Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Kënaqësia e adhurimit

Vëllezër të nderuar!

Çka kërkon njeriu në jetë?

A nuk hulumtojnë njerëzit lumturinë e madhe dhe thesarin gjigant?

A nuk hulumtojnë qetësi të sigurtë dhe rehati të vazhdueshme?

A nuk dëshirojnë që të jenë të gëzuar, të buzëqeshur, gojëmbël dhe të dëgjojnë fjalë të këndshme?

A nuk hulumtojnë shumica e njerëzve lezetin dhe kënaqsinë?

Rruga që shpien deri te tërë këto gjëra është feja ynë e madhe, mirëpo fatkeqësisht shumica e njerëzve janë larguar nga kjo rrugë.

Një pjesë e madhe e njerëzve iluzionojnë se kanë gjetur lumturinë dhe kanë arritur kënaqësinë, mirëpo ata në këtë iluzion notojnë dhe në mëdyshjet e tyre bredhin.

Kurse ti o besimtar i vërtetë, ti o musliman i sinqertë, ti që i nënshtrohesh madhërisë së All-llahut, ti që e përmend All-llahun vazhdimisht, ty që të rrjedh loti nga syri yt për hirë të All-llahut, ti që e vëndon ballin tënd në tokë për All-llahun, vetëm ti je ai që e ke kuptuar rëndësinë e këtij besimi, ti ke bashkëvepruar me këtë besim, ti i ke përmbushur kushtet e këtij besimi, andaj vetëm ti je i lumturi në jetën e kësaj dynjaje dhe vetëm ti je i shpëtuari dhe fitimtari në ahiret, me lejen e All-llahut, subhanehu ve teala.

Cila është kënaqësia të cilën e hulumton njeriu

Çka kërkon në jetë?

Çka hulumton?

Këtë gjë ta ka lehtësuar All-llahu, subhanehu ve teala, dhe ta ka ofruar para teje. Ta ka ofruar vetëm një rrugë të vërtetë, fillon nga momenti i parë nga i cili fillon të kuptosh dhe perceptosh obligimet. Kjo rrugë fillon në këtë dynja dhe depërton në qiejtë e lartë dhe arrinë deri te kënaqësia e All-llahut, subhanehu ve teala.

Dije se lezeti dhe kënaqësia gjinden në besimin në All-llahun, Një, ne veprimtarinë për të fituar kënaqësinë e All-llahut, azze ve xhel-le, në adhurimin e Mbretit Dhuntidhënës, tebareke ve teala.

Ta shikojmë këtë kënaqësi të cilën e shijojnë besimtarët, të cilën e kanë njohur dhe ua kanë mësuar njerëzve pejgamberët, të cilën e kanë vjelur dhe janë kënaqur me shijimin e tij robërit e devotshëm të All-llahut dhe nga e cila janë privuar shumë njerëz në këto kohëra, sepse nuk kanë ecur rrugës së duhur dhe nuk i kanë kryer detyrat dhe obligimet.

Kënaqësia e vërtetë

Dhuntia më e madhe dhe begati gjigante të cilën na e ka dhënë All-llahu, subhanehu ve teala, është që tërë jetën tia kushtojmë All-llahut, subhanehu ve teala.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

{ æãÇ ÎáÞÊ ÇáÌä æÇáÅäÓ ÅáÇ áíÚÈÏæä }

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56).

{ Þá Åä ÕáÇÊí æäÓßí æãÍíÇí æããÇÊí ááå ÑÈ ÇáÚÇáãíä * áÇ ÔÑíß áå æÈÐáß ÃãÑÊ æÃäÇ Ãæá ÇáãÓáãíä }.

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. (El-Enam: 162- 163).

Sa madhështore është të ndërlidhet i dobti me All-llahun e fuqishëm!

Sa madhështore është të ndërlidhet njeriu i paaftë dhe i dobët me All-llahun, subhanehu ve teala, Plotësia e të Cilit nuk ka fund!

Sa madhështore është që ti nënshtrohet i varfëri dhe i ngrati të Pasurit dhe të Fuqishmit!

Ky njeri me këtë veprim shndërrohet në fotografi tjetër dhe i jep domethënie tjetër jetës. Ky njeri ndërlidhet me qiellin, ndërlidhet me dritën e shpalljes, ndërlidhet me frymëzimin e All-llahut që ia dha ademit, alejhisselam, që kur e krijoi nga një grusht dheu, që atëherë All-llahu, azze ve xhel-le, dëshiroi që ushqimi i këtij shpirti të ndërlidhet me Krijuesin e tij, subhanehu ve teala.

Besimi, për të cilin na tregoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se në te gjindet kënaqësia, ëmbëlsia, kënaqësia dhe lumturia, ky besim i cili e qetëson zemrën dhe është vendpushim për shpirtin. A ka shprehje më të fuqishme se kjo me të cilën është shprehur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ÐÇÞ ØÚã ÇáÅíãÇä ¡ ãä ÑÖí ÈÇááå ÑÈðÇð¡ æÈÇáÅÓáÇã ÏíäÇ¡ð æÈãÍãÏð – Õáì Çááå Úáíå æÓáã – äÈíÇð æÑÓæáÇð )

“Ka shijuar shijen e besimit ai që është dakord që All-llahun ta ketë Zot, Islamin fe dhe Muhammedin Pejgamber”. (Muslimi).

Sa madhështore është kjo qetësi, ky pushim dhe ky stabilitet kur ti e adhuron dhe i nënshtrohesh Hyjnisë Një, kurse tjerët i nënshtrohen fuqive tokësore, prej tyre i shpresojnë të mirat dhe prej dëmit të tyre frikësohen, kurse ti je i lirë dhe nuk i nënshtrohesh askujt përpos All-llahut.

Njerëzit bredhin të hutuar dhe kërkojnë rrugë këtu e aty, hulumtojnë metodë në lindje dhe perendim, kurse tek ti gjindet metoda e Islamit, rruga e drejtë, në të cilën All-llahu e grumbulloi tërë mirësinë dhe menjanoi nga kjo çdo mangësi dhe dëm:

{ Çáíæã ÃßãáÊ áßã Ïíäßã æÃÊããÊ Úáíßã äÚãÊí æÑÖíÊ áßã ÇáÅÓáÇã ÏíäÇð }

” Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

Njerëzit hulumtojnë shembëlltyra dhe yrneke këtu e atje, kurse ti ke shembëlltyrën dhe yrnekun më të madh në Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e cili është krijesa më e mirë dhe vula e pejgamberëve:

{ áÞÏ ßÇä áßã Ýí ÑÓæá Çááå ÃÓæÉ ÍÓäÉ áãä ßÇä íÑÌæÇ Çááå æÇáíæã ÇáÂÎÑ æÐßÑ Çááå ßËíÑÇð }.

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (El-Ahzab: 21).

Sa madhështor është ky unikalitet, i cili ta unifikon kahjen dhe qëllimin tënd drejt All-llahut, duke iu nënshtruar dhe përulur, duke marrë Islamin si metodë dhe ligj jete, kurse Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shembull dhe yrnek.

Sa madhështore është kjo qetësi që derdhet në këtë zemër:

{ ÇáÐíä ÃãäæÇ æÊØãÆä ÞáæÈåã ÈÐßÑ Çááå ÃáÇ ÈÐßÑ Çááå ÊØãÆä ÇáÞáæÈ}

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (Er-Rad: 28).

Sa madhështore është kjo dhunti!

Sa madhështore është kjo kënaqësi!

Nëse njeriu bashkëvepron me këtë dhunti sinqerisht, nëse e absorbon plotësisht, nëse jeton dhe mbetet me te vazhdimisht, do t’i realizohet ajo që ia ka sqaruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ËáÇË ãä ßä Ýíå æÌÏ Èåä ÍáÇæÉ ÇáÅíãÇä¡ Ãä íßæä Çááå æÑÓæáå ÃÍÈ Åáíå ããÇ ÓæÇåãÇ¡ æÃä íÍÈ ÇáãÑÁ áÇ íÍÈå ÅáÇ ááå ¡ æÃä íßÑå Ãä íÚæÏ Åáì ÇáßÝÑ ßãÇ íßÑå Ãä íÞÐÝ Ýí ÇáäÇÑ )

“Te kush gjinden tre gjëra me to ka gjetur ëmbëlsinë e besimit: ta do All-llahun dhe Pejgamberin më shumë se çdo gjë, ta don një njeri vetëm për All-llahun dhe të urren kthimin në mosbesim, sikurse urren të hidhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Të gjitha këto ndjenja të dashurisë dhe emocioneve i sjell besimi dhe ai i kultivon dhe i ushqen dhe i shndërron në kënaqësi dhe lezet në këtë jetë.

Andaj selefi i këtij ummeti, kur e kanë shijuar këtë mëblësi kanë thënë:

” æÇááå ÅäÇ áÝí áÐÉ áæ ÚáãåÇ Çáãáæß æÃÈäÇÁ Çáãáæß áÌÇáÏæäÇ ÚáíåÇ ÈÇáÓíæÝ “.

“Pasha All-llahun ne jemi në një kënaqësi, e nëse do ta dinin mbretërtit dhe bijtë e tyre do të mundoheshin të na e marrin me shpatë”.

Do të shijon shijen e besimit, do të shijojnë raportin me All-llahun, subhanehu ve teala, që nëse na lidhet zemra me këtë besim, nuk do të na lidhet për asgjë tjetër përpos këtij besimit. Pas kësaj gjendjeje të gjitha aspiratat tuaja, mallëngjimi, shpresa, qëllimet në këtë jetë do të ndërlidhen shumë ngusht me këtë besim, siç na ka sqaruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këto dhunti imanore dhe dhurata hyjnore, të cilat ti ofron All-llahu ty, o rob besimtar dhe të dallon nga mbarë njerëzimi i devijuar dhe i hutuar, i larguar nga metoda e All-llahut, mohuese e Zotit dhe Mbretit, azze ve xhel-le.

Analizo hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur thotë:

( Åä Çááå ÅÐÇ ÃÍÈ ÚÈÏÇð äÇÏì ÌÈÑíá Åäí ÃÍÈ ÝáÇä ÝÃÍÈå ÝíÍÈå ÌÈÑíá Ëã íäÇÏí Ýí Ãåá ÇáÓãÇÁ Åä Çááå íÍÈ ÝáÇä ÝÃÍÈæå ÝíÍÈå Ãåá ÇáÓãÇÁ ¡ Ëã íæÖÚ áå ÇáÞÈæá Ýí ÇáÃÑÖ ) .

“Kur All-llahu e do një njeri e thërret Xhibrilin e i thotë: unë e dua këtë njeri, doje edhe ti, atëherë e do Xhibrili dhe i thërret banorët e qiejve duke thënë: All-llahu e do këtë njeri, andaj edhe ju duhet ta doni, atëherë e dojnë banorët e qiejve, e pastaj bëhet i pranueshëm në tokë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nëse i sheh zemrat që anojnë kah ti, krahët që të përqafojnë, buzët që të buzëqeshen, shkëlqimin e syve të atij që të shikon me dashuri, kurse ti nuk u ke bërë atyre ndonjë të mirë ose ndonjë ndihmesë, por është gjuha e bisedës imanore dhe ndjenjat e zemrës që me lejen e All-llahut i sjellin këto raporte, raporte që i sjellin lumturinë dhe qetësinë njerëzimit.

Nëse dëshiron të kuptosh reflektimin e gjurmëve të besimit në qetësinë tënde dhe në raportet tuaja me këtë gjithësi dhe me këtë jetë, analizo hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ãä ÇÈÊÛì ÑÖì Çááå ÈÓÎØ ÇáäÇÓ ¡ ÑÖí Çááå Úäå æÃÑÖì Úäå ÇáäÇÓ ¡ æãä ÇÈÊÛì ÓÎØ Çááå ÈÑÖì ÇáäÇÓ ¡ ÓÎØ Çááå Úáíå æÃÓÎØ Úáíå ÇáäÇÓ)

“Ai që kërkon kënaqësinë e All-llahut, duke i hidhëruar njerëzit e fiton edhe kënaqësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e njerëzve, kurse ai që hidhëron All-llahun duke i kënaqur njerëzit, e hidhëron All-llahun edhe i hidhëron njerëzit”. (Sahih, Tirmidhiu).

Mbetet i përvuajtur, i privuar, i braktisur edhe nëse e posedon tërë pasurinë edhe nëse para vetes i ka të gjitha kënaqësitë e jetës, mirëpo ndien ngushticë në gjoks, zemrën ia mbulojnë brengat, sytë ia rëndon pikëllimi, i cili ia nxinë fytyrën.

Lezeti i vetmimit me All-llahun

Kur e pyetën Hasan Basriun:

ãÇ ÈÇá Ãåá Çááíá Úáì æÌæååã äæÑ ¿ ÞÇá : áÃäåã ÎáæÇ ÈÑÈåã ÝÃáÈÓåã ãä äæÑå – ÓÈÍÇäå æÊÚÇáì – .

“Pse fytyrat e njerëzve që falin namaz nate shndërrisin? U përgjigj: sepse janë vetmuar me Zotin e tyre dhe u ka dhënë nga Drita e Tij, subhanehu ve teala”.

besimtari edhe në kulmin e sprovave, në vështirësitë më të mëdhaja dhe llahtarinë maramendëse mbetet i qetë dhe i sigurtë në premtimin dhe fitoren nga All-llahu, subhanehu ve teala.

kështu janë shprehur pejgamberët.

A nuk i tha Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ebu Bekrit, radijall-llahu anhu: çka mendon për dy njerëz që i treti me ta është All-llahu?!

A nuk tha Musai, alejhisselam:

{ ÞÇá ßáÇ Åä ãÚí ÑÈí ÓíåÏíä }

“Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. (Esh-Shuara: 62).

A nuk tha Ibrahimi, alejhisselam:

{ ÞáäÇ íÇ äÇÑ ßæäí ÈÑÏÇð æÓáÇãÇð Úáì ÅÈÑÇåíã }

“Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”. (El-Enbija: 69).

Sa madhështore është kjo qetësi në këto zemra, qetësi e cila u jep këtyre njerëzve stabilitet dhe rehati.

Kështu, kur njeriu lidhet ngusht pas All-llahut, për çka mallëngjohet dhe për çka gëzohet?!ai gëzohet me dhuntitë e All-llahut, me respektet ndaj All-llahut dhe nënshtrimit ndaj Tij:

{ Þá ÈÝÖá Çááå æÈÑÍãÊå ÝÈÐáß ÝáíÝÑÍæÇ åæ ÎíÑ ããÇ íÌãÚæä }

“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 58).

Nëse njerëzit gëzohen me avansime dhe shtim të pasurisë, nëse gëzohen me pallate dhe shtëpi luksoze, muslimani gëzohet me një sexhde përulëse, në një natë të qetë, në kohën e syfyrit ku flet me Zotin e tij, i rrjedhin lotëtë, i përulet Madhërisë së Tij:

{ ÊÊÌÇÝì ÌäæÈåã Úä ÇáãÖÇÌÚ íÏÚæä ÑÈåã ÎæÝÇð æØãÚÇð æããÇ ÑÒÞäÇåã íäÝÞæä }

“I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin”. (Es-Sexhde: 16).

Cili është mallëngjimi që ia dominon njeriut zemrën nëse depërton thellë në te besimi?

Kur i vjen momenti i vdekjes Bilalit, radijall-llahu anhu, bërtet gruaja e tij duke thënë: vaj për mua, më mbyti mërzia. Ai ia kthen në atë gjendje dhe i thotë:

Èá æÇÝÑÍÊÇå ¡ ÛÏÇð ÃáÞì ÇáÃÍÈÉ ãÍãÏÇð æÕÍÈå.

“O më kaploi gëzimi, sepse nesër do të takoj të dashurit e mi, Muhammedin dhe shokët e tij”.

Mallëngjimi për All-llahun, ishte ajo që ndodhi me Enes ibën Nedrin, radijall-llahu anhu, i cili gjatë betejës së Uhudit tha: E ndiej aromën e xhennetit te kodra e Uhudit”.

Pastaj ngritet i mallëngjyer, i pasionuar dhe i dashuruar për tu takuar me All-llahun, subhanehu ve teala, me dëshirë për ta respektuar All-llahun dhe e hedhë veten drejt vdekjes, kështuqë bie shehid për hirë të All-llahut, azze ve xhel-le.

Umejr ibën Humami ishte pjesmarrës në betejën e Bedrit dhe ishte duke i ngrënë disa hurme dhe kur dëgjoi thirrjen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili tha:

( áÇ íÞÇÊáåã Çáíæã ÑÌá ãÞÈáÇð ÛíÑ ãÏÈÑ ÅáÇ ÃÏÎáå Çááå ÇáÌäÉ )

“Nëse lufton dikush sot me këta, i drejtuar dhe duke mos ia kthyer shpinën, do ta shtin All-llahu në xhennet”.

Kur e dëgjoi këtë hadith, i hodhi ato hurma që i kishte në dorë duke thënë:

“Sa e gjatë është kjo jetë derisa ta arrijë këtë shpresë të madhe”.

Dhuntia e besimit dhe ndikimi i tij në jetë

Besimi jetën e shndërron në një kopsht të gjelbërt, e bën njeriun sikur të jetë duke jetuar në një kopsht rreth të cilit qarkullojnë lumenjë, ka lule, kënaqet në hijen e pemëve, i vjel frytet e këtyre pemëve, sikurse mos ta kishte prekur asnjëher ndonjë e keqe ose sikurse mos të kishte vuajtur asnjëher.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka treguar këtë duke thënë:

( ÇáãÄãä ÇáÞæí ÎíÑ æÃÍÈ Åáì Çááå ãä ÇáãÄãä ÇáÖÚíÝ ¡ æÝí ßá ÎíÑ)

“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te All-llahu se sa bsimtari i dobët, edhe pse në secilin prej tyre ka mirësi”. (Muslimi).

Kurse në hadithin tjetër na thotë:

( ÚÌÈÇð áÃãÑ ÇáãÄãä ! Åä ÃãÑå ßáå áå ÎíÑ ¡ Åä ÃÕÇÈÊå ÓÑÇÁ ÔßÑ ¡ æÅä ÃÕÇÈÊå ÖÑÇÁ ÕÈÑ ¡ æáíÓ Ðáß áÃÍÏ ÅáÇ ááãÄãä )

“Është për tu habitur me punën e besimtarit, tërë çeshtja e tij është mirësi. Nëse e godet begatia, ai falënderon, e nëse e godet fatkeqësia ai duron, e kjo nuk është për askend tjetër përpos për besimtarin”. (Muslimi).

Ai në çdo gjendje e sheh dritën e All-llahut, e sheh urtësinë e Caktimit të All-llahut, i dorëzohet urdhërit të All-llahut, në begati dhe vështirësi e synon kënaqësinë e All-llahut, shpreson shpërblimin nga All-llahu, madje edhe një therrë që e shpon robin besimtar, All-llahu ia shlyen mëkatet që i ka bërë.

Sa madhështore është kjo dhunti të nderuar vëllezër!

Është dhunti që nuk krahasohet me asnjë dhunti tjetër!

Kur njerëzit angazhohen në grumbullimin e pasurisë dhe thesarit, robi besimtar angazhohet me grumbullimin e veprave të mira dhe shpreson shpërblimin e tyre.

Të këtillë kanë qenë shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ata nuk nuk garonin në të mirat e kësaj dynjaje e as për kënaqësitë e saja, por sikur ka ardhur në hadithin e Ebu Dherrit, radijall-llahu anhu:

íÇ ÑÓæá Çááå ÐåÈ Ãåá ÇáÏËæÑ ÈÇáÃÌæÑ ¡ íÕáæä ßãÇ äÕáí æíÕæãæä ßãÇ äÕæã ¡ æíÊÕÏÞæä ÈÝÖæá ÃãæÇáåã .

“O Resulull-llah! Na e kaluan të pasurit me shpërblime. Ata falen sikur ne, agjërojnë sikur ne, mirëpo japin edhe sadaka nga pasuria e tyre”.

Sahabët u brengosën për atë shpërblim të cilin nuk mund ta fitojnë në mungesë të pasurisë, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u dha përgjigje duke i ngushëlluar dhe duke u hapur horizonte dhe dyer të mëdha të të mirave:

( Ãæ áíÓ ÞÏ ÌÚá Çááå áßã ãÇ ÊÕÏÞæä Èå ßá ÊÓÈíÍÉ ÕÏÞÉ ¡ æßá ÊåáíáÉ ÕÏÞÉ ¡ æßá ÊßÈíÑÉ ÕÏÞÉ ¡ æßá ÊÍãíÏÉ ÕÏÞÉ ¡ æÃãÑ ÈÇáãÚÑæÝ ÕÏÞÉ ¡ æäåí Úä ÇáãäßÑ ÕÏÞÉ )

“A nuk ju ka dhënë All-llahu çka të jepni sadaka. Çdo tesbih është sadaka, çdo tehlil është sadaka, çdo tekbir është sadaka, çdo tahmid është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka dhe ndalimi nga e keqeja është sadaka”.

Ua tregoi këto dyer të mëdhaja të veprave të mira. Pastaj çka ndodhi? Edhe të pasurit filluan të bëjnë dhikër, andaj edhe iu kthyen Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për tu ankuar. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha:

( Ðáß ÝÖá Çááå íÄÊíå ãä íÔÇÁ )

“Kjo është dhuntia e All-llahut, të cilën ia jep kujt dëshiron Ai”. (Muslimi).

Ata burra kishin preokupim të vetin që të grumbullojnë një kosto e cila do tu sillte mëshirën e All-llahun dhe do t’i bënte të aftë për të arritur kënaqësinë e All-llahut.

Tregon Imam Muslimi në Sahihun e tij për gjendjen e sahabeve, radijall-llahu anhum. Njëri prej tyre nuk gjente pasuri që të jep sadaka, ai skishte çka të bëjë, sepse All-llahu e ka arsyetuar. Mirëpo ai nuk qëndronte rehat, por e tregon veprën që kanë bërë:

“Ne mbanim mallëra”, normalisht ata që ishin të fuqishëm, mirëpo jo vetëm për të ngritur standardin ekonomik, jo për të shtuar konton, jo për të siguruar ardhmërinë, siç veprojnë njerëzit sot, por e kanë bërë këtë vepër për të patur pasuri për të dhënë sadaka për All-llahun, subhanehu ve teala.

Sa madhështor janë këto shpirtëra dhe sa fisnike janë këto qëllime!

Lumturi e plotë kur do të dalin para All-llahut, azze ve xhel-le.

Lumturi kur ia largon një brengë vëllaut të vet musliman, lumturi kur e pason Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sa lumturi e madhe kur në kohë që njerëzit mirren me gjëra të kota, me fjalë të pahijeshme, me gjëra të pavlera, ky e kalon kohën duke e përmendur All-llahun, subhanehu ve teala, duke e lavdëruar Mbretin e qiejve dhe tokës, duke kërkuar falje për gabimet e vete, ashtu sikurse ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili gjatë ditës dhe natës bënte istigfar shtatëdhjet herë, ose njëqind herë…

Ai vazhdimisht e ka të lagur gjuhën duke e përmendur All-llahun, subhanehu ve teala, me këtë vepër e pason porosinë e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:

( áÇ íÒÇá áÓÇäß ÑØÈÇð ÈÐßÑ Çááå )

“Le të vazhdon gjuha yte të jetë e lagur duke e pëmrnedur All-llahun”.

I qetëson veshët dhe e lag gjuhën duke lexuar Kur’an, kurse njerëzit janë në neglizhencë të dalldisur, në devijim të hutuar, e ti je zemërgjërë, je i qetë, gjuha jote nuk ndalet nga leximi i ajeteve të këndshme, në mesin e zhurmës së jetës së përditshme dhe në këto kohëra që është shtuar e kota.

Çelësat e lumturisë së muslimanit

Muslimani mbetet i dalluar, sepse nuk lodhet dhe nuk ndalet nga përmendja e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe e ndien rëndësinë e udhëzimit hyjnor i cili ka ardhur i përforcuar, gjë që tregon diapazonin e gjërë që ka kjo çeshtje:

{ íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ ÇÐßÑæÇ Çááå ÐßÑÇð ßËíÑÇð }

“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (El-Ahzab: 41).

Domethënë nuk ka kufi, nuk ka fund, nuk ka kohë të caktuar, nuk ka vend të caktuar, por gjatë ditës dhe natës, në mëngjes dhe mbrëmje, dhikër dhe lutje, me të cilat e hap ditën tënde dhe të happen dyert e kënaqësisë së All-llahut, dyert e begative, rizkut dhe lumturisë në dynja. Me to e përfundon natën dhe ditën tënde. Kështu ndihesh i qetë në afërsi të All-llahut, bjer të flejsh nën kujdesin e All-llahut, kurse tjerave u kanë hypur mbi kokë djajtë e inatosur, andaj diken e prek xhini, dikujt i hyp mbi kokë shejtani, kurse ti je i ruajtur me leje të All-llahut.

Sa lumturi e madhe është kjo!

Sa dhunti dhe begati madhështore është kjo!

Përderisa njerëzit natën e kalojnë në zhurmë, disa prej tyre janë të zhytur në mëkate, i kalojnë netët në ndeja imorale, jetojnë me filma të fëlliqur, kurse ti, o rob besimtar, largohesh nga zhurma e jetës në qetësinë e natës dhe i fal disa rekate për All-llahun, në kohën që është koha më e madhe dhe kur vjen dhuntia madhështore, siç na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( íäÒá ÑÈäÇ ÅÐÇ ÈÞí ÇáËáË ÇáÃÎíÑ ãä Çááíá ÝíäÇÏí: åá ãä ÓÇÆá ÝÃÚØíå ¿ åá ãä ÊÇÆÈ ÝÃÊæÈ Úáíå ¿ åá ãä ãÓÊÛÝÑ ÝÃÛÝÑ áå ¿ æÐáß ÇáÏåÑ ßáå )

“Zbret Zoti ynë në pjesën e tretë të fundit të natës dhe thërret: a ka kush kërkon që ti jap, a ka kush pendohet tia pranoj pendimin dhe a ka kush kërkon falje tia fali. Kjo vazhdon tërë kohën”. (Sahih, Ahmedi).

Si ka mundësi ti fitojnë këto begati dhe dhunti njerëzit e shkujdesur?

Pasha All-llahun ata janë të privuar…

Ti nëse je nga ata që falin namaz nate, nëse je nga ata që i luten All-llahun në kohën e syfyrit, ti nëse je ai që të lotojnë sytë në këto kohëra të vlefshme, ti nëse je nga ata që lexojnë shumë Kur’an dhe bëjnë dhikër All-llahut, ti nëse je nga ata që vazhdojnë me lutje dhe istigfar, ti e meriton të fitosh premtimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ÃÝÔæÇ ÇáÓáÇã ¡ æÃØÚãæÇ ÇáØÚÇã¡ æÕáæÇ ÇáÃÑÍÇã æÕáøæÇ ÈÇááíá æÇáäÇÓ äíÇã ¡ ÊÏÎáæÇ ÌäÉ ÑÈßã ÈÓáÇã )

“Përhapne selamin, jepni ushqim, kujdesuni për farefisin, falni namaz nate kur njerëzit flejnë do të hyni në xhennetin e Zotit tuaj me paqë”. (sahih, Ahmedi).

Çka është puna e atyreve njerëzve që kur zgjohen fytyrat i kanë të nxira?!

Kurse vetëm besimtari është ai që ka zemrën e gjërë, i cili e fillon ditën me adhurime dhe lutje drejtuar All-llahut, siç ka ardhur në hadithin e vërtetë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( íÖÑÈ ÇáÔíØÇä Úáì ÞÇÝíÉ ÑÃÓ ÃÍÏßã ÅÐÇ åæ äÇã ËáÇË ÚÞÏ¡ íÖÑÈ Úáì ßá ÚÞÏÉ íÞæá: äã Úáíß áíá Øæíá ¡ ÝÅÐÇ ÇÓÊíÞÙ æÐßÑ Çááå ÇäÍáÊ ÚÞÏÉ ¡ ÝÅÐÇ ÞÇã æÊæÖà ÇäÍáÊ ÇáËÇäíÉ ¡ æÅÐÇ Õáì ÇäÍáÊ ÚÞÏå ßáåÇ æÃÕÈÍ äÔíØ ÇáäÝÓ æÅáÇ ÃÕÈÍ ÎÝíÝ ÇáäÝÓ ßÓáÇä ) .

“Shejtani i lidh njeriut tre nyje në kokën e tij kur bie të flenë. E lidh nyjen dhe thotë: fle natë të gjatë. Kur zgjohet dhe e përmend All-llahun, zgjidhet një nyje, kur ngritet dhe mer abdest zgjidhet edhe nyja tjetër dhe kur falet zgjidhen të gjitha nyjet dhe gdhin shpirtmirë dhe me plot gjallëri, përndryshe gdhin shpirtkeq dhe përtac”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ti, o besimtar, në dorën tende i ke çelësat e lumturisë, para vetes i ke mirësit dhe thesaret e mëdha, aty gjindet qetësia e shpirtit, rehatia e zemrës, kënaqësia e jetës, fjala e mirë dhe vepra e mirë. A ka dallim më të madh se ky aftësim i cili e bën këtë besimtar të vetmuar në mesin e tërë atyreve që nuk janë në rrugë të All-llahut?!

Pse jemi privuar nga tërë këto begati?!

Sepse nuk jemi lidhur si duhet me All-llahun, subhanehu ve teala, nuk i kemi kryer obligimet ashtu si duhet, nuk e kemi përjetuar atë kënaqësi për të cilën ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(æÌÚáÊ ÞÑÉ Úíäí Ýí ÇáÕáÇÉ)

“Më është bërë kënaqësia e syrit tim në namaz”. (Sahih, Ahmedi).

Kjo është kulmi i lumturisë, maja e gëzimit, fundi i zemërgjërësisë, maksimumi i kënaqësisë në këtë adhurim. A ka kush nuk e do këtë gjë dhe nuk i anon zemra nga ai?!

Nëse një njeri e do një gjë dhe lidhet ngusht për te është i gatshëm të flijon çdo gjë për te, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e ngushtonte ndonjë gjë nxitonte në namaz, sepse aty është qetësia, aty është lumturia, aty është bindja, e cila ringjallet përsëri në këtë zemër dhe i jep jetë të fuqishme dhe të thellë, andaj thoshte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(ÃÑÍäÇ ÈåÇ íÇ ÈáÇá ) .

“Na rehato me te, o Bilal”. (Sahih, Ebu Davudi).

Të çlodhemi nga lodhjet dhe hidhërimi i dynjasë në hijen e adhurimit, frikrespektit dhe përuljes para All-llahut. ska dyshim se kjo rrugë, me leje të All-llahut na shpien në lumturinë e dynjasë dhe shpëtimin e ahiretit.

Vëllezër të nderuar!

Dijeni se adhurimi nuk është pasivitet dhe moslëvizje, por aktivitet dhe lëvizje, nuk është dobësi, por është fuqi, sepse nëpërmjet adhurimit e tërë jeta bëhet për All-llahun, azze ve xhel-le.

Ndaluni dhe analizoni adhurimin e madh me të cilin janë lidhur ngusht zemrat e adhuruesve të vërtetë, asketëve të sinqertë, a ajo është nisja e tyre në mejdanin e xhihadit për të ngritur lart flamurin La ilahe il-lall-llah dhe për të përhapur fenë Islame. Ata që ishin murgjërit e natës u shndërruan në kalorës të ditës. Prej tyre ishte edhe Abdullah ibën Muabreku, rahimehull-llah, një imam prej imamëve nga rradhët e tabiinëve, një dijetar nga dijetarët e muhadithinëve, i cili një vit shkonte në haxh dhe një vit shkontë në luftë. Për te thuhet se ka bërë më shumë se dyqind luftëra kundër armiqve të All-llahut.

Analizoni kënaqësinë që e përjetojnë burrat e devotshëm në të gjitha llojet e adhurimit, qoftë në mejdanin e thirrjes në fe të All-llahut, apo në mejdanin e xhihadit.

Halid ibën Velidi, radijall-llahu anhu, shikoni se çka thotë:

“Nata kur më dhurohet nuseja të cilën e dua dhe me mallëngjim e pres nuk është më e dashur te unë se nata shumë e ftohtë dhe me shi, ku pres mëngjesin që të takohem me armikun dhe ti luftoj në rrugë të All-llahut”.

Ska dyshim se kjo është një kënaqësi e çuditshme, të cilën nuk e njeh askush tjetër përpos atij që e ka shijuar.

Vëllezër të nderuar duhet ta kontrollojmë veten dhe mos të na preokupon kjo dynja materiale, por duhet ta dimë se thelbi i kësaj jete dhe baza e vjeljes së fryteve të saja dhe shkaku kryesor i shpëtimit është ndërlidhja e ngushtë e zemrës me All-llahun, subhanehu ve teala, vëndimi i ballit në tokë për All-llahun, ngritja e duarve duke iu lutur All-llahut, bindja e thellë se asgjë në këtë ekzistencë, asnjë forcë në këtë ekzistencë dhe asnjë dëshirë në këtë ekzistencë nuk mund të lëviz pa All-llahun, i cili është i Fuqishëm ndaj robërve të Vet, I cili jep dhe ndalon, I cili ban dobi dhe dëm, I cili i lehtëson gjërat, i largon brengat dhe kur vijnë telashet dhe vështirësitë, askush përpos All-llahun nuk mund ti largon.

Vëlla i nderuar!

A vuan nga jeta e vështirë dhe varfëria?

Besimi dhe veprat e mirë janë kënaqësi që ta kompenzojnë këtë gjë dhe të jep All-llahu sukses duke t’i lehtësuar dyert e rizkut:

{ æãä íÊÞ Çááå íÑÒÞå ãä ÍíË áÇ íÍÊÓÈ }

“… e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”. (Et-Talak: 2-3).

Çdo gjë është e lidhur me këtë domethënie të madhe, me lidhjen e ngusht me All-llahun, subhanehu ve teala, lidhjen e adhurimit dhe përuljes, lidhjen e nënshtrimit dhe dorëzimit para Mbretit të Plotfuqishëm, andaj është larguar prej nesh kënaqësia dhe ëmbëlsia kur kanë munguar këto domethënie.

Angazhimet e ndryshme që na preokupojnë nuk lejojnë që të depërtojë në zemrat tona ky sekret i madh imanor i cili erësirën e shndërron në dritë dhe mërzinë në gëzim.

Kjo domethënie e besimit duhet të jetë boshti i jetës së muslimanit, vetëm nga kjo pikënisje duhet të flet, vetëm nga kjo pikënisje duhet të ecë dhe vetëm nga kjo pikënisje duhet të vendos. Çdo gjë duhet ta lidh me veprimin për të fituar kënaqësinë e All-llahut, mëshirën e All-llahut dhe t’i nënshtrohet maksimalisht All-llahut, subhanehu ve teala.

æããÇ ÒÇÏäí ÔÑÝÇð æÊíåÇð **** æßÏÊ ÈÃÎãÕí ÃØà ÇáËÑíÇ

ÏÎæáí ÊÍÊ Þæáß íÇ ÚÈÇÏí **** æÃä ÕíÑÊ ÃÍãÏ áí äÈíÇð

Ajo që më dha nder dhe më ngriti lart

Saqë me këmbët e mia do të shkelja yjet

Hyrja ime në fjalën tënde: o robi im

Dhe ma bërë Ahmedin Pejgamber.

Kjo është nderi, kjo është dhuntia, ky është dallimi…

Kujdes në adhurimet tuaja, kujdes në sinqeritetin tuaj, kujdes në lutjet tuaja, kujdes për Kur’anin, kujdes për momentet e syfyrit, kujdes dhikrin dhe istigfarin, kujdes pastrimin e zemrave, kujdes pastrimin e shpirtit dhe të largojmë çdo gjë që shkakton errësim të zemrës, ngushtim të gjoksit, vështirësi dhe hidhurim të jetës…

Të kujdesemi që të kontrollojmë vetveten, të pastrojmë qëllimin, të jemi të sinqertë, t’i shtojmë veprat e mira, të pakësojmë gjërat e kota të kësaj dynjaje dhe angazhimin tonë me ta, e cila ka hyrë në mendjet tona dhe ka bërë fole në zemrat tona, qarkullon në gjakun tonë dhe na largon nga shumë gjëra të rëndësihme të jetës tonë. Kjo asesi nuk domethënë ta lëmë dynjanë, sepse dynjaja është ara e ahiretit, mirëpo bërë zemrën tënde të lidhur me All-llahun, e tërë dynjaja të bëhet koridor dhe vendkalim i shpejt dhe i këndshëm për në ahiret, me ndihmën e All-llahut, subhanehu ve teala.

Përgaditi: dr. Ali ibën Omer Badahdah

Përshtati: Bekir Halimi

dr. Ali ibën Omer Badahdah,
22.7.2005