Me të vërtetë hamdi, lavdia dhe falënderimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga sherri i vetes tonë dhe nga të këqijat e veprave tona.

Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon s’ka kush e përudh. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me hak përpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguari I Tij sal-lallahu alejhi e selem.

“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran 102

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” Nisa 1

“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” Ahzab 70, 71

Me të vërtetë fjala më e vërtetë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, e veprat më të këqija janë të shpikurat (në fe), e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat), e çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (Allahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. TaHa 124-126

Ndëgjuam në lajme se dita e datës 17 të muajit Janar qenka dita më e mërzitshme. Në këtë ditë njeriu qenka më i depresionuar. Nuk qenka në qejf siç është në ditët tjera. Dukë më qarkulluar në mendje mendime të ndryshme me këtë ide paradoksale, spikeri vazhdoi të tregon shkaqet se pse ka ardhur deri te kjo gjendje e të na bëhet e qartë së kujt i dedikohet ajo. Tha: pas mbarimit të festave të njëpasnjëshme njerëzit kanë harxhuar shumë dhe pa mbaruar muaji ata kanë mbetur pa të holla dhe nuk mund t’i kryejnë disa nevoja që zakonisht i kryejnë në jetën e tyre të zakonshme. Kjo i ka sjellë që ata pasi nuk mund t’i plotësojnë disa kënaqësi të kësaj dynjaje, bien në depresion dhe kjo i mundon shumë në aspektin psikologjik.

Ato festa të kujt ishin? Kush i festoi? Festat ishin të fesë krishtere, por depresioni i ka kapluar të gjithë ata që i kanë festuar ato festa të cilat në origjinë janë pagane dhe nuk përputhen me njerëzit e civilizuar. Andaj Allahu i Gjithdijshëm ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” ndërsa më e vështira është në ditën e kiametit: “dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër” ky do të pyes: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?  Allahu do t’i përgjigjet: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.

Ky dënim, që Allahu t’i harrojë është dënim sipas llojit të veprës siç është në ajetin: “Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!” Araf 51

Allahu thërret për në Venbanimin e Paqes (xhennet), dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë. Junus 25

HUTBEJA E DYTË

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për pejgamberin dhe të dërguarin tanë Muhamedin, për familjen e tij, për sahabet dhe për të gjithë ata që pasuan rrugën e tij me sinqeritet.

“Vërtetë Allahu e bekon pejgamberin (me nderime) dhe melekët i luten Allahut për bekimin e tij. O ju që keni besuar, dërgoni salavat atij (luteni Allahun për bekimin e tij) dhe përshëndeteni atë me nderim (me përshëndetjen Esselamu alejkum)”. Ahzab 56

(O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe fa­miljes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar)

(O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhë­ruar.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të gjithë do të hunë në xhenet, përveç ai që refuzon”. Të pranishmit pyetën. E kush refuzon o i dërguar i Allahut? Tha: Ai që më respekton, do të hyjë në xhenet, e ai që më kundërshton, ka refuzuar. Buhariu

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.

Burimi; albislam.com