Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Kush eshte burre?!

Nje dite, para meje paramendova nje djale te ri, i cili mu drejtua me insistim me nje pyetje: ”Kush eshte burre?!”.

Normalisht, nuk eshte edhe gjithaq lehte per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje. Fillova te mendoj, te konsultohem, ta shfletoj Kur’anin dhe hadithin, me qellim qe kesaj pyetje t’i jap pergjigje sa me te plote. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e gjate dhe e llojllojshme, andaj secili mund te jep pergjigje e cila do te dallonte nga pergjigjja e tjetrit. Andaj per te e hartova kete tekst te meposhtem.

Ty, o djalosh, shpejt do te kalojne ditet dhe netet e do te behesh sa babai yt me gjatesi dhe me trup. All-llahu [subhanehu ve teala] do te dhuroje shendet dhe trup. Ditet do te kalojne, e nese nuk te godet dic qe mund te te godase ne jeten tende, do t’i kalosh te gjitha etapat e jetes, ashtu sic thote All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Ndersa ate qe e deshirojme Ne e perqendrojme ne miter deri ne nje afat te caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu te arrini pjekurine tuaj”. (El-Haxhxh: 5).

Nese All-llahu [subhanehu ve teala] ka caktuar dic tjeter, atehere ti je prej atyre per te cilet Ai thote:

“Ka qe dikush prej jush vdes heret,…”.

Mirepo, mos harro se keto etapa jane te shpejta dhe te kalojne pernjehere, andaj mundohu t’i kapesh dhe te marresh prej tyre nozull per ne ahiret. Ti vec me e ke bere hapin e pare ne etapen e rinise dhe pjekurise. Kjo etape eshte shume e rendesishme, andaj edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kete e ka vecuar ne hadith:

“Nuk do te levizin kembet e birit te Ademit Diten e Kijametit derisa nuk pyetet per pese gjera: per jeten e tij, ku e ka harxhuar; per rinine e tij, ku e ka shfrytezuar….”. (Hadithi eshte sahih, transmeton Tirmidhiu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka vecuar kete etape per shkak se kjo etape eshte etapa me produktive ne jeten e njeriut, etapa me frytdhenese, etapa e kreativitetit dhe inovacionit. Djalosh i ri! Mizani i burrerise dallon nga dallimi i botekuptimeve dhe nga dallimi i qendrimeve tua ndaj shoqerise, familjes dhe rinise. Ndokush burreri e konsideron humbjen e kohes dhe kalimin e jetes pa dobi, tjetri burreri e konsideron vrapimin pas epsheve, i treti burreri e konsideron vrasjen e vellaut te vet per nje grimce, e tjetri burreri e konsideron forcen per akuzim dhe shpifje, e dikush burreri e konsideron edhe spiunimin, e keshtu me radhe. Kurse, burreri e vertete, burreri e njerezve ambicioz, me ideale te larta dhe me qellime e aspirata fisnike, eshte burreria qe te nxit te vraposh pas Xhennetit, gjeresia e te cilit eshte sa qiejt dhe toka. Kjo kerkon te mesosh aq sa te nevojitet, te kesh sjellje sa me teper, te zbukurohesh me principe burrash, duke iu larguar pengesave dhe gropave qe i ke ne rruge. Nga pervoja e dime se njeriu behet burre kur i permbushe principet e dukshme te burrerise: zgjerimin e trupit, shkelqimin e lekures, shtimin e forces, daljen e mustaqeve dhe mjekres etj. Megjithate, ne e dime se te gjithe njerezit e rritur i fitojne keto gjera ne kete kohe: edhe te miret edhe te keqijte, edhe muslimanet edhe jomuslimanet, e bile-bile edhe disa kafshe. Prandaj, ti duhet te behesh burre i dalluar dhe i vecuar, burre musliman. Nese deshiron te behesh i tille, para teje i ke te hapura horizontet, rruga e hajrit te eshte e hapur dhe e lehte. Ty te eshte afruar koha per ta korre mbjelljen e diturise. Eja dhe merr nga ky frut sa ma teper po deshirove te jeshe burre ashtu sic kerkon Islami, ashtu sic kerkon All-llahu [subhanehu ve teala]. Per keso burra ka nevoje ummeti, familja, shoqeria, thejsht te gjithe kane nevoje per burra te mire dhe mireberes. Ky din ka nevoje per burra, pra jo per meshkuj, por burra trima dhe durimtare, burra qe e bartin dertin e da’vetit, e luajne rolin e tij dhe durojne ne ate qe sprovohen. Ai mundohet vazhdimisht te ngritet ne shkallet e diturise, me gjuhe te ndershme dhe me gjymtyre te pasterta. Atij i nxitojne kembet kur degjon ezanin; perserite ne vete ajetet e Kur’anit, eshte larg teoretizimit dhe perpilimit te fjaleve te ndryshme. Une deshiroj t’i permendi vetem disa gjera, e ti nese vepron sipas tyre, pasha Zotin e Qabes do te shpetosh:

1). Ti je krijuar per te realizuar nje synim te ndershem:

“Une nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne”. (Edh-Dharijjat: 56).

2). Namazi – eshte shtylla e dyte e fese, rukni i dyte ne Islam. Nuk ka pjese ne Islam ai qe nuk fale namaz, andaj mos u be pertac dhe mos u dembelo nga kryerja e namazit me xhematin e muslimaneve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thote:

“Marreveshja mes nesh dhe jushe eshte namazi, kush e le namazin ka bere kufer”. (Hadithi eshte sahih).

Merzitesh dhe deshperohesh, brengosesh dhe pikellohesh nese te humb ndonje gje e kesaj bote ose po te humbi kuleta, mirepo aspak nuk brengosesh kur te kalon tekbiri fillestar, kur te kalon namazi me xhemat, ose kur te kalon nje namaz i tere.

3). Burri nuk humb kohe dhe nuk e harxhon jeten kot, ashtu sic veprojne njerezit e humbur, njerezit pa ambicje dhe vullnet, njerezit pa aksion dhe kreativitet. Kujdesu per kohen tende ma shume sesa kujdesesh per pasurine tende, edhe pse pasurine tende mund ta investosh ne ndonje projekt dhe ta rikthesh ate qe e ke humbur, por kete gje s’mund ta besh me kohen. Humbja e kohes eshte vrasje dhe frymemarje qe nuk kthehen.

4). Dituria eshte rruga qe te shpie ne devotshmeri, andaj nxito te nxesh dituri me te cilin e meson metoden se si t’i kryesh obligimet tuaja fetare. Edhe po mesove shkenca ekzakte, mos harro qe te besh nijet se kete gje e ben per t’i ndihmuar ummetit, per te kontribuar per Islam dhe per muslimanet, nese vec deshiron te fitosh shperblim nga kjo.

5). Sjellje te mire.

Shprehja e mire eshte e lehte per gjuhen, mirepo gjate perzierjes se njeriut me njerez, shume rende eshte te gjesh te atille qe e aplikojne ate si duhet. Nuk duhet te harrosh se sjellja e mire eshte kurrizi i ketij dini. Andaj, sillu mire me prinderit tu, sillu bute me vellaun tend, bej mire shokut tend, kujdesu per fqiun tend etj.

6). Pasi te krijosh nje prapavije te urte kulturore, atehere shprehi mendimet dhe idete tuaja per t’u ndihmuar me to muslimaneve dhe per t’u dale perballe atyre qe mundohen ta sulmojne kete din ne cfaredo menyre.

7). Zgjidh per vetvete ndonje shembelltye shkencore qe te ecesh pas tij, te veprosh sipas porosive te tija, te percjellesh rrugen e tij, e keshtu me radhe. Valle, kush mund te jete shembelltyra yte? A ka shembelltyre me te mire per muslimanin se sa Muhammedi s.a.v.s., se sa sahabet e tij dhe se selefus-salihi.

8). Ti gjithsesi synon nje te neserme me te lumtur, nje lumturi te perhershme me hije te vazhdueshme, andaj behu i devotshem ne jeten tende sekrete dhe ne jeten publike, sepse devotshmeria eshte porosia e njerezve te pare dhe te fundit dhe eshte rruga e shpetimit ne Diten e Kijametit

“Kush ben veper te mire, qofte mashkull ose femer, e duke qene besimtar, Ne do t’i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e (ne boten tjeter) do t’u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).

9). Behu njeri me vullnet te forte dhe vendosmeri te paluhatshme! Largoje shikimin nga gjerat qe jane haram, largohu prej rrezilleqeve, largohu prej vendeve te dyshimta. Duhet te posedosh force te brendshme te cilen do ta shfrytezosh per ta pastruar veten tende, per ta kulluar brendesine tende. Kete mund ta arrishe duke pase parasysh kontrollin e perhershem te All-llahut mbi ty dhe duke bere pune te mira.

10). Duaja eshte ibadeti kulminant. Sa shume nevoje ke per Zotin tend! Me lutje te zgjerohet dhe te qetesohet gjoksi. Vetem prej All-llahut kerko ndihme dhe nga askush tjeter pervec Tij. Mos harro te besh lutje dhe largohu prej gjerave qe e pengojne realizimin e lutjes. Nese ndonjehere harron te besh lutje, kujto sesa shume jane lutur pejgamberet. O ti djalosh! Mos te trishtoje ndryshimi i kohes. Do te vije dita kur para teje do te ndalet djali yt dhe do te te pyese: “Kush eshte burre o babai im?!”.Besoj se pikefillimi i pergjigjes se kesaj pyetjeje eshte ajo te cilen e vepron sot dhe ajo qe ia vizaton vetes per neser. Shembelltyra e gjalle eshte shembulli me i mire per ata qe jane perreth teje. Fillo dhe kerko ndihme prej All-llahut.

Keshtu mund te behesh burre, i cili zhytet ne thellesite jetes duke mos u frikesuar nga humnerat e ndryshme pergjate kesaj rruge. Keshtu behesh burre prej burrave te cilet All-llahu i ka lavderuar ne disa vende ne Kur’an:

“Prej besimtareve kishte burra qe vertetuan besen e dhene All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhene jeten, dhe ka prej tyre qe jane duke pritur (ta zbatojne) dhe ashtu nuk bene kurrfare ndryshimi”. (El-Ahzab: 23).

“Ata jane burra qe nuk i pengon as tregtia e larget e as shitblerja ne vend per ta permendur All-llahun, per ta falur namazin dhe per ta dhene zeqatin, ata i frikesohen nje dite kur do te tronditen zemrat dhe shikimet”. (En-Nur: 37).

“….aty ka burra qe deshirojne te pastrohen mire, e All-llahu i do te pastrit”. (Et-Teube: 108).

“Ne as para teje nuk derguam tjeter, pervec burra, te cileve u dhame shpallje. Ju (idhujtare) pyetni pra dijetaret (e Tevratit e te Inxhilit) nese ju nuk dini”. (en-Nahl: 43).

“Musai zgjodhi nga populli i vet shtatedhjete burra per kohen qe Ne ia caktuam takimin….”. (El-A’raf: 155).

“Nje burre besimtar nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni nje burre vetem pse thote Zoti im eshte All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjelle argmente? Nese ai eshte rrenes, per vete e ka rrenen, e nese eshte i drejte, juve do t’ju godit dicka nga ajo qe ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhezon ne rruge ate qe e tejkalon dhe eshte rrenes”. (Gafir: 28).

Shkroi: AbdulMelik Kasim

perktheu: Xhemal Jakupi,10.11.2000

AbdulMelik Kasim,
29.6.2001