Allahu,- xhele ue ala thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

” O besimtarë!
Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, për t’iu shmangur mëkateve.”
(Bekare: 183).

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Ai që falet në natën e Kadrit me bindje dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e kaluara.”
(Shënuan: Buhariu: 2014 dhe Muslimi: 760).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në ramazanin tjetër (ardhshëm), ia shlyejnë mëkatet (besimtarit) të cilat bëhen ndërmjet tyre, nëse largohet nga mëkatet e mëdha dhe nuk i vepron ato.”
(Shënuan: Muslimi: 16/233).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Tre personave nuk i refuzohet duaja-lutja:
Agjëruesit derisa të bëjë iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe lutjen e atij që i bêhet padrejtësi, do ta ngre Allahu mbi re(lutjen e atij që i bëhet padrejtësi) dhe ia hap dyert e qiellit dhe thotë:
Pasha Madhërinë Time, do tê ndihmojë (do t’i përgjigjem lutjes tënde) qoftê edhe pas një kohe.”
(Shënuan: Tirmidhiu: 2536 dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij: 3419. Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Kur vjen ramazani hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen (lidhen me pranga) dhe shejtanët.”
(Buhariu: 1898 dhe Muslimi: 1079).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Nëse e shihni hënën e re fillone agjërimin.
Nëse e shihni përsëri ndërprene agjërimin.
Nëse ka shumë re ose vranësira dhe ju vështirësohet juve shikimi i hênês së re, atëherë agjëroni apo plotêsone agjêrimin e ramazanit tridhjetë ditë.”
(Shënon: Muslimi: 1081).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Kush nuk agjëron një ditë të Ramazanit duke mos pasur ndonjë arsye të justifikuar (të pranuar) nga sheriati islam, siç janë: sëmundja apo diçka tjetër, nuk ka mundësi ta kompenzojë atë ditë sikur tê agjêroj pastaj tërë jetên.”
(Shënuan: Tirmidhiu: 723, Ebu Davudi: 2396, Nesiau në Sunen el Kubra: 3281, Ibn Maxhe: 1672, Ibn Huzejme në sahihun e tij: 1987).

Transmetohet nga Umame el Bahiliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë:
E kam ndëgjuar Muhamedin alejhi selam!,- duke thënë:
“Përderia unë isha në gjumê më erdhëm dy njerëz e më kapën për beli dhe më dërguan në një kodër të errët dhe tê tmerrshme dhe më thanë:
Ngjitu! Unë iu thash: Nuk kam fuqi të ngjitem në këtë kodër.
Më thanê: Ne do ta lehtësojmë ngjitjen.
U ngjita në maje të kodrës dhe ndëgjova ca zëra të fuqishëm!
I pyeta: Ç’janë këta zëra?
U përgjigjën: Klithmat e banorëve të Xhehenemit.
Më pas më dërguan tek disa njerëz të cilët ishin varur për këmbët e tyre dhe ishin me goja të coptuara nga të cilat dilte shumë gjak.
Pyeta: Kush janë këta?
Më thanë: Ata janë që bëjnë iftar para kohês sê iftarit (apo nuk agjërojnë ramazanin pa arsye).
(Shênuan: Ibn Huzejme në sahihun e tij: 1986 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 7448).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Hallkat e Islamit dhe shtyllat e Fesë janë tre, mbi të cilat ngrihet Islami, ai i cili e braktisë njërën nga to është pabesimtarë dhe gjaku i tij êshtë hallall, e ato janë:
Dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë pos Allahut, falja e namazeve obligative dhe agjërimi i ramazanit.”
(Shënuan: Ebu Ja’la në muxhmeu ez zeuaid: 1/48 me zingjirë të mirë të transmetimit.)

 

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.