Agjërimi dhe morali

Agjërimi ndihmon muslimanin për të ndërtuar moralin e tij. Çdo adhurim zakonisht shkakton ndryshim dhe pastrim të njeriut në thellësirat e tij, në ndjenjta dhe emocionet e tija.

Është e vërtetë se morali ka prioritet në raportet ndërnjerëzore dhe lidhjet shoqërore.

Poeti thotë:

Popujt janë moral sa të mbesin

Nëse morali u ik, edhe ata shkojnë

Islami i ka dhënë rëndësi të madhe moralit. Kur’ani e ka lavdëruar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke e cilësuar si njeri me moral të lartë, duke thënë:

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (El-Kalem: 5).

Kjo pa dyshim se tregon rëndësinë që ka morali në peshojën Islame dhe se është fryt i vërtete i besimit të shëndoshë dhe adhurimit të sinqertë.

Nëse kësaj ia shtojmë edhe shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do të bindemi se kjo është e vërtetë, në të cilën nuk ka dyshim.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bërë një lidhje shumë të qartë mes besimit dhe moralit në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu]:

“Imani është gjashtëdhjet e disa degë, ose shtatëdhjet e disa degë. Më e larta është fjala: la ilahe il-lall-llah, kurse ma e ulta është largimi i pengesës nga rruga. Turpi është degë e besimit”. (Buhariu).

Morali është edhe fryt i qartë i shumë adhurimeve.

All-llahu [subhanehu ve teala] kur flet për namazin tregon se falja e namazit e largon njeriun nga imoraliteti dhe gjërat e gabuara.

” fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, “. (El-Ankebut: 45).

Kurse për zekatin thotë:

“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) “. (Et-Teube: 103).

Për Haxhxhin thotë:

“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. …”. (El-Bekare: 193).

Ai që mendon rreth agjërimit do të sheh se agjërimi ndikon në vyrtytet kryesore të moralit.

Nëse agjërimi kryhet në formën e saktë dhe të shëndoshë, ndikon me të madhe pozitivisht në të gjithë moralin e njeriut.

Agjërimi si synim të vetin të madh ka edukimin e ndërgjegjës, e cila është baza e moralit, sepse morali është: “gjendje e gdhendur në shpirt, nga e cila burojnë fjalët dhe veprat e mira në lehtësi dhe pa pasur nevojë për mendim dhe analizë”.

Nëse e kuptojmë këtë që tham, atëherë do të kuptojmë rëndësinë dhe fuqëinë e ndërlidhjes së agjërimit me moralin duke pasur para sysh ajetin Kur’anor:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 193).

“Devotshmëria është ndjenjë në ndërgjegje, transparencë në emocione, frikërespekt i vazhdueshëm, kujdes konstant dhe ruajtje nga therat e rrugës”.

Kështu del në shesh qëllimi më i madh nga agjërimi, ajo është devotshmëria. E devotshmëria e zgjon zemrën dhe shkakton që ta kryen këtë adhurim në shenjë respekti ndaj All-llahut dhe duke i dhënë përparësi kënaqsisë së Tij”.

Agjërimi synon që muslimanin ta bën me “ndërgjegje të kulluar, vetkontroll dhe përgaditje për aftësim drejt të mirës .me agjërim njeriut i shtohen ndjenjat, i forcohet vullneti në bartjen e misionit”.

Agjërimi shkakton domethënien edukativ të besimit, i cili jep frytet e sjelljes morale dhe praktike, sepse krijon “aftësinë e vetdijes se All-llahu e kontrollon, e turpit prej Tij, ta sheh në atë vend ku e ka ndaluar të gjindet. Kjo vetëdije është fryt i besimit të plotë në All-llahun, fundosje në madhërimin dhe shenjtërimin e Tij më të madh, i cili i përgadit shpirtërat dhe i aftëson për vetkontroll, pastërti në këtë bot dhe lumturi n ahiret”.

Ky ajet është shumë i qartë në shfaqjen e devotshmërisë si synim dhe fryt të madh të agjërimit, i cili e ngjall zemrën dhe e udhëzon mendjen, e disiplinon shpirtin, e zgjon ndërgjegjen, i lëviz ndjenjat e mira, potencohen qëllimet e mira, që më vonë të manifestohen gjurmët e agjërimit në sjelljen e mirë dhe disiplinën në sjellje.

Ta shohim se si ndikon agjërimi në virtytet më të rëndësishme:

1- Agjërimi dhe vërtetësia

Vërtetësia është prej virtyteve më të mëdha dhe të rëndësishme të moralit, sepse siç tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Udhëzon në bamirësi, kurse bamirësia në xhennet”.

Agjëruesi i vërtet edukohet në vërtetësi me All-llahun duke e bërë agjërimin të sinqertë për te.

“Çdo vepër e birit të Ademit është për te, përveç agjërimit, i cili është për mua “.

Ai që është i vërtetë me All-llahun është i vërtetë edhe me njerëzit, ai që është i vërtetë në gjendjen e tij është i vërtetë edhe në thëniet e tija.

Agjërimi paraqet vërtetësi të njeriut me vetveten e tij, ku ska mashtrim e as falsifikim, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Sa agjërues nga agjërimi nuk fitojnë asgjë tjetër përveç urisë dhe etjes”.

Agjëruesi duhet të mendojë rreth kësaj dhe duhet të kujdeset nga mashtrimi i vetvetes, sepse ai më së miri e njeh dhe është më afër tij, andaj si dakorodhet të gënjen? Ose cilin do ta gënjen? Çka do të fiton nëse gënjen?

Agjërimi thellon përputhjen mes asaj publike dhe intime, mes pamjes dhe realitetit.

Kujdesi i agjëruesit në përgjithësi nga mëkatet e sidomos faktet që flasin në veçanti për kujdesin gjat agjërimit, e bëjnë që më shumë të kujdeset për vërtetësinë dhe të veprojë sipas tyre, sepse e ka parasysh hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Ai që nuk le rrenën dhe veprimin sipas tij, All-llahu ska nevojë që ta le ushqimin ose pijen”.

Kjo ia shton kujdesin nga rënia në gënjeshtër dhe të distancohet nga veçoritë e dyftyrësisë, kurse veçoria më e madhe e dyftyrësisë është:

“Kur të flet të gënjen”.

Agjëruesi simbol të tij ka sinqeritetin e cila largon syefaqësinë dhe vërtetësinë që largon dyftyrësinë.

Duke i nisur nga kujdesi prej mëkateve dhe asgjësimit të veprave, nga kujdesi për shpërblim dhe shlyerje të gabimeve, agjëruesi e gjen vehten të shtyrë me shtytës të besimitdhe shpirtëror që të kujdeset për vërtetësinë dhe të pasurojet me te. Ai është i vërtetë në adhurimet e tija, në sinqeritetin e tij, në fjalit e tija, në shkrimet e tija, në gjendjen e tij, në veprat e tija.

Në këtë e ndihmon ambijenti i përshtatshëm që është krijuar gjat respektimit që e ban njeriu ndaj All-llahut dhe gjat luftës së tij kundër shejtanit, duke u edukuar në largimin nga mëkatet dhe devotshmëria në hallallet.

Pra, mund të themi se agjërimi është shkolla më e mirë që ia mëson njeriut vërtetësinë dhe ia bën pjesë të natyrës së tij dhe të zakonshme në premtimet dhe bisedat e tij.

2- Agjërimi dhe durimi

Agjërimi është shkollë e durimit. Domethënia gjuhësore është shumë e përafërt e njërës me tjetrën.

“Durimi është dy lloje: fizik, siç është durimi i vështirësive dhe qëndresa ndaj tyre dhe shpirtërore, ikja nga ëndjet e trupit dhe kërkesat e epshit”.

Durimi është një veçori e njeriut, sepse kafshët veprojnë sipas epsheve dhe ëndjes së tyre. Kurse melaqet i janë përkushutar adhurmit të pastër, andaj edhe nuk kanë epsh, që i largon nga adhurimi, e të kenë nevojë për durim.

“Realiteti i durimit është qëndrimi i shtytësit të fesë përball shtytësit të epshit”.

Agjërimi është shkaku më i madh i forcimit të shtytësit të fesë dhe forma më e pastër e durimit dhe kundërshtimit të nevoja natyrore njerëzore.

Agjërimi forcon vullnetin e vendosur, e cila ka mundësi të aftësohet për kontroll të vetes dhe ta ndalon nga kërkesat e saja natyrore, ta largon nga epshet e lejuara, saqë e ban të gatshëm të largohet nga epshi i barkut dhe organit, gjatë tërë ditës dhe gjatë tërë muajit. Kjo e edukon njeriun në durim shumë të madh kundrejt këtyre nevojave dhe kërkesave.

Agjëruesi ndien urinë dhe heton etjen, mund që edhe të dobësohet me agjërimin, ndoshta edhe vuan për shkak të agjërimit, mirëpo ndërlidhja e agjërimit me shpërblimin dhe vetëdija se All-llahu e kontrollon, ia jep fuqi të qëndrimit dhe përgaditje të durimit. Kjo nuk ia pakëson vullnetin, por ia shton durimin dhe shijen e adhurimit, duke shpresuar shpërblimin e adhurimeve dhe dëshirën për shtesë duke duruar në vështirësitë.

Natyra e njeriut e shpien njeriun të vepron sipas hidhërimit dhe nevojës për hakmarje, andaj njeriu ka nevojë për durim, i cili e largon nga këto gjeste, me të cilin e përmban vehten, largohet nga hakmarja dhe ngritet nga reagimet.

Këtë e shkakton agjërimi te agjëruesi, nëse i përgjigjet udhëzimeve dhe publikon gjat ofendimeve:

“Un jam agjërueshëm”.

Duke publikuar me këtë se agjërimi i jep durim, i cili i shkakton butësi, falje, mirësi dhe bamirësi.

Kështu e kuptojmë agjërimin si durim në adhurime, durim nga epshet dhe kërkesave të shpirtit.

Në këtë formë durimi është bazë e butësisë, tolerancës dhe faljes.

3- Agjërimi dhe mëshira

Mëshira është prej bazave të virtyteve të moralit që paraqet vlim të ndjenjave njerëzore si dhimbsuria, butësia, keqardhja. Kurse kjo shtyn në sjellje humane siç është solidariteti, ndihmesa, bashkëpunimi, dhimbja dhe kujdesi.

Ky humanizëm i madh ngjallet në gjendjen më të madhe gjat ndjenjave për vuajtje dhe dhimbje, gjat perceptimit të nevojës te të tjerët, e kjo lind dëshirën për lehtësim të vuajtjeve, zbutje të dhimbjeve dhe përgjigje kërkesave të tyre.

Pa dyshim se mëshira është virtyt shumë i rëndësishëm në realizimin e humanizmit në një anë dhe në personifikimin e personalitetit islamik në anën tjetër.

Agjërimi paraqet ndjenjat e privimit nga kënaqësia, e ndjenjave të dhimbjes nga uria, nëse kësaj ia shtojmë edhe ndjenjat e unitetit dhe lidhshmërisë të mbarë muslimanëve agjërues, kjo shkakton mendimin për gjendjen e tyre dhe ndikimit nga vuajtjet e tyre, të cilat i përjetojnë në çdo kohë dhe rast.

I kujothet i varfuri që ska kafshatën e gojës, jetimi që ska kush të kujdeset për te, i sëmuri që ka dhimbje, i hendikepuari që vuan. Të gjith këta na i kujton agjërimi, gjat të cilit laroghemi nga ushqimi dhe pija, nga epshet dhe kënaqësit.

Në këtë mënyrë, shumë qartë shohim sa ndikon agjërimi në përfitimin e mëshirës dhe butësisë. Ushqimi ndahet, pasuria shpenzohet, mëshirimi i kaplon të gjith, solidariteti del në shesh. Tërë këto burojnë nga zbatimi i këtij adhurimi të madh.

Kështu pra agjërimi na qenka një shkollë e madhe e moralit të madh, vërtetësia me degët e saja: besnikëria dhe përmbushja e premtimit; durimi me degët e saja: butësia, toleranca dhe falja dhe mëshira me degët e saja: dhimbsuria, butësia dhe keqardhja, i sjell agjërimi nëse ata këtë adhurim e kryejnë me sinqeritet dhe në mënyrë të plotë.

Përgatiti: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
14.11.2003