Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Shkaqet e dobësisë së thirrjes islame

Ajo që e gezon secilin thirrës është pranimi i kësaj thirrje nga shtresat e ndryshme të shoqërisë, e sidomos nga shtresa rinore. Ata kapen për Kur’an dhe Sunnet të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ata kanë nevojë për kujdesi nga edukatorët dhe udhëzuesit, ata kanë nevojë të harxhojmë kohë në veprime që ua forcojnë udhëzimin e tyre dhe të përqëndrojnë në këtë rrugë derisa ta takojnë All-llahun, subhanehu ve teala, ata kanë nevojë për veprime të rregulluara me rregulla të sherijatit, të pasojnë metodën e selefit, ku urtësinë kanë rrugë, Kur’anin dhe Sunnetin argument, kurse të parët e devotshëm shembëlltyrë.

Kjo shtresë e njerëzve janë amanet në qafën tonë, andaj nuk duhet lënë në dorë të atyreve që nuk e njohin artin e edukimit dhe udhëzimit e të risin një gjeneratë të dobët, e cila nga jasht shndërrit mirëpo nga brenda është bosh, gjeneratë e cila nuk mëson Kur’anin, nuk mer pjesë në tubime të dijes, nuk lexon libër, nuk bartë brengën e thirrjes.

Kjo është një dilemë e cila paraqitet dhe të cilës duhet dhënë përgjigje. Kur të ndalemi të mendojmë për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme, fillojmë të kuptojmë se defekti është shumëdimenzional, një pjesë të fajit e kanë ata që thërrasin në fenë e All-llahut, kurse pjesën tjetër ata që dëshirojnë ta mësojnë fenë dhe të udhëzohen.

Kjo që do të përmendim është përkujtim për ate që është i shkujdesur, ose i ka haruar ose i ka lënë pas dore.

Një: Dobësitë që gjinden te ata që thërrasin në fenë e All-llahut:

1- Mungesa e sinqeritetit në këtë vepër gjigante ose mosprania e tij nga shkaku i ngarkimit të madh me punë.

2- Të flet me zemër të vdekur.

3- Haresa e lutjes për ta pranuar All-llahu këtë vepër.

4- Mospërgaditja serioze në këtë rrafsh, gjë që personifikohet me lëndën e dobët që e prezentojmë nëpër raste të ndryshme.

5- Mosrespektimi i mendjes së dëgjuesve, kjo shkakton mërzi te dëgjuesit, sepse atë që e dëgjojnë është më pak me rëndësi se sa ajo që duhet ta dëgjojnë.

6- Mungesa e ripërtërirjes së mënyrave dhe llojllojshmërisë së metodave.

7- Gjatësia që shkakton mërzi dhe shkurtimi që nuk jep sqarime të mjaftueshme.

8- Përsëritja e mërzitshme.

9- Dobësia gjatë ligjerimit.

10- Mendjemadhësia ndaj dëgjuesve.

11- Moszgjedhja e kohës dhe vendit të përshtatshëm për të prezentuar atë që ka thirrësi.

12- Përdorimi i shpeshtë i barbarizmave.

13- Moszgjedhja e temës së përshtatshme.

14- Mungesa e emocioneve gjatë ligjerimit.

15- Koncentrimi në disa dëgjues dhe shkujdesi ndaj tjerëve.

16- Injorimi i dëgjuesit, mungesa e debatit me te, mungesa e pyetjeve, etj. kjo vlen për mësimet shkencore dhe takimet e veçanta, kurse ligjerata ka stilin e vet.

17- Dalja nga mësimi dhe mungesa e koncentrimit në te.

18- Moszgjedhja e titujve të përshtatshëm për temën që e përpunon.

19- Mosdisiplinimi i dëgjuesve.

20- Folja mbi tema që nuk është i specializuar për to ose nuk i njeh mirë.

21- Të jetë larg realitetit të dëgjuesve.

22- Të flet direkt aty ku duhet të jep vetëm sinjale.

23- Të mer kryen e mexhlisit para se të piqet.

24- Mos kufizimi i mësimit në pika të caktuar.

25- Dëmtimi i imazhit dhe dinjitetit me gjëra që nuk i përkojnë.

26- Mungesa e intuitës për të kuptuar mënyrat e ndikimit te dëgjuesit.

27- Mosrespektimi i mendimeve të tjerëve dhe moskonsultimi i tyre në përzgjedhjen e temës dhe komponentet e tija.

28- Mospërdorimi i tregimeve të vërteta dhe me ndikim.

29- Mosndryshimi i dëgjuesve.

30- Mosdhënia rëndësi aspekteve formale për të cilat ka nevojë.

31- Humbja e ymrit në kërkesë të konsenzusit për çeshtjet që natyra e tyre nuk pranon një këndvështrim.

32- Mosshfrytëzimi i mundësive të përshtatshme për përkujtim kur ndodhin fatkeqësitë, katastrofta dhe rastet e ndryshme.

33- Mos të bëhet libri dhe kaseta mjet për të fituar pasuri, sepse kjo ia largon bereqetin dhe e pengon përhapjen.

34- Ndërprerja e shpeshtë në mësimet shkencore dhe zgjërimi i tepruar e zgjat kohën e mësimeve dhe shkakton mërzi te mësuesit dhe nxënësit, ndërprerje të mësimeve dhe mosvazhdim të tyre.

35- Raportet mes mësuesit dhe nxënësit nuk e kalojnë hallkën e mësimit.

36- Moslidhja e nxënësve gjat mësimeve me veprat e zemrës dhe mungesa e këshillave gjatë mësimeve shkencore.

37- Mosdhënia rëndësi këshillimit dhe përkujtimit, të cilat janë element i rëndësishëm dhe i dobishëm, për të cilat kanë nevojë të gjith, injoranti, dijetari dhe ai që mëson.

Ëmbëlsia e vuatjeve dhe vështirësive

Një njeri nuk mund të jetë inovator në ndonjë art nëse nuk vuan për atë gjë, nëse nuk lodhet dhe raskapitet, derisa kjo vepër të del nga zemra dhe ndërgjegja e tij. Dhjetra fjali, hutbe, mësime, shkrime, programe dhe kampe mbetet kufoma pa shpirt, sepse janë ofruar pa lodhje dhe vështirësi, andaj e kanë humbur vlerën dhe ndikimin.

Sasia është diçka, kurse kualiteti është diçka tjetër. Andaj ata që kanë emocione të ftohta dhe përgaditje të zbehtë duhet të përjetojnë vuajtjet e realizimit të qëllimit që bartin derisa ta realizojnë atë qëllim, sepse All-llahu nuk ia humb shpërblimin asnjë vepërmirit. Aq sa lodhet njeriu aq edhe arrinë. Gradat arrihen me durimin e lodhjes, kurse shpërblimi vjen sipas vështirësisë.

Dy: Dobësitë nga ana e dëgjuesve:

1- Mendjemadhësia dhe vetmburrja, e cila personifikohet në:

a) nënçmimi i atij që flet.

b) mendimi se nuk është duke treguar gjëra të reja.

c) mendimi se ky mësim i dedikohet dikujt tjetër.

d) mosndjenja se ka nevojë për këtë temë.

2- Partiizmi.

3- Mosdhënia rëndësi përmirësimit të vetes.

4- Moskujdesi për përfitim dhe mosregjistrimi i dobive.

5- Dëshpërimi i cili i ka kapluar dëgjuesit.

6- Autoriteti i keq i atij që flet te dëgjuesi.

7- Kuptimi i gabueshëm.

8- Dekoncentrimi.

9- Mospërgaditja për mësim.

10- Mëkatet.

11- Përcjellja e gabimeve gjuhësore dhe tjera.

12- Kujdesi për ligjeruesin dhe autoritetin e tij, e jo për idenë dhe temën.

13- Niveli i ulët i dëgjuesit.

14- Mosrespektimi i mendimeve te dëgjuesit dhe kënvdështrimeve të tyre.

15- Ndërhyrjet e ndryshme gjatë mësimeve.

16- Ambijenti i prishur në shtëpi, shkollë, lagje dhe familje dhe mungesa e shoqërisë së mirë.

Tre: Shkaqet e përgjithshme:

1- Lajmërimi i vonuar i materialit që dëshiron të ligjëron në te.

2- Mospërgaditja e vendit ku do të ligjërohet në aspektin e klimës, gjërësisë dhe zërimit.

3- Zgjatja gjat hyrjes në temë.

4- Kaotizmi në programe, mënyra të davetit, pikniqet, mësimet, etj.

5- Mungesa e organizimit të mirë dhe moskoncentrimi në veprime.

6- Mospërcaktimi i qëllimeve pedagogjike te të cilat dëshirojmë të arrijmë dhe kjo shkakton pastaj mospërcaktimin e mjeteve që na shpiejnë te ato qoftë në nivel të përgjithshëm ose individual, siç është serioziteti, namazi i natës, etj.

7- Mospreciziteti në takime dhe orar pune i cili shkakton defekte në shumë programe.

8- Mosvendimi i njeriut të përshtatshëm në vend të përshtatshëm, secilin sipas potencijalit dhe specijalizimit të vet.

9- Mosvlerësimi i gjërave që ofrohen herë pas here, njohja e gabimeve dhe shkaqeve të tyre, tentimi për tu ikur atyre, sepse heshtja ndaj gabimeve stimulon përsëritjen e tyre.

10- Mospërfitimi nga përvojat e të kaluarës dhe tjerëve.

11- Vendimet e shpejta dhe veprimet e paregulluara si rezultat i reagimeve.

12- Dhënia rëndësi sasisë e jo cilësisë dhe shndërrimi i kësaj në rregull.

13- Mosqortimi në mënyrë të përshtatshme e atij që e meriton dhe stimulimi i atij që vepron mirë.

14- Veprimtaria individuale dhe mosbashkëpunimi me tjerët, nëse ekzistojnë.

15- Veprimi në një vend një kohë të gjatë dhe pastaj ikja nga ai vendi pa caktuar ndokend i cili do ta zëvendëson në veprimtarinë e tij.

16- Mosdhënia rëndësi edukimit shkencor dhe mjaftimi me aktivitetet të davetit.

17- Mëdyshjet dhe dilemat, përhapja e dezinformatave, hapja e thashethëmeve, dallimi mes njerëzve pa ndonjë arsye, futja e vetmburrjes në mesin e aktivistave, etj. Tërë këto shkaktojnë përçarje dhe divergjenca.

18- Centralizmi te disa aktivista dhe mos ndarja e detyrave.

19- Mos kujdesi për përshtatjen mes programeve, kohës, vendit dhe aftësive dhe dallimeve të nxënësve.

20- Takimet javore me të rinjtë dhe mungesa e programeve të cilat ua mbushin kohën gjatë ditëve tjera të javës.

21- Përmendja e gabimeve të thirrësve tjerë para xhematit, sidomos ato sekondare, gjë e cila shkakton mospranimin e këshillave dhe udhëzimeve të tyre.

22- Koncentrimi në disa persona dhe neglizhimi i shumicës me argument se ata kanë kërkuar falje për mospjesmarje.

23- Kujdesi i disa thirrësve për disa persona të caktuar një kohë të gjatë, kurse ata nuk janë të gatshëm ta ndryshojnë veten.

24- Mungesa e thirrësit në aspektin shkencor, imanor dhe edukativ.

25- Ashpërsia gjatë debatimit dhe pranimit të arsyetimeve.

26- Shtimi i argëtimit me preteks të mos rëndimit të njerëzve dhe përfitimit të zemrave. Kjo shkakton edukate joserioze.

27- Angazhimi i disave në përgaditjen e pikniqeve dhe mospërfitimi i tyre nga mësimet. Më mirë do të ishte të ndahen detyrat në të gjith të pranishmit, sepse kështu edukohen të gjith në modesti dhe shërbim të tjerëve.

28- Përzierja e njerëzve me fe të fuqishme në mesin e njerëzve me fe të dobët, gjë e cila shkakton dobësimin e tyre.

29- Dhënia rëndësi vetëm aspektit shkëncor, ose vetëm aspektit imanor, ose vetëm aspektit edukativ, por duhet t’i ndërlidh këto gjëra mes vete.

30- Moskujdesi ndaj intelegjentëve dhe njerëzve me prirje dhe humbja e këtyre kuadrove.

31- Kujdesi i thirrësit ose ligjeruesit që nxënësit të marin mësimet dhe udhëzimet vetëm nga ai dhe prekja nëse e marin nga dikush tjetër përpos tij. Kjo do të vlente vetëm nëse ai tjetri ka defekt në metodologjinë e kuptimit të fesë.

32- Kërkimi i zgjidhjes së problemeve pedagogjike nga njerëz pa përvojë dhe pa dije të mjaftueshme.

33- Përhapja e gabimeve të njerëzve me qëllim ose pa qëllim, kjo ndikon në devjimin e tyre.

34- Përzierja e tepërt e thirrësve me xhematin. Kjo shkakton pakësim të dinjitetit të tyre tek ata dhe mosvlerësim sa duhet i tyre.

35- Mungesa e takimeve pedagogjike mes thirrësve që të ofrojnë zgjidhje kolektive të problemeve që shfaqen në mejdan.

36- Mungesa e këshillimit reciprok, çiltërësisë dhe qartësisë në veprimtari mes thirrësit dhe xhematit.

37- Lënia e këshillimit të dendur dhe të llojllojshëm ndaj njerëzve që i ka kapluar plogështia dhe kanë rënë në mëkate në fillim. Kjo shkakton zgjërimin e gabimit dhe vështirëson shërimin e tij.

38- Gjykimi me ndjenja, lidhshmëria me mendime të njerëzve dhe mosgjykimi me Kur’an dhe Sunnet gjat edukimit të shpirtit, ballafaqimit me fitne dhe ndodhi, etj.

39- Dhënia përparësi disa fillestarëve dhe ngritja e tyre mbi gradën e tyre. Kjo i shpien ata në probleme të mëdha dhe të rezikshme, siç është mburrja, etj.

40- Gjykimi për një persona dhe vëndimi i tij në listë të zezë për disa gabime të vogla, folja publike kundër tij, madje edhe izolimi i tij.

41- Prishja e aktivitetit dhe veprimtarisë në mungesë të thirrësit. Duhet gjetur alternativa të përshtatshme për të vazhduar aktivitetin në mungesë të hoxhës ose thirrësit.

42- Harxhimi i shumë mundit në një njeri të devijuar pas udhëzimit dhe neglizhimi i tjerëve.

43- Mungesa e ripërtërijes së aktiviteteve me të rinjtë herë pas here për të ngjallur elanin dhe aktivitetin.

44- Mungesa e referencës shkencore të cilës i kthehen thirrësit gjatë divergjencave që kanë mes tyre, kurse ata janë dijetarët që e kanë dëshmuar veten me dije të madhe dhe përvojë.

45- Fillimi me projekte që kanë nevojë për përkrahje të madhe finansiare, gjë që e vonon fillimin e projektit dhe me këtë vonohet edhe thirrja në fe të All-llahut.

46- Entuziazmi i pakontrolluar shkakton gabime dhe nxitim, grumbullimin e punëve dhe shtimin e tyre dhe mospërputhjen e tyre me aftësitë.

Ndoshta në këtë drejtim mund të rënditen edhe disa shkaqe tjera, mirëpo mendojme se më paraqitjen e këtyre shakqeve do te hapim derën për të analizuar edhe shumë shkaqe tjera që ekzistojnë në mesin tonë dhe e dobësojnë aktivitetin në lëminë e thirrjes në fe të All-llahut.

Vëllau im që mirresh me thirrje në fe të All-llahut!

Këto fjalë që i kemi treguar këtu nuk janë për të dëshpëruar ty ose për të bërë pesimist, e as për të gjuajtur gabimet ose për të kërkuar gjëra ideale. Jo, sepse jemi të vetëdishëm se secili njeri gabon dhe secila vepër është mes gabimit dhe saktësisë, kurse vetëm All-llahu është i plotë.

Qëllimi ynë nga përmendja e këtyre gabimeve është përmirësimi i tyre e asesi akuzimi i thirrësve dhe veprimtarëve në këtë mejdan, sepse heshtja ndaj gabimeve e trimëron vazhdimin në te, kurse mosshërimi i sëmundjes me ilaç shkakton mbytjen e njeriut.

Në fund dëshirojmë që të kemi parasysh edhe këtë:

a) të bëjmë dallim mes gabimit dhe dukurisë.

b) të bëjmë dallim kur flasim për mjetet e ndryshme të thirrjes.

c) të bëjmë dallim mes grupeve të ndryshme të njerëzve me të cilët ka lidhje thirrësi.

d) mospërmendja e detajeve dhe gjërave të imta, të cilat ndodhin vetëm rrallë herë.

e) nëse mjafton aludimi dhe nuk ka nevojë për sqarim direkt, aludimi është më i mirë.

f) barazpesha mes prezentimit të gjërave negative dhe atyreve pozitive, madje përmendja e të gjithaver është drejtësi dhe paanshmëri.

g) tu tregojmë njerëzve se mirësi ekzisotn në ummet, mirëpo edhe e keqeja gjithashtu është e pranishme. Mirëpo ne duhet të ngjallim shpresë te njerëzit duke i përmendur gjërat e mira çdo herë që përmenden të këqijat.

h) mospërmendja e gjërave të fshehura dhe të panjohura.

i) mostregimi i tregimeve shumë të rralla.

j) kujdes për vendin dhe dëgjuesin kur e tregon ndonjë gabim ose dukuri.

Këto ishin edhe sqarimet e fundit në këtë drejtim, kurse për fund e lusim All-llahun në na dhurojë urtësi në ide, fjalë dhe vepra, të na bëjë hapës të veprave të mira dhe mbyllës të veprave të këqija.

All-llahun e lusim të udhëzojë muslimanët në përgjithësi dhe rininë në veçanti, djemt dhe vajat e reja. Amin.

P.s. kjo temë ka nevojë për edhe më shumë analiza, mirëpo mjafton se e kemi hapur si temë, kurse prej thirrësve tjerë kërkohet që të shtjellojmë edhe më shumë këto dukuri dhe fenomene. All-llahu na dhashte sukses në këtë drejtim.

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
3.6.2005