Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) jumundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respektonAll-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dheçdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon nëzjarr…
Kujdesi për të varfërit
Rezymeja e hutbes:
Dallimi mes njerëzve në rizk; vlera e njeriut të varfër besimtar; vlera e bamirësisë ndaj të varfërve dhe kryerjes së nevojave të tyre; disa fragmente nga asketizmi i selefit; gjendja e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; vlera e shpenzimit në rrugë të All-llahut; reziku i pasurisë dhe porosi për durim dhe devotshmëri;
Keni frikë All-llahun me një frikë të vërtetë, sepse te All-llahu për të devotshmit ka dhurata shtesë dhe ata kanë të rezervuar shpëtimin Ditën e Kijametit.
Musliman të nderuar!
All-llahu, xhel-le shanuhu, ka bërë dallime mes njerëzve në rizkun e tyre si sprovë dhe provim për ta.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَهُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلائِفَ الأَرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُمْ [الأنعام:165].
“Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues”. (El-Enam: 165).
Disa njerëzve u ka dhënë pasuri nga dhuntia e Tij e disa njerëz i ka lënë të varfër nga Urtësia e Tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ [الفرقان:20].
” Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë”. (El-Furkan: 20).
Në shoqëri ka një shtresë e njerëzve e cila e përbën grupin më të madh të xhenetlive, All-llahu u ka dhënë grada të larta edhe pse dikush prej njerëzve i nënçmon, ata i ka afruar All-llahu edhe pse njerëzit i largojnë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
اطَّلعتُ في الجنّة فرأيتُ أكثرَ أهلها الفقراءَ، واطّلعتُ في النار فرأيت أكثر أهلها النساء متفق عليه
“Shikova xhennetin dhe pash se shumica e banorëve të xhennetit janë fukarat dhe shikova xhehenemin dhe vërejta se shumica e banorëve të xhehenemit janë gratë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ata janë njerëzit më të afër te pejgamberët dhe pasuesit më të mëdhenj të tyre.
All-llahu, azze ve xhel-le, duke treguar për popullin e Nuhit, alejhisselam, thotë:
قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الأَرْذَلُونَ [الشعراء:111]
“Ata thanë: “E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?” (Esh-Shuara: 111).
Kurse Herakli i tha Ebu Sufjanit: Të pyeta për pasuesit e Muhammedit, e ti më tregove se njerëzit e dobët e pasojnë. Tha: ata janë pasuesit e pejgamberëve. (Buhariu).
All-llahu, xhel-le shanuhu, e ka urdhëruar Pejgamberin që të kujdeset për ta dhe e ka qortuar pse ua ka kthyer shpinën, duke thënë:
عَبَسَ وَتَوَلَّى أَنْ جَاءَهُ الأَعْمَى وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُ يَزَّكَّى أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنْفَعَهُ الذِّكْرَى [عبس:1-4].
“Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!. (Abbese: 1-4).
Ai që nuk u afrohet atyreve apo nuk urdhëron njerëzit që të jenë bamirës ndaj tyre është i qortuar në Libër të All-llahut:
كَلاَّ بَل لا تُكْرِمُونَ الْيَتِيمَ وَلا تَحَاضُّونَ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ [الفجر:17، 18].
“Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,..”. (El-Fexhr: 17- 18).
All-llahu, azze ve xhel-le, e ka larguar prej tyre fitnen e këtij ummeti, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
لكلِّ أمّة فتنةٌ، وفتنة أمّتي المال. رواه الترمذي.
“Secili popull ka fitnen e vet, kurse fitneja e ummetit tim është pasuria”. (Tirmidhiu).
All-llahu, subhanehu ve teala, hidhërohet me ata që nuk ua jep të drejtat e tyre, andaj edhe e ka sjellur në Kur’an tregimin e atij që kishte kopshtin, mirëpo nuk i jepte të varfërit dhe insistonte të shton pasurinë, andaj All-llahu ia djegi kopshtin:
فَطَافَ عَلَيْهَا طَائِفٌ مِنْ رَبِّكَ وَهُمْ نَائِمُونَ فَأَصْبَحَتْ كَالصَّرِيمِ [القلم:19، 20].
“E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur”. (El-Kalem: 19- 20).
Lutja e tyre meriton përgjigjen e All-llahut, sepse zmerat e tyre nuk janë të lidhura fort me stolitë e kësaj dynjaje.
Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:
“والله عند المنكسِرة قلوبُهم”.
“All-llahu është tek njerëzit me zemra të thyera”.
Ushqimi më i mirë është ai ushqim ku janë të pranishëm ata.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
شرُّ الطعامِ طعامُ الوليمة؛ يُدعَى لها الأغنياء ويُترَك الفقراء. متفق عليه
“Ushqimi më i keq është ushqimi ku thirren të pasurit dhe braktisen të varfurit”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, nuk hante derisa nuk merte me vete ndonjë të ngratë që të hajë me te. (Buhariu dhe Muslimi).
Dhënia ushqim njerëzve të varfër shkakton që ky njeri ta fiton xhennetin.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
أفشوا السّلام وأطعِموا الطعامَ وصلّوا والناس نِيام تدخُلوا الجنّةَ بسلام . رواه الترمذي
“Përhapne selamin, jepni ushqim, falni namaz kur njerëzit flejnë do të hyni në xhennet në paqë”. (Sahih, Tirmidhiu).
Ai që kujdeset për ta është sikur ai që bën luftë dhe që jepet pas adhurimeve.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
الساعِي على الأرملة والمسكينِ كالمجاهد في سبيلِ الله أو كالذي يصوم النّهارَ ويقوم اللّيل متفق عليه
“Ai që kujdeset për gratë e veja dhe të ngratit është sikur ai që lufton në rrugë të All-llahut ose ai që agjëron ditën dhe fal namaz natën”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më i afërt me ata, interesohej për gjendjen e tyre dhe ua kryente nevojat.
Sehl ibën Hanifi, radijall-llahu anhu, thotë:
كان رسول الله يأتي ضعفاءَ المسلمين ويزورهم ويعودُ مرضاهم ويشهَد جنائزهم. رواه أبو يعلى
“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shkonte te njerëzit e ngratë, i vizitonte, i vizitonte të sëmurët e tyre dhe merrte pjesë në xhenazet e tyre”. (Ebu Jala).
Kurse Xhafer ibën Ebi Talibi, radijall-llahu anhu, e kishte nofkën Babai i të ngratëve, i donte ata, banonte afër tyre dhe shpeshtonte dhënien atyreve sadaka.
Ndeja afër tyre e shton pasurinë, e pastron shpirtin, e bën njeriun asket në dynja, ia përkujton dhuntitë, ia shton ambicjet për në ahiret. Duke qëndruar njeriu afër tyre i haoen dyert e furnizimit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
قال الله عز وجل: أَنْفِقْ أُنْفِق عليك رواه البخاري
“All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë: jep sadaka që të jap ty”. (Buhariu).
Të varfërit i largojnë të këqijat dhe telashet.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
هل تنصَرون وترزَقون إلا بضعفائكم؟! رواه البخاري
“Vallë, ndihma dhe rizku a nuk ju vjen nga shkaku i të ngratëve që keni në mesin tuaj”. (Buhariu).
Munaviu, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith ka thënë:
“Ngase ata janë në mesin e tyre, për shkak se ata kujdesen për ta ose për shkak të bereqetit të lutjes së tyre”.
Halifët e drejtë e kërkoni fitoren duke i nderuar ata dhe duke shpenzuar për ata, saqë Nurudin Zenkiu, rahimehull-llah, i afronte të varfërit dhe mallëngjohej për ta dhe u thoshte:
“هم قومٌ يقاتلون عنِّي وأنا نائم على فراشي بسهام لا تخطِئ” أي: بالدعاء
“Ata janë njerëz që luftojnë për mua me shigjeta që nuk gabojnë, kurse uën flej në shtratin tim”. (dmth: luten për mua).
Nderoje veten duke i nderuar ata dhe duke ua kryer nevojat dhe mos e nënçmo njeriun e varfër pse nuk ka, sepse në mesin e tyre ka njerëz të mëdhenjë, dijetarë dhe hafizlerë fisnik.
Imam Buhariu, rahimehull-llah, e ka grumbulluar librin e tij, i cili është krenari e kohës, kurse nuk kishte pasuri me vete as për të blerë bukë, por hante bimët e tokës.
Kurse për Imam Ahmedin, ka thënë Imam Dhehebiu:
“Është Imam me të vërtetë dhe shejhul-Islam me meritë”, mirëpo aq ishte i varfër saqë këpucët e tiaj i linte peng të furraxhiu për të marë bukë.
Brezi më i ndershëm në historinë e njerëzimit është brezi i shokëve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo uria ua kishte prekur barkun e tyre, saqë Mugire Ibën Shube, radijall-llahu anhu, thotë:
كنّا في بلاءٍ شديد نمُصّ الجلدَ والنوى من الجوع. رواه البخاري
“Ishim në një sprovë të madhe saqë thithnim lëkurën dhe bërthamat nga uria”. (Buhariu).
Transmetuesi i Islamit dhe depoja e dijes, Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, ishte prej dijetarëve të varfër dhe për veten e tij thoshte:
لقد رأيتُني وإني لأخِرّ فيما بين مِنبر رسولِ الله إلى حجرةِ عائشة مغشِيًّا عليَّ، فيجيء الجائِي فيضَع رجلَه على عنقِي ويظنّ أني مجنونٌ، وما بي جنون، ما بي إلاّ الجوع. رواه البخاري
“Ndodhte që të bie mes minberit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe dhomës së Aishes, radijall-llahu anha, e vinte dikush dhe ma vëndonte këmbën në qafë duke menduar se jam çmendur, kurse unë nuk isha çmendur, mirëpo kjo më ndodhte nga shkaku i urisë”. (Buhariu).
“Kurse Pejgamberi ynë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, netë të tëra nuk ndezte zjar në shtëpi, sepse nuk kishin se çka të gatuajnë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Shumë herë ka dalur nga shtëpia nga uria e madhe dhe kishte lidhur për bakru nga një apo nga dy gur për të pakësuar dhimbjen.
Ebu Talha, radijall-llahu anhu, thotë:
سمعتُ رسولَ الله ضعيفًا من الجوعِ عليه الصلاة والسلام، ولم يخلِّف دِرهمًا ولا دينارًا ولا شاةً ولا بعيرًا
“Kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,lall-llahu alejhi ve sel-lem, me zë të ulur, nga shkaku i urisë. Ai pas vete nuk la as dirhem e as dinar, as dele e as deve”.
Ebu Bekri dhe Omeri, radijall-llahu anhu, dolën që të dy nga shtëpia e tyre për shkak të urisë. Këtë rast na e tregon Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, duke thënë:
خرَج رسول الله ذاتَ ليلة فإذا هو بأبي بكر وعمر فقال: ما أخرجكما من بيوتِكما هذه الساعةَ؟! قالا: الجوع يا رسولَ الله، قال: وأنا والذي نفسِي بيده لأخرجَني الذي أخرَجَكما رواه البخاري
“Një natë doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe pa Ebu Bekrin dhe Omerin, radijall-llahu anhuma, e u tha: çka ju nxjeri në këtë orë nga shtëpia? Thanë: uria! Tha: edhe mua, pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti im, uria më ka nxjerur”. (Buhariu).
Mos u trego mendjemadh ndaj njeriut të varfër, sepse atyreve u pranohen lutjet, pasiqë janë njerëz të afërt me All-llahun, azze ve xhel-le.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
رُبَّ أشعثَ مدفوع بالأبواب لو أقسَم على الله لأبرّه رواه مسلم
“Ndodh që ndonjë njeri i pakrehur, i shtyrë nga dyert, po ti betohej All-llahut, All-llahu do t’ia plotësonte betimin”. (Muslimi).
Fukaratë ua mbajnë nozullin njerëzve të pasur për në ahiret, sepse po mos të ishin fukaratë nuk do të kishte asnjë dobi i pasuri nga pasuria e tij. Fukaraja ka merita ndaj pasanikut, sepse me pranimin e sadakasë nga ai, pasaniku ngritet një shkallë. Rruga e pasurisë dhe komoditetit zakonisht është rrugë e rezikut, kurse koha shpesh ndryshon, ndodh që gdhin si njeri i pasur kurse ngrysesh si njerii varfër, andaj ruje pasurinë tënde duke dhënë sadaka, mos refuzo asnjë të varfër pa i dhënë gjë, sepse nuk ankohet njeriu i varfër përpos se nga moskujdesii pasanikëve.
Ibnul-Arabiu, rahimehull-llah, thotë:
“يستحَبّ في الجملةِ أن لا يرجعَ الفقيرُ خائبًا؛ لئلاّ يتعيَّن له حقٌّ فيتوجَّه على المسؤولِ عِتاب أو عِقاب”
“Në përgjithësi është e pëlqyeshme që mos të kthehet njeriu i varfër i dëshpëruar që mos të bëhet obligim ndihma ndaj tij e ti dedikohet qortim a denim atij nga i cili lypet diçka”.
Participo në gëzimet dhe dhimbjet e fukarave me buzëqeshje dhe fytyrndritur, bëre fukaranë një njeri të familjes tënde, doje, afroje, sjellu mirë dhe but me te, paso njerëzit fisnik dhe bujar në këtë drejtim.
Othmani, radijall-llahu anhu, thotë:
(حُبِّب إليَّ من الدّنيا ثلاثة: إِشباع جائِعٍ وكسوَة العارِي وتلاوة القرآن)
“Më janë bërë të dashura nga dynjaja tre gjëra: ngopja e njeriut të uritur, veshja e njeriut të çveshur dhe leximi i Kur’anit”.
Tregohu modest ndaj tij dhe ji bujar, sepse shpenzimi ndaj atij është prej shkaqeve që të stabilizon në fe.
E kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
أيُّ الإسلام خير؟ قال: تطعِم الطعامَ وتقرأ السلام على مَن عرفت ومَن لم تعرف رواه البخاري
“Cili Islam është më i mirë? Tha: jepni ushqim dhe jepni selam atij që e njihni dhe që nuk e njihni”. (Buhariu).
Me qenë njeriu pak dorëdhënë, mbrohet me këtë vepër nga zjari i xhehenemit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
يا عائشة، استتِري من النار ولو بشقِّ تمرة؛ فإنها تسدّ من الجائع مسدَّها من الشبعان رواه أحمد
“Aishe, mbroju nga zjari edhe me gjysmë hurme, sepse i ndihmon të varfërit më shumë se sa të ngopurit”. (Sahih, Ahmedi).
Sadakaja e largon belanë, e mbron njeriun nga përfundimi i keq, fshin gabimin, i lehtëson vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, nën hijen e saj ringjallet njeriu në ditën e Kijametit, në Ditën kur do të llogariten njerëzit, ia mbron njeriut pasurinë dhe ia kultivon, i sjell rizk, e bën njeriun të dashur te All-llahu dhe e thirrë në vepra tjera të mira.
Njeriut që shpenzon në rrugë të All-llahut, All-llahu, azze ve xhel-le, ia lehtëson çështjet e jetës.
All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:
فَأَمَّا مَنْ أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى وَأَمَّا مَنْ بَخِلَ وَاسْتَغْنَى وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى [الليل:5-10]
“E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën”. (El-Lejl: 5- 10).
Në mëngjesin e secilës ditë dy melek e thirrin atë që shpenzon pasurinë e tij, duke i thënë, sikur na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“فيقول أحدهما: اللّهمّ أعطِ منفقًا خلفًا، ويقول الآخر: اللّهمّ أعطِ ممسِكًا تلفًا)) متّفق عليه.
“Njëri i thotë: All-llahu im jepi që të jap dhe kompenzoja, kurse tjetri i thotë: All-llahu im jep që mos të jep dhe shkatërroja”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pasaniku grykës as për vete përfiton e as që u jep fukarave e të ngirtet. Pasuria i sjell sher atij që është koprac ose e harxhon ku sduhet.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَمَنْ يَبْخَلْ فَإِنَّمَا يَبْخَلُ عَنْ نَفْسِهِ [محمد:38].
” e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, “. (Muhammed: 38).
Pasuria është sikur guri në dorë, nuk përfiton prej tij derisa nuk e largon nga dora, kurse ai që e kap dhe nuk e lëshon do të pendohet kur ti afrohet exheli.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَأَنْفِقُوا مِنْ مَا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ أَحَدَكُمْ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنْ الصَّالِحِينَ [المنافقون:10].
“Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!”. (El-Munafikun: 10).
Pasuria është një mik jobesnik, nuk ka askush garancë se nuk i shndërrohet në armik dhe privohet ai nga çdo shpërblim. Pasuria lavdërohet nëse i afrohet mirësisë dhe njeriut të varfër.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
نعم صاحب المسلِمِ هو لمن أعطَى منه المسكينَ واليتيم وابنَ السبيل متفق عليه.
“Sa pasuri e mirë e muslimanit është ajo pasuri nga e cila i jepet të ngratit, jetimit dhe atij që ka mbetur në rrugë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Njeriu sprovohet aq sa ka fe, nëse fenë e ka të fuqishme, i shtohen sprovat, kurse njeriu nuk mund të shpëton nga sprova përpos se me durim dhe lidhje të fortë me All-llahutn, tebareke ve teala.
Andaj njeriu i varfër duhet të lidhet ngusht me All-llahun dhe të jetë i devotshëm, sepse me devotshmëri lehtëson gjërat dhe vjen rizku.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ [الطلاق:2، 3].
” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”. (Et-Talak: 2-3).
Me vazhdimin në istigfar vjen pasuria. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَارًا وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَارًا [نوح:10-12].
“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh: 10- 12).
Drejtohu All-llahut me lutje, kërko që ti hap dyert e mëshirës dhe begative të veta, sepse Ai është Bujar dhe Dhuntidhënës, kujt të do i jep pa llogari, ke mendim të mirë për Zotin tënd dhe kërko hapjen e dyerve të rizkut për ty dhe mos nxito se do të vjen largimi i brengave dhe ji durimtar sepse ndoshta All-llahu të ka rezervuar mirësi shumë të mëdha në ahiret.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
يدخُل الفقراءُ الجنّة قبل الأغنياء بخمسمائة عام رواه الترمذي.
“Fukaratë hyn në xhennet pesëqind vjet para të pasurve”. (sahih, Tirmidhiu).
Mos u mbështet vetëm në shkaqet materiale gjat kërkimit të rizkut, por shoqëroja kësaj edhe lutjen drejtuar All-llahut, subhanehu ve teala, sepse ajo që ka shkruar All-llahu i arrin njeriut të paaftë dhe të dobët dhe nuk mund ta arrijë ai që punon palodhur dhe është i fuqishëm, sepse te All-llahu, çdo gjë është e caktuar me masë.
لِلفُقَرَاءِ الَّذِينَ أُحْصِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ لا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِي الأَرْضِ يَحْسَبُهُمْ الْجَاهِلُ أَغْنِيَاءَ مِنْ التَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُمْ بِسِيمَاهُمْ لا يَسْأَلُونَ النَّاسَ إِلْحَافًا وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ [البقرة:273]
“(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë”. (El-Bekare: 273).
Më bekoftë All-llahu mua dhe ju me Kur’anin fisnik, na bëftë dobi neve me argumentet dhe përkujtimet që janë në këtë Libër Fisnik. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje te All-llahu për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët, andaj edhe ju kërkoni falje sepse Ai është Falës dhe i Mëshirshëm.
-ll-
الحمد لله عَلى إحسانِه، والشّكر له على توفيقهِ وامتنانه، وأشهد أن لاَ إلهَ إلا الله وحدَه لا شَريك له تعظيمًا لشأنه، وأشهَد أن نبيّنا محمّدًا عبده ورَسوله، صلى الله عليه وعلى آله وأصحابِه.
Dijeni se All-llahu, tebareke ve teala, ju ka urdhëruar të dërgoni salavate dhe selame mbi pejgamberin e tij duke thënë:
إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].
“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).
Andaj dërgoni edhe ju salavate mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
اللّهمّ صلّ وسلّم على نبيّنا محمّد…
Abdul-Muhsin ibën Muhamed El-Kasim
Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit në Medinën e bekuar.
Përshtati: Bekir Halimi
Abdul-Muhsin ibën Muhamed El-Kasim,
23.9.2005