وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ.
“E janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.”
(El Bejine: 5).
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!
(El Fatiha: 5).
لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا أَتَوْا وَيُحِبُّونَ أَنْ يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلَا تَحْسَبَنَّهُمْ بِمَفَازَةٍ مِنَ الْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ.
“Mos i konsidero ata, të cilët gëzohen për ate që kanë punuar (të mshehurit e së vërtetës) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e kanë punuar. Kurrsesi mos mendo se ata do të gjenden në një vend – shpëtimi; se për ata ka ndëshkim të rëndë.”
(Ali Imran: 188).
وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ
“Kush është besimtar më i mirë nga ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bëmirës.”
(En Nisa: 125).
فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ
فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا.
“Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!”
(El Kehf: 110).
تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ
“Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë!
Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.”
(El Mulk: 1-2).
إِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى الْأَرْضِ زِينَةً لَهَا لِنَبْلُوَهُمْ أَيُّهُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا.
“Ne, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë.”
(El Kehf: 7).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
كل عمل ليس عليه أمرنا فهو رد
من عمل عمل ليس عليه أمرنا فهو رد
“Çdo vepër e cila bëhet pa udhëzimin tonë, ajo është e refuzuar.”-
“Kush vepron një vepër duke mos pasuar udhëzimin tonë(gjatë kryerjes sê asaj vepre), (vepra e tillë) është e refuzuar.”
(Muslimi: 1718, nga hadithi i Aishes radijAllahu anha).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
من دعا إلى هدى كان له من الأجر مثل أجر من تبعه من غير أن ينقص من أجورهم شيئا.
“Kush thërret në udhëzim (të vërtetë), atij i takon shpërblimi i atyre që e pasojnë atë udhëzim, duke mos u pakësuar nga shpërblimi i tyre aspak.”
(Muslimi: 2674, Ahmedi: 9149, Ebu Davudi: 4609, Tirmidhiu: 2673, Ibën Maxhe: 206, Darimiu: 513, Ibën Hibani: 112, të gjithë nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anu).
Dije, se robit të Allahut nuk i pranohen adhurimet, pa plotësimin e këtyre dy kushteve, ato janë;
1. Pasimi i sunetit dhe
2. Sinqeriteti.
Njerëzit, në lidhje me këto dy kushte, ndahen në katër ekategori:
1. Ata të cilët veprat, adhurimet e tyre i bëjnë sipas udhëzimit profetik (pasimit të sunetit) si dhe me sinqeritetin e plotë ndaj Allahut xhele ue ala.
Fjalët e tyre, dhënien e pasurisë së tyre, dashurinë dhe urrejtjen të gjitha këto i bëjnë vetëm për hirë të Allahut xhele ue ala.
Adhurimi, vepra më e mirë është ajo më e qëlluara, pra, e vepruar sipas sunetit dhe me sinqeritet.
Çdo vepër, adhurim i cili bëhet pa njërën nga këto dy kushtet, ai adhurim nuk ia ngritë njeriut gradat tek Allahu, por veçse e largon nga Allahu, ngase Allahu nuk pranon që adhurimet të kryhen me hamendje dhe me devijime.
2. Ata të cilët kryejnë adhurimet, duke mos pasuar asnjërën nga këto dy kushte, as pasimin e sunetit dhe as sinqeritetin, këta janë krijesat më të këqija.
Këta i bëjnë adhurimet e tyre dhe i zbukurojnë për hirë të lëvdatave të njerëzve.
Të tyre janë në një rrezik dhe humbje të madhe në dunja dhe në ahiret.
Të tillë ëndrrojnë dhe presin lëvdata nga njerëzit për kryerjen e veprave të mira.
3. Ata të cilët kryejnë adhurimet me sinqeritet, por duke mos pasuar sunetin profetik.
4. Ata të cilët kryejnë adhurimet sipas sunetit profetik, porse pa sinqeritet.
Sikur, luftëtarët të cilët luftojnë në rrugën e Allahut për t’u treguar trim, për të grumbulluar pasuri.
Lufton që t’i thojnë njerëzit trim.
E kryen haxhin që t’i thonë njerëzit haxhi.
Lexon që t’i thonë njerëzit lexues.
Shkruan që t’i thonë njerëzit shkrimtarë, etj.
AHMED IBËN ALI EL MEKRIZIJ, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani