Llogaria e vetvetes-domosdoshmëri në rrugën e përmirësimit

Është e domosdoshme që secili prej neve të parashtron pyetje: ku do të përfundojmë?!

Qëllimi nga kjo që e themi është të këshilloj vetveten dhe tjerët që All-llahu na ka nderuar me shumë gjëra dhe na ka dalluar nga krijesat tjera me mendje dhe logjikim. Andaj nuk duhet të na kalojnë ditë të tëra pa kurfar dobie, të na kalojnë kot, vetëm në ushqim dhe pijë, në ngopje të epsheve, duke mos pasur asnjë qëllim të caktuar në jetë dhe duke mos marur asnjë dëtyrë dhe përgjegjësi. Nëse ndalemi dhe i hedhim një shikim institucioneve bashkëkohore, qofshin ekonomike ose të lëmive tjera, ato prej sektorëve që i kanë , kanë edhe sektorin e llogarisë dhe analizës, në bazë të përfundimeve të këtij sektori ata edhe i planifikojnë edhe etapat e ardhshme të punës së tyre. Vallë, a nuk duhet na edhe ma tepër për një gjë të tillë, ti vëndojmë vetvetes një program me të cilin do të llogarisim vetveten dhe ta përmirësojmë vetveten nëse ajo gabon?!

Asnjë njeri nuk shpëton nga gabimi, sepse “secili njeri është gabimtar, ma i miri është ai që pendohet”. Mirëpo problemi nuk qëndron te gabimi dhe bërja gabim, por te insistimi në gabim dhe mospërmirësimi i gabimit. Me të vërtetë është për të ardhur keq kur sheh njerëz të cilët bëjnë gabime edhe aspak nuk u vjen keq për këtë gjendje në të cilën janë. Më e arsyeshme do të ishte që secili prej nesh ti parashtron vetvetes pyetjet:

1- Cili është qëllimi im nga ekzistimi në këtë gjithësi?!

2- A mundet të jem antarë i dobishëm?

3- Si ta arrijë këtë gjë?

4- Cilat janë gabimet dhe të metat që i posedojë?

5- Si ti zbuloj dhe ti anulojë?

6- Cilët cilësi duhet ti posedoj dhe t’i përvehtësojë?

7- Si mundet të vazhdojë në këtë gjendje?

8- Si të ballafaqohem me demoralizimin dhe dështimin dhe si t’i luftojë me vullnet të lartë?

Nëse secili prej nesh i parashtron këto pyetje dhe mundohet tu jep përgjigje me vërtetësi, e llogarit vetveten për mangësi dhe përtaci dhe i betohet All-llahut se do të vazhdojë në këtë gjendje, gjithsesi do të gjinden në gjeneratat tonë të rinjë të cilët do të jenë meritor të mbështetemi në ta, bile edhe të krenohemi me ta, sepse do të jenë shumë larg nga veset e devijimit, epsheve dhe çregullimit.

Pasiqë zemra është një gjë që shumë rrotullohet dhe ndikojnë në te shumë gjëra nga jashtë, besimtari i mençur duhet ta kontrollojë dhe të kujdeset për mirëqenien e saj. Nëse ia shtojmë kësaj edhe vet faktin se nefsi zakonisht e thërret njeriun për në të keqe, siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë”. (Jusuf: 53).

Atëherë na bëhet e ditur se medoemos duhet kontrolluar që ta fusin nën komandëm e sheriatit, në kufinjtë e takvallëkut dhe frikës nga All-llahu [subhanehu ve teala].

Muslimani i mençur duhet llogaritur vetveten gjatë kohë, duhet vetmuar me vetveten dhe të analizojë veprat e veta, të analizojë çdo ditë që i kaluar nga jeta e vet, nëse ka mangësi të nxitojë që ta plotësojë atë mangësi dhe të bëhet gati për udhëtimin e gjatë drejt All-llahut [subhanehu ve teala].

Çka do të thotë llogari

Maverdiu thotë: llogari konsiderohet kur njeriu gjatë natës i shfleton veprat që i ka bërë gjatë ditës, nëse janë të mira i vazhdon, e nëse janë të këqija, munohet maksimalisht ti largojë dhe ti përmirësojë.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: llogari të ndihmon të dallosh mes asaj që është për ty dhe asaj që është kundër teje, për këtë i mer me vehte gjërat që janë për te, kurse ata që janë kundër tij, i lë pas vehtes, pasiqë është në një udhëtim pa kthim. (Shiko: “Tehdhib Medarixhus-Salikin”, fq. 115.)

Harith Muhasibiu thotë: të jetë i vëmendshëm në të gjitha rastet, të analizon të gjitha veprat nëse janë të urrejtura te All-llahu, të largohet prej tyre, e nëse janë të dashura mos të vonohet nga veprimi i tyre.

Rëndësia e llogarisë së vetvetes

Llogaria e vetvetes posedon shumë dobi, ne do t’i rumbullaksojmë në këto që do t’i përmendim në vijim:

1- Njohja e mangësive dhe të metave të nefsit, e kjo të ndihmon që të ia japish vendin e merituar, nëse ajo mundohet të tregohet kryelartë ose mendjemadhe. Nuk ka dyshim se kur njeriu e njeh vetveten, kjo shkakton nënçmim të vetvetes para All-llahut [subhanehu ve teala] dhe asnjëherë nuk mahnitet me veprat e veta, pa marë para sysh sa janë të mëdha dhe nuk i nënçmon mëkatet pa marë para sysh sa janë të vogla.

Për këtë Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: “All-llahu e mëshiroftë atë njeri që mi jep dhurat mangësitë e mia”. Kurse Junus ibn Ubejdi thoshte: “Ndodh që i gjej njëqind vlera, mirëpo nefsi im asnjë nuk e posedon”. (Shiko: “Tezkijetun-Nefs”, fq. 105.)

Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] thotë: “Njeriu nuk e ka kuptuar tërë fikhun derisa nuk i ç’vlerëson njerëzit përballë All-llahut, e pastaj edhe ma tepër e ç’vlerëson vetveten para All-llahut”.

2- I njeh të mirat dhe dhuntitë e shumta të All-llahut ndaj tij. Këtë e arrinë duke krahasuar dhuntitë e mëdha të All-llahut dhe mangësinë e veprave të veta për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Kjo e ndalë nga çdo vepër e keqe dhe kupton se shpëtimi i tij mvaret nga mëshira dhe falja e All-llahut [subhanehu ve teala].

3- Pastrimin e shpirtit, përmirësimin dhe zbatimin e urdhërave të All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu thotë:

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Esh-Shems: 9-10).

Kurse Malik ibn Dinari thotë: “e mëshiroftë All-llahu atë njeri i cili i thotë vetvetes: a nuk je ti filan mëkatari? E nënçmon, e nënshtron dhe e detyron të zbaton urdhërin e All-llahut, dhe bëhet udhëheqës i saj”.

4- E edukon brenda njeriut ndërgjegjën dhe e zgjon ndjenjën për përgjegjësi dhe peshim të veprave dhe sjelljeve me peshojë precize, me peshojë të sherijatit.

5- Është shkak i ngritjes së sprovave pasiqë i lehtësohet llogaria atij që e llogarit vetveten në dunja. (Shiko: “Tezkijetun-Nefs”, fq. 106.)

6- Është shansë për përmirësim të zemrave mes dy muslimanëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Të hënën dhe të enjtën hapen dyert e xhennetit dhe i falën mëkatet mbarë njerëzve që nuk i kanë bërë All-llahut shirk, përveç dy muslimanëve që janë të hidhëruar mes vehte dhe u thotë melekëve: pritni derisa të pajtohen. Këtë e përsëritë dy herë”. (Ahmedi, Muslimi etj.). Nëse njeriu nuk e llogarit vetveten, kurrë nuk mund të pajtohet.

7- Është shkak i pastrimit nga nifaku, dyftyrësia. Ibrahim Tejmiu thotë: “Çdo herë që ia paraqitja fjalët e mija veprave të mija, frikohesha mos më përgënjeshtrojnë”.( Shiko: “Tezkijetun-Nefs”, fq. 107.)

Vlera e llogarisë dhe argumentet që flasin mbi këtë temë

“O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe keni frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).

Sejid Kutbi [rahimehull-llah] thotë: “Ky ajet është shprehje me inspirime ma të mëdha se vet shprehja, kurse rezikun që e paraqet për zemrën e detyron që të shfleton përnjëher fletron e veprave të veta, bile fletorën e tërë jetës së vet dhe e hedh shikimin e vet në rreshtat e saja me vëmendje, shikon detajisht konton e vet që të sheh se çka ka kontribuar për nesër në këtë faqe. Ky shikim garanton ta zgjon në vendet e dobësisë dhe mangësisë, pa marë parasysh se sa të mira i ka bërë në të kaluarën, e mos të flasim për ata njerëz që shumë pak të mira kanë bërë në të kaluarën. Është një prekje pas të cilës nuk mundet të flejë zemra rehat dhe nuk ndalet së shfletuarit dhe së shikuarit.

“Betohem në shpirtin që është shumë qortues! A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij! Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate. Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”. (El-Kijame: 2-6).

Hasan Basriu gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Besimtarin gjithmonë e takon duke akuzuar vetveten: çka kisha për qëllim me këtë fjalë, çka kisha për qëllim me ushqimin tim, kurse mosbesimtari ecë përpara duke mos i vënduar veshin këtyre gjërave”.

Omeri [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Llogaritni vetveten para se të llogariteni, peshoni para se të peshoheni dhe zbukuroni për paraqitjen në ditën e paraqitjes më të madhe:

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexojeni librin tim!”. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua”. (El-Hakka: 18-27).

“Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (El-Zilzal: 6-8).

“Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. (El-Enbija: 47).

“Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve”. (Ali Imran: 30).

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).

Këto ajete flasin për ata njerëz që nuk e bëjnë llogari vetveten në dunja, se si do të bëhen llogari në ahiret.

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “Besimtari e mbikqyr vetveten, e llogarit për hirë të All-llahut, për këta njerëz llogari në ahiret do të jetë e lehtë, mirëpo do të kenë llogari të rëndë në ahiret ata njerëz që nuk kanë llogaritur vetveten aspak në dunja”.

Mejmun ibn Mehrani thotë: “njeriu nuk mundet të jetë prej të devotshmive nëse nuk e llogarit vetveten ma shumë sesa ortaku ortakun e vet”.

Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë: “gjëja që më së shumti e dëmton besimtarin është pakujdesi dhe lërja pas shpine e llogarisë, kjo e dërgon njeriun në shkatërrim. Kjo është gjendja e njerëzve të mahnitur me vetveten, i mbyll syt nga përfundimi, e kalon jetën duke u mbështetur në falje dhe e le pas shpinde llogarinë dhe shikimin në përfundimin e gjërave. Nëse kështu sjellet, kjo do t’ia lehtëson bërjen e mëkateve, do tua normalizon dhe do të bëhet rëndë largimi prej tyre”.

Si të llogarisim vetveten?

Në realitet, nuk ka ndonjë metodë të caktuar dhe hapa konkrete se si të llogarit njeriun vetveten, pasiqë njerëzit nuk janë të një natyrës, por ata janë me natyrë të ndryshme, mirëpo mundemi të japim vija të gjëra dhe korniza prej të cilave mundet të përfitojë muslimani. Ajo që duhet të dije secili musliman dhe muslimane është se kjo vepër kërkon seriozitet dhe kujdes të madh për ti marur rezultatet, në bazë të të cilave duhet vazhduar hapat e ardhshme.

Gazaliu thotë: “dije se njeriu ashtu siç duhet në fillim të ditës të jap besën vetvetes se do të jetë në të vërtetë, ashtu edhe në fund të ditës duhet të bëjë vetveten llogari për çdo lëvizje, ashtu siç bëjnë tregtarët me ortakët e tyre, në fund të viti, ose muajit, ose ditës. Ata krejt këtë e bëjnë nga kujdesi që kanë për të mirat e kësaj bote dhe nga frika që mos tu kalojë diç nga të mirat e saja. Për këtë habitem me ata njerëz që nuk llogaritin ato vepra prej të cilave mvaret lumturia dhe fatkeqësia e tyre për çdo herë. Kjo përtaci në llogari të vetvetes vjen nga pakujdesi, tradhëtia dhe mossuksesi. Kërkojmë strehim te All-llahu nga kjo gjendje”.

Llogaria e vetvetes ndahet në dy pjesë:

1- Llogari para se ta bësh një vepër, që domethënë të ndalesh te pika e parë e dëshirës dhe vullnetit dhe ta analizosh a ma mirë është ta veprosh ose mos ta veprosh.

Dr. Omer Sulejman Eshkari thotë: njeriu duhet të llogarit vetveten para se të niset ta bëjë një vepër, të shikon dëshirën dhe vullnetin e vet. Sepse njeriu nëse i largon mendimet dhe idetë para se ti përforcohen në zemër e ka më lehtë ti largojë ato nga zemra, pasiqë fillimi i veprave janë mendimet dhe idetë. Kështu që dëshira e zemrës dhe mendimi i shpirtit mund të forcohen e të bëhen vesvese, cytje, kurse cytjet të bëhen vullnet, kurse vullneti i vendosur doemos bëhet vepër. Hasan Basriu thotë: më parë muslimani kur dëshironte të jepte sadaka, shikonte a e bënë këtë vepër për All-llahu, nëse ishte për All-llahu e bënte, nëse jo, e lente.

E mëshiroftë All-llahu njeriun i cili ndalet te dëshirat e veta, nëse janë për All-llah, i bënë, e nëse nuk janë për All-llah, i lenë. Kurse mendimet dhe dëshirat i kontrollon duke ia paraqitur Kur’anit dhe sunnetit, duke e bërë Kur’anin dhe sunnetin udhëheqës të vetin. Mirëpo edhe nuk i shikon me mendjen e tij, nuk mund të dallon atë që i bënë dobi nga ajo që i bënë dëm. Nëse nuk i ka parasysh këto vepra, njeriu mund të mendon se është duke bërë mirë, kurse ai në realitet është duke bërë keq. (Shiko më gjërësisht: “Mekasidul-mukelefin”, fq. 429.)

2- Llogaria pasiqë ta bësh veprën. Ky lloj ndahet në tre kategori:

A) Llogari për mangësi në vepra të mira, kurse kjo arrihet duke parashtruar pyetjen: a e kam kryer këtë ibadet në formën më të plotë, a kam qenë i sinqertë në te dhe a e kam bërë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Nëse ka mangësi, kurse secili prej nesh ka mangësi, atëherë le të plotësojë mangësinë me vepra vullnetare, nafile, sepse ato i mbushin boshllëqet që gjinden në farzet tona dhe e edukojnë njeriun në ibadete, kurse me vetluftim dhe akuzim pakësohet maksimalisht mangësia në veprat e mira/

B) Llogari për mëkatin që është bërë. Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “fillimi i llogarisë është të krahasosh mes dhuntive të All-llahut dhe mëkatit që e ke bërë, në këtë rast do të mësosh dallimin dhe do të kuptosh se para vehtes nuk ke asgjë tjetër përveç faljes dhe mëshirës së All-llahut ose dënimit dhe shkatërrimit. Me këtë krahasim e di se Zoti është Zot, kurse robi është rob, e mëson realitetin e vetvetes dhe madhështinë e All-llahut, kupton se çdo dhunti prej Tij është dhuratë, kurse çdo denim, është drejtësi. Para këtij krahasimi ti nuk e di realitetin e vetvetes tënde dhe rububijetin e Krijuesit, e kur të krahasosh do të mësosh se ajo, shpirti, është burim i çdo të keqe dhe mangësie. Përkufizimi i shpirtit njerëzor është: zullumqare injorante dhe po mos të ishte dhuntia dhe mëshira e All-llahut që ta pastronte ajo kur nuk do të pastrohej, po mos ta udhëzonte All-llahu kurrë nuk do të udhëzoheshte dhe po mos të ishte udhëzimi dhe suksesi i All-llahu, kurrë nuk do të arrinte gjer te e mira. (Shiko: “Tehdhib Medarixhus-Salikin”. Fq. 115-116.)

Pasiqë të bëjë këtë ndejë të llogarisë kalon në fazën e fryteve dhe rezultatit, që është veprim për shlyerje të mëkateve, ose me teube të sinqertë, ose me istigfar, ose me vepra të mira të cilat i asgjësojnë veprat e këqija.

“S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud: 114).

Nxito para se të vjen përfundimi yt, e të jetë përfundim i keq, përfundim në mëkate, përfundim pa pendim. Përkujto ringjalljen dhe tubimin, përkujto se çka u ka pregaditur All-llahu mëkatarëve dhe të fëlliqtëve.

Në këtë mënyrë dhe me përdorimin e këtyre metodave njeriu mund të jetë i sinqertë në llogarinë e tij ndaj vetvetes gjatë bërjes së mëkateve.

C) llogaria për një vepër ku lërja e saj ka qenë më mirë sesa veprimi i saj, ose për një vepër të lejuar dëshiron të njeh qëllimin për të cilin e ka bërë.

Kjo arrihet duke parashtruar pyetje: pse e kam bërë këtë vepër? A nuk do të ishte më mirë mos ta bëja? Ç’farë fitova nga kjo vepër? Kjo vepër a mi shton sevapet? Dhe pyetje të ngjajshme me këto.

Kurse sa i përket gjerave të lejuara, mubah, duhet të shikojmë se këto vepra që i kemi bërë, a kemi shpresuar shpërblimin prej All-llahut dhe ahiretin, që t’i konsideroj fitim për mua ose jo i kam bërë si adet dhe zakon? Pastaj pasiqë t’i vepron gjërat e lejuara duhet të shikon se ç’farë gjurme lënë këto vepra në ibadetet tjera, a i pakësojnë dhe dobësojnë, a e ngurtin zemrën dhe e bëjnë të pakujdesshme ose jo? Të gjitha këto pyetje janë me rëndësi të madhe që të shohim se njeriu a është duke ecur drejt All-llahut me largpamësi dhe dritë ose jo.

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë: “besimtarët janë njerëz të cilët i ka lidhur në pranga Kur’ani dhe i pengon nga shkatërrimi i tyre. Besimtari është rob në dunja, mundohet të lirohet nga kjo robëri. Në asgjë nuk është i sigurt derisa të takojë All-llahun [subhanehu ve teala]. Ai e di se do të jep llogari për dëgjimin, shikimin, gjuhën, gjymtyrët, për çdo gjë dije se domethënia e llogarisë është të shikosh në kapitalin tënd, në fitim dhe në humbje që ta kesh të qartë pakësimin nga shtimi. Kapitali i besimtarit në fe janë farzet, kurse fitimi janë nafilet dhe veprat e mira, kurse humbja e tij janë mëkatet. Le ta llogarit fillimisht për farzet, e nëse bënë ndonjë mëkat le ta denojë që të kthehet në mes”.( Shiko: “Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 471.)

Tregohet se pendimi i Summes ka qenë nga llogaria. Ai një ditë i llogariti vitet e veta dhe konkludoi se i paska mbushur 6o vjet. I llogariti në ditë, i dolën 21500 ditë. E lëshoi një britmë të madhe dhe tha: ta takoi Mbretin me 21500 mëkate, si të takohem me All-llahun, kur gjatë ditës i bëj 10000 mëkate?! Ra i alivanosur, dhe vdiq. Tregojnë se dëgjuan njërin duke thënë: i lumi ai, alivanosje në Firdeus.

Kështu duhet njeriu t’ia llogarit vetvetes edhe frymëmarjet, edhe mëkatet e zemrës, edhe mëkatet e gjymtyrëve në çdo kohë. Njeriu po hedhi për çdo mëkat që e bën nga një gurë në shtëpinë e tij, do të mbushej shtëpia e tij për një kohë të shkurtër, ai tregohet i pakujdesshëm në memorizimin e mëkateve që i bënë, mirëpo:

“Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell”. (El-Muxhadele: 6).( Shiko: “Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 472.(

Gazaliu [rahimehull-llah] tregon edhe një metodë tjetër së si duhet njeriu të edukon vetveten: “drejtoju shpirtit dhe thuaji: shpirti im, sa injorante e madhe që je edhe pse pretendon se je e mençur dhe mendjeprehtë, kurse je më ahmakeja dhe më mendjelhta! A nuk mendon rreth ajetit:

“Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre”. (El-Enbija: 1-3).

Vaj për ty shpirti im, nëse je e guximshme në bërje të mëkateve duke menduar se All-llahu nuk të sheh, sa kufër të madh je duke bërë, e nëse i bënë këto mëkate duke menduar se Ai të sheh, atëherë sa e paturpshme qëje. Nëse imani është me fjalë, atëherë vallë, pse munafikët të jenë në fund të xhehenemit. Vaj për ty, nefsi im. Nuk duhet të të mashtrojë jeta e kësaj bote e as ndonjë mashtrim tjetër, mos harxho kohën sepse frymëmarjet i ke të numëruara, nëse të shkon një frymërmarje dije se një pjesë e ytja të ka shkuar. Nefsi im, a nuk i shikon ata që kanë kaluar para teje, të cilët kishin ndërtuar, u lartësuan, mirëpo shkuan dhe u haruan?! Shpirti im, puno në ditët e shkurta që të kanë mbetur për ditët e gjata që të presin, në shtëpinë e mërzisë dhe lodhjes, për shtëpinë e të mirave dhe përhershmërisë”.( Shiko: “Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 475-476.(

Disa shembuj nga llogaria e selefit

Nëse dëshirojmë ti përmbledhin të gjitha rastet ku vjen në shprehje llogaria e vetvetes që ia kanë bërë gjeneratat e arta islame, gjenerata e selefit, do të kërkonte shumë punë dhe shumë faqe, mirëpo ne do të mundohemi ti paraqesim vetëm disa raste që të jenë shembëlltyrë për ne që pretendojmë pasimin e tyre.

1- Abdull-llah ibn Kajsi thotë: ishim në një betejë, erdhi armiku dhe bërtiti njëri, ngrituni dhe bëhuni gati. Atë ditë frynte një erë e fuqishme, kurse para meje ishte një njeri i cili flitke me vetveten dhe thoshte: nefsi im, a nuk isha pjesmarës në këtë e këtë betejë, e ti më thoshe, kujde, ke familje dhe fëmijë, e unë të dëgjova dhe u ktheva prap. A të kujtohet kjo e kjo beteje, kur ti më thoshe mos haro se ke familje dhe fëmijë, e unë të dëgjova dhe u ktheva prap. Dije se sot do të ofroj All-llahut, të shoh a dëshiron që të të mar ose do të kthen prap. Thashë në vetvete: do ta përcjelli këtë njeri e të shosh se çka do të bëjë. Kur u nisën njerëzit drejt armikut, ishte i pari, kur armiku ua ktheu me të fortë, e u tërheqën disa njerëz, ai mbeti i palëvizshëm në vendin e vet, të tjerët disa herë ikën e u zmbrapsën, kurse ai aspak nuk lëvizte nga vendi i vet. Kështu vazhdoi betejën derisa u vra. Shkova dhe e vërejtja se në trupin e tij dhe të kafshës së tij kishte ma shumë se 60 goditje.

2- Enes ibn maliku [radijall-llahu anhu] thotë: “isha me Omer ibn Hatabin [radijall-llahu anhu], ai hyri në një kopsht, e mes meje dhe tij ishte vetëm një murë, e dëgjova duke thënë: vaj për ty, o Omer. Ose do t’i frikësohesh All-llahut ose All-llahu do të denojë”.

3- Ibrahim Tejmiu thotë: e paramendova vetveten në xhennet duke ngrën prej të mirave të saja, duke pirë nga lumenjtë e saja dhe duke i përqafuar beqaret e saja, pastaj e paramendova vetveten në xhehenem duke ngrënë nga zekumi i saj, duke pirë qelbë dhe duke u munduar të lirohem nga prangat dhe zinxhirët, e i thash shpirtit tim: nefsi im, cilën gjë e dëshiron, ajo u përgjegj e më tha: dëshiroj të kthehem në dunja që të punoj sa ma shumë vepra të mira. I thash: tani e ke shansën, andaj puno”.

4- Një shok i Ahnef ibn Kajsit [rahimehull-llah] thotë: e shoqëroja Ahnef ibn Kajsin, kurse ai gjatë tërë natës falej, e pastaj e vendonte gishtin e tij mbi qiri derisa i djegte, dhe i thoshtë vetvetes: Ahnef, çka të shtyri të bësh këtë e këtë sot, çka të shtyri të bësh atë e atë, sot?”.

Rruga që na sjell deri te llogaria e vetvetes

Në fund do t’i përmendim shkurtimisht disa pika të cilat ndihmojnë që njeriu vazhdimisht të llogaritë vetveten.

1- zbatimi i konsultimit, shuras, mes muslimanëve. Konsultimi, të detyron të mendosh rreth të vërtetës dhe ta kërkosh mendimin më të saktë, që shumë herë mund të jetë mendimi i tjetrit.

2- Të kërkosh këshillë dhe ndihmë, mirëpo shumica e njerëzve mundohen t’i fshehin të metat e veta dhe t’i mbulojnë. Kjo atyre nuk ju ban dobi aspak, sepse All-llahu do tua shpalon ato të meta, nëse ata aspak nuk mundohen të pastrojnë vetveten nga këto njolla dhe të meta. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “besimatari është pasqyrë e besimtarit, besimtari është vëlla i besimtarit, ia gjen gjërat e humbura dhe ja mbron shpinën”.

3- Posedimi i këshilltarëve të mirë dhe mosmbështetja në njerëz që lavdërojnë vend e pa vend, njerëz të cilët nuk ia tregojnë gabimet vëllaut të vet.

4- Mendimi rreth vetvetes dhe llogaria e nefsit.

5- Leximi i Librit të All-llahut, ndalja te haramet, veprimi sipas urdhërave dhe mendimi rreth ajeteve të Kur’anit, kjo është ilaç dhe melhem.

6- Studimi i jetëpërshkrimit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shokëve dhe gjeneratave të para të muslimanëve. Krejt kjo të ndihmon t’i marish shembull ata burra në jetën tënde dhe të krahasosh jetën tënde me jetën e tyre.

7- Shoqërimi me njerëz të mirë dhe të devotshëm.

Bekir Halimi,
26.1.2001