Izzet Ef. Çamxhiq

“All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (Nahl, 78)

Në këtë botë kemi ardhur pa kurrfarë njohurie. Na është mundësuar sepse na është dhënë dëgjimi, vizioni, dhe të kuptuarit për të mësuar. Duke mësuar, ne ndryshojmë vetveten dhe botën rreth nesh. Përmes mësimit njeriu duhet të aftësohet, që të shkoi drejtë vendit të përjetimit të përjetësisë.

Askush nuk do të mund t’i shmanget takimit me Zotin e botëve dhe nuk do të mund t’i shmanget pyetjeve, se a e ka përputhur sjelljen e tij me atë që e ka mësuar? Nga raportet tona ndaj detyrimeve që i kemi varet fuqia e jonë si dhe statusi i Umetit në skenën globale politike dhe çdo skene tjetër. Të shikojmë rreth vetes, t’ia hedhim një sytë jetës tonë dhe të analizojmë se si është hapi ynë i jetës, se sa është përditshmëria e jonë në përputhje me atë që me siguri e dimë për fenë dhe besimin.

E dimë, cilat punë na çojnë drejtë kënaqësisë së Allahut xh.sh. Megjithatë, ne me veprimet tona shpeshherë e provokojnë zemërimin e Tij. Nga e mira që na vie, është nga Allahu, ndërsa e keqja dhe fatkeqësia, për fat të keq, këtë vetvetes ia përgatisim dhe e provokojmë. Kështu na mëson i Plotfuqishmi në librin e Tij. Si të na dojë, të na furnizojë, të na jep shumë të mira dhe begati nga të mirat, kur ne veprojmë në kundërshtim me mësimet dhe udhëzimet e Tij? E dimë se çka është haram, nuk largohemi nga ajo. E dimë se çka është farz, dhe nuk nxitojnë në atë.

Allahu xh.sh., na ka emërtua si robër – krijesa të Tij. Çdo ditë e lexojmë Fatihanë ose Elhamin, e nëse i falim komplet pesë kohët e namazit, atëherë, dyzet herë e lexojmë, dëshmojmë dhe argumentojmë se vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. A është e vërtetë kjo që po e themi? A sillemi si robër të Zotit të botëve, në qoftë se nuk i kryejnë urdhëratë e Tij? Çka na vlen njohuria, se ne jemi robër të Allahut xh.sh. dhe ne vet duke thënë: IJJAKE NABUDU VE IJJAKE NESTEIN, këtë e vërtetojmë, e në qoftë se bëjmë mëkate i bëjmë robëri dikujt tjetër, i shërbejmë shejtanit, epshit, pasionit tonë?

Ne e dimë se Kur’ani është udhëzimi (Huda), barë shërues (Shifa), dritë (Nur), Këshillë (Mev’iza), është dëshmi e qartë (Burhan) … Ne e dimë se na është shpallur dhe është këtu, ashtu që nëpërmes shkronjave dhe fjalëve të tij të mbizotërojmë. Ne e mësojmë, e lexojmë Kur’anin, por ai lexim, studim i ynë nuk i kalon gjuhët tona. Kjo është lexim pa meditim, sepse pas mësimit dhe leximit, mungon praktikimi. Kur’ani përmban urdhrat dhe ndalimet. Këto të vërteta kur’anore, kryesisht na janë të njohura, sepse janë në ajetet e qarta (AJATUN MUHKEMATUN), por ajo njohuri e jona nuk përkon – përshtatet me atë që ne bëjmë dhe jetojmë. Do të merremi në pyetje, përse?

Pasuesit e Pejgamberit s.a.v.s. e quajnë veten Ummet. Dhe ne themi se i përkasim atij grupi të zgjedhur. Grupit i cili është më i miri që kur ekziston bota (HAJRE UMMETIN). Grupit, që do të jetë dëshmitar i popujve të mëparshëm se ka ardhur e vërteta dhe iu është prezantuar – dorëzuar. Grupit, i cili do të hyjë i pari ne Xhennet me shefeatin e tyre, e Sunnetit të Pejgamberit tonë s.a.v.s. nuk i përmbahemi. Sunneti është burim i besimit tonë, dhe pa atë nuk do të jetë në gjendje të jetojë besimi jonë. Sunneti është besimi në veprim. Sikur të jetonim jetën sipas modeleve të Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s., të tjerët do të na kishin lakmi dhe do të nguteshin për të hyrë në Safat – rreshtat tonë. Pasuesit – Ummetit të Mumammedit s.a.v.s. duke jetuar me Sunetin e Pejgamberit s.a.v.s., nuk punojnë kundër njëri-tjetrit, nuk ia kthejnë shpinën vëllait të tij kur ai është në telashe, ata janë gjithmonë aty pranë vëllezërve dhe motrave të tyre. Sunneti është aftësi, rregull, pastërti, Sunneti është program dhe zellshmëri. Çfarë nënkuptojmë me atë se ne e dimë se çfarë është sunneti dhe çfarë është vlera e tij, e, kur do të ballafaqohemi me Zotin xh.sh. do të japim përgjegjësi për parregullsitë dhe papastërtitë për shkak të përtacisë dhe apatisë, për shkak të grindjeve dhe konflikteve. … Çka na vlen dituria e jonë? Kur në praktikë nuk e kemi zbatuar.

Kush prej nesh nuk e di se kjo botë është kalimtare, e dobët dhe pa vlerë në krahasim me botën tjetër? Thuhet në literaturën tonë, që kjo botë, ndaj botës tjetër nuk ka vlerë as sa krahu i mushkonjës. Do të vlejë ajo që ne bëjmë në këtë botë. Kjo është një arë – fushë në të cilën është e nevojshme të mbjellim të mira, për të qenë të korrat e ahiretit të pasura. Ne, natyrën – këtë dynja e njohim shumë mirë. Megjithatë , për fat të keq, ne i kushtojmë kujdes sikur të jemi këtu përjetësisht. I kushtojmë kujdes, dhe për të mirat e saj kalimtare i sakrifikojmë të mirat e përjetshme. Për ato të mira, grinden vëllai me vëllanë, nuk flet djali me babanë, e ne fort mirë e dimë se, kur të na vendosin në tabut nuk do të na vlejnë asgjë. Do të jetë me vlerë ajo që nga veprat e mira i marrim me vete dhe atë që i kemi zbatuar urdhrat e Allahut xh.sh. i kemi paketuar për t’i marr me vete. Në librin e shpallur shkruan, por edhe Pejgamberi s.a.v.s. na ka paralajmëruar shpesh herë, për përjetësinë e ahiretit. Jemi të bindur dhe të sigurt se ajo botë është e përjetshme, e Allahu xh.sh. na ka thënë se është më e mirë.

A është njohuria jonë për atë botë potencial i mjaftueshëm për të luftuar për një vend në Xhennet, kur të shpërngulemi në atë botë? Vjedhja, përvetësimi, gënjeshtra, korrupsioni, pandershmëria, padrejtësia, bixhozi, lojërat e fatit, alkooli, mashtrimi, intrigat … asnjëra nga këto nuk do të na çojë në kënaqësinë e përjetshme. Të gjithë e dimë këtë, por kjo njohje – dituri për këto ndalime nuk po na largon nga ndalesat. Mos të harrojmë, do të pyetemi: “VE MA AMILE FIMA ALIM”, A kemi punuar ashtu si kemi ditur. Lukmani në shtratin e vdekjes e këshilloi djalin e tij: “Merru me këtë botë aq sa të duhet dhe puno për këtë botë aq sa do të qëndrosh në të”. “Zotit nënshtroju, aq sa Zoti të nevojitet dhe aq sa je i varur nga Ai”.

Për botën tjetër puno aq sa do të jetosh atje.

Kushtoj kujdes për lirim nga ajo që mund të vuash dënim në përjetësi.
Puno gjynahe aq sa je në gjendje ta durosh ndëshkimin, sa mund ta durosh zjarrin.
Kur të synosh ndonjë gabim – mëkat, atëherë gjeje një vend ku Allahu dhe engjëjt e Tij nuk të shohin.
Zoti i Plotfuqishëm, na ndihmo që ta zbatojmë atë që kemi mësuar në lidhje me urdhërat dhe ndalimet – hallallin dhe haramin. Rregullat e besimit tonë janë jeta e jonë përditshme. Vetëm Ty të falënderojmë o Allah, Vetëm Ty të adhurojmë, vetëm Ty të përulemi dhe vetëm në Ty mbështetemi, ndihmona o Allah që në këtë botë të jetojmë me dinjitet, me autoritet, me ndershmëri, dhe para Teje të dalim faqebardhë dhe me iman. Amin!

përshtati: Esat ef.Rexha



Burimi