Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Në prag të pushimeve verore

Jemi në përfundimin e vitit shkollor dhe në pragun e pushimeve verore. Keto dy etapa nga ky vit, krijojnë një tollovi të madhe në mesin e besimtarëve. Në rastin e parë dita ditës janë duke u shtuar disa dukuri negative, sikurse është tubimi dhe grumbullimi i familjes për të përcjellur maturantët ose semimaturantët në kremtimin e maturave nëpër restorane dhe hotele luksoze. Kjo në vete nuk do të kishte qenë edhe ndonjë gjë negative nëse nuk kuptojmë atë që ndodh gjatë këtyre kremtimeve, siç është veshmbathja lakuriqe, vallzimi mes vajzave dhe djemve, konsumimi i alkoolit, disa raste edhe e drogave të lehta, keqpërdorimi i nxënëseve, etj.

Aq sa na gëzon përfundimi i vitit shkollor dhe pajisja me dije e njerëzve aq na mërzit dhe na mllefos përhapja e kësaj dukurie të shëmtuar në mesin e popullit tonë, sepse ne përpos që kemi nevojë për njerëz të shkolluar aq më tepër kemi nevojë për njerëz të ndershëm dhe me moral, kurse këto fenomene aktivitetet edukativo arsimore i shpiejnë në kahje tjetër.

Pjesa e tjetër me të cilën ballafaqohemi gjatë këtyre ditëve është edhe një brengë e re, një planifikim dhe përkujdesi për pushimet verore, rekreimet dhe dëfrimet e ndryshme.

Në këtë drejtim kemi dy kategori njerëzish:

– ata që me padurim i presin këto dy muaj që të jepen pas dëfrimit, argëtimit dhe pushimit.

– Ata që planifikojnë që në mënyrë maksimale të shfrytëzojnë këtë pushim veror për të përfituar përvoja, njohuri dhe dituri të reja.

Si e nënkuptojnë nxnënësit pushimin veror

Dikush pushimin veror e nënkupton si ditë ku flen deri në mesdite, rrin natën deri në mëngjes, argëtohet dhe dëfrehet pa ndonjë detyrë dhe obligim konkret.

Dikush pushimin veror e kalon duke punuar në fshat me familjen e tij, me qëllim të fitimit të ndonjë dinarit, sepse harxhimet e shkollimit janë të mëdha. Edhe pse lodhen me punët në fshat, ata gëzohen sepse janë afër familjes dhe farefisit.

Dikush e shfrytëzon pushimin veror për ti ndihmuar babait të vet në punën që e kryen ai, sidomos nëse është plak dhe i dobësuar.

Tjettri tregon se për të shkuar në pushim duhet para, kurse ai këto nuk i ka, andaj ai që nga fëmijëria nuk di se çka është pushimi, ai di vetëm punë, lodhje dhe raskapitje.

Si e nënkuptojnë prindërit pushimin veror

Dikush brengoset shumë për fëmijët e tij gjatë pushimeve verore, sepse koha boshe për këtë prind është më e vështirë se sa koha e angazhuar me studime, andaj fëmijëve u ka blerë një kompjuter për të punuar në te dhe për të parë në te ndonjë film interesant dhe për të dëgjuar në te ndonjë kaside, ndonjë ders, apo ndonjë lexim të këndshëm të Kur’anit. U ka siguruar edhe libra të lëmive të ndryshme, të cilat e vetëdijësojnë dhe ia shtojnë kulturën.

Një prind tjetër tregon se si kur ka qenë i ri pushimet verore i ka kaluar në argëtim dhe dëfrim, duke u ikur detyrave dhe obligimeve familjare, madje familja nuk ka arritur ta kenë të pranishëm edhe në sofrën e drekës. Andaj, ky prind, dëshiron ta përmirëson këtë gabim të vetin tek fëmijët e tij, duke ua organizuar fëmijëve të vet kohën e pushimeve verore. Ata afër shtëpisë kanë një klub sportiv, ku e kalojnë një pjesë të madhe të kohës, pas drekës, pushojnë, kurse në mbrëmje ose lexojnë ndonjë gazetë ose revistë, ndonjë libër, ose dëgjojnë ndonjë kasetë, ose shikojnë ndonjë film të dobishëm. Pastaj i nxitë fëmijët që të jenë të pranishëm në xhami dhe në derset që mbahen në xhami. Herë pas here dalin në bjeshkë ose në vizitë të farefisit.

Çka thojnë pedagogët për pushimet verore

Pushimet verore dhe argëtimi luan rol shumë të rëndësishëm dhe të rezikshëm në psikologjinë e nxënësit. Nxënësi duhet të kënaqet gjatë pushimeve verore, të largohet nga brenga e mësimit dhe presioneve psiqike dhe nervore. Argëtimi ka kahje dhe shkolla të ndryshme, mirëpo duhet dhënë përparësi argëtimit të qëllimt, duke e shfrytëzuar argëtimin për lojë, vizita të vendeve historike me qëllim të përfitimit të njohurive historike dhe gjeografike, për kuize të diturisë, aktivitete sportive. Tërë kjo ia hap syte dhe i shesh botërat e panjohura për te, fiton shoqëri të reja, mësohet në bashkëpunim dhe altruizëm, mëson garën për punë të mira dhe të dobishme, mëson leximin dhe fitimin e kulutrës së gjërë, etj.

Secila familje nuk ka mundësi ekonomike për të shkuar në pushime verore, mirëpo institucionet edukativo arsimuese duhet të organizojnë aktivitete të ndryshme në objektet e tyre për të kaluar pushimet verore në formën më të mirë. Shkollat duke organizuar kuzie të ndryshme të diturisë dhe aktiviteteve të ndryshme, siç është mësimi i zanateve të ndryshme, kurse xhamitë e mëdha kurse për mësimleximin e Kur’anit, mësimin përmendsh të Kur’anit, mësimin përmendsh të haditheve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, organizimi i garave në mësim përmendsh të sureve ose xhuzeve të Kur’anit, dhe në mësimin e haditheve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, organizimi i ligjeratave speciale për të rinjë dhe të reja dhe në sferat për të cilat kanë më së shumti nevojë.

Klubet sportive të organizojnë kurse për trajnim në sporte të caktuara, të organizohen shëtitje në male, etj.

Edhe gjat pushimit veror nuk duhet haruar se viti i ardhshëm shkollor vjen shumë shpejtë, andaj një pjesë të kohës nga pushimet verore duhet rezervuar për përgaditje për vitin e ardhshëm shkollor.

Fëmijët tanë dhe hallkat e Kur’anit

Është koha e fundit kur prindërit duhet ti orientojnë fëmijëet e tyre drejt mësimleximit të Fjalës së All-llahut, subhanehu ve teala, Kur’anit Famëmadh.

Fatkeqësisht është bërë një kohë e gjatë që nga kur fëmijët tanë e kanë braktisur mësimin e këtij Libri, kurse nevoja për të është shumë e madhe, edhe në sferën e besimit, edhe në sferën e dijes, edhe në sferën e edukatës, edhe në sferën e raporteve familjare, edhe në sferën e aktiviteteve dhe rezultateve. Domethënë është i rëndësishëm edhe për dynja edhe për ahiret.

Secili Imam i xhamisë, secili thirrës që mirret me përhapjen e kësaj feje duhet të organizon së paku gjat verës kurse verore për mësimleximin e Kur’anit. Me këtë hap i ngjallim xhamijat dhe krijojmë raporte speciale mes fëmijëve dhe Kur’anit dhe mes fëmijëve dhe xhamisë. Ska dyshim se kjo do të le mbresa dhe gjurmë të paharuara në vetëdijen e fëmijëve, ndoshta edhe do të jenë vendimtare për ardhmërinë e tij.

Të nisim nga ky vit një kampanjë për të promovuar kurset e Kur’anit me qëllim të afrimit të njerëzve sa ma afër këtij Libri Fisnik, të cilit nuk i vjen e kota as para e as mbrapa.

Kurset e mësimleximit të Kur’anit nuk duhet të mirren vetëm me mësimin e shkronjave të Kur’anit dhe leximin e tij, por edhe të shkohet në drejtim të mësimit të domethënieve të fjalëve të All-llahut dhe analizimit të këtyre Fjalëve. Nëse i qasen Kur’anit në këtë formë atje do të gjejnë përgjigje të sakta për çdo gjë për të cilën kanë nevojë në jetën e tyre të dynjasë dhe ahiretit.

Muslimanët e parë e kanë kuptuar këtë, andaj përskaj mësimleximit të Kur’anit janë përpjekur që edhe ta kuptojnë atë që All-llahu ua ka thënë në këtë Libër.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“æóãöäúåõãú Ãõãøöíøõæäó áóÇ íóÚúáóãõæäó ÇáúßöÊóÇÈó ÅöáøóÇ ÃóãóÇäöíøó æóÅöäú åõãú ÅöáøóÇ íóÙõäøõæäó”[ÇáÈÞÑÉ: 78].

“E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt”. (El-Bekare: 78).

Imam Sheukaniu, rahimehull-llah, thotë: “Ata nuk dinë asgjë më shumë se sa leximi i Kur’anit pa kuptim dhe analizë”.

Abdullah ibën Omeri, radijall-llahu anhu, thotë:

“Njeri me vlerë në fillimin e këtij umeti ishte ai që nuk dinte më shumë se një sure, ose diçka të ngjajshme me te, mirëpo punonin sipas Kur’anit, kurse fundi i këtij umeti e lexojnë Kur’anin edhe fëmiu edhe i verbëri, mirëpo nuk punojnë sipas tij”.

Kurse Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë: “Neve na vinte rëndë të mësojmë fjalët e Kur’anit, kurse e kishim të lehtë veprimin sipas tij, kurse pas nesh do ta kenë të lehtë mësimin përmendsh të Kur’anit mirëpo do ta kenë të vështirë veprimin sipas tij”. (Shiko: “Tefsir Kurtubi”, 1/39-40).

Këto tregime dhe të ngjajshmet me to na tregojnë se muslimanët e parë kanë qenë shumë ngusht të lidhur me fjalën e All-llahut, edhe jo vetem duke u kujdesur për fjalët dhe shkronjat e Kur’anit, mirëpo edhe për kuptimin dhe porositë që dalin nga ky Kur’an.

Ndaluni dhe analizoni këtë rast.

Mutalib ibën Abdullahi thotë: Ibën Zubejri, radijall-llahu anhuma, lexoi një ajet. U ndal në këtë ajet dhe tërë natën e kaloi duke e analizuar këtë ajet. Në mëngjes e thirri Ibën Abasin, radijall-llahu anhuma, e i tha: unë mbrëmë kam lexuar një ajet, tërë natën e kam analizuar. Ajeti ishte:

” æóãóÇ íõÄúãöäõ ÃóßúËóÑõåõãú ÈöÇááøóåö ÅöáøóÇ æóåõãú ãõÔúÑößõæäó”[íæÓÝ : 106]

“Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë)”. (Jusuf: 106).

Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, i tha: mos u mërzit, sepse qëllimi me këtë ajet janë idhujtarët, pastaj ia lexoi ajetin Kur’anor:

” æóáóÆöäú ÓóÃóáúÊóåõãú ãóäú ÎóáóÞó ÇáÓøóãóÇæóÇÊö æóÇáúÃóÑúÖó áóíóÞõæáõäøó Çááøóåõ”[ áÞãÇä:25]

“Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!” Thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk dinë”. (Lukman: 25).

Domethënë ata i besojnë All-llahut si krijues e i bëjnë ortak në adhurime.

Transmeton Imam Maliku në librin e tij El-Muveta se Abdullah ibën Omeri tetë vite e ka mësuar suren El-Bekare.

Kurse tregon se Omerit, radijall-llahu anhu, kjo sure i ka marë dymbëdhjet vite.

Andaj na ka dhënë një porosi të madhe Sufjan ibën Ujejne duke na thënë:

“Fillimi i dijes është: dëgjimi, pastaj kuptimi e pastaj futja në kujtesë”.

Ahmed ibën Ebil-Havariu thotë:

“Lexoj Kur’anin dhe ndalem të mendoj në një ajet, habitem nga mrekullia e ajetit dhe habitem me hafizlerët. Si ka mundësi të flejnë dhe të mirren me dunja, kurse e lexojnë Fjalën e All-llahut! Ata po të kuptonin atë që lëxonin, po ta dinin obligimin ndaj Kur’anit, do të kënaqeshin me te, do tu vinte shumë i ëmbël leximi i tij dhe do tu ikte gjumi nga gëzimi për këtë gjë që ua ka dhënë All-llahu”. (Letaiful-Mearif”, fq. 203).

All-llahun e lusim që Kur’anin të na e bëjë pranver të zemrës tonë, shërim të gjoksit tonë, të na shtojë dashurinë tonë për te, të bën të dashur në zemrat e fëmijëve tanë. Amin.

Projekte për pushimet verore

Mbarë shoqëria duhet të angazhohet për formimin e të rinjëve, secili nga këndi i vet. Në vazhdim do të ofrojmë disa projekte si shembull se si duhet të angazhohemi gjatë pushimeve verore.

Një: Projektet e adhurimeve.

Këtu hyn shkuarja në Umre për ata që kanë mundësi, mësimi përmendsh i Kur’anit, ose i disa pjesëve nga Kur’ani.

Nëse një i ri e organizon kohën e tij dhe ia bën vetes qëllim që për çdo ditë të mësojë nga pesë ajete nga Kur’ani, atëherë për një javë do të mësojë 35 ajete, kurse për një muaj 140 ajete, kurse për tre muaj 420 ajete, domethënë 4 xhuza e gjysmë. Kjo domethënë se për gjashtë ose shtatë pushime verore mund ta mësosh përmendsh tërë Kur’anin.

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“íÞÇá áÍÇãá ÇáÞÑÂä íæã ÇáÞíÇãÉ ÇÞÑà æÇÑÞ æÑÊá ßãÇ ßäÊ ÊÑÊá Ýí ÇáÏäíÇ ÝÅä ãäÒáÊß ÚäÏ ÂÎÑ ÂíÉ ÊÞÑÃåÇ”.

“I thuhet bartësit të Kur’ani në ditën e Kijametit: lexo dhe ngritu ashtu sikurse ke lexuar në dynja, sepse vendi yt do të jetë në ajetin e fundit që e lexon”. (Sahih, Ahmedi).

Dy: Projekte shkencore.

Në këtë hyn ndeja para hoxhallarëve dhe marja dije prej tyre. Pjesmarja në kurse të ndryshme mbi mësimet fetare, organizimi i këtyre kurseve, organizimi i tribunave të ndryshme, thirrja e hoxhallarëve nga viset e ndryshme, etj.

Rinia mund të jetë aktiv në këto kurse duke marrë pjesë, duke i shënuar mësimet, duke i inçizuar ato, duke u bërë një rezyme, duke i promovuar ato, etj.

Në këto projekte hyn edhe shkrimi i studimeve për problemet delikate me të cilat ballafaqohen muslimanët e vendit tonë, regjistrimi i dukurive negative në shoqëri, përgaditja e statistikave që u duhen hoxhallarëve për të folur mbi ndonjë problem të përhapur në shoqëritë tona, etj.

Kujdes në këtë drejtim që mos të marrish përsipër detyra që janë më të mëdha se niveli yt.

Në këtë sferë hyn edhe pjesmarja në kurse të ndryshme verore, qoftë për të mësuar gjuhën angleze, ose kompjuterin, ose për organizim të shoqatave joqeveritare, ose kurs për gazetari, ose kurs për elektriçist, ose kurs zanate të ndryshme për të cilat kemi nevojë në dynja dhe ahiret.

Këtu doemos duhet theksuar edhe çeshtjen e leximit.

Një hoxhë bashkëkohor tregon një rast duke thënë: në një prej pushimeve verore, një djalosh më këshilloj që të lexoi gjat këtij pushimi veror dhe mi ofroi disa libra. Fillova të lexoj gjatë këtij pushimi veror. Edhe kur shkoja ti ndihmoj babait në duqan, librin e vëndoja në mes të fletores së shitjes. Në këtë pushim veror lexova gjashtëdhjet libra. Në fund të pushimeve kur më pyeti ky vëlla se sa kam lexuar këtë verë, kisha frikë mos të më përgënjeshtron dhe nuk ia tregova numrin e vërtetë të librave që kisha lexuar. Mirëpo akoma sot e kësaj dite i përjetoj frytet e atij leximi.

Andaj edhe ne i këshillojmë të rinjtë dhe të rejat që të përgadisin program të leximit dhe të zgjedhin disa libra të cilat do ti lexojnë gjatë këtyre pushimeve verore. Normalisht se në këtë drejtim është që të lexon libra nga tematika të ndryshme me qëllim që mos të mërzitet nga leximi në një temë ose për një çeshtje.

Fillo me çeshtjet e besimit, sepse ato janë baza, pastaj mëso rregullat e adhurimeve që ti bësh si duhet, mëso mënyrën e kuptimit të fesë që mos të devijosh, lexo tregime të muslimanëve të parë për të shtuar entuziazmin, e kështu me rradhë.

Duhet lexuar aq shumë derisa të bëhemi të mvrarur nga leximi.

Sot fatkeqësisht i shohim jomuslimanët lexojnë shumë ma shumë se muslimanët. Secili prej tyre ka nga një libër në çantën e tij, ose në xhepin e tij, ose në duqanin e tij, ose në vendin ku ai punon, ose kur udhëton. Domethënë ai nuk ndahet nga libri.

Ne fatkeqësisht më shumë kemi durim në biseda të kota dhe me to e kalojmë tërë natën, kurse sapo i lexuam pesë rreshta mërzitemi dhe e mbyllim librin.

Pasha All-llahun nëse njeriu mësohet të lexon dhe gjen libër të përshtatshëm, ai me kalimin e kohës gjenë kënaqësi të madhe në leximin e librit, kënaqësi të cilën nuk mund ta zëvendëson asgjë.

Tre: Projekte të thirrjes në fe dhe humanitare.

Pjesmarja në projekte për tua mësuar njerëzve fenë, për tua sqaruar shtyllat e fesë, për të përgaditur programe që ua lehtësojnë njerëzve kuptimin e fesë, në organizimin e aktiviteteve të ndryshme që kanë për qëllim afrimin e njerëzve me fenë.

Ose pjesmarja në aktivitet të ndryshme humanitare, duke i regjistruar nevojtarët e lagjes, gjendjen sociale të njerëzve të ndryshëm, kontaktin me të pasurit për tu ofruar ndihmë atyreve që e meritojnë, e kështu me rradhë.

Katër: Projekte shoqërore.

Secili i ri duhet shumë seriozisht të mendon mbi çeshtjen e martesës, sidomos tani që epshi është shumë aktiv dhe ngacmohet në çdo anë, andaj edhe duhet të bëjë përgaditje edhe psiqike edhe fizike për të plotësuar kushtet e martesës.

Kjo vlen edhe për djemt edhe për vajzat. Secili që dëshiron ta ruan nderin dhe moralin e tij, e vetmeja mënyrë është martesa me kohë.

Prej projekteve shoqërore është puna me prindërit, secili me prindin e tij, çfarëdo lloj pune që ban ose projekti që realizon.

Sepse në këtë mënyrë adaptohemi të marrim përsipër përgjegjësi dhe kështu krijohen burrat. Kurse ne sot më së shumti kemi nevojë për krijimin e burrave që do ta marrin përsipër udhëheqjen e këtij populli.

Vizita e farefisit, organizimi i kampeve familijare, ku mblidhen anëtarët e familjes prej vendeve të ndryshme, shihen mes vete, e shfrytëzojnë këtë takim për mësimin e fesë, për ofrimin e përvojave, po edhe për rekreim.

Organizimi i grupeve të djemve për të dalur në vizitë të qyteteve dhe fshatrave tjera me qëllim të thirrjes në fe të All-llahut. Ata me këtë vepër jetojnë në mes të shoqërisë së mirë, e kalojnë kohën në gjëra të dobishme, njihen me njerëz të ndryshëm, njihen me bukuritë natyrore të vendit ku jeton, ua mësojnë njerëzve rregullat kryesore të fesë, e kështu me rradhë.

Pesë: aktivitete të ndryshme.

Organizimi i takimeve në shtëpi, shpërndarja e librit, shpërndarja e kasetave, shpërndarja e fletushkave, etj.

Secilit mund ti bie ndërmend ndonjë ide ose propozim, le të nxiton ta realizon ose tia tregon atij që ka mundësi ta realizon. Kryesore është që secili prej nesh të kontribon që sa ma mirë dhe me sa ma shumë dobi të kalojmë pushimet verore.

E lusim All-llahun që të na mundësoj shfrytëzimin racional dhe optimal të kohës në vepra që na afrojnë të All-llahu dhe mëshira e Tij dhe na largojnë nga zjarri dhe denimi i Tij.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
24.6.2005