Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Pozita e Kur’anit në zemrat tona (ll)

Braktisja e Kur’anit

Kur e përmendëm më lartë ankesën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se do të vijë koha kur populli i tij do ta braktisin Kur’anin, duke thënë:

(( æóÞóÇáó ÇáÑøóÓõæáõ íóÇ ÑóÈøö Åöäøó Þóæúãöí ÇÊøóÎóÐõæÇ åóÐóÇ ÇáúÞõÑúÂäó ãóåúÌõæÑÇð)) (ÇáÝÑÞÇä:30).

“E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e braktisi këtë Kur’an!”. (El-Furkan: 30).

Dikush mendon se kjo braktisje nënkupton vetëm leximin e tij, mirëpo nëse ndalemi ta anlizojmë pak më mirë këtë ajet do të kuptojmë se braktisja e Kur’anit është disa lloje, prej tyre janë:

1- Braktisja e idhujtarëve, të cilët nuk e përfillnin dhe nuk e dëgjonin Kur’anin, madje thanë:

(( æóÞóÇáó ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ áÇ ÊóÓúãóÚõæÇ áöåóÐóÇ ÇáúÞõÑúÂäö æóÇáúÛóæúÇ Ýöíåö áóÚóáøóßõãú ÊóÛúáöÈõæäó)) (ÝÕáÊ:26).

“Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”. (Fussilet: 26).

Këta njerëz kur lexohej Kur’ani e shtonin bisedën dhe zhurmën me qëllim që mos ta dëgjojnë. Ska dyshim se ky është lloji më i keq i braktisjes.

2- Mos besimi në këtë Kur’an dhe mos besimi në atë që na e tregon ky Kur’an.

3- Mos analizimi i këtij Kur’ani, mos kuptimi dhe mos leximi i tij.

4- Mos veprimi sipas tij, mos zbatimi i urdhërave dhe mos largimi nga ndalesat e Kur’anit.

5- Mosgjykimi sipas dispozitave të tija në të gjitha çeshtjet e jetës sonë.

6- Dhënia përparësi fjalë të rëndomta të njerëzve, filozofive të filozofëve, poezisë, mënyrave të ndryshme dialektike, etj.

Mënyra bashkëkohore e braktisjes së Kur’anit është devijimi nga qëllimet kryesore dhe madhore të Kur’anit. Disa mendojnë se ky Kur’an ka zbritur vetëm për tu kënduar për të vdekur, e jo për të vepruar me te të gjallët, andaj ata mblidhen rreth Kur’anit vetëm në rast të vdekjeve.

Disa Kur’anin e përdorin vetëm për të hapur takimet, manifestimet dhe konferencat e tyre.

Disa Kur’anin e kanë shndërruar në hajmali që ua lidhin njerëzve në trup, ose i vëndojnë në shtëpi, apo ne vetura për tu mbrojtur nga e keqeja.

Vallë, a për këtë i ka zbritur Kur’ani Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe është ruajtur deri në ditën e Kiajmetit nga devijimi, ndryshimi, shtimi dhe pakësimi, për tu sjellur ne kështu?

A ka zbritur që secili prej nesh ta ketë nga një kopje ose disa kopje të Kur’anit në shtëpi, duke mos i kushtuar as një pjesë të kohës tonë për ta lexuar, kurse për çdo ditë i japim kohë leximit të gazetave, dëgjimit të lajmeve, ose gjërave tjera.

Vallë, mos ka zbritur Kur’ani që ta lavdërojmë teoretikisht për të shfaqur respektin dhe pozitën e tij? Kurse ia kthejmë shpinën në jetën tonë, në planprogramet edukativo arsimore tona, në dispozitat dhe të gjitha çështjet e jetës sonë?

Cilët janë qëllimet e këtij Kur’ani

All-llahu, subhanehu ve teala, në shumë ajete ka sqaruar qëllimin nga ky Libër. Duke i analizuar ajetet e Kur’anit mësojmë se qëllimet e këtij Kur’ani janë:

1- Kur’ani është Libër i udhëzimit në rrugën e drejtë.

((åõÏìð áöáúãõÊøóÞöíäó)) !

“Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm”. (El-Bekare: 2).

{æóßóÐóáößó ÃóæúÍóíúäóÇ Åöáóíúßó ÑõæÍÇð ãøöäú ÃóãúÑöäóÇ ãóÇ ßõäÊó ÊóÏúÑöí ãóÇ ÇáúßöÊóÇÈõ æóáóÇ ÇáúÅöíãóÇäõ æóáóßöä ÌóÚóáúäóÇåõ äõæÑÇð äøóåúÏöí Èöåö ãóäú äøóÔóÇÁ ãöäú ÚöÈóÇÏöäóÇ æóÅöäøóßó áóÊóåúÏöí Åöáóì ÕöÑóÇØò ãøõÓúÊóÞöíãò}.

“Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë”. (Esh-Shura: 52).

Pra, Kur’ani na qenka shpirt dhe dritë. Shpirt për jetën dhe dritë për rrugën. Për jetën dhe rrugën e njeriut dhe për jetën dhe rrugën e ummetit.

Ky Kur’an e nxjer njeriun dhe ummetin nga errësirat e idhujtarisë dhe mosbesimit, nga errësirat e injorancës dhe mëkatit në dritën e besimit, dijes, respektit dhe adhurimit të All-llahut Një.

2- Kur’ani është Libër i dispozitave dhe ligjeve që i kaplon të gjitha çeshtjet e jetës, duke filluar që nga jeta e fëmijëve gjithithës e duke përfunduar deri te vdekja dhe rregullat që kanë të bëjnë me këtë gjendje. Duke kapluar edhe çeshtjet e adhurimeve, çështjet shoqërore, ekonomike, ushtarake, etj.

3- Kur’ani është Libër i besimit të pastër dhe të kulluar, aty ka sqarim të vërtetë për botën e metafizikës: për Zotin, Emrat, Cilësitë, hyjnitetin, për krijimin e qiejve dhe tokës, për fillimin e njeriut, për besimin në melaqet, në Librat, pejgamberët, Ditën e Mbramë, për mosbesimin, idhujtarinë, dyftyrësinë, etj.

4- Kur’ani është Libër i adhurimeve, njeriu duke e lexuar dhe futur në kujtesë këtë libër e adhuron All-llahun dhe i afrohet Atij. Kur’ani është drita e zemrës së njerëzve gnostik dhe të devotshëm, të cilët e lexojnë gjatë natës dhe gjatë ditës, e mësojnë dhe tjerëve ua mësojnë.

5- Kur’ani është litari i fuqishëm i All-llahut gjatë ballafaqimit me armiqtë e Islamit, me ata që i bëjnë kurthe ummetit Islam, ndaj atyreve që nuk respektojnë as afërsi e as marëveshje kur janë në pyetje muslimanët dhe nuk lënë mjet pa shfrytëzuar në luftë kundër islamit dhe muslimanëve. Ky Kur’an ua mëson muslimanëve realitetin e luftës më armiqtë e vet, ua sqaron qëllimin e armiqve të vet dhe u ndihmon me mjetet e fitores dhe armët e xhihadit me gjuhë, sqarim dhe shpatë.

6- Pasiqë Kur’ani është i vërtetë, sepse është i ardhur nga All-llahu që është i Urtë dhe i Ditur, në te ka aludime në shumë aspekte të ndryshme: qofshin ato shkencore, medicinale, shoqërore, psikologjike, etj.

Morali ynë dhe Kur’ani

Raporti ynë me Kur’anin duhet të jetë i atillë që të lejojmë ndikimin e Kur’anit në jetën tonë dhe në ndryshimin e sjelljeve tona.

All-llahu, xhel-le shanuhu, kur e dërgoi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si vulë të pejgamberisë, ai luajti rolin e praktikuesit dhe zbatuesit të mësimeve të Kur’anit, andaj ishte mu ashtu sikurse e kishte përshkruar Aisheja, radijall-llahu anha, duke thënë:

“ßÇä ÎáÞå ÇáÞÑÂä”.

“Morali i tij ishte Kur’ani”. (Muslimi). Domethënë ishte praktikues i denjë i asaj që ka porositur Kur’ani.

Ky Pejgamber, i cili u dërgua mëshirë për njerëzimin, me të cilin u plotësua feja dhe dhuntia, i cili duhet të jetë shembull për besimtarët, shembull në kuptimin e Kur’anit, analizimin e tij, veprimin sipas tij, lëvizjen me te dhe jetesa sipas tij.

Vëlla i nderuar i cili rregullisht e lexon Kur’anin, të thërrasim që përpos leximit nga Mus’hafi të mësosh edhe jetën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili e zabtonte konkretisht atë që ia mësonte All-llahu, azze ve xhel-le, në Kur’an.

Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pasiqë i zbriste shpallja gjëja e parë që bënte ishte zbatimi dhe realizimi i mësimeve të tija në praksë, jo vetëm për ta respektuar All-llahun, por në shenjë dashurie ndaj Tij, dashuri e cila ia kishte kapluar zemrën, i kishte depërtuar deri në palcë, ishte përzier me rrahjet e zemrës dhe e shoqëronte në gjum dhe zgjim.

Kur’ani e urdhëron të publikon thirrjen, ai këtë e zbaton menjëherë dhe ballafaqohet me tërë injorancën në Mekë edhe pse ishte i vetmuar.

Kur’ani e urdhëronte të thërret në fe të All-llahut, andaj jeta e tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që nga fillimi e deri në vdekje ishte thirrje në fe të All-llahut.

Kur’ani e urdhëron në durim dhe qëndresë, kurse ai mbeti stoik në Mekë.

Kur’ani e urdhëronte në xhihad, e ai në tërë epokën e Medinës nuk ndalej nga xhihadi.

Kur’ani e urdhëronte në flijim dhe bujari, kurse ai nuk ndalej kur nga dhënia dhe shpërndarja.

Kur’ani e urdhëronte me besnikëri dhe marëveshje, andaj këtë shumë mirë e praktikonte, majde edhe me armiqtë e tij.

Kur’ani e urdhëronte në falje, ai falte edhe armiqtë e përbetuar të tij, edhe pse kishte mundësi të hakmiret ndaj tyre.

Kur’ani e urdhëronte në mëshirë, andaj ishte më i mëshirshëm ndaj muslimanëve se sa nëna ndaj fëmijëve të vet.

Kur’ani e urdhëronte në drejtësi, e ai ishte i drejtë edhe me miqtë edhe me armiqtë.

Kur’ani i tregonte gjëra që do të ndodhnin, e ndodhia e tyre te ai ishin më se të besuara.

Kur’ani ia tregonte tregimet e pejgamberëve dhe e urdhëronte që udhëzimin e tyre ta pasonte:

ÃæáÆß ÇáÐíä åÏì Çááå ÝÈåÏÇåã ÇÞÊÏå (ÇáÃäÚÇã: 90)

“Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim”. (El-Enam: 90).

Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, morri shembullin e tyre në jetën e tij:

– Morri përqëndrimin e Nuhit, alejhisselam, në thirrje në fe të All-llahut.

– Morri vendoshmërinë dhe mëshirën e Ibrahimit, alejhisselam.

– Morri sinqeritetin dhe paluhatshmërinë e Musait, alejhisselam.

– Morri asketizmin dhe butësinë e Isait, alejhisselam.

– Morri dorëzimin e Ismailit, alejhisselam, para Zotit të tij.

– Morri respektin dhe adhurimin e Davudit, alejhisselam.

– Morri falënderimin dhe urtësinë e Sulejmanit, alejhisselam.

– Morri bamirësinë dhe nderin e Jusufit, alejhisselam.

– Morri durimin dhe sprovën e Ejubit, alejhisselam.

Nëse të gjith pejgamberët janë urdhëruar me tevhid, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte ai që më së miri e praktikoi dhe zbatoi këtë urdhër, ishte ai që më së miri e edukoi popillin e tij në këtë gjë, andaj edhe nuk la asnjë derë të idhujtarisë ta hapur.

Ky është Pejgamberi ynë, i cili çdo gjë me të cilën e ka urdhëruar All-llahu, ai e ka praktikuar në jetën e tij.

Këtë duhet ta kemi shembull dhe yrnek.

Ditën e kalonte në: punë, thirrje, xhihad, gjykim, sqarim, udhëzim, dhikër dhe adhurim.

Natën e kalonte në: namaz nate, lutje, përulje dhe madhërim.

Ky, pra qenka, Pejgamberi ynë, të cilit i ka zbritur Kur’ani.

Ky ka qenë njeriu që më së miri e ka kuptuar Kur’anin.

Ky ka qenë njeri që më së miri e ka analizuar Kur’anin.

Ky ka qenë njeriu që më së miri e ka sqaruar Kur’anin.

Ky ka qenë njeriu që më së miri ua ka mësuar njerëzve Kur’anin.

Ky ka qenë njeriu që më së miri e ka zbatuar Kur’anin.

Ky ka qenë njeriu që më së miri ka praktikuar Kur’anin.

Ky ka qenë njeriu që më së miri janë parë te ai gjurmët e Kur’ani.

Parashtorhet pyetja, si ka qenë raporti ynë me Kur’anin?

Si ti afrojmë fëmijët tanë te Kur’ani

Pas tërë kësaj që treguam deri më tani për Kur’ani, duhet të flasim edhe për mënyrën së si të afrojmë fëmijët tanë te Kur’ani.

Një fëmijë i cili ka në kujtesën e tij Kur’anin, ose diçka nga Kur’ani, ose një fëmijë që e don Kur’anin është një dritë në ruzullin tokësor, i cili lëviz në mesin e një errësire të madhe morale, e cila dominon në kohën tonë.

Pasiqë rrugëdalja nga krizat dhe telashet është kapja për Kur’anin dhe Sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është shumë me vend që të afrojmë fëmijët tanë te Kur’ani, ndoshta arrijmë që të fitojmë ndërmjetësimin e Kur’anit për ne dhe për ata në Ditën e Kijametit, të na e ndriçon jetën dhe të largon errësirën e madhe që e ka kapluar jetesën tonë.

Pse tua bëjmë të dashur Kur’anin fëmijëve tanë

Ka shumë arsye dhe shkaqe, prej tyre janë:

1- Kur’ani është mendja e besimtarit dhe kushtetuta e jetës së tyre. Andaj fëmijët tanë nëse e duan Kur’anin, kapen për mësimet e tija dhe nuk devijojnë asnjë herë.

2- Kur’ani më së miri e përforcon në zemën e tyre besimin në All-llahun dhe në Ditën e Fundit, ia hap mendjes horizontet e dijes dhe njohurive, i sjell zemrës qetësi dhe rehati.

3- Kur’ani është shpallje hyjnore e përjetshme, depo e mendimit dhe perceptimit, metoda e përqëndrimit dhe udhëzimit dhe kriteri i pastërtisë dhe origjinalitetit.

4- Kur’ani nëse mer pozitë të madhe në zemrën e fëmijëve tanë dhe rriten ata me te, atëherë edhe nëse bëhen shkenctarë, edhe nëse bëhen gjykatës, edhe nëse bëhen ministra, ose kryetar, do ta marrin Kur’anin kushtetutë dhe metodë të jetës së tyre.

5- Dashuria e fëmijës ndaj Kur’anit e ndihmon fëmiun për ta mësuar përmendsh Kur’anin, kurse kjo e ruan fëmiun nga të këqijat e dynjasë dhe ahiretit dhe nga shprehjet e këqija dhe të liga, sepse gjuha që e shqipton fjalën e All-llahut, nuk mund të mirret me ofendime, përgojime, gënjeshtra dhe fjalë të fëlliqura.

6- Fëmijët i kemi amanet në supet tona dhe do të japim llogari për ta në Ditën e Kijametit, andaj nuk duhet ti anashkalojmë ata as fetarisht, as moralisht, as psikologjikisht, e as materijalisht. Afrimi i fëmijëve tanë me Kur’anin domethënë përkujdesje për ta dhe ruajte e tyre nga çdo devijim.

7- Kujtesa e fëmiut është e pastër dhe e çiltër, nëse nuk e mbushim me gjëra të dobishme, ajo do të mbushet me gjërat që gjinden përreth tij. Nëse fëmiu e do Kur’anin bëhet e lehte për te mësimi i tij dhe e pasuron me nocione dhe informata që i duhen në jetë.

8- Jemi nisur drejt një kohe për të cilën Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Do ta lind robëresha zonjën e saj”, që domethënë se fëmiu do të sillet me nënë e vet sikur ajo të jetë nënë. Ska dyshim se futja e Kur’anit në zemrën e fëmiut e eliminon sjelljen negative të fëmijëve ndaj prindërve.

9- Nëse fëmijët tanë e duan Kur’anin dhe e kuptojnë ate dhe veprojnë sipas tij bëhen shkak që edhe tjerët ta duan dhe kjo bëhet sadaka rrjedhëse për ta dhe për prindërit e tyre deri në Kijamet.

10- Ky fëmij mund të jetë i vogël në sytë e njerëzve, mirëpo është i madh te All-llahu, andaj duhet ta nderojmë dhe të kujdesemi për te.

Kur fillon ky proces?

Procesi i afrimit të fëmiut me Kur’anin fillon që nga faza kur ai është embrion duke u marrë nëna e vet me dëgjimin e Kur’anit. Sepse jo vetëm që gjenet e tija ndikojnë në personalitetin e fëmijut, por edhe gjendja në të cilën rritet fëmija duke qenë në barkun e nënës.

Nëna shtatëzënë e cila lexon Kur’an do të lind fëmijë i cili do të lexon Kur’an. Këtë përfundim e ka sjellur doktori i pedagogjisë, Muhamed Ratib Nabulsi në librin e tij “Edukimi i fëmijëve në Islam”.

Pastaj pas lindjes nëna duhet të kujdeset që ti ofroj ambijent ku i sigurohet ushqim dhe edukim.

Edhe psikologët i japin një rëndësi të madhe etapës së foshnjërisë, sepse e konsiderojnë një pikë të rëndësishme në skeletin e ndërtimit të personalitetit të fëmiut, andaj ata e studiojnë atë që quhet intelegjenca e foshnjës dhe mundohen ta shfrytëzojnë këtë etapë pedagogjikisht për të nxjerur fëmijë gjenial. (shiko: Muhamed Ahmed Nabulsi, “Intelegjenca e foshnjës”).

Për këtë shkak në këtë fazë nëna duhet të dëgjoj sa ma shumë Kur’an që zëri i leximit të Kur’anit të ndikojë dhe të shkaktojë qetësi dhe rehati në zemrën e foshnjës.

Pas vitit të parë fëmiu fillon të lidhet me prindërin e tij dhe kur ta sheh prindin duke lexuar Kur’an dhe duke qenë i lidhur ngusht për këtë Libër famëmadh, atëherë kjo do të ndikojë automatikisht që edhe fëmiu të lidhet ngusht me Kur’anin. Andaj edhe prindërit duhet sa ma shpesh që të dalin para fëemijëve duke lexuar Kur’an, ose duke u hapur kanale televizive ku lexohet Kur’ani, ose tu sigurojnë filma të vizatuar ku potencohet leximi i Kur’anit.

Kur ti mbush fëmiu tre vite dhe derisa ti mbush pesë vite, prindërit duhet të kujdesen që fëmijëve tua mësojnë leximin e Kur’anit ose disa sure të shkurtëra që janë të domosdoshme që nga to të fillon fëmiu lidhjen e tij me Kur’anin.

Ky proces nuk duhet të shoqërohet me detyrim ose qortime të ashpra ose rrahje, por ndejat e leximit të Kur’anit ose mësimi i disa sureve të Kur’anit duhet të jenë ndejat më të këndshme dhe më të bukura për fëmiun.

Në këtë etapë fëmiu shumë i pëlqen tregimet, andaj duhet prindi që të afron fëmiun e vet me Kur’anin duke i treguar tregime nga Kur’ani, siç është tregimi i elefantit, tregimi mbi lindjen dhe rritjen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,, tregimi mbi njerëzit që ishin strehuar në shpellë, tregimi i Musait, alejhisselam, me Hidrin, tregimi i Karunit, etj.

Në këtë drejtim na është lehtësuar kjo detyrë, sepse kemi libra që janë botuar dhe flasin mbi tregimet e pejgamberëve, siç është libri “Rrëfime të Kur’anit për fëmijë”, të autorit Muhamed Selime, të botuar nga shtëpia botuese “Gjurma”.

Pasi ti mbush shtatë vite atëherë mund të shfrytëzohen edhe mjetet e reja teknologjike që ndihmojnë fëmiun në mësimin e Kur’anit, siç janë lojërat e ndryshme që përmbajnë në vete sure të caktuara të Kur’anit, ose disa xhuze të Kur’anit. Në këtë forme e mëson fëmiun përdorimin e lojërave por edhe mësimin e disa sureve ose disa xhuzeve përmendsh.

Pastaj në këtë moshë duhet dërguar fëmiun në kurset e ndryshme për mësimin e Kur’anit, kurse kjo kërkon prej nesh organizim për hapjen e shkollave speciale për mësimin e Kur’anit.

Shkolla apo mektebi për mësimin e Kur’anit duhet të jetë i rregulluar në atë formë që të jetë i dashur për fëmiun dhe momentet që do ti kalojë aty të jenë të paharuara për këtë fëmijë.

Të ketë dritë të mjaftueshme, të jetë vend i pastër, mos të ketë lagështi, të jetë bukur e rregulluar, kurse pedagogu apo mësuesi të dijë si të sillet me fëmijët, si tua përmirësojë gabimet dhe si të arrijë që fëmijët ta duan ate dhe këtë lëndë.

Edhe prindi edhe mësuesi duhet ta stimulojnë fëmiun me lavdërata ose dhurata që ai të vazhdojë në këtë rrugë dhe të organizohen gara të ndryshme në suret e mësuara përmendsh për të stimuluar fëmijët që të mirren më këtë lloj të mësimit.

Në këtë fazë mund të përdoret edhe mënyra e respektimit të fëmiut për shkak se di disa pjesë nga Kur’ani, duke i thënë se po mos të posedonte në memorjen e tij Kur’an do ta denonte.

Prindi duhet të përsërisë herë pas here disa fraza nga Kur’ani, të cilat do të mbeten në kujtesën e fëmiut me kalimin e kohës.

Edhe në këtë fazë vazhdohet me tregimet e Kur’anit, siç është fillimi i krijimit të gjihtësisë, tregimi i Kabilit dhe Habilit, tregimet e pejgamberëve, etj.

Kështu në çdo etapë të fëmiut tonë duhet të kujdesemi që ta lidhim fortë fëmiun me Kur’anin Fisnik.

Disa tregime interesante

Tregimi i fëmiut që dinte shumë Kur’ani dhe u dilte muslimanëve imam…

Kur’ani e ngrit edhe fëmiun, nëse fëmiu di nga Kur’ani më shumë se të mëdhenjtë.

Tregon Imam Buhariu në Sahihun e tij se në një lagje prej lagjeve të Medinës Imam u dilte një fëmijë, i cili kishte mësuar nga karavanet që kaloni aty pari më së shumti Kur’an. Andaj kur dëshironin të faleshin me xhemat kjo lagje detyroheshin ta nxjerin imam këtë fëmijë, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Le të del Imam ai që di më shumë Kur’an”.

Tregimi i orientalistit dhe shejhul-Ezherit…..

Një ditë një orientalisht kishte shkuar në vizitë te Shejhul-Az’hari dhe i kishte treguar se ata si jobesimtar do të mundohen maksimalisht për të larguar njerëzit nga Islami. Shejhul-Az’hari njeri i urtë dhe me përvojë e mer këtë orientalist dhe dalin me te në shetitje në rrugët e Kairos. Ndalen në një rrugë dhe i grumbullon disa fëmijë dhe kërkon prej tyre që të lexojnë atë që dinë përmendsh nga Kur’ani. Të gjithë fëmijët që i takuan dini shumë pjesë të Kur’anit. Pastaj iu drejtua ky hoxhë orientalistit duke i thënë: përderisa ky Kur’an është në zemrat e këtyre fëmijëve, ju nuk mund të na largoni nga Islami.

Gruaja gjashtëdhjet vjeçare

Një grua gjashtëdhjet vjeçare e cila ishte analfabete kur vërejti se i është afruar vdekja, iu rënqeth trupi dhe iu ngjall mallëngjimi e tha: “si do ta takoj Zotin tim, kurse unë nuk e di edhe si shkruhet Emri i Tij”.

Kërkoi nga një e afërt e sajë që tia mësoj si shkruhet Emri i All-llahut, pasiqë e mësoi filloi ta kërkojë nëpër faqet e Kur’anit ku gjindet emri i All-llahut dhe çdo herë që e gjente gëzohej pa masë. Kështu e shfletoi tërë Kur’anin, që nga fillimi e deri në mbarim. Kur pa se qenka lehtë kërkoi nga e afërmeja e saj që tia mësoj shkronjat arabe dhe pas një kohë vetëmse ia arriti që të lexoj rrjedhshëm Kur’anin.

Shmebulli i kësaj gruaje plak le të jetë shembull për të gjith ne muslimanët për faktin se koha e mësimit kur nuk mbaron përderisa jemi gjallë…

All-llahu im, na afro me Kur’anin, lidhi zemrat tona me këtë Kur’an, shkakto të ndiejmë kënaqësi kur e lexojmë këtë Kur’an, na jep urtësi dhe aftësi që të afrojmë fëmijët tanë me këtë Kur’an dhe na mundëso që të bëhemi bartës për rikthimin e Kur’anit në mesin e popullit tanë. Amin.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
8.7.2005