Kontribuo me dije, me përhapje ose materialisht
Roli i thirrësit është një nga rolet udhëheqëse më sfiduese dhe më kritike në komunitetin musliman. Roli i tyre ka të bëj më shumë se veç udhëheqjen në namaze. Thirrësit janë pjesë e popullit, pjesë e familjeve, pjesë e të rinjve, pjesë e këshillave dhe institucioneve të ndryshme, janë partner të institucioneve publike, janë bartës të aktiviteteve humanitare, janë ngritjes të fondeve, janë promovues të të drejtave të njeriut, të bashkëpunimit me komunitete, ata janë pjesë e komunitetit të bizneseve, e jo veç, rrjedhimisht atyre u bije të prezantojnë Islamin para një publiku tejet të gjerë, në shumë raste shumë sfidues. Në këto mjedise ata gjithsesi se e prezantojnë edhe fenë dhe institucionin e predikuesit. Për ta bërë sa më efektive punën në këto mjedise sfiduese është krijuar edhe kjo platformë ndihmëse.
Kjo platformë synon tu ofroj predikuesve musliman materiale dhe kërkime jetike për t’i ndihmuar ata në punën e tyre të rëndësishme. Gjithçka tentohet të ofrohet si material i bazuar në burime të konsiderueshme, në prova dhe në përvoja globale. Ekspertiza që sillet këtu është e përbërë edhe nga vendet islame dhe nga vendet perëndimore, për të përafruar frymën sa më shumë me kontekstin lokal, por me standarde ndërkombëtare.
ndihmome dije
Ekipi i vullnetarëve i përbërë nga hoxhallarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme kanë krijuar një bibliotekë me materiale shumë të rëndësishme të cilat kanë nevojë për tu përkthyer dhe publikuar. Nëse jeni i mirë në gjuhën arabe dhe angleze dhe keni shpirt të vullnetarit, ju presim me padurim të bëheni pjesë e ekipit të hajrit. Ose nëse keni materiale nga fushat që i mbulojmë ju lutem na i dërgoni ato.
jepizemër
Platforma është e dobishme nëse ajo e arrin audiencën e synuar, hoxhallarët - thirrësit. Për ta bërë këtë shpërndajeni këtë platformë tek kolegët, miqtë dhe shoqëria juaj. Përhapeni webin dhe rrjetet sociale. Kështu i jepni zemër platformës dhe ekipit të vullnetarëve.
dhuronga pasuria
Ndihmoni që të mbulohen shpenzimet teknike dhe përtej vullnetarëve të rritet stafi në mënyrë që të rritet prodhimi i shkrimeve, hulumtimeve, udhëzimeve dhe shërbimet tjera teknologjike të planifikuara.