Është privim i madh dhe humbje evidente për një person që vetëm të jetë numër në listën e gjatë të njerëzve që kanë jetuar në këtë botë. Duke mos pasur kurrfarë peshe dhe vlere me të cilën do kishte qenë e udhës që të kishte kontribuar në shpërndarjen e hajrit dhe ndaljen apo pakësimin e sherrit.
Andaj njeriu duhet të mundohet që të lë gjurmë të hajrit në këtë jetë, gjurmë prej së cilës do të kenë njerëzit dobi pas vdekjes tënde.
Por parashtrohet pyetja se cfarë gjurme do të lësh pas? A do të lësh sukses të frytshëm dhe do të jeshë kujtim i mirë, ose do të jeshë kujtim i keq dhe i hidhur që do të ketë impakt negativ te rrethi musliman.
Para se të përgjigjesh, dije se Allahu (subhanehu ue teala) ka krijuar krijesa që dallojnë prej njëra tjetrës, njashtu si dallojnë në ngjyrë dhe në madhësi, poashtu dallojnë në kualitet, natyrë, sjellje dhe moral. Allahu nuk e krijoi njeriun në atë natyrë të vrazhdë dhe të ashpër, saqë njeriu s’mund ta ndryshojë karakterin e vet, e as që të jetë i paaftë ta përmirsojë dhe pastrojë veten e vet. Por me të vërtetë ka shumë raste kur njerëzit ndahen nga kjo botë dhe nuk lënë gjurmë të hajrit, e cka është ende më e çuditshme është fakti se ka njerëz që janë mishërim i së keqes, ashtusiç edhe kemi mundësi edhe të shohim në kontot e tyre në rrjete sociale edhe pas vdekjes së pronarëve, gjejmë amoralitet, gënjeshtra, shpifje, ofendime.
Prej gjurmëve të sherrit edhe pas vdekjes është edhe zullumi, ndaj njerëzve i cili nëse nuk përmirsohet apo falet, do të rrin pezull deri në Ditën e Llogarisë. Andaj zullumqarët duhet të kenë kujdes, sepse zullumi i tyre nga ana e kundërt pritet me dua nga personi që i ka bërë zullum.
Të qenurit musliman shembullor është e dobishme fillimisht për vet personin, por edhe do të jetë model që do të ndiqet nga të tjerët dhe do të imitohet dhe do të jetë në duatë e njerëzve që kanë përfituar prej tij. Gjurmët e hajrit që i ka lënë pas veti do të reflektojnë edhe në të ardhmen, shumë kohë pasiqë trupi i tij të jetë nën dhe. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): ‘’Kush vepron vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër dhe është besimtar, Ne atij do t’i japim jetë të mirë dhe do t’i japim shpërblim (në Ahiret) sipas veprave më të mira’’. (en Nahl 97)
Është koha ta pyesim veten kur ta lëmë gjurmën tonë në këtë jetë? Mos mendo se ke kohë, sepse vdekjes kurrë nuk i dihet, ndoshta vdekja të vjen në pleqëri, ose në moshë të re… shih historinë islame se çfarë gjurme lanë sahabët-shokët e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), shih se çfarë gurme lanë gjeneratat e arta islame, veprimtaria e tyre ende sot ndriçon fortë në jetën e muslimanëve gjithandej, në këtë kohë krize morale kur miliona njerëz nuk e dinë se çka janë, a janë mashkull, apo janë femër, a janë njerëz apo janë kafshë… mes gjithë këtij kaosi janë muslimanët me identitet të qartë dhe me natyrshmëri të pacënuar, të cilët kanë qenë dhe do të mbeten kalaja e pamposhtur që mbron vlerat islame që njëherit janë vlera humane.
Përmbodhi: Mr. Enis Arifi – https://www.rizgjimi.com/