Si të fitojmë sevape e të shlyejmë mëkatet

Kjo është porosia të cilën ia dërgojmë secilit musliman që beson në All-llahun dhe nuk i bënë Atij shirk, pasiqë prej qëllimeve të muslimanit është që të del nga kjo botë me mëkate të falura, për të cilat nuk do të japë llogari në Ditën e Kijametit dhe të hyjë në xhennet të përhershëm, prej të cilit kurrë nuk do të del.

Në këtë letër do t’i përmendim 60 nga veprat të cilat i shlyejnë mëkatet dhe me të cilat fitohet shpërblim i madh, duke u mbështetur në hadithe të vërteta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E lusim All-llahun [subhanehu ve teala], përveç të Cilit nuk ka hyjni tjetër, që t’i pranojë veprat tona, pasiqë Ai është Dëgjues dhe i Ditur. Amin.

1- Teubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush pendohet para se të del dielli nga perendimi, All-llahu ia pranon pendimin e tij”. (Muslimi) dhe thotë: “All-llahu e pranon teuben e njeriut përderisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu; hadithi është hasen).

2- Dalja për të nxënë dituri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ecë rrugës për të kërkuar dituri, All-llahu ia lehtëson atij me këtë vepër rrugën për në xhennet”. (Muslimi).

3- Përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “A t’ju tregojë veprat më të mira, më të pastërta të Mbreti juaj, më së tepërmi që ua ngritë gradat dhe që është më mirë sesa të shpenzosh ari dhe argjend, më e mirë sesa të takoheni me armikun tuaj, ti vritni dhe t’ju vrasin? I thanë: po, gjithsesi. Tha: “Përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]”. (Tirmidhiu).

4- Bërja mirë dhe udhëzimi kah e mira. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo vepër e mirë konsiderohet sadaka, kurse ai që udhëzon kah një e mirë është sikur ai që e bënë atë të mirë”. (Buhariu dhe Muslimi).

5- Vlera e thirrjes në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush thërret në udhëzim, do të ketë shpërblimin e atij që e pason duke mos iu pakësuar shpërblimi i tyre”. (Muslimi).

6- Urdhërimi në të mirë dhe largimi prej të këqijave. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush prej jush e sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhë, e nëse nuk mundet, atëherë me zemër, kurse kjo është shkalla më e dobët e imanit”. (Muslimi).

7- Leximi i Kur’anit të madhërueshëm. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Lexoni Kur’an, se ai do t’ju vjen ndërmjetësues për pronarët e tij në Ditë të Kijametit”. (Muslimi).

8- Mësimi i leximit të Kur’anit dhe mësimi i tjerëve ta lexojnë Kur’anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve leximin e Kur’anit”. (Buhariu).

9- Dhënja e selamit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoi një vepër, të cilën po e bëtë do të duheni mes vehte, përhapne selamin mes vehte”. (Muslimi).

10- Të duash ndokend për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu do të thotë në Ditë të Kijametit: ku janë ata që janë dashur për hirë Timin, sot do ti fus nën hijen Time, në këtë ditë që s’ka hije tjetër përveç hijes sime”. (Muslimi).

11- Vizita e të sëmurit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secili musliman që e ka vizituar një musliman të sëmurë në mëngjes, do ta bekojnë ate shtatëdhjet mijë melek deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, do ta bekojnë shtatëdhjet mijë melek deri në mëngjes dhe do të ketë në xhennet kopsht të palmave”. (Tirmidhiu; sahih).

12- Tu ndihmosh njerëzve për larje të borxheve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ia lehtëson atij që ka vështirësi (të borxhit), All-llahu do t’ia lehtësojë në dunja dhe ahiret”. (Muslimi).

13- Tua mbulosh njerëzve të metat. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ia mbulon të metat një muslimani në dunja, All-llahu ia mbulon të metat në ahiret”. (Muslimi).

14- Kujdesi për familjen. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Farefisnija është e vjerur për Arsh dhe thotë: kush kujdeset për mua, All-llahu e ndërlidh për rahmetin e Tij dhe kush nuk kujdeset për mua, All-llahu e këputë nga mëshira e Tij”. (Buhariu dhe Muslimi).

15- Sjellja e mirë. E kanë pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] : Çka i futë më së shumti njerëzit në xhennet? U përgjigj duke thënë: “Devotshmëria dhe sjellja e mirë”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

16- Vërtetësia. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Jini të vërtetë, sepse vërtetësia të dërgon në bamirësi, kurse bëmirësia të dërgon në xhennet”. (Buhariu dhe Muslimi).

17- Përmbajtja gjatë hidhërimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e përmbanë hidhërimin e Tij edhe pse ka mundësi ta realizoje ate, Ditën e Kijametit All-llahu e thërret para krejt njerëzve dhe i jep të zgjedhë cilën hurij që e dëshiron”. (Tirmidhiu, sahih).

18- Duaja me të cilën shlyhen gabimet e bëra gjatë një ndeje. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush qëndron në një ndejë dhe bënë shumë gabime, kurse para se të ngritet e thotë këtë lutje: subhanekall-llahumme ve bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke, i falen të gjitha gabimet e bëra në atë mexhlis”. (Tirmidhiu, sahih).

19- Bërja sabër. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo lodhje, sëmundje, brengë, mërzi dhe pengesë që e godet muslimanin, bile edhe një therrë që i hynë, do të jetë shlyerje të gabimeve të tija”. (Buhariu).

20- Bamirësia ndaj prindërve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Vaj për te, vaj për te dhe vaj për te. I thanë: për kë, o Pejgamber i All-llahut? Tha: Kush i arrinë prindërit e tij në pleqëri ose njërin prej tyre dhe nuk hynë në xhennet”. (Muslimi).

21- Kujdesi për gruan e veje dhe për të varfurin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ai që kujdeset për një grua të vejë dhe për një të varfur, është në pozitë të muxhahidit në rrugë të All-llahut”, mendoj se edhe këtë ia shtojë: “dhe në pozitë të atij që falet pa pushuar dhe agjëron pa ngrënë”. (Buhariu).

22- Kujdesi për jetimin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Unë dhe kujdestari i një jetimit do të jemi në xhennet kështu, dhe tregoi me gishtin tregues dhe të mesëm”. (Buhariu).

23- Marja e abdestit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush mer abdest mirë, dalin nga trupi i tij të gjitha mëkatet, derisa edhe ato që gjinden nën thonjtë e tij”. (Muslimi).

24- Thënja e dëshmisë pas abdestit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush mer abdest mirë dhe pastaj thotë: eshhedu en la ilahe il-lall-llah, vahdehu la sherike lehu, ve eshehdu enne muhammeden anduhu ve resuluhu, All-llahummexha’lni minet-tevvabin vexhe’alni minel-mutetahirin, i hapen dyert e xhennetit që të hyjë nga cila derë që dëshiron”. (Muslimi).

25- Përsëritja pas muezinit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush thotë pasiqë e dëgjon ezanin: All-llahumme rabbe hadhihid-davetit-tammeti ves-salatul-kaimeti, Ati muhammedenil-vasileti vel-fadileti veba’thhu mekamen mahmudenil-ledhi va’dettehu, i lejohet shefati im në Ditë të Kijametit”. (Buhariu).

26- Ndërtimi i xhamive. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e ndërton një xhami për hirë të All-llahut, All-llahu i ndërton një shtëpi të ngjajshme në xhennet”. (Buhariu).

27- Përdorimi i misvakut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Sikur mos t’i vinte rëndë ummetit tim, do t’i urdhëroja që ta përdorin në çdo namaz”. (Buhariu).

28- Shkuarja në xhami. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush shkon në xhami në mëngjes ose pas dite, atij All-llahu i prëgaditë vend në xhennet për çdo shkuarje të tij në xhami”. (Buhariu dhe Muslimi).

29- Falja e pesë kohëve të namazit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secilit musliman që i vjen koha e namazit, kurse ai abdestin e mer mirë, pastaj e fal me frikërespekt dhe rukunë e bënë mirë, do ti shlyhen mëkatet që i ka bërë më parë, nëse nuk ka bërë mëkate të mëdha. Kjo i vazhdon gjatë gjithe jetës së tij”. (Muslimi).

30- Namazi i sabahit dhe namazi i iqindisë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i falë dy namazet e ftohta (sabahun dhe iqindinë), hyn në xhennet”.(Buhariu).

31- Falja e namazit të xhumasë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush mer abdest mirë, pastaj shkonë në xhuma dhe dëgjon e heshtë, i falën mëkatet mes kësaj xhumaje dhe tjetrës që vjen, duke ia shtuar edhe tre ditë”. (Muslimi).

32- Qëllimi i orës kur përgjigjen lutjet Ditën e Xhuma. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e xhuma është një orë, nëse e takon besimtari duke u falur dhe duke kërkuar diç prej All-llahut, sigurisht se All-llahu do t’ua jep atë që e kërkojnë”. (Buhariu dhe Muslimi).

33- Falja e sunneteve të regullta me farzet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secili musliman që gjatë ditës i falën dymbëdhjet rekate namaz vullnetar përveç farzit, All-llahu i ndërton shtëpi në xhennet”. (Muslimi).

34- Falja e dy rekateve pas bërjes së mëkateve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secili musliman që bënë mëkat, e pastaj mer abdest mirë dhe ngritet e i fal dy rekate dhe kërkon falje prej All-llahut, sigurisht se All-llahu do t’ia falë”. (Ebu Davudi, sahih).

35- Namazi i natës. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës”. (Muslimi).

36- Namazi i duhasë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Çdo mëngjesë për çdo nyje të trupit të njeriut duhet dhënë sadaka, andaj çdo tesbih (subhanall-llah) është sadaka, çdo tahmid (el-hamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lall-llah) është sadaka, çdo tekbir (All-llahu ekber) është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, largimi prej të këqijave është sadaka. Për krejt këtë mjaftojnë dy rekate që i fal njeriu namaz duha”. (Muslimi).

37- Dërgimi salavate mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush dërgon një salavat mbi mua, All-llahu dërgon dhjetë salavatë mbi te”. (Muslimi).

38- Agjërimi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secili musliman që agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, për këtë ditë All-llahu ia largon fytyrën nga zjarri i xhehenemit shtatëdhjet vjet”. (Buhariu dhe Muslimi).

39- Agjërimi i tre ditëve nga çdo muaj. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi nga tre ditë prej çdo muaj është sikur të agjërosh krejt vitin”. (Buhariu dhe Muslimi).

40- Agjërimi i Ramazanit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresim të shpërblimit, do t’i falen mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu dhe Muslimi).

41- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason me agjërim të gjashtë ditëve të Shevvalit, do të ketë shpërblim si të kishte agjëruar tërë vitin”. (Muslimi).

42- Agjërimi i ditës së Arafatit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen”. (Muslimi).

43- Agjërimi i ditës së Ashurasë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Me agjërimin e ditës së ashurasë shpresoj që All-llahu të mi shlyen mëkatet e vitit të kaluar”. (Muslimi).

44- Dhënja iftar agjëruesit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i jep iftar agjëruesit, fiton shpërblim sikurse ai që ka agjëruar, duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

45- Namazi gjatë natës së Kadrit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush fal namaz në natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar shpërblimin, i falen mëkatet që i ka bërë më parë”. (Buhariu dhe Muslimi).

46- Dhënja sadaka. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Sadakaj e fikë gabimin ashtu sikurse uji e fikë zjarin”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

47- Haxhxhi dhe umreja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Umreja gjer në umren tjetër, i shlyejnë mëkatet mes tyre, kurse haxhxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç hyrjes në xhennet”. (Muslimi).

48- Veprat e mira në dhjetë ditët e Dhil-Hixhes. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asnjë vepër e mirë nuk është e dashur te All-llahu sikurse janë veprat që bëhen në këto dhjetë ditë të Dhil-hixhes”. I thanë: as xhihadi në rrugë të All-llahut? Tha: “as xhihadi në rrugë të All-llahut, në përjashtim të njeriut i cili ka dalur me shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk është kthyer me asgjë”. (Buhariu).

49- Xhihadi në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Qëndrimi i përgaditur për luftë në rrugë të All-llahut një ditë është më i mirë sesa dunjaja dhe çka ka mbi te, kurse një vend në xhennet sa një shkop është më i mirë sesa dunjaja dhe çka ka mbi te”. ( Buhariu).

50- Shpenzimi në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ka përgaditur një luftëtar, është sikurse ai që ka luftuar dhe kush ka lënë një luftar në familjen e tij është sikurse ai që ka luftuar”. (Buhariu dhe Muslimi).

51- Falja e namazit të xhenazes dhe përcjellja e xhenazes së tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush dëshmon një xhenaze derisa t’i falet namazi, ka shpërblim një kirat, kurse kush e dëshmon një xhenaze derisa të varoset ka shpërblim dy kirata. I thanë: ç’janë këto kirata? Tha: sa dy kodra të mëdha”. (Buhariu dhe Muslimi).

52- Ruajtja e gojës dhe organeve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush mi garanton atë që ka mes dy fëlqive dhe atë që ka mes dy këmbëve, unë i garantoj xhennet”. (Buhariu dhe Muslimi).

53- Vlera e thënjes la ilahe il-lall-llah dhe subhanall-llahi ve bihamdihi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush thotë gjatë ditës njëqind herë: la ilahe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, ka shpërblim sikur të ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija dhe i bëhen rroje nga shejtani gjatë tërë ditës deri në mbrëmje. Askush nuk mund të vjen me vepra më të mira se të këtij, përveç atij që ka bërë më shumë vepra se ai”. Dhe thotë: “Kush thotë gjatë ditës njëqind herë subhanall-llahi ve bihamdihi, i bijnë mëkatet edhe poqëse janë sa shkuma e detit”. (Buhariu dhe Muslimi).

54- Largimi i pengesave nga rruga. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kam parë një njeri duke u rrotulluar në xhennet, për shkak të një druri që e kishte larguar nga rruga, i cili u pengonte njerëzve”. (Muslimi).

55- Edukimi dhe kujdesi për vajzat. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush i ka tre vajza dhe kujdeset, i strehon dhe i mëshiron, qindpërqind e meriton xhennetin”. (Ahmedi me sened të mirë).

56- Bamirësia ndaj kafshëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri ka parë një qen duke ngrënë dhé nga etja. Ai e mori këpucën e tij dhe e mbushi me ujë për ti dhënë ujë qenit, derisa edhe u ngop. All-llahu e falënderoi për këtë dhe e futi në xhennet”. (Buhariu).

57- Largimi prej polemikave sterile. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Unë i garantoj shtëpi në mesin e xhennetit atij që e le polemikën edhe nëse është në të vërtetë”. (Ebu Davudi, hadithi është sahih).

58- Vizita e vëllezërve për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “A t’ju tregojë kush do të hyjë në xhennet? Thanë: po, o Pejgamber i All-llahut. Tha: Pejgamberi është në xhennet, burri i drejtë hynë në xhennet dhe njeriu i cili e viziton vëllaun e tij në skaj të vendit, të cilin nuk e ka vizituar për asgjë tjetër përveç se për All-llahu, hyn në xhennet”. (Taberaniu, hadithi është hasen).

59- Respekti i gruas ndaj burrit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nëse gruaja i falë pesë kohërat e namazit, e agjëron muajin e ramazanit, e rruan nderin e saj dhe e respekton burrin e saj, hynë në xhennet nga cila derë e xhennetit që dëshiron”. (Ibn Hibbani, hadithi është sahih).

60- Mos kërko prej njerëzve asgjë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush më garanton se nuk do të kërkon asgjë prej njerëzve unë i garantojë hyrje në xhennet”. (katër sunenet, hadithi është sahih).

All-llahu na bëftë prej atyreve që bëjnë veprat që e dërgojnë në xhennet dhe largohen prej të gjitha veprave që e dërgojnë në xhehenem. Amin.

Përktheu: Bekir Halimi

Redaktoi: Ramadan Ramadani

Publikimi i parë: 29.9.2000 ©AlbIslam.Com

AlbIslam.Com,
3.8.2001