Ku janë falënderuesit?!
Vëlla i dashur musliman, dhuntitë e All-llahut mbi ne janë të panumërta, dhuratat e Tij janë të mëdha, të mirat e Tij pa kufi. Sa të mira na i ka dhënë, sa bela na i ka largu dhe sa musibete prej neve i ka refuzu?!
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
” edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim: 34).
VLERA E SHUKRIT- FALËNDERIMIT DHE FALËNDERUESVE
1- Vëlla i nderuar, All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar robët e Tij që ta falënderojnë dhe dhuntitë e Tija t’i pranojnë, duke thënë:
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).
” (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Lukman: 14).
2- All-llahu [subhanehu ve teala] ka lajmëruar se nuk i dënon robët e Tij falënderues, duke thënë:
” çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat?”. (en-Nisa: 147).
3- All-llahu [subhanehu ve teala] ka sqaruar se falënderuesit janë ata që i meritojnë dhuntitë e All-llahut, duke thënë:
“Kështu Ne i sprovojmë disa me disa tjerë (pasanikun me varfnjakun, atë me autoritet me atë pa të) ashtu që të thonë: ” A këto janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?” A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës”?! (El-En’am: 53).
4- All-llahu [subhanehu ve teala] i ka ndarë njerëzit në falënderues dhe mohues, kurse gjëja më e urrejtur është kufri dhe kafirat dhe gjëja më e dashur është shukri dhe falënderuesit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (El-Insan: 3).
“Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju”. (Ez-Zumer: 7).
5- All-llahu [subhanehu ve teala] ka lajmëruar se rruajtja e nimeteve, vazhdimi, mos largimi dhe shtimi i tyre mvaret prej shukrit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).
6- All-llahu [subhanehu ve teala] ka treguar se falënderuesit janë në numër të pakët në mesin e muslimanëve, kurse shumica e njerëzve janë mosfalënderues:
” e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”. (Sebe: 13).
7- All-llahu [subhanehu ve teala] falënderimin e përmendi në mënyrë të pakufizuar duke thënë:
” kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë”. (Ali Imran: 145).
” kurse All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit”. (Ali Imran: 144).
8- All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se ata që e falënderojnë ata edhe e adhurojnë, kurse ata që nuk e falënderojnë ata edhe nuk mund ta adhurojnë.
” dhe falenderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni”. (El-Bekare: 172).
9- All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se kënaqësia e tij arrihet duke e falënderuar:
” e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju”. (Ez-Zumer: 7).
10- All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se shukri është prej cilësive më të mira dhe më të larta, andaj e lavdëroi Ibrahimin [alejhis-selam] me këtë cilësi dhe e bëri kulmin e cilësive të tija:
“Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë”. (En-Nahl: 120-121).
REALITETI I FALËNDERIMIT- SHUKRIT
Vëlla i nderuar musliman, All-llahu të dhashtë sukses në jetën tënde, dije se shukri është prej pozitave më të larta në islam, shukri është gjysma e imanit, sepse imani është dy pjesë: një pjesë sabër dhe një pjesë shukër, kurse shukri ngritet mbi pesë shtylla:
1- Falënderuesi duhet t’i nënshtrohet atij që e falënderon.
2- Duhet ta dojë.
3- Duhet t’i pranon dhuntitë që ia ka dhënë.
4- Duhet ta lavdëron për këto dhunti.
5- Mos ta përdorë këtë dhunti në gjëra të cilat i urren Dhuntidhënësi.
Pra, mundemi ta rrumbullakësojmë përkufizimin e shukrit në këtë që vijon. Shukër është pranimi i dhuntive të dhuntidhënësit me nënshtrim, tregimi se prej kujt janë këto dhunti, lavdërimi i dhuntidhënsit me përmendje, dashuria e tij me zemër, respekti ndaj tij me gjymtyrë dhë përmednja e tij me gjuhë.
Një lutje Pejgamberike
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në mëngjes dhe mbrëmje e thoshte këtë lutje:
“All-llahu im, çdo dhunti që ka gdhirë me mua ose me ndonjë krijesë eYtja, është prej teje, që je Një pa ortak, Ty të takon falënderimi”.
Dhe ka treguar se ai që e thotë këtë lutje në mëngjesë e ka plotësuar falënderimin e asaj dite, kurse ai që e thotë në mbrëmje e ka plotësuar falënderimin e asaj nate”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davudi).
LLOJET E SHUKRIT
Imam Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: shukri është me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.
1- shukri me zemër është pranimi i dhuntive, pranimi se janë nga dhuntidhënësi dhe se kjo ka ndodhur nga zemërgjërësia e tij. Në këtë hyn edhe dashuria ndaj All-llahut për shkak dhuntive të tija.
Disa njerëz kanë thënë: “nëse zemrat e dojnë ate që u bën mirë, vaj për ate që nuk njeh bamirës tjetër përveç All-llahut si nuk anon i tëri nga Ai”.
Poeti thotë:
Nëse pas çdo të mire që të jap dhuntidhënësi
nuk të shtohet dashuria ndaj tij, ti nuk jë falënderues
Nëse nuk i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut
para çdo gjëje që të pëlqen, ti nuk je durimtar.
2- shukri me gjuhë është lavdërimi për dhuntitë, përmendja, numërimi dhe shfaqja e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)”! (Ed-Duha: 11).
– Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] lutej dhe thoshte: “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti që mos ti përballoj dhuntitë e Tuaja me kufër (mohim), ta mohoj pasiqë ta njoh ose ta harojë e mos të lavdëroj për te”.
– Fudajl ibn Ijadi [rahimehull-llah] thotë: “më parë kanë thënë se prej falënderimit është bisedimi rreth atyre dhuntive”. Një natë u ulën me Ibn Ujejnen dhe qëndruan deri në mëngjes duke i përmendur dhuntitë deri në mëngjes”.
3- shukri më gjymtyrë është që mos të shfrytëzon këto dhunti në gjëra tjera përveç se në rrespekt ndaj All-llahut e mos të shfrytëzohen në mëkate. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
” Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit “. (Sebe: 13).
– Ibn Munkederi [rahimehull-llah] e pa një djalosh duke ngacmuar një grua e i tha: biri im, a kështu e falënderon All-llahun për dhuntitë që t’i ka dhënë.
Habia më e madhe është me atë njeri që e di se krejt këto dhunti i ka prej All-llahut, kurse i shfrytëzon për gjëra të cilat i ka ndaluar All-llahu.
Vëlla i dashur, tani kuptove vlerën e shukrit dhe llojet e tij, pasha All-llahun më trego: a je ti prej falënderuesve të vërtetë, a e do sinqerisht All-llahun?! A i nënshtrohesh All-llahut në shenjë falënderimi?! A i pranon dhuntitë e All-llahut ndaj teje?! A e lavdëron All-llahun me këto dhunti?! A janë shfaqur gjurmët e falënderimit në zemrën tënde, ose në gjuhën dhe gjymtyrët tuaja?! Vallë a janë shfaqur gjurmët e falënderimit në sjelljen dhe moralin tënd?!
Vëlla i dashur të jemi edhe ma të qartë. Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është tu ngjajmë jobesimtarëve?! Vallë, prej falënderimit në dhuntitë e All-llahut është dalja e grave lakuriq nëpër rrugë?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është moskujdesi për namazin, lënia e namazit me xhemat dhe xhumajave?! Vallë prej falënderimit është pasimi i bidateve dhe adeteve?! Vallë prej falënderimit është moskujdesi gjat ramazanit, kalimi i ditës në gjum, kurse i natës në lozje?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është vonimi i kryerjes së haxhxhit duke pasur mundësi?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është mosdhënja e zekatit dhe sadakasë?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është shpallja luftë All-llahut duke punuar me kamatë dhe në instancat e kamatës?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është harxhimi i pasurisë së madhë në cigare, alkool dhe drogë?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është shfrytëzimi iautove për gjëra të cilat e hidhërojnë All-llahun, ose shfrytëzimi i telefonit për t’i ngacmuar vajzat e huaja?! Vallë prej falënderimit ndaj dhuntive të All-llahut është kjo që e bëjnë shumë të pasur, duke nënçmuar nimetet dhe duke hedhur ushqimet në mbeturina?!
NJOHJA E DHUNTIVE- NIMETEVE
Vëlla i nderuar musliman, njohja e nimeteve është shtylla kryesore e shukrit, sepse është e pamundur të gjindet shukri nëse nuk njihen dhuntitë, sepse njohja e dhuntive është rruga që të shpien në njohjen e dhuntidhënësit, e kur ta njeh dhuntidhënsin e do ate, e kur ta do, e falënderon.
Dhuntitë nuk janë të përkufizuara në ushqim dhe pije, ashtu siç mednojnë disa njerëz, por janë të shumta dhe të panumërta, secila lëvizje, secila frymëmarje përmban nimete të All-llahut, të cilat nuk i di askush përveç Tij.
– Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotë: “kush nuk i njeh dhuntitë e All-llahut në ushqimin dhe pijen e tij, i është pakësuar dituria dhe i është afruar denimi”.
Andaj kanë thënë se shukri i përgjithshëm bëhet për ushqim, pije, veshmbathje dhe shëndet të trupit, kurse shukri i veçantë për tevhid, iman dhe shëndet të zemrës.
NIMETET- DHUNTITË KRYESORE
Përmendëm se dhuntitë e All-llahut nuk mund as të numërohen e as të llogariten, mirëpo ne do t’i përmendim vetëm dhuntitë kryesore:
1- Dhuntia e Islamit dhe Imanit, kjo është dhuntia kryesore, dhuntia më e madhe të cilën na e ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala], e nuk na ka bërë prej çifutëve, të cilët kanë thënë për All-llahun llojlloj shpifjesh dhe e kanë cilësuar me cilësitë më të këqija ose prej krishterëve të cilët adhëruan tjetërkend përveç All-llahut dhe i përshkruan Atij djalë, i lartësuar qoftë All-llahu nga ajo që thonë këtë njerëz.
– Muxhahidi [rahimehull-llah] kur ka komentuar ajetin:
” dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, “. (Llukman: 20) tha se kjo dhunti është thnëja: La ilehe il-lall-llah.
– Kurse Ibn Ujejneja [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu nuk u ka dhënë dhunti më të mirë njerëzve sesa shehadeti”.
– Ibn Ebil-Havra thotë: i thashë Ebu Muavijes sa dhunti e madhe na ka dhënë All-llahu, na ka dhënë tevhidin, e lusim që mos të na e mer.
2- Dhuntia e mbulimit dhe vonimit. Edhe kjo është dhunti e madhe e All-llahut, se po të na shpejtonte denimin do të na shkatërronte.
– Mukatili [rahimehull-llah] duke komentuar ajetin:
” dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, “. (Llukman: 20) thotë: “dhunti e dukshme është islami, kurse e fshehtë është mbulimi i mëkateve tuaja”.
– Një njeri i tha Ebu Temimes [rahimehull-llah], si gdhive? Tha: mes dy dhuntive, nuk e di se cila është më e mirë, mëkatet që mi fsheh All-llahu, e askush smundet të më ofendon për to dhe dashurinë ndaj meje që e ka futur në zemër të njerëzve që nuk mund ta dijë.
– Disa dijetarë i kanë shkruar vëllezerve të vet: ” na kanë ardhur dhunti prej All-llahut të cilat nuk mundemi t’i llogarisim, edhe pse mëkatet tona janë të shumta, andaj nuk dime se për çka t’i falënderohemi: për mirësine e fshehjes së mëkateve tona, ose keqësinë e mëkateve që na i fsheh.
3- Dhuntia e përkujtimit. Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Prej dhuntive të pahetuara të All-llahut, që njeriu nuk u vëndon re, është fakti se All-llahu i ambyll derën dhe dërgon te ai njeri që t’ia troket derën për të kërkuar kafshatën e gojës, me qëllim t’ia bën të njohur dhuntitë e Tija ndaj tij.
– Selam ibn Mutiu [rahimehull-llah] thotë: shkova ta vizitojë një të sëmurë dhe e gjeta duke rënkuar, andaj edhe i thashë: kujtoi të hedhurit nëpër rrugë, kujtoi ata që skan strehim e as që kanë kush u shërben. Pas një koha shkova të vizitoj serish dhe e gjeta duke i thënë vetvtes: kujtoi të hedhurit në rrugë kujtoi ata që skan strehim e as që kanë kush u shërben.
4- Dhuntia e hapjes së derës së teubes. Prej dhuntive të All-llahut ndaj robit është fakti se asnjëher nuk ua mbyll derën e teubes, pa marë para sysh mkatet që i bëjnë. Transmetohet se All-llahu paska thënë: “Ata që më kujtojnë, janë ata që më shoqërojnë, ata që më falnëderojnë janë ata që ua shtojë të mirat, ata që më repsetonë janë ata që i nderojë, ata që bëjnë mëkate ndaj meje, atyrev nuk ua humbi shpresën, nëse pendohen te Unë, Una jam i dashuri i tyre, e nëse nuk pendohen unë jam mjeku i tyre, i sprovoi me musibete që ti pastroja nga të metat”. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu ka hapur derën e teubes nga perendimi të gjërë katërdhjet vite, nuk e mbyll derisa të del dielli nga perendimi”. (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili thotë: hadithi është hasen sahih).
Vëllezër të nderuar ku janë ata që pendohen, ku janë ata që bëjnë sexhde dhe ruku, ku janë ata që falënderohen?!
5- Dhuntia e të qenurit nga të zgjedhurit. Këtë dhunti e përjetojnë të pëqendruarit në rrugën e drejtë, të devotshmit dhe ata që i janë përkushtuar All-llahut. All-llahu është ai që i përforcoj në fenë e Tij gjatë sprovave, i orijentoi nga ibadeti ndaj Tij, kur shumë njerëz largohen prej ibadeteve, ua ka bërë të dashur imanin dhe ua ka zbukuruar në zemrat e tyre, ua ka bërë të urrejtur kufrin, fiskun dhe mëkatet. Kjo është prej nimeteve shumë të mëdha që meriton falënderim kulminant.
– Vehb ibn Munebehi së bashku me një njeri kaluan pranë një njeriu të sëmurë, të verbër, gërban dhe me lebër, mirepo thoshte: falënderimi i qoftë All-llahut për këto dhunti. Njeriu që ishte me Vehbin tha: ç’farë nimeti të ka mbetur, për të cilin e falënderon All-llahun?! Kurse ky njeri jetonte në një fshat ku bënin mëkate. Ia ktheu këtij njeriu: shikoi banorët e këtij vendi, shiko se sa shumë janë dhe çka bëjnë, a mos ta falënderoj pasiqë askush se njeh përveç meje!!
6- Dhuntia e shëndetit dhe gjymtyrëve të shëndosha.
– Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] thoshte: shëndeti është mbretëri.
– Tregon Selman Farisiu [radijall-llahu anhu] se një njeriut All-llahu i kishte dhënë shumë pasuri, mirëpo pas një kohe, ia mer krejt këtë pasuri dhe e le më një hastër të vjetër, kurse ky gjat tërë kohës e falënderonte dhe lavdëronte All-llahun. Për këtë e pyeti një njeri, të cilit All-llahu i kishte dhënë pasuri: për çka i falënderohesh All-llahut? Tha: për ate që asnjë krijesë nuk mundet me ta dhënë: për shikimin, duart e këmbët
– Erdhi një njeri te Junus ibn Ubejdi, i ankoheshte për vështirësinë në të cilën jetonte. Ia ktheu Junusi: a shet shiqimin për 100000 dirhem? Tha: jo. A i shet duart për 100000? Tha: jo. A i shet këmbët për 100000? Tha: jo. Ia përmendi me rend disa dhunti, e në fund i tha: po shoh se ti posedon me qindra mijë, kurse prap se prap ankohesh!
7- Dhuntia e pasurisë (ushqimit dhe veshmbathjes).
– Bekr El-Muzeniu thotë:vall-llahi nuk e di se cila dhunti është më e mirë, ajo që hamë ose ajo që e nxjerim tepricën nga trupi jonë?! Hasani tha: dhuntia e ushqimit.
– Aisheja [radijall-llahu anhu] thotë: çdo pikë ujë të pastërt që e pin njeriu, e pin rehat dhe e nxjer rehat, për këtë duhet ta falënderon All-llahun [subhanehu ve teala].
– Një dijetar i selefit duke mbajtur hutben e bajramit, ndër tjerat, tha: ju jeni të pastërt, kurse disa janë të pluhërosur, ju jeni veshur e ndokush i qep këto rroba, disa njerëz i ndreqin shalat e ju i përdorni, disa njerëz mbjellin, kurse ju hani, pastaj filloi të qajë dhe qajtën njerëzit që ishin të pranishëm
– Abdull-llah ibn Kert El-Ezdiu kur i pa njerëzit të veshur me lloj-lloj rrobash ditën e bajramit tha: sa dhunti të mëdha dhe sa nderime të mëdha, mos haroni se nimetet mbesin duke falënderuar dhuntidhënësin.
LLOJET E DHUNTIVE
Imam Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: nimetet janë tre lloje:
– një nimet që ka ardhur dhe që e di robi;
– një nimet të cilin e shpreson;
– nimetin që e shfrytëzon, mirepo nuk e heton.
Nëse All-llahu dëshiron t’ia plotësoj robit dhuntitë ia bën të mundshme ta njeh dhuntinë prezente dhe i mundëson ta falënderon për këtë dhunti që mos t’i kalojë, sepse dhunti ik nëse njeriu bën mëkat, pastaj i mundëson të bëjë vepra të cilat ia sjellin dhuntitë e pritura, ia tregon rrugën që mund tia ndal këto dhunti dhe i mundëson të largohet prej këtyre rrugëve. Kjo i mundëson që ti vijnë dhuntitë në formë të plotë. Dhë në fund ia bën të mundshme ti njeh dhuntitë në të cilat është, mirëpo nuk i heton.
– Tregon se një bediun hyri te Harun Reshidi dhe i tha: o emir i besimtarëve, ti lashtë All-llahu dhuntitë në të cilat je me vazhdim të shukrit, ti realizoftë dhuntitë që i shpreson me mednim të mirë për Zotitn dhe me vazhdim të respekteve ndaj Tij dhe të ti njoftojë dhuntitë në të cilat je, kurse nuk i heton, që ta falënderosh. Këto thënie i pëlqyen Harun Reshidit dhe tha: sa ndarje e mirë e nimeteve.
MJETET QË NDIHMOJNË NË FALEMDERIM PËR DHUNTITË
Vëlla i nderuar musliman, dije se ka shume mjete që të ndihmojnë t’i falënderohesh dhuntidhënësit, që të ndihmojnë vazhdimin e dhuntive dhe shtimin e tyre. Në vazhdim do t’i përmendim disa prej tyre:
1- Lënja e mëkateve. Muhaled ibn Husejni thotë: shukër është lënja e mëkateve, kurse në disa transmetime qëndron: “Biri i Ademit, të mirat e Mija zbresin te ti, kurse prej teje ngritet sheri yt, Unë të bëhem i dashur me dhunti, kurse ti bëhesh i urrejtur duke më bërë mëkate”.
2- Pranimi i dhuntive. Lavdërimi i dhuntidhënësit dhe mos shfrytëzimi i tyre në mëkate. Përmednëm diç që ka të bëjë me këtë pikë pak më lartë.
3- Shikimi i të varfërve dhe të sprovuarve. Kjo shkakton nderimin e dhuntive dhe mosnënçmimin e tyre. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Nëse ndokush shikon atë që i është dhënë më shumë dhunti dhe familje, le të shikon ate që është më poshte së ai..” (Buhariu dhe Muslimi). Në transmetimin tjetër qëndron: “shikoni ata që janë më posht se ju dhe mos shikoni ata që janë më lartë se ju, kjo ju ndihmon që mos të nënçmoni dhuntitë e All-llahut”.
– Imam Neveviu thotë: Ibn Xheriri dhe tjerët kanë thënë: ky hadith ka pëmbledhë shumë të mira, sepse njeriu kur të sheh ndokend më dhunti më të mëdha se ai në dunja, kërkon që edhe ai t’i ketë këto dhunti, kjo shkakton nënçmimin e dhuntive në të cilat është ai dhe kujdesin e tij që të arrijë atë pasuri në të cilën është ky mik ose ai farefis. Kjo gjindet te shumica e njerëzve. Mirepo nëse i shikon ata që janë më poshtë se ai, i sheh dhuntitë e All-llahut mbi te, tregohet modest dhe bënë punë të mira.
4- Njohja se njeriu është rob, pronë i Pronarit të vet. Dhe se ajo që e posedon njeriu është dhuratë prej Zotëriut të vet.
– Hasani thotë: “Musai [alejhis-selam] tha: o Zot, si ka mundësi Ademi të të falënderohet për dhuntitë që ia ke dhënë? E ke krijuar me Dorën Tënde, i ke fryrë prej shpirtit Tënd, e fute në xhennetin Tënd, i urdhërove melekët që ti bëjën sexhde? Kurse Ai iu përgjegj: kuptojë se kjo është prej Meje dhe më falënderoi, ky shukër ishte shkaku i kësaj që bëra”.
Andaj transmetohet në sahihul-Buhari dhe sahihul-Muslim se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka falur namaz nate derisa i janë ënjtur këmbët. Kur e kanë pyetur për këtë gjë: ai është përgjigjur: “a nuk duhet të jemë rob falënderues”.
Dmth të gjitha këto të mira që mi ka dhënë All-llahu, qoftë Pejgamberllëku, udhëzimi, ose falja e mëkateve, të gjitha këto janë dhunti të All-llahut ndaj meje, meriotn t’i falënderohem, fundi i fundit unë jam vetëm një rob i Tij.
5- Përfitimi nga këto dhunti. Transmeton Amr ibn Shuajbi, nga babi i tij, kurse ky nga gjyshi i tij, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Hani, pini dhe jepni sadaka, pa kibër dhe harxhim të pakontrolluar, sepse All-llahu do që të sheh gjurmët e dhuntive të Tija mbi robin e Tij”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe tjerët).
6- Sadakaja. Dhënja e sadakasë është shenjë e falënderimit për këto dhunti. Transmetohet se Davudi [alejhis-selam] kur lutej thoshte: “I lartësuar qofsh o Zot, i cili e nxjer falënderimin duke dhënë dhunti”.
Thërritën Othman ibn Affanin [radijall-llahu anhu] për të burgosur disa njerëz për shkak të disa gjërave të dyshimta. Kur arriti në atë vend, ata ishin larguar. Për këtë Othmani [radijall-llahu anhu] liroi një rob, një shenjë falënderimi, që nuk i mundësoi All-llahu që të nençmon muslimanin me dorën e tij.
7- Përmendja e All-llahut. Në të vërtetë shukër është përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]. Transmetohet se Muxhahidi [rahimehull-llah] kur e komentonte ajetin:
” Vërtet ai ishte rob shumë falënderues”. (El-Isra: 3). Thoshte: për çdo gjë që hante e falënderonte All-llahun, për çdo gjë që pinte e falënderonte All-llahun, çdo kund që shkonte e falënderonte All-llahu, andaj All-llahu e ladëroi duke thënë se është rob falënderues.
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu kënqaet nga robi i Tij që kur të hanë diç e falënderon dhe kur pi ndonjë gjë e falënderon”. (Transmeton Muslimi).
8- Modestia dhe largimi prej mendjemadhësisë. Sepse kibri është në kundërshtim me falënderimin, pasiqë realiteti i kibrit është mendimi se ai personalisht është pronar, kurse shukër dmth se pronar i vërtetë është vetëm All-llahu.
9- Dëshmia se je i mangët në falënderim. Kjo ndodh duke kuptuar se ti pa marë parasysh sa e falënderon All-llahun, do të mbetet kjo pak, sepse nuk do të mundesh tia japish hakun vetëm një dhuntie të All-llahut, bile vetë falënderimi është dhunti që kërkon falënderim, andaj kanë thënë:
Nëse falënderimi im, është dhunti që ma ka dhënë All-llahu
Atëherë obligohem që edhe për këtë falinderim ta falënderoj
Fundi i fundit, nuk mund ta falënderojmë pa dhuntinë e Tij
Edhe nëse zgjat koha dhe vazhdon jeta.
10- lufta kundër shejtanit dhe kërkimi strehim te All-llahu nga ai. Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Pasiqë armiku i All-llahu, Iblisi, All-llahu na mbrojtë nga sherri i tij, kuptoi vlerën e shukrit, se është një post shumë i lartë dhe me vlerë, bëri qëllim të vetin t’i largojë njerëzit nga ky post:
“Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!”. (El-A’raf: 17).
11- Mos shoqërimi me njerëz të pakujdesshëm. Sepse shoqërimi me to të largon nga mendimi rreth nimeteve.
– Hasanit [rahimehull-llah] i kanë thënë: ky njeri nuk shoqërohet me njerë? Shkoi te ai dhe e pyeti për këtë gjë. Kurse ai ia ktheu: une ngrysem dhe gdhiem mes mekatit dhe nimetit, andaj e pash të arsyeshme që të angazhohem prej njerëzve me kërkim falje për mëkatet dhe falënderim All-llahut për dhuntitë që mi ka dhënë. Ti o rob i All-llahut qenke ma i ditur se unë.
12- Duaja. Lutja drejtuar All-llahut që të bëjë prej falenderuesve, të orientoi nga rruga e shukrit dhe të mundësoi të arrishë shkallë të lartë në këtë post.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka porositur Muadhin [radijall-llahu anhu] duke i thënë:
“Muadh. Unë të dua. Mos haro që pas çdo namazi të thuash: All-llahu im, më ndihmo të të përkujtoj, të të falënderoj dhe të të adhuroj mirë”. (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi).
All-llahu ynë, na bën prej robërve që të falënderojnë ty vazhdimisht dhe pa ndërpre.
18.8.2000
Bekir Halimi
Bekir Halimi,
20.7.2001