeriut i cili ka veshur një parzmore të ngushtë e cila po e ngulfat nga ngushtësia e saj. Pastaj kur veproi një të mirë iu lirua një pullë, kur vepro tjetrën vepër të mirë i lirohet edhe një pullë. Pastaj vepron edhe një vepër të mirë, i lirohet edhe një pullë dhe vazhdon kështu gjersa ajo të bie në tokë dhe njeriu të lirohet komplet prej sajë”. Në Hadithin Kudsij Allahu thotë: “O ju robërit e Mi! Ju bëni mëkate ditën dhe natën dhe Unë mundë ti fali të gjitha mëkatet. Kërkoni faje te Unë, Unë do të ju fali”. Dije o rob i Allahut se pendimi nuk duhet të sjell përtaci, e as dembeli. Sikur që i ke lënë ato gjëra që i ka urryer Allahu, duhet ti veprosh ato gjëra që i donë Allahu. Pendimi veprat e liga i zëvendëson me vepra të mira.
Ja si e përshkruan Ibnu Kajjimi mëshirën e Allahut: “ Një njeri i mirë ishte duke ecur në një rrugicë. Kaloi pranë një shtëpie dhe pa një derë e cila u hap dhe prej saj doli një fëmijë duke qa dhe bërtit. Nëna e tij e nxori nga shtëpia, ia mbylli derën dhe hyri brenda. Fëmija u largua pak dhe u ndal duke menduar. Nuk gjet ndonjë banim jashtë banimit prej të cilit u nxor. Nuk gjeti ndonjë strehim, përveç strehimin te nëna e tij. Fëmija u kthye me zemër të thyer, i pikëlluar. U afrua te dera, derën e gjet të mbyllur. U shtri para derës, pragun e bëri jastëk dhe e zuri gjumi në prag të derës. E zuri gjumi ndërsa lotët i rridhnin nga faqet e tij. Pas pak doli nëna dhe kur e pa në këtë gjendje nuk pat fuqi ta përmbaj vetveten. U hedh mbi fëmijën e saj, e mori po ledhaton dhe po qanë duke i thënë: O Biri im pse po largohesh nga unë? Ku mund ta gjesh strehimin dhe përkëdheljen përveç se te unë? A nuk të kamë thënë që mos më kundërshto? Mos më detyro me mëkatin tënd, të veproj ndryshe nga ajo që është mbjellë në shpirtin tim nga mëshira, mallëngjimi dhe dashuria ime që të shoh vetëm mirë për ty. Pastaj nëna e mori për dore dhe e futi në shtëpi”. Thotë ibnul Kajjimi: Mendo pak në këto fjalët të kësaj nëne dhe në fjalët e Pejgamberit: “Allahu është më i mëshirshëm për robin e Tij se sa nëna për fëmijën e saj”. Ku është mëshira e kësaj nëne me Atë, mëshira e të Cilit ka përfshi çdo gjë?!”. Shpejto në pendimin te Allahu dhe në kërkimin e faljes. Pasoje të keqen me të mirë, ajo e shlyen të keqen.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati