Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Ji në shërbim të njerëzve

Rezymeja e hutbes: All-llahu i ka dalluar njerëzit mes vete; stimulimi për bashkëpunim dhe shërbimin e tjerëve; dobia nga shërbimi i tjerëve; shërbimi i tjerëve është prej cilësive të pejgamberëve; slefi i mirë dhe shërbimi i njerëzve; shpërblimi i largimit të brengave dhe pikëllimeve; shërbimi i tjerëve është vepër e njerëzve të dalluar në islam; dynjaja është vend sprovimi; etika e atij që kërkon shërbim dhe atij që bën shërbimin; kujdes nga lavdërimi me shërbimin tjerëve; kushtet e bamirësisë; shërbimet e gabuara.

(l)

Keni frikë të vërtetë ndaj All-llahut, o ju robër të All-llahut. Devotshmëria qëndron në kundërshtimin e epshit, kurse fatzisia në braktisjen e udhëzimit.

Musliman të nderuar!

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka dalluar njerëzit në poste dhe autoritet, në dije dhe adhurim dhe ka caktuar që njerëzit të jenë në shërbim të njëri tjetrit për tu realizuar mëkëmbësia dhe të zhvillohet jeta në ruzullin tokësor.

وَهُوَ ٱلَّذِى جَعَلَكُمْ خَلَـٰئِفَ ٱلأرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَـٰتٍ لّيَبْلُوَكُمْ فِى مَا آتَـٰكُمْ [الأنعام: 165]

“Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues”. (El-Enam: 165).

نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُمْ مَّعِيشَتَهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَـٰتٍ لّيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضاً سُخْرِيّاً [الزخرف: 32].

“…Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. …”. (Ez-Zuhruf: 32).

Në ankesën e të varfurit ka sprovë për të pasurin, në thyerjen e të dobëtit ka provim për të fuqishmin, në dhimbjet e të sëmurit ka urtësi për të shëndetshmin, etj.

Për shkak të këtij ligji kozmologjik kanë ardhur ligjet fetare për të urdhëruar dhe stimuluar bashkëpunimin mes njerëzve, shërbimin e njerëzve, largimin e brengave të tyre, ndërmjetësimi për ta për të realizuar vazhdimësinë e dashurisë, mbetjen e afërsisë dhe manifestimin e vëllezërisë.

Feja është përulje e adhurimit dhe sjellje e mirë me njerëz.

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, ka thënë:

“وقد دل العقل والنقل والفطرة وتجارب الأمم على اختلاف أجناسها ومللها ونحلها على أن التقرب إلى رب العالمين والبر والإحسان إلى خلقه من أعظم الأسباب الجالبة لكل خير، وأن أضدادها من أكبر الأسباب الجالبة لكل شر، فما استُجْلبِت نعمُ الله واستُدفعت نقمه بمثل طاعته والإحسان إلى خلقه”.

“Logjika, feja, natyra e pastër dhe përvoja e popujve të ndryshëm për nga raca, kombi dhe feja dëshmojnë se afrimi te Zoti i botërave, bamirësia dhe mirësia ndaj njerëzve janë prej shkaqeve që sjelliun çdo të mirë dhe se veprimet e kundërta janë prej shkaqeve që sjellin çdo të keqe. Andaj mënyra më e mirë për të sjellur dhuntitë e All-llahut dhe për të larguar denimet e Tija është respektimi i Tij dhe bamirësia ndaj njerëzve”. (“El-Xhevabul-Kafi”, fq. 9).

Tu bësh dobi njerëzve dhe të vep[rosh për tua larguar brengat është prej cilësive të pejgamberëve. Pejgamberi fisnik, Jusufi, alejhisselam, është shembull në këtë drejtim. Vëllezërit e tij edhe pse bën çmos në dëm të tij, ai u dha gjërat për të cilat kishin nevojë dhe nuk u mangësoi asgjë.

Musai, alejhisselam, kur arriti te uji i Medjenit dhe gjeti aty njerëz që u jepnin ujë bagëtisë së tyre dhe vërejti dy gra të dobëta e ngriti gurin nga pusi dhe u mundësoi që edhe ato tu japin ujë bagëtisë së tyre.

Hatixheja, radijall-llahu anha, e përshkruan Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

(إنك لتصل الرحم، وتحمل الكل، وتكسب المعدوم، وتقري الضيف، وتعين على نوائب الحق)

“Ti i vazhdon raportet familjare, i bartë gjërat e njerëzve, i jep skamnorit, kujdesesh për mysafirin dhe u ndihmon njerëzve për nevojat e tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).

Njeriu më i ndershëm, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur kërkohej prej tij tia kryen dikujt ndonjë punë nuk e kthente bosh atë njeri.

Xhabiri, radijall-llahu anhu, thotë:

ما سئل رسول الله شيئًا قط فقال: لا.

“Çdo herë që është kërkuar diçka nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai nuk ka thënë: jo”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dynjaja është shumë me pak vlerë andaj nuk duhet të refuzohet ai që e kërkon ate.

Në këtë rrugë kanë vazhduar sahabet dhe burrat e devotshëm.

Omeri, radijall-llahu anhu, kujdesej për gratë e veja dhe u dërgonte ujë natën.

Ebu Vaili, rahimehull-llah, i vizitonte plakat e lagjes së tij çdo ditë, ua blente gjërat e nevojshme dhe ato që u shërbenin atyreve. (shiko: “Xhamiul-Ulumi Vel-Hikemi”, fq. 341).

Shërbimi i njerëzve dhe kujdesi për të ngratët është argument i origjinës së mirë të këtij njeriu, origjinës së pastër, zemërdlirësisë dhe mirësisë së brendësisë së tij.

Zoti ynë i mëshiron njerëzit e mëshirshëm.

All-llahu ka njerëz të Tij që i ka dalluar me begati të ndryshme që tu shërbejnë njerëzve, kurse shpërblimi i largimit të brengës në dynja është largimi i brengës dhe pikëllimit në ahiret.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((من نفس عن مؤمن كربة من كرب الدنيا نفس الله عنه كربة من كرب يوم القيامة)) رواه مسلم، وفي لفظ له: ((من سرَّه أن ينجيه الله من كرب يوم القيامة فلينفس عن معسر أو يضع عنه)).

“Ai që ia largon një besimtarit një brengë prej brengave të dynjasë All-llahu i largon atij një brengë prej brengave të ahiretit”. (Muslimi). Kurse në transmetimin tjetër qëndron: “Ai që dëshiron ta shpëton All-llahu prej brengave të Ditës së Kijametit, le tia lehtëson borxhin borxhliut ose le tia fal”. (Muslimi).

Atij që vepron për tu shërbyer njerëzve i është premtuar ndihma dhe suksesi, sepse All-llahu është në ndihmë të njeriut përderisa ai është në ndihmë të vëllaut të vet.

Në shërbimin e njerëzve ka bereqet në kohë dhe vepër dhe lehtësim i gjërave të vështirësuara.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((من يسر على معسر يسر الله عليه في الدنيا والآخرة)).

“Ai që ia lehtëson dikujt një vështirësi, All-llahu ia lehtëson në dynja dhe ahiret”. (Muslimi).

Njerëzit e dalluar në Islam, fisnikët e këtij ummeti angazhoheshin me këtë vepër.

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Shejhul-Islam Ibën Tejmiu, vepronte shumë në shërbim të njerëzve dhe kryerjen e nevojave të tyre”.

Me këtë ka ardhur feja, dije dhe vepër, adhurime dhe sjellje e mirë.

Përhapja e të mirës dhe bamirësia njeriut i sjellin përfundim të mirë dhe ia largojnë vdekjen e keqe.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((صنائع المعروف تقي مصارع السوء والآفات والهلكات، وأهل المعروف في الدنيا هم أهل المعروف في الآخرة)) رواه ابن حبان[8].

“Vepërmirësia e mbron njeriun nga vdekja e keqe, sëmundjet dhe shkatërrimi. Vepërmirët në dynja janë vepërmirë edhe në ahiret”. (Sahih, Ibën Hibani).

Shfrytëzimi i autoritetit për tu dalur në ndihmë të ngratëve, për tu ndihmuar njerëzve me nevoja speciale dhe atyreve që kanë nevojë sjell dobi në dynja dhe ahiret.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((رب أشعث أغبر مدفوع بالأبواب لو أقسم على الله لأبره))

“Ndodh që dikush i pakrehur, i pluhurosur, i refuzuar në dyert e njerëzve, nëse i betohet All-llahut, All-llahu do tia realizon betimin”. (Muslimi).

Andaj, a ka kush kujdeset për të vejat dhe jetimës pas All-llahut, subhanehu ve teala?!

Një lutje e tyre e pranuar bëhesh i lumtur, kurse dynjaja është përplot me sprova dhe provime, në te i fuqishmi bëhet i dobët, i pasuri falimenton, i gjalli vdes, e i lumtur është ai që e shfrytëzon autoritetin e tij për ti shërbyer fesë dhe për tu bërë dobi muslimanëve.

Abdullah ibën Abasi, radijall-llahu anhu, thotë:

(من مشى بحق أخيه ليقضيه فله بكل خطوة صدقة).

“Ai që ecë për t’ia kryer një punë vëllaut të vet, për çdo hap i regjistrohet sadaka”.

Vepra e mira është zahire e përhershme, kurse veprimi në interes të njerëzve është zeqati i njerëzve të moralshëm.

Njerëzit ambicioz e konsiderojnë fatkeqësi të madhe nëse njerëzit nuk u drejtohen atyreve për shërbime.

Hakim ibën Hizami thotë:

(ما أصبحت وليس على بابي صاحب حاجة إلا علمت أنها من المصائب)

“Çdo ditë që gdhi dhe nuk gjej nevojtar te dera ime e di se kjo është fatkeqësi për mua”. (Shiko: “Sjieru A’lamun-Nubela”, 3/ 51).

Edhe më shumë se kjo, ata mendonin se nevojtari është ai që e nderon atë që ka autoritet kur i drejtohet atij për tia kryer atë nevojë.

Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, thotë:

(ثلاثة لا أكافئهم: رجل بدأني بالسلام، ورجل وسَّع لي في المجلس، ورجل اغبرت قدماه في المشي إليَّ إرادة التسليم عليَّ، فأما الرابع فلا يكافئه عني إلا الله) قيل: ومن هو؟ قال: (رجل نزل به أمرٌ فبات ليلته يفكر بمن ينزله، ثم رآني أهلاً لحاجته فأنزلها بي).

“Tre personave nuk mund tua kthej të mirën: ai që i pari më jep selam, ai që më bën vend në mexhlis dhe njeriu që pluhuroset duke ecur për të më dhënë selam mua, kurse të katërtin vetëm All-llahu mund ta shpërblejë për mua. I thanë: kush na qenka ky? Tha: njeriu që ka një problem dhe tërë natën mendon se kujt ti drejtohet për atë problem e pastaj me konsideron mua meritor për të ma drejtuar mua këtë nevojë”. (Bejhakiu).

Ai që ka nevojë dhe problem duhet të kërkon zgjidhjen e tyre vetëm prej atyreve që e meritojnë këtë gjë, në kohën e duhur dhe mos të kërkojë gjëra që nuk i meriton, sepse ai që kërkon gjëra që nuk i meriton privohet prej tyre. Le ti zgjedh fjalët më të këndshme dhe më të mira. Nuk duhet qortuar ate që e refuzon ndërmjetësimin e dikujt, çfarëdo pozite të madhe le të ketë, sepse një grua refuzoi ndërmjetësimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur i tha:

((لو راجعت زوجك فإنه أبو ولدك)) قالت: يا رسول الله، أتأمرني؟ قال: ((لا، إنما أنا شافع)) قالت: فلا حاجة لي فيه. متفق عليه.

“Po ti kthehesh burrit tënd, sepse ai është babai i fëmijëve tu”. Tha: po më urdhëron, o i Dërguar i All-llahut? Tha: jo, po po ndërmjetësoj. Tha: nuk kam nevojë për te. (Buhariu dhe Muslimi).

Nëse kryhet nevoja e këtij njeriu duhet të lavdërohet ai që ishte shkak që ti kryhet kjo punë dhe ai që ia kreu punën, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لا يشكر الله من لا يشكر الناس)) رواه أحمد

“Nuk është mirënjohës ndaj All-llahut ai që nuk është mirënjohës ndaj njerëzve”. (Sahih, Ahmedi).

((من صنع إليكم معروفًا فكافئوه، فإن لم تجدوا ما تكافئونه فادعوا له حتى تروا أنكم قد كافأتموه)) رواه النسائي.

“Kush ua bën një të mira, shpaguanie, e nëse nuk gjeni si ta shpaguani, lutuni për te derisa të mendoni se e keni shpaguar”. (Sahih, Nesaiu).

Nëse nuk mund ta paguan ate dora yte le ta paguan gjuha yte duke e falënderuar.

Keni frikë All-llahun dhe ndihmonu vëllezërve tuaj, porositni në të vërtetë dhe drejtësi, bashkëpunoni në bamirësi dhe devotshmëri, sepse njeriut vetëm vepra e tij ka me i mbetur. Njeriu është i gjallë me veprat e tija të mira që ka bërë edhe nëse është i shtrirë në varrin e tij.

أعوذ بالله من الشيطان الرجيم: وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلْبرِ وَٱلتَّقْوَىٰ وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلإِثْمِ وَٱلْعُدْوَانِ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ آلْعِقَابِ [المائدة: 2].

“…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (El-Maide: 2).

Na bekoftë All-llahu me këtë Kur’an, na dhashtë dobi me argumentet dhe përkujtimet që janë në këtë Kur’an. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje te All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët, edhe ju kërkoni falje prej Tij sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

(ll)

All-llahun e falënderojmë për mirësinë e Tij, ndaj Tij jemi mirënjohës për suksesin dhe dhuntitë e Tija, dëshmoj se ska hyjni tjetër përpos All-llahut që është Një dhe i pa shoq, në shenjë madhërimi të Tij dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqa dhe bekimi qofshin mbi tem, familjen dhe shokët e tij.

O ju musliman!

Prej gjërave që më së shumti e dëmtojnë një vepër të mirë është lavdërimi me te dhe përmendja e saj. Kjo sjellje e shembë mirësinë dhe nuk ka vlerë një e mirë që llogaritet dhe numërohet.

Vepra e mirë nuk mund të jetë e plotë në mungesë të tre gjërave: nxitimit, zvogëlimit dhe fshehjes, sepse nëse e nxiton e gëzon, nëse e zvogëlon e zmadhon dhe nëse e fsheh e plotëson.

Prej gjërave që duhet patur kujdes gjatë ndërmjetësimit është ndërmjetësimi për gjëra të ndaluara, ose për ti marë dikujt hakun e tij, ose për ti bërë dëm dikujt, ose për ti dhënë përparësi dikujt që nuk e ka atë të drejtë ose për ta vonuar dikend që ka të drejtë në përparësi, sepse feja Islame është fe e drejtësisë, urdhëron në dobi dhe ndalon nga dëmi, kurse ndërmjetësimi që mos te ekzekutohen denimet fetare është prej gabimeve më të mëdha.

Dërgoni salavate dhe selame mbi krijesën më të mirë të All-llahut, Muhammed ibën Abdullahun, sepse me këtë gjë ju ka urdhëruar All-llahu, duke thënë në Kur’an:

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰئِكَـتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىّ يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيماً [الأحزاب: 56].

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

اللهم صل وسلم على نبينا محمد…

Abdul-Muhsin El-Kasim, Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë.

Përktheu: Bekir Halimi

Abdul-Muhsin El-Kasim,
4.11.2005